Kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, deklaroi në studion e Top Story se Aleanca Kuq e Zi lindi si domosdoshmëri për skenën politike shqiptare pas 100 vitesh.
Kryetari i AK u shpreh se ata arritën të ndërgjegjësojnë popullsinë me nismën e tyre “një ballkon, një flamur”
“Për 365 ditë në një fushatë arritëm të ndërgjegjësojmë publikun se sa i rëndësishëm është flamuri ynë kombëtar,” tha Spahiu.
“Shtetasi Sali Berisha nuk e vuri flamurin as në shtëpinë e tij, as në zyrën e tij”.
Kryetari i AK deklaroi se partia e tyre nuk lindi nga zyrat e Departamentit të Shtetit, siç edhe aludohet.
“Më 17 shkurt, ditën e pavarësisë së Kosovës, që ne e njohim si Shqipëria e Veriut, ne shpallëm partinë e re,” tha Spahiu.
Spahiu tha se nisma e Berishës për shtetësinë është elektorale. Ai u shpreh se këtë nisëm e ka shpallur AK në atë moment kur Sali Berisha tentoi të shesë shtetësinë për të gjithë ata që investojnë 100 mijë euro në Shqipëri.
“E kam pritur me gëzimin deklaratën për dhënien e shtetësisë, por jam i sigurt që nuk do realizohet. Këto retorika erdhën pasi u shpall data e zgjedhjeve. Një vit më parë, AK i ka drejtuar qeverisë dhe parlamentit kërkesën për të gjetur konsensus për “një komb, një pasaportë”. Kemi kërkuar që shtetasit shqiptarë, bashkëkombasit tanë kudo që ndodheshin, të pajiseshin me pasaportë. Kjo erdhi si fushatë një javë pasi në Këshillin e Ministrave qeveria shqiptare propozoi dhënien e shtetësisë për çdo qytetar që investon 100 mijë euro. Që do të thotë se nëse blen një apartament tek Blloku, merr shtetësinë shqiptare. Me shpejtësi ne nisëm një fushatë se shtetësia e shqiptarëve po bëhej Pazar,” tha Spahiu.
Kreu i AK theksoi se Berisha e përdor kartën e nacionalizmit sa herë është në krizë.
“Ibrahim Rugova nuk e pranoi shtetasin Berisha në zyrën e tij pasi e dinte se e përdor Kosovën si koncesion për politikat e tij,” tha Spahiu, duke akuzuar se Berisha deshi të fuste Kosovën në luftë që të mos e rrëzonin amerikanët në vitin 1996.
“Sot në momentet kur bashkimi i dy shteteve shqiptare është më pranë se kurrë, ai si i mbyturi kërkon të marrë gjithçka me vete. Për të djegur tezën e bashkimit të dy shteteve shqiptare, po hedh teza kërcënuese që do hedhin në erë gjithçka,” tha Spahiu duke theksuar se “patriotizmi ynë është referendar, ai i Berishës është elektoral”.
Me pelqeu shume teza e Kreshnikut per nje Shqiperi Federaliste…….. ? rroft shbsh (shtetet e bashkuara te shqiperise)
shqiperia federale behet per shkak qe ne nje moment te dyte apo te trete te bejne pjese dhe federata te tjera si ajo e ilirides apo malit te zi si ide eshte largpamese kto ide duhet te shihen pertej cdo ngjyre partie
Kreshnik Spahiu ishte brilant sot. Vizion dhe qartesi e plot politike. Ne kemi nevoje te kemi kryeminister Kreshnik Spahiu
Kreshnik Spahiu, je pa ekzagjerim Mesia i shqiptarizmit. Debat i shkelqyer.
Une nuk marre vesh nje gje _-Ps eKreshniku kekron te futet Sala ne burg tani ?
Apo meqe Sala po thot do jap pashaportat dhe Kreshniku nuk e pelqen kete gje ?
e pate sesa fytyre e peshtire dhe sesa eklektik ishte ne qendrimin e tij vas(k)jari? Nuk e di sesi nje nivel i tille mund te jape mesim ne universitet dhe sesa urrjetje dhe mllef ka ai njeri per ceshtjen kombetare. Mundohej te perdorte koncepte gjoja moderne te shkences politike, kryeisht koncepte qe lidhen me pozicionet ideologjike, por qe ishte aq konfuz dhe i paqarte saqe eshte mekat nese prinderit paguajne qimet e kokes per t’i shkolluar femijet e tyre ne universitete ku lektojne modele pedagogesh si vas(k)jari. Te me falni per zhargonin por mendoj se tipa si ky dhe si ai lavjerresi kikia qe abuzon me nje shoate gjoja ojf meritojne me shume se kaq te diskretitohen.
te lumte pushka o kreshnik spahiu> thjesht eshte lideri i vetem qe mund te rrezoj sali berishen.
Intervista e sotme provoi se Z.Spahia eshte realist dhe i drejte ne tezat e tij ndersa Berisha eshte nje demagog i peshtire.
Me pelqeu teza e Sanaderizimit dmth. e futjes ne burg te kryeministrave dhe ministrave te korruptuar. Dukej sheshit hidherimi i ndonje palo-analisti te Qeveriste nga keto teza
Kreshnik Spahiu esht Skenderbeu i kohve moderne. Prtoblem vetem fakti qe esht turk. Ne shenj mirnjohje, per gjith keto te mira qe po ben, populli shqiptar do tja bej varrin ngjyr kuq e zi kur te vdesi.
ja bere detyren berishes ,e cove aty ku e donte ai ,shko mor zagarer
ah karige sa te dua thote edhe lideri yt duke i bere leshime
Saliut.
berisha andej, berisha ketej, berisha eshte nje malok qe i ka hipur kalit perseprapthi dhe vetem plumbi e zbret, llogjet e tjera jane te teperta.
NUK ESHTE FAJI I MALOKUT NE JEMI NJE POPULL SHUME INFERIOR
JNUK MUND TE KRAHASOHEMI KURRE ME POPUJT E VENDEVE DEMOKRATIKE
KULTURY TUFKE KA BERE PUNEN E VET , GJITHASHTU KOMUNIZMI
NA SHTYPI KEQ FARE U KTHYEM NE KAFSHE PUNE PUNO HA DHE MBAJE GOJEN MBYLLUR
DHE PASOJAT JANE KETL , QE NE NUK PO E SHIJOJME DEMOKRACINE P. POPULLIT I KA HYRE
FRIKA NE PALCE DHE NUK I DEL ME KURRE SA TE KETE JETEN .
DHE KETA QEVERITARE E DINE KETE E NJOHIN MIRE KETE LLOJ BSGETIE.
PRANDAJ CILIDO TE JETE NE VEND TE BERISHES ASHTU DO TE BEJE .
FAJTOR EDHTE POPULLI. .PER KETE DUHET SECILI NGA NE TE JETE I NDERGJEGJESHEM
NE NUK QESIM QIMEN NGA QULLI , DUKE FILLUAR NGA KOKA E DEI TEK BISHTI.
NE DIME VETEM TE FLASIM MBRAPA SHPINE KY KESHTU AI ASHTU.
NUK JEMI AS TE PUSHKES , PUSHKEN E PERDORIM ME VRA GRATE VLLEZERIT
KALAMAJTE ETC..ETC .POR QE TE DALI NJE TE VRASI ATE QE DUHET NUK DHD NUK KA PER TE PASUR.
Zoti “patriot”, me fal, po gjuha jote nuk eshte ajo e patriotit. Eshte e vertete qe ne si popull kemi te metat tona, ashtu sic kane te metat e tyre edhe popuj te tjere. E keqja eshte se shume nga ne njohim vetem te metat tona, i zmadhojme ato dhe nevleftesojme cilesite e perkryera te popullit tone. Une kam rastin te punoj ne emigracion per shume vite, gati dy dekada, dhe kam punuar dhe punoj me njeres nga shume vende te botes. Ajo qe me ka bers pershtypje, kam pare se te gjithe njerezit kane te metet e tyre apo te mirat e tyre, pamvaresisht se kujt kombesije i takojne. Nuk kam pare ndonje grupim te nje kombesije te perkryer ose te gjithe te keqinj. Vleresimi yt se ne shqiptaret nuk jemi te pushkes dhe pushken e perdorim per te vrare vellajin eshte kryekeput i pavend dhe armiqesor. Krime ka kudo ne cdo vend dhe ne cdo kombesi. Ne si popull, duke kaluar neper sisteme vetem te komandes se njeshit, filluar nga Mbreti Zog e deri sot “ne demokraci”, akoma nuk e kemi ate kulture perendimore demokratike per te cilen duhet te punojme. Per ta mbyllur, duhet te dishe qe ne shqiptaret kemi cilesi mjaft te mira, sa shume te tjereve u mungojne.
mmos dil kaq shpesh ti o malok se te doli boja qe je i saliut,,boll bere sikur po e kundershtone,,fytyra jote ka dale qe dikur ne votimet e vitit 1996 apo e harrove,,qe ishe pjese e kqz se atershme,,kur socialistet braktisen vendet e votimit ti me maloket e tjere i firmoset duke fituar maloku sali me 95 perqind te votave,,firma jote e atehershme ishte me e rende sesa nje bombardim armik,,prandaj malok i pabese spahiu mos llap shume se je nje njeri i pabese,,asnjehere nuk e hape gojen kur ishe i pari drejtesise,,ti je malok dhe si gjithe maloket e tjere je nje tradhetar,,poshte fara juaj prej maloku dhe shfarosu nga jeta e politikes nqs do shqiperine kurve e keqe…
Po ty mo loni te paguajn qe ben kaq propagand kunder malokve? Verior Jugor malok ka kudo.
C’esht kjo urrejtje? Shko pra ti e vrite malokun ca pret? U lodhe duke shkruajt mor lon, kriza i ka dhen kto efekte negative, skan pun njerzit e rrin gjith diten duke shfletos Temen ne vend se te shkojn para kryeministris e te ulen mu ne mes te bulevardit.
Po ish te perndjekurit i harruat? A e moren kestin qe spo dalin me ne ekran? Qe te mernit kestin juve u vetflijua Liraku? Me zemer te mir kestin o ish te perndjekur se Liraku po kalbet atje.
hahaha Nuk mund te rri do pa komentuar kur ky Leshe Xheli Top Modeli flete . Kur ky e beri kete deklaraten e pashaportave nuk ishte kercenim per perendimin tani qe e beri Sali eshte kercenim . hahaha Niku je shume i çuditshem . Nuk behet partia me nacionalizem ekstrem . Kun bashkohet Shqipria me nacionalizem ekstrem . Shqipria bashkohet me patriotizem me atdhe dashuri , me pune , me mireqenie . Ti je e njejta fytyre si e baba Likes .
sa fiksim i paske floket ti, jo vetem qe shet mend, por edhe me dukesh sikur je shites te leshte e qimeve te tu. varja lesht o militant i PDs dhe ik fli se u ba vone dhe ishalla ste zgjon zoti ty dhe udheheqesin tat te qelbur neser, qe te shpetojme te gjith sa me shpejte
Nuk eshte militant i PD por shqiptar i shitur tek fashistet grek. Te vetmen gje qe bejne, eshte te shkruajne neper forume kunder shqiptareve. Ne greqi i quajne shqiptare, ne shqiperi i quajne greke. Jane ne krize identiteti!
loni Bomba me tym e Sales.Palaço e je si pula pa kok.Prandaj te thon loni prej betoni .A i ke pi ilaçet sot,se na i çave trapin…kurve e keqe…
AKZ po ja zberthen politikat monopoliste qe kane se bashku
PD+PS.
Opozita dhe pozita flasin per rrotacion pushteti,,,(po kjo
na qenka demokracia) 8vjet ti dhe 8vjet un.
Saliu dhe Rama flasin per demokraci kur ne partite e tyre
nuk ka as edhe nje fije demokraci, Saliu lider i perjetshem,
edhe Rama po ate rruge po ndjek, duke te perjashtuar nga partia.
AKZ duhet te mendoje te ruaj voten me pjedhat e PPSH
Kikia cfare burri legen,,pali ai Vasiari qe ja kam vene emrin Kocua te Zonja nga qyteti,,,nje bravo te madhe per Kreshnik Spahin,,,qe e tregoi veten kreshnik malesh,,,,perpara Kreshnik se popullin do ta kesh prane
a mor te pa shprese..mereni me floket e kreshnikut,,meruni me me aktualitetin shqiptar se po fleni pa ngrene dhe perseri ne gjume rrini.ju lumte ak per tezat qe ngrini.shqiperia konfederale shume e gjetur
O loni
Po kaq keq i paskan trajtuar motrat e tua keta maloket o kurve e keqe.
Z. Spahiu,
eshte per mua totalisht e pakuptueshme heshtja e grekeve te qeverise se Varkarit komunist e pseudodemokrat atij qe ju lepinte sumen 24/7 cunave te Dulles. Sot e kuptoj qe greket e qeverise duan rrogen e qeverise se Varkarit me shume se Greqine e shtrire si Kurve e Peshtire ne Europen e sumqirsave dhe…Lepini sumen e Varkarit o spiro e o ti tjeti o bollanot e Varkarit Historik.
Me ne fund Spahiu i “shpjegoj” ndryshimet qe ka nga shtetasi Berisha. Mbasi ra dakort me gjithshka nga nismat e Saliut, doli se nacionalizmi i tij nuk ka asnje lidhje me nacinalizmin berishian. E para sepse Saliu nuk vuri flamurin kombetar ne ballkonin e shtepise se tij, bile as ne zyren e tij!!! E dyta sepse tezen e nenshtetesise e ka hedhur i pari Spahiu ne treg dhe pa asnje lek, pa asnje pazar, dhe jo si Saliu me 100 mije euro per koke!!! E treta, Saliu me keto teza kercenuese do hedhi ne ere gjithshka, kurse Spahiu me teorine e Vorio Epi.., up me falni, te Shqiperise se Veriut, pra qe nuk e njeh Kosoven si shtet, nuk shqeteson askend dhe do kemi paqe te perjetshme!!! E katerta, nacionalizmi i Saliut eshte elektoral dhe i do te gjitha per vete qe te jete perseri kryeminister, ndersa nacionalizmi i Spahiut eshte referendar, pra prap me votimet e nje elektorati, por jo per tu bere Spahiu kryeministri i ardhshem, jo, ai thjesht lindi si domozdoshmeri ne skenen politike per 100 vjetorin te bahkonte kombin ne Sheshin e Flamurit ne ….. Morine!!! Edhe qe andej me dylbit e tij duket Vlora, apo jo Spahi, bile Korfuzi dhe Preveza, Ulqini dhe Tetova, pse jo, gjith Ballkani, gjithshka eshte e jotja Spahi me nje te ngritur te jataganit, ashtu si dikur kur lulezonte Perandoria e Madhe!!! Rrofsh more sulltani yne!
Sakte landi,e verteta kjo eshte
—bashkimi kombetar eshte mireqenie , zhvillim ,progres , standarte dhe rregulla , keto nuk i kemi prandaj edhe kjo prapagande eshte fallco , adoleshentet egzaltohen nga gjera qe imagjinojne por qe nuk jane reale . Para bashkimit deshiroj te ulin borxhin qe kane femijet e mi 3ooo euro pa lindur , te paguajn edhe maloket drita dhe ujin dhe gjithe taksat e tjera si i paguaj un . —i lini pallavrat para bashkimit desheroj te sekuestrohen pasurit e vena me korrupsion . te veproj ligji mbi kedo jo vetem mbi mua —per keto kemi nevoje
Ne shqiperi ka fillua gara se kush eshte me patriot, kurse populli po perballet me nje ekonomi qe shton varferine. Pra tedy jane te humbur, kurse Rama eshte i fituar.
Per ata qe nuk e dine ose qe bejne sikur nuk e kuptojne . KRESHNIK SPAHIU eshte “BUKA e HELMUAR”.qe SALI BERISHA ka nje vit qe ua ka hedhur te sheqerosur per t’a ngrene populli . KRESHNIKU eshte i dyshimte ,shume bile dhe keni per te pare qe ne daten 24 QERSHOR TRASTAT me votat e marra nga budallenjte me brire qe genjehen nga propoganda e tij do t’i zbraze ne THESIN e SALI BERISHES. Te gjitha gjoja KEQTRAJTIMET QE policia po u ben IDHTAREVE TE ALEANCES KUQ e ZI jane fasade dhe perde per t’u genjyer . Eshte viti 1924 kur ZOGU erdhi ne fuqi me kryengritjen sepse ne taborrin e tij kishte PATRIOTAT KOSOVARE qe u digjte zemra per token ame . KRESHNIKU i MALEVE dhe SALIU jane ne te njejten gjatesi vale per sa u perket dhenies se pashaportes SHQIPTARE KOSOVAREVE sepse gjithmone do te gjenden 150-200000 mije kosovare qe te vine me kerr qe nga GREMIA apo MITROVICA e MARESHALLIT TITO per te votuar per BABEN ( BACIN SALIH) . I SHKONI i shkoni mbas sepse ne fund do merrni ate qe kerkuat . E kam te qarte qe disa “PATRIOTE te FLAKTE ” do me versulen duke me share per opinionin tim qe shpreha ne kete blog ,po per mua kjo pak rendesi ka .
une e pashe emisionin krashniku doli shume i humburnga ky emision.Gazetaret Z Kikia DHE Z vasjari ISHIN NE LARTESINE E DUHUR ju lumte perpara ketyre gazetareve spahiu dukej tamam nje njeri me pregatitjen jo te duhur per tu ballafaquar me inteligjente,me ate do votojnenjeres me ngritje te ulet arsimore dhe me nivel te ulet kulturor
Z. Spahiu!
Nuk eshte kryeministri yne ne krize, jemi ne te gjithe, i gjithe populli dhe e gjithe Shqiperia. Ai, me ndihmen e madhe dhe te pacmuar te fqinjeve tane (Greqise, Italise dhe Serbise) dhe ambasadorit amerikan ne Tirane, do te fitoje perseri zgjedhjet e vitit 2013. Ju, dhe bashke me ju edhe te gjitha partite e tjera opozitare, e keni marre shume lehtshem ceshtjen e votimeve te vitit te ardhshem. Saliu i ka filluar pergatitjet qe me 30 qershor te vitit 2009. Ka gati kamikazet, paramilitaret, ish te burgosurit e liruar, si edhe me qindra e qindra cetnike nga Serbia, pervec mijera e mijera kosovareve qe do te vijne per te votuar siku te jene shqiptare.
Shume federale do jeni…Sidomos tani qe jeni te ndare dhe hani koken nga te dyja anet…Imagjino te bashkoheni…Piquni njehere si njerez me demokraci te vertete, me pune te vertete, me prodhim te vertete, me ekonomi te vertete dhe lirjani brezit qe eshte 10 vjecar der sa te maturohen…He per he, rregulloni te emigroni si 2 shtete ne BE se jemi ne fund te listes per gjithshka, pastaj bashkimi vjen gradualisht…Nuk jeni pjekur akoma si shoqeri te respektoni njeri tjetrin…Dhe kur ben nje hap te gabuar me gjera te tilla e ndizet konflikti, pastaj endrra shkaterrohet…Jepini kohe qe bashkimi te behet natyral…PS-ja eshte e vetmja parti deri tani qe se ka perdorur Kosoven si pjese e agjendes se saj per fitime politike…Mos merrni flake si kashta dhe stjudjojeni kush ka PROGRAM per zhvillim ne te gjithe ASPEKTIN shoqeror (qe perben nje shtet) kur te vij ne qeverri te nesermen…Nuk mund te dalesh me 13 pika te shkruajtura ne nje flete dhe te thuash: “Ky eshte programi yne” ku 10 pika te saj jane per Kosoven dhe te gjithe thone: “Urraaa…”
Ju s’keni permisuar jeten tuaj brenda kufijve qe ju ndajne e jo e jo te bashkoheni..Bashkimi eshte rezolute e nje shoqerie te shendetshme, ekonomie te shendetshme, kulture dhe respektim reciprok..
Kush trapin e merr seriozish kete Kreshon se po me habisni! Popull injorant, halldup, truthare, me 8-vjecare, vetem keta mund ti hedhin ndonje vote kti trapi me zile. Ik o Kresho se nuk te pjerdh as Berisha, as Rama, as Meta, as Topi. Je nje ko*e me zile dhe askush nuk e rruan per ty pervec ndonje halldupi, fshatari, injoranti, barkthari nga katundi.
Mos u genjeni me Spahiun!!
Natyrisht qe Spaho eshte parti e vogel dhe do marre nja 3-4deputete. Po ju votuesit e Spahos, a i keni bere pytje vetes, me ke do beje koalicion ky fare “patrioti” se natyrisht qe me nje krahe do lidhet! Me PS eshte komplet i pa natyrshem se eshte i djathte. Athere kush ngelet i natyrshem? patjeter maloku i vucidolit, bastardi i ketij kombi , qelbesira ramizjane , saliu i sheqeres.
Mbani mend se keshtu therriste edhe iliri i monikes, sali gerdece thoshte, po vodhi dhe pordhi ne nje qyp me te birin e sheqeres.
Mos u genjeni per here te fundit se do jet vone!!!
Spahi mos dil jashte teme nese pretendon qe ti mbrosh interesat nacionale Shqiptare. Mos divijo idealet e rinise duke u zhvendosur diku majtas. Kjo nuk te bene aspak mire per ty dhe levizjen AK. Duke u zhvendosur si majtas dhe djathtas i shtyne edhe atë rine me ideale kombetare te cregjistrohen dhe te ndihen te tejskajshem te mashtruar. A e degjuat ate digjeneruesin Paskal Milo qe me nje rracizem euforik majtists dhe ndoshta edhe fetar dhe krahinor ju thoshte shqiptarve te Maqedonise nuk mund te shkoni ne Europe si Shqiptare por vetem si Maqedone. Ju thate qe nuk ishit per tju servilosur dhe nenshtruar Greqise dhe tani te shqetesoka nacionalizmi i Berishes dhe i Shqiptarve. Ti tani ne vend qe ta mbeshtesesh Berishen per kete iniciative dhe ti kundervihesh hijenave ballkanike ti tani po solidarizohesh me Avranopolosin dhe me shqipfolsat filo Grek. Te lutem Kreshnik hiqu rruges se coftelargut dhe kthjellohu nje here. Mos na zhgenje dhe mos luaj me ndjenjat tone te pasterta se nuk do tjau falim kurre.
Ne studion Top Story te Sokolit si gjithmone trajtohen tema shume te rendesishme qe duhen vlersuar nga politikanet.Por cndodh ne fakt.Kreshniku i AK hodhi aq shume per diskutim sa qe ne studio skuqeshin e shtremberoheshin .Kjo duket dhe ne komentet qe ne bejme tek Tema.Pse.Pergjigjja eshte e thjeshte.Disa duan te mos ndryshojne qetsia te tjeret nuk pajtohen, bile sjellin argumenta qe jane skandaloze.Ato qe shtroje Kreshniku tregon se gjendja politike ne ambjentin shqiptare nuk eshte ne perputhje me ato qe u shfaqen gjate kremtimit te 100 vjetorit te Pavarsise.Populli kerkon bashkim dhe mirekuptim, politika percarje.Ky eshte boshti qe sot spekullohet teje mase pa arritur ne nje emerues te perbashket.Kreshnik paraqet nje realitet qe politika shqiptare e anashkalon.Pse.Ne deklaratat AK e te Kreshikut hidhen per zgjidhje te gjitha defektet qe kemi ne si Shqiperi te pakten mbas 1912.Eshte e vertet qe ata qe kane komanduar deri me sot me shume e kane penguar se sa e kane ndihmuar kauzen shqiptare.Cduhet bere .I shohe te pamundura te zgjidhen ne nje kohe ato qe kemi trasheguar dhe cfaqim sot.Ta ngrim te shkuaren dhe te shohim perpara.Te kuptojme cilatjane me akute sot.Ato na jane bere te qarta nga nderkombetaret.Ne fakte nga nje vesh na hyne dhe nga tjetri na dalin.Pergjegjes te bejme ate qe sot komandon e te mos allakatemi me faktoret qe jane ne oponence.
Idet e AK jane te veshtia te realizohen mbasi nuk gjejne shtrat politike si brenda dhe jashte.Si i behet.Te filloje kthesa nga brenda per te krijuar shtratin e pershtatcem qe gradualishte te realizojme ato qe na mungojne si komb.Ne sudio keto u anashkaluan dhe Kreshniku doli fitues.Vasjari e Kikia e kundershtuan me argumenta qe nuk kishin peshe.Njeri mbrojti Saliun sikur te ishte babai i tije dhe tjetri minoritetin qe po i mohoen te drejtat.Kreshiku i rezoje shume thjeshte.Saliu ne burge per tadheti kombetare minoriteti ne pushtet ne raport me popullsine.Keshtu u anashkaluan shume ceshtje te tjera shume me te mprehta qe duhen riparuar.Te korigjohet kursi qe nuk dihet se nga shkone.
O popull po ju duk edhe ky me ide jeni te marre fund!
Ky hajdut me çizme eshte nje delirant i pashprese dhe injorant!
Ka keq dhe me keq po te jeni te sigurt qe ky eshte e keqja me e madhe!
Mbushi xhepat, shkaterroi sistemin e drejtesise dhe e beri me keq se ç’ishte dhe tani do te beje politike!!!
Kur para gjashte muajsh Kreshniku dhe Partia e tij shpallen nismen nje kob nje pasaporte, dhe paisja e te gjithe shqiptareve te shtetesise shqiptare, atehere SRB-i e quajti aleaca e faqezinve dhe PD-istat, benin komente negative per ate nisme te Spahiut.
Kur tani po te njejten teze, por te kopjuar e hedh SRB-i, urra PD-istat, ky eshte patriot i madh, ndersa Spahiu qe e tha me pare eshte faqezi…
Te dy ne nje tave jane si kreshniku dhe saliu,nuk behen bashkimet me endrra.Si Shqipera ashtu dhe Kosova te behemi nje here shtet,se kaluan 100 vjet dhe jemi akoma pa shtet.
Spahiu: Berisha kërcënon Perëndimin me teza nacionaliste sa herë është në krizë une te them qethi floket o kuc e zi se Saliu tallet me ju loz me ju
ja u fut sa here te doje eshte 2 hapa para jush gjithmone. Ku e festove
28 nentorin o Spahi sa shpejt harrove ti i kujton Shqipetaret ata
te tortave ata i ke ne Angli,Greqi Kine ne te gjithe boten ti je pa kredibilitet e n apredikon mos beni si bej une po beni si them une,
kontradikte e madhe.
Zoti Kreshnik duhet ta dini se amerika mbeshtet Sali Berishën.
Ç’ishin ata lapangjozë mediokër e dritëshkurtër në atë panelin e Sokol Ballës???
Për çfarë e dinë veten ata, se po na deklaronin publikisht se nuk do ta votojnë AK në zgjedhjet e ardhshme. Po nuk presin ne ta bëjnë këtë vend puthadorësit e pështirë që i kanë bërë fresk të gjithave pushteteve postkomuniste.
Ata gam-gam bëjnë vetëm kur ndizet një shpresë.
Ju lumtë Zoti Kreshnik. Po zgjoni nga gjumi atë 50% të popullsisë shqiptare që ka apstenuar këto 2 dekada pseudomokraci.
Qentë le të lehin…
cok gyzel-et e ballkanit, stersternimat e mahmut sulltanit !
I ftuar në Top Story të gazetarit Sokol Balla dhe përballë një paneli me gazetarë dhe analistë, Kreshnik Spahiu sqaroi tezën e Aleancës Kuqezi për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën. Ai tha se me këtë ka parasysh heqjen e barrierave doganore dhe bashkimin ekonomik mes dy shteteve shqiptare si përshpejtuese e integrimit.
Spahiu akuzoi ashpër kryeministrin Sali Berisha si anti-nacionalistin që në 22 vjet në pushtet, jo vetëm nuk ka bërë asgjë për faktorin shqiptar në rajon. Përmendja prej tij e Prevezës më 28 Nëntor është thjesht dhe vetëm elektorale pasi në të kundërt shtoi ai , Berisha do të kishte vepruar duke kërkuar nga shteti grek hapjen e konsullatës shqiptare atje.
Përballë tij, për të pasuruar bisedën në studio, ishin të ftuar tre analistë të mirënjohur si Eduart Zaloshnja, Roland Vasjari dhe Mentor Kikia, kryeredaktori i lajmeve në “Top-Channel”.
”Aleanca Kuqezi është ajo që ka sjellë patriotitizimin e politikës shqiptare. Në këtë studio, në një intervistë një vit më parë, vendosa futjen e frymës kombëtare dhe patriotitizimin e instituciuoineve shqiptare si përparësinë tonë kryesore. Mungesa e mbrojtjes së interesit kombëtar, fatkeqësisht ka qenë shumë e dukshme për shumë kohë”, nisi bisedën e tij Kreshnik Spahiu.
I pyetur për sinqeritetin e politikanëve të tjerë në evokimin e çështjes patriotike, si në rastin e propozimit të dhënies së nënshtetësisë për çdo shtetas shqiptar, Spahiu komentoi: “E kam pritur me shumë gëzim deklaratën e ligjit për shtetësinë, por fatkeqësisht jam i sigurt se dhënia e pasaportës për çdo shqiptar nuk do të realizohet. Edhe retorika për bashkim kombëtar, të dyja erdhën një javë pasi u shpall data 23 qershor për mbajtjen e zgjedhjeve. Një vit e gjysmë më parë, AK i drejtoi parlamentit kërkesën për të gjetur konsensuin për nismën e saj “Një komb, një pasaportë” dhe në një fushatë tre-mujore, e mbuluar gjërërisht nga shtypi, kërkuam që shtetasit shqiptarë, bashkëkombasit tanë kudo që ndodhen, të pajisen me pasaporta shqiptare. Atëherë, kjo nismë as që u përfill. Ndërsa tani, kjo erdhi një pak pasi në Këshill të Ministrave, u propozua që çdo i huaj që investon 100 mijë euro në Shqipëri, mund të pajiset me nënshtetësi automatikisht. E thënë ndryshe, nëse një i huaj blen një shtëpi tek blloku, merr pasaportën tonë”.
Në deklaratën e tij hyrëse, themeluesi dhe kryetari i “Aleancës Kuqezi”, u ndal gjithashtu në një përshkrim të shkurtër historik, për të ilustruar më mirë idetë e tij. “Unë kam qenë shok fakulteti dhe mik i Azem Hajdarit. Në vitin 1995-96, u njoha me legjendën shqiptare, ish-presidentin Ibrahim Rugova. Me të kemi pasur shumë mundësi të rrinim pranë. Shqiptarëve sot duhet t’ua themi në sy, nga viti 1996 deri në 2006-n, Rugova nuk e ka pranuar shtetasin Berisha në Kosovë apo shtëpinë e tij. Arsyet ishin misioni antishqiptar dhe përdorimi i Kosovës për koncension politik dhe forcimin e pozitave të tij”.
Në një paralelizëm me të shkuarën, Spahiu iu rikthye situatës së viteve 1996-97, për të mbështetur idenë e tij se edhe në të shkuarën, kryeministri Berisha e ka shfrytëzuar çështjen kombëtare për të nxjerrë përfitime personale politike. “Në 1996-n, kur gjithçka degratoi, kur shtetasi Berisha ndieu kërcënimin se po humbiste pushtetin, iu desh të kërkonte futjen para kohe në luftë të Kosovës, për t’u shkëputur përpara pjekjes së kushteve dhe jashtë axhendës së SHBA-ve. Këtë e bëri duke futur shumë faktorë politikë, si Adem Demaçi, duke i thënë futuni në luftë se përndryshe do më rrëzojnë amerikanët. Rugova, me rezistencën e tij nuk pranoi të përdorej Kosova për t’u futur në luftë që të mbahej karrigia e Berishës. Ky është një rast analog, kur ky njeri, çështjen e bashkimit kombëtar e fut në axhendë në krizat më të forta të Shqipërisë dhe sot, në momentin kur bashkimi është më pranë se kurrë, po kërkon të marrë gjithçka me vete, përfshi kauzën kombëtare, që ndërkombëtaret t’a lënë në pushtet në këmbim të heqjes së këtyre tezave”.
Megjithatë, deklaratat e fundit të Berishës, mbeten identike me disa të tilla të vetë zotit Spahiu, në lidhje me bashkimin kombëtar, pasaportën dhe disa të tjera. Duke mohuar ekzistencën e një “xhelozie” politike për këtë retorikë, Spahiu theksoi: “Filozofia dhe doktrina e kuqezinjve është e kundërt me të demokratëve. Patriotizmi jonë është referendar, ndërsa i Berishës është elektoral. Në momentin kur ngriti kauzën e pasaportave për çdo shqiptar, aq u gëzova sa i çova peticionin që të ishte ai i pari që të firmoste bashkimin Shqipëri-Kovoë, por ka një javë që mbetet në sirtar. Ai është i vetmi akt ligjor dhe juridik, politik dhe referendar, që mundëson bashkimin kombëtrar. Aq me gëzim e pritëm sa i dërguam në një orë peticionin që të jetë bashkëfirmëtar për bashkimin e dy Shqipërive”.
Në kalimin e fjalës tek analistët, ishte zoti Kikia, i pari që shprehu një seri rezervash ndaj lëvizjes që Spahiu kryeson. “Peticioni është pa vlerë ligjore dhe juridike. Sa për AK-në, unë mendoj se Aleanca nuk është ajo që mbolli patriotizmin, i cili gjithmkonë ka ekzistuar edhe më parë midis njerëzve. AK është produkt i një fryme. që ekzistonte mes njerëzve, që pas 20 vitesh mund të demostronin krenarinë e tyre. Fatkeqësisht, nismat e AK-së duken se janë kthyer në nacionalizëm folklorik, pas dalldisë me flamuj, do shëmbim doganën, duke dalë në Ksamil si Çerziz Topulli, duke parë Korfuzin dhe kjo ia zbehu seriozitetin kësaj gjëje kaq të bukur. Ju kujtohet që ka pasur një tjetër lëvizje, “Mjaft”-i, që gjuante Ministrinë me letra higjinike, por kur u shndërruan në një parti politike, askush nuk e mori seriozisht. Personalisht, nuk mund të besoj një parti që ka të vetmen kauzë të urrejë fqinjët. Shqipërisë i duhen patriotë që të duan Shqipërinë”.
Për Eduard Zaloshnjen, paralelizmi midis “Mjaft”-it dhe “AK”-së është i gabuar. “Nuk e dimë se si do të dalin zgjedhjet, por paraprakisht ka diferencë të madhe mes G99 dhe AK-së, sepse G99 nuk kishte një kauzë. Kërkonte që arsimi duhet të ketë 5% të buxhetit, që të rinjtë të dëgjohen më shumë, dmth kishte tre kauza që tashmë janë pjesë e programit të gjerë të PS-së. Ndërsa AK ka paraqitur një program të shkurtër, me dhjetë pika. Të gjitha këto përbëjnë risi, pavarësisht sa të realizueshme do të jenë dhe çështë më e rëndësishmja, kam bindjen se asnjë parti në Shqipëri nuk do të marrë 71 mandate, prandaj me AK-në ka disa pika të veçanta dhe goditëse për një pjesë të caktuar të elektoratit, mund të pretendojë të ketë një peshë reale në politikën shqiptare pas këtyre zgjedhjeve”.
Roland Vasjari, midis analistëve, ishte ai që mbajti qëndrimin më të ashpër kundër Aleancës Kuqezi, duke e konsideruar këtë parti si “gati absurde”, terminologjinë e tyre si “të frikshme dhe tmerruese” e qëllimin e tyre si “në kundërshtim me unitetin kombëtar”. “Nuk më duket korrekte, që për të luftuar Kryeministrin e Shqipërisë, i referohet dy individëve të nderuar që nuk jetojnë më sot, sepse mund të dalin njerëz e të shpikin histori nga më të pafundmet. Kjo është e para dhe kjo nuk është aspak e ndershme”, nisi vlerësimin e tij Vasjari, duke iu referuar figurës së nderuar të Rugovës.
”Shumë interesante logjika totaliare e Spahiut në Shqipërinë dhe Kosovën. Kikia tha se kush tha që nëse do të votojnë shqiptarët e të dy krahëve, ne me të vërtetë do të bashkohemi. Personalisht, unë jam kundër bashkimin dhe nuk kam frikë ta deklaroj, por askush nuk mund të më thotë që unë e dua më pak Kosovën se Spahiu që është pro”.
Edhe më i ashpër vlerësimi konkret i Vasjarit për vetë Aleancën: “AK mbetet një formacion jakobin, që ka një ide në kokë, por sot ngrita pikëpyetje të thella edhe për idenë e saj, pasi Spahiu se paska tek çështja kombëtare, por tek kryeministri dhe po shfrytyëzn nacionalizmin e tij për të luftuar Berishën. Modelet si AK lindin kur prishet kontrata mes politikës dhe shoqërisë, kur krijohen vakume, që okupohen nga grupacione që ose kanë intonacione nacionaliste apo anti-politike. AK është gati-gati një lëvizje absurde, pasi mpleksen të dyja dhe spekulohet me çështjen kombëtare. Pastaj terminologjia flet vetëm për arrestime, burgosje, dhunë. Terminologjia e tyre agresive nuk mund të ketë legjitimitet as brenda kësaj demokracie, pasi bie ndesh me unitetin kombëtar”.
I vendosur përballë këtyre kritikave, Spahiu shpjegoi fillimisht dy çështje të rëndësishme, atë të referendumit dhe deklaratave populiste. ”Ne jemi shumë të hapur dhe nuk do i shmangem kritikave e pyetjeve. Madje ne kemi një ekip monitorues që raportojnë çdo ditë për kritika, fyerje dhe sharje nga të gjhithë analistët dhe gazetarët. Përsa i përket referendumit, i sqaroj Kiksë se forma më e mirë dhe e vetme juridike e politike për të realizuar bashkimin është referendumi. Një nga instumentat për të kërkuar referendum popullor, në bazë të nenit 150 të kushtetutës, natyrisht është referendumi që kërkohet nga 50 mijë qytetarë me të drejtë vote”.
”Sot Kosova dhe Shqipëria janë dy shtete të pavarura, ndaj duhet të vijë një sistem i ri që do të implementohet dhe njihet ndërkombëtarisht”, vazhdoi Spahiu. “Ne jemi të hapur për fushatë referendare, e cila është referendare dhe jo elektorale. Referendumi mund të bëhet pas një viti, dy vitesh, kjo nuk lidhet me marrjen apo rënien e pushtetit. Gjithashtu ne jemi të gatshëm për Federatë. Jemi duke lobuar me ndërkombëtarët që të pranojnë këtë formulë, me bashkimin e dy shteteve që ruajnë autonomi, sovranitet, politik. Kjo hap mundësinë e shtimit të shteteve të tjera, bashkimi i Shqipërisë është hapi i parë i Federatës Shqiptare në Ballkan. Politikanët sot flasin për bashkimin në Bruksel, për atë ditë që do të bashkohemi gjithashtu me grekët, serbët dhe të tjerët. Ne themi jo, ajo që sjell prosperitet për të gjithë është fillimisht bashkimi i shqiptarëve, pavarësisht asaj që do të ndodhë në Bruksel”.
Deklarata e kryeministrit për të dhënë pasaporta shqiptare
Deklarata e lëshuar nga kryeministri Berisha, dy ditë më parë gjatë mbledhjes së qeverisë në Muzeun e Pavarësisë, aty ku Ismail Qemali mblodhi për herë të parë qeverinë e tij, për dhënien e pasaportave për të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë kufirit shtetëror, u cilësua nga kryeredaktori i Top Channel, Mentor Kikia si përpjekje për të fituar kapital elektoral: “Kryeministri pa se në lëmin e nacionalizmit ka vota dhe u turr edhe ai. Por befas u gjendëm në një realitet tjetër. Miratimi, në rastin më të mirë të një ligji të tillë, do të krijonte pështjellime të mëdha ndër shqiptarët në rajon, si ajo e një emigracioni brenda për brenda shqiptarëve dhe nga një Shqipëri e Madhe do të shkonim në një Shqipëri aktuale, por me më shumë shqiptarë”.
Analisti Vasjari vlerësoi si patriotike deklaratën e Berishës, por shtoi se ajo duhej lëshuar pas një konsultimi me opozitën dhe forcat e tjera politike, pasi akti i pajisjes me pasaportë përkthehet në të drejtë elektorale për shqiptarët që jetojnë jashtë kufijve aktualë: “Deklarimi i kryeministrit është një ide patriotike, jo nacionaliste. Por kjo nuk përligj, në këndvështrimin tim karakterin unilateral të deklaratës. Problemi më i madh që mund të shkaktojë kjo ide, është aspekti më delikat, mendoj që kryeministri përpara se ta lëshonte këtë, duhej ta konsumonte me kreun e opozitës, sepse dihet që impakti që ka Berisha në Kosovë është më i madh dhe i pakrahasueshëm me atë që ka zoti Rama. Fakti që shtetasi shqiptar, nënkupton pajisjen e tyre me të drejta, që do të thotë e drejta elektorale dhe nëse në një skenar shumë të mundshëm, mjaft shqiptarë të Kosovës dhe Maqedonisë do të ishin një depozitë votash duke prishur një ekuilibër politik që ekziston në realitetin shqiptar. Kjo prishje do të jetë jashtëzakonisht problematike sepse do të prodhojë efekte të kundërta nga ideja e zotit Berisha”.
Ndërsa analisti tjetër i ftuar në panel, Zaloshnja bëri një krahasim të deklaratës së Berishës me atë të Enver Hoxhës në vitin 1951 që pajisi çamët e përzënë nga Greqia me pasaporta shqiptare. Kjo, sipas Zaloshnjës, u mohoi të drejtat e popullsisë çame për të kërkuar pronat në Greqi, pasi Athina i çregjistroi nga gjendja civile. I njëjti efekt, paralajmëroi Zaloshnja, mund të ndodhë edhe në Preshëve, Maqedoni apo Mal të Zi.
Kreu i AK-së, Kreshnik Spahiu tha se forca politike që ai udhëheq, është pro dhënies së pasaportës për të gjithë shqiptarët, por më parë duhet të sigurohen garancitë e nevojshme se ata nuk do të shpërngulen nga trojet ku jetojnë për të shmangur spastrimet etnike.
Më tej, kreu i AK-së shtoi nevojën e bashkimit të dy shteteve shqiptare, bashkim që sipas tij do t’i japë një tjetër hov ekonomisë dhe sigurisë kombëtarre: “Bashkimi duhet të ndodhë që Shqipëria në Europë të hyjë dy herë më shpejt. Bashkimi rrit sigurinë kombëtare, tregu i Shqipërisë është shumë i vogël, nuk afron asnjë investitor të madh. Shqipëria dhe Kosova kanë ekonomi komplementare. Turizmi, Shqipëria mesdhetar, Kosova alpin. Heqja e doganave ul cmimet e produkteve. Ekonomia zhvillohet dhe standardet u afrohen më shumë Bashkëimit Europian”.
Kritikave të AK-së për prezencën e “tre ministrave grekë” në qeveri, iu kundërvu kryeredaktori i TCH, Mentor Kikia. Zoti Kikia ngriti pyetjen se si një parti që nga njëra anë kërkon të drejta për shqiptarët në Preshëve, synon zhdukjen e të drejtave të minoriteteve të tjera që jetojnë në Shqipëri.
Zoti Spahiu u përgjigj se AK nuk është për “dëbimin” e tyre, por për përfaqësimin sipas përqindjes së popullsisë.
Spahiu përmendi për herë të parë në Top Story se s’i kishte marrë një kërcënim, sipas tij, nga njerëz të afërt të kryeministrit Berisha gjatë nismës “Një Komb, një Kombëtare”, nismë në të cilën Spahiu u angazhua gjatë kohës kur mbante postin e kreut të KLD-së: “Njëriu më i afërt me Berishën, ai që çon sms, më tha “duhet të dorëhiqesh sepse po na prish marrëveshjen me Greqinë për integrimin dhe statusin” dhe gjithcka ka ndodhur në kohën kur sapo kishte nisur lëvizja “Një Komb një Kombëtare”.
Lidhur me qendrimin e komunitetit ndërkombëtar për frymën nacionaliste të AK-së, zoti Spahiu siguroi se nuk ka asnjë reagim të drejtpërdrejtë të institucioneve ndërkombëtare dhe shtoi se AK ka një program të qartë për të regjistruar pronën e shqiptarëve, brenda dhe jashtë kufijve të Shqipërisë.
Parashikimet elektorale
Zaloshnja renditi dy faktorë që sipas tij do të ndikojnë në rezultatin elektoral të AK-së, faktori i brendshëm dhe ai i jashtëm: “Ka faktorë të brendshëm dhe faktorë të jashtëm, sepse dihet që nga krijimi i shtetit shqiptar që fuqitë e mëdha kanë luajtur një rol të rëndësishëm se kush do të jetë në pushtet në Shqipëri. Unë lëvizjen e Berishës e shoh në aspektin e brendshëm. Ka ndjerë nga sondazhet që AK përbën një rrezik elektoral, ndaj u fut në këtë fushë ku po luantë AK. Nga pikëpamja e jashtme, kam vënë re që Berisha luan kartën patriotike kur ka probleme me fuqitë e mëdha. Berisha me tezën e patriotizmit po mundohet që me një gurë të vrasë dy zogj, të rintje dhe ish të përndjekurit që ndoshta mund të rrëshqasin me FRD-në”.
Kryeredaktori TCH, Kikia pohoi se AK do të marrë vota nga shtresa e shoqërisë që deri më sot ndjehet e papërfaqësuar në politikë. Sipas tij, shumë shqiptarë janë në kërkim të një force dhe lideri për t’i përfaqësuar, por përjashtoi mundësinë që kjo forcë të jetë AK: “AK do të marrë vota, por nga njerëz që deri më tani janë ndjerë të papërfaqësuar në politikë, që mllefin e tyre ndaj të gjithëve, e nxjerrin duke thënë që nuk jam me askënd. AK do të mbledhë vota këtu, por do të vazhdojë të mbetet në minorancë. Unë personalisht vazhdimisht do të kërkoj një parti që të ‘zbythë’ këta sulltanë, por tek AK shikoj një parti me shumë mllef”.
Analisti Vasjari shtoi se AK ka një fat të madh pasi është krijuar në rrethana të favorshme politike, por shtoi se kjo parti do të jetë një fenomen tranzitor: AK ka një fat të madh sepse lindi në kushtet kur një forcë e re politike do të ishte e përshtatshme për mjedisin politik. AK shfrytëzoi rrethanat, por mendoj që është një fenomen tranzitor. Nuk kam frikë të them që AK është një fluks i rrezikshëm për politikën dhe shoqërinë shqiptare nëse nuk moderohet. Mendoj që në zgjedhjet e 2013, AK do të marrë vota, do të jenë vota që do të kenë një peshë të caktuar, mbase edhe kushtëzuese për pushtetin e ardhshëm, por nëse AK nuk moderohet radikalisht do të ngelet një fenomen tranzitor”.
Në mbyllje, lideri i AK-së, Kreshnik Spahiu kërkoi votën e shqiptarëve për të “hequr qafe sistemin” dhe jo për rotacion politik. Ai premtoi se AK është e vetmja forcë politike që do të vendosë kulturën e ndëshkueshmërisë për politikanët, duke nisur nga kryeministri Berisha, që ai e cilësoi si më të korruptuarin. Për këtë ai solli shembullin e Kroacisë, ku ish-kryeministri Ivo Sanader u dënua me burg për korrupsion në dy tendera rrugësh.
“AK ka lindur pas 21 janarit. Pas ditës në të cilën mendoj që opozita shqiptare parlamentare është tkurrur. Ne mendojmë që AK është opozita e vërtetë, ndryshe nga të vjetrat, që ka një filozofi ndryshe për të ardhmen e shqiptarëve. AK thotë që ne nuk jemi për rotacion politik, nuk kanë qenë më të mira 8 vitet e socialistëve se sa 12 vitet e demokratëve. Ne kemi filozofi tjetër. Të rrëzojmë këtë sistem të vjetër politik dhe të ngremë një të ri, të rrëzojmë këtë sistem që lindi me PD, e cila hoqi kapitullin e bashkimti kombëtar sepse synonte të forconte pushtetin. Jemi e vetmja lëvizje që kemi guximin, që nga unë dhe cdo drejtues i AK-së do të jetë vetëm 2 mandate, po ashtu edhe cdo drejtues në shtet. Politika e re është me dy modele në rajon, modeli shqiptar dhe modeli kroat. Kroacia po integrohet sepse filloi nga ndëshkimi duke cuar në burg kryeministrin për dy tendera rrugësh, Në Shqipëri kemi politikanin më të pasur, njeriu më i korruptuar në Europë, ndaj nëse ky nuk ndëshkohet, procedohet dhe hapet dosja për ndëshkim, nuk ka integrim. Këtë mund ta realizojë vetëm AK, ndaj shqiptarët duhet të mbështesin një lëvizje që mbron ndëshkueshmërinë. Berisha duhet të shkojë para ligjit dhe këtë e bën vetëm AK”, përfundoi zoti Spahiu.