Është në interesin e shqiptarëve të aplikojnë rregullat dhe vlerat euroatlantike

10 Dhjetor 2012, 20:20Politika TEMA

Nga Ramush Haradinaj

*Fjala e mbajtur nga kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në seancën e posaçme parlamentare në Shqipëri për nder të tij

Gjeneratat e ndryshme të shqiptarëve jashtë kufijve të shtetit shqiptar të vitit 1913, e kanë parë Shqipërinë ndryshe nga njëra-tjetra. Pamja e Shqipërisë ka qenë e ndryshme në sytë e shqiptarëve, por dëshirat dhe shpresat se si duam ta shohim, kanë mbetur të njëjta.

Unë e kam njohur për së afërmi Shqipërinë, vendin tim, në vitet nëntëdhjetë, si një djalë i ri, shqiptar, nga Kosova, që synonte aftësimin e Kosovës në luftë për liri. Dhe, ashtu siç edhe kam pritur, kam gjetur këtu vëllezër dhe motra të gatshëm që të na bëjnë strehë dhe të na ndihmojnë në të gjitha mënyrat, me zemër, përkundër shumë vështirësive kolektive dhe individuale me të cilat ballafaqoheshin në atë kohë.

Liria erdhi por si gjithnjë, me flijime të mëdha. Shumëçka ka ndryshuar nga ajo kohë, dhe këto ndryshime janë shumë të dukshme. Sot, faktori shqiptar në Ballkan është kyç për ekonominë, politikën dhe sigurinë në regjion. Dita e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO është dita kur është formalizuar rreshtimi i shqiptarëve drejt, dita kur miqtë më të mëdhenj historikë të kombit janë bërë edhe partnerë dhe aleatë.

Ne jemi gjeneratë dëshmitare se, tanimë, me vullnet të vetin dhe lirshëm, i gjithë kombi shqiptar në trojet e veta në Ballkan, e ka zgjedhur rrugën e vet, rrugën drejt NATO-s dhe Unionit Europian.

Unë, jo vetëm se besoj plotësisht, por edhe do të angazhohem fuqishëm që edhe Kosova, si shteti më i ri në Europë, ta zë hapin me të gjitha vendet tjera drejt integrimit. Që saktë të aplikojë rregullat dhe vlerat euroatlantike në sundimin e ligjit, ekonominë e lirë dhe të drejtat e njeriut.

Unë besoj sinqerisht se është në interes të të gjithë shqiptarëve, që të gjitha vendet tona fqinje, t’i aplikojnë të njëjtat rregulla dhe vlera.

Ky shekull ka filluar për së mbari për shqiptarët dhe, tanimë, integrimi është i pashmangshëm, por unë besoj fuqishëm se kemi ende shumë hapësirë dhe potencial real për t’i rritur përpjekjet dhe për ta shkurtuar rrugën drejt cakut tonë të përbashkët, për ta bërë këtë shekull të jetë shekull i dritës për ne!

Eshtë nder i madh për mua që mu dha mundësia sot t’ju drejtohem ju, misionit më të lartë të zgjedhur në Republikën e Shqipërisë.

16 komente në “Është në interesin e shqiptarëve të aplikojnë rregullat dhe vlerat euroatlantike”

    1. A.p.S (KATHERINA DIE GROSSE)prej Sauku says:

      Dy here i akuzu,dy here i dergue ne gjykat per krime lufte,kjo osht nji arsye e madhe qe ti largohesh pulitikes or zotni Ramushi,per te miren e Kosoves.
      Populli i Kosoves duhet ti vlersoj ata qe luftuan per lirin,por nuk duhet te lejoj qe ato te behen penges per ardherine.
      Ramushi morri pafajsin de juro,por jo de fakto.
      dhe po lejoji Ramushi qi ta terheq per hunde Sal Hundskifteri,prap kan me e dergu ne Den Hag.

  1. Besart says:

    Erdhe ti te na ndricosh?! Ik ore mut muti rregullut Kosoven ju dhe po na rregulloni edhe ne.

  2. BERISHA LARGOHU, KURSE SHQIPTAET DUHET TE LARGOJNE BERISHEN ME C'DO SAKRIFICE, NDOSHTA EDHE ME DHUNE. says:

    Po ky Haradinaj nuk eshte Hilari Klinton, bo bo booo ky Haradinaj eshte injorant.

  3. Sekuritas says:

    O Zot ku jane katandisur shqiptaret! Del e flet ne parlament nje ish roje diskotekash ne Zvicer dhe mbajne vesh nje milet i tere. Sa turp! Sot jemi po ata qe kemi qene para 100 vitesh vetem se sot kemi celulare dhe kompjutera.

    1. N.VJOSA says:

      Gjithe ajo Kosove,
      Nuk paska nje njeri me te zotin se ky Ramush kembeshtrembri, qe edhe ne pamjevte pare te jep pershtypjen e nje kokerr katundari.
      Mire thote dikush ketu:
      Ramushi roje,
      Azemi pijanec
      Saliu genjeshtar dhe kryekriminel….
      Jo vellezer,
      Ku jane Bajram Curret e Gjakoves dhe te Kosoves?
      Ku jane Azem Shkrelet?
      Ku jane Mic Sokolet?
      Ku jane Isa Boletinet?
      Ku jane Adem Jasharet?
      Ndjej nje hidherim te tmerrshem, kur ajka e Burrerise Kosovare pefaqsohen nga ky karadini kembeshtrember dhe kokeshtrember! (Kerkoj ndjese 1000 here nuk dua ta ofendoh zotin Haradinaj si njeri, por nuk me duket i duhuri per te perfaqsuar Shtetin e Kosoves , ajken e mençurise dhe te intelegjences kosovare….)
      Jam i Bindur se burrat e Vertete te Kosoves e kane lene Kosoven!
      Dilni zot Kosoves dhe mos lini roje karadinet te perfaqsojne shtetin e Trimerise se pamposhtur te Vellezerve tane te Veriut!
      Rrofte Kosova!
      Pa Kosove nuk ka Shqiperi!
      Pa Shqiperi nuk ka Kosove!

  4. Agimi Detroit MI USA says:

    I dashur Ramush ,
    Ke folur si nje njeri parimor, ke folur si nje udheheqes, ke folur si nje zotni.
    Une nuk e dij se ju jeni hajdut (sic thote nje me lart se une) une edhe nuk e besoj nje gje te tille.
    Cfare une besoj dhe shikoj eshte qe ju keni qartesi se si duhet vazhduar. Do te keni edhe ne te ardhmen gjithmone e me shume perkrahjen e njerezve qe shikojne nga nga e ardhmeja Europiane me paqe, qetesi dhe pune kembengulese ne rritjen ekonomike.

    1. Argita_B says:

      Fatkeqesisht ne politike marin vlersime ata qe flasin me mire, jo ata qe punojne me mire.

  5. mermeri blu says:

    o sa turp me ken shqiptar!
    po paskena ken komb legenash.. rambush karadini roje,azem hajkari pijanec ,sali bythqisha shkerdhat,..

  6. tourkofagos says:

    shikoj disa flamure ,si me qene ne OKB,por nuk po shikoj ndonje flamur jeshil…….thua se i ka bere brek per arapin????

    1. Artan Vehbiu(vllehu i ndrojtur) says:

      @tourkofagos,
      me falni qe po jua a ve…ne dukje por fjala ‘brek’ shkruhet me e ne fund, qe domethene:breke.Me ndjeni per nderhyrjen por, e kam per detyre.Flm per mirekuptimin.

  7. Dardan says:

    BERISHA LARGOHU, KURSE SHQIPTAET DUHET TE LARGOJNE BERISHEN ME C’DO SAKRIFICE, NDOSHTA EDHE ME DHUNE

    Sekuritas
    Besart
    tani,,

    Te fala janulles,,

    1. Ramy says:

      Dardan brovo, i ke kapur jugistat me ngjyre

  8. Artan Vehbiu(vllehu i ndrojtur) says:

    E pershendes zoterine per perparimin e lavderueshem ne pervetesimin e gjuhes standarte.Shqiptaret e Kosoves duhet ta pervetesojne sa me mire gjuhen letrare por…nuk duhet te kerkojne bashkim kombetar, sepse edhe populli thote: vellezer vellezer por thesi ne mes!Pra,te kujdesemi sa me shume per thesin e t’i leme pas marrezite nacionaliste.

  9. doda says:

    Kuja e zez ku ka perfunduar populli Shqiptar,no koment.

  10. analist says:

    Na çat trapin me kete katundar,perdite ne faqe te pare te gazetave. Po cfare heroizmi ka bere ky analfabeti?-Heroizmi eshte qe nje gjykate e ka shpallur te pafajshem!!!!!!!!!!!!!!
    Ikni mor idiote!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje