INTERVISTA/ Oketa: Berisha po na përçan për të na sunduar

10 Dhjetor 2012, 18:48Politika TEMA

Sekretari i Përgjithshëm i Frymës së re Demokratike Gazmend Oketa mendon se fryma patriotike që ka pushtuar jetën politike në Shqipëri është e sforcuar, retorike dhe momentale. Ai thotë se prokurori i ri Llalla do ta ketë të vështirë të bëjë punën e tij nëse do të vihet nën presion, siç ka ndodhur me paraardhësit e tij. “Zoti Berisha dhe zoti Rama kanë më të rëndësishme karrierën e tyre, sesa interesat e shqiptarëve”, deklaron ai.

Nga Skënder Minxhozi, JAVA

 

Zoti Oketa, ndodhemi aktualisht në momentin kur politika shqiptare duket e përfshirë nga një valë e dukshme retorike patriotike. Si e gjykoni këtë fenomen?

Së pari, gjykoj se dhe ju me të drejtë në pyetjen tuaj e quani retorikë, pasi deri tani e tillë është dhe nuk ka prodhuar asgjë pozitive. Përkundrazi, përdorimi vend e pa vend i kësaj retorike duket se po jep efekte të kundërta për sa i takon çështjes kombëtare. Patriotizmi sigurisht që është një ndjenjë shumë pozitive, që çdo shtetas i ndershëm e atdhedashës duhet ta ketë, por kur me të abuzohet për hir të disa votave më shumë, atëherë mendoj se ai kthehet në sharlatanizëm.

Patriotët e vërtetë nuk veprojnë as me retorikë e as deklarata momentale, të cilave nuk u dalin për zot as një ditë më pas, por përpiqen çdo ditë të bëjnë më të mirën për interesat e vendit e jo interesat e tyre personale. Ka pasur këto ditë disa reagime nga diplomatë të ndryshëm lidhur me deklaratat e ashtuquajtura patriotike, ku janë këta “patriotë” që nuk dalin e të rikonfirmojnë çfarë kanë thënë? Me sa duket, politikës shqiptare i kanë shteruar idetë dhe po gjen strehën e fundit para kapitullimit përfundimtar, atë të patriotizmit fals.

Kryeministri ka lënë mënjanë klishetë diplomatike dhe po flet gjithnjë e më shpesh për bashkimin e shqiptarëve. Ky pozicionim i tij ka shkaktuar tashmë disa rrudhje buzësh në rajon e më gjerë. Cilat janë sipas jush, shkaqet e këtij spostimi të Berishës drejt nacionalizmit?

Më parë se një kryeministër apo një shtetar të arrijë bashkimin e të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen, duhet të punojë për bashkimin e atyre të cilët e ka për detyrë t’i mirëqeverisë. Fatkeqësisht, politika e ndjekur nga kryeministri ka qenë ajo e parimit përça e sundo. Edhe për festën më të bukur që kishte Shqipëria e shqiptarët, atë të 100 vjetorit të pavarësisë, kryeministri bëri gjithçka për t’i përçarë ata.

E si mundet një kryeministër i tillë që të na bashkojë të gjithëve?

U lëshua një deklaratë e pamenduar lidhur me dhënien e shtetësisë të gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë. Përse nuk dilet t’i jepet përgjigje të gjithë atyre shqiptarëve të Kosovës të cilët kanë trokitur në dyert e ambasadës sonë atje për tu pajisur me pasaporta shqiptare? Nga ana tjetër, duke njohur tashmë mënyrën se si sillet në politikë kryeministri, nuk duhet të biem pafundësisht në lojën e tij. Shkaqet kryesore të këtij spostimi drejt nacionalizmit janë të kuptueshme, tërheqje vëmendjeje nga problematikat kryesore të jetës së përditshme, e sidomos në këtë moment krize ekonomike, kur dhe prezantohet buxheti më pesimist i këtyre viteve të fundit, si dhe përpjekjet për të mbledhur çdo votë, pa i kushtuar aspak rëndësi pasojave që deklarime të tilla mund të sjellin për interesat kombëtare.

Kjo javë solli emrin e ri të kryeprokurorit. Ju e përshëndetët emrin e Llallës. Çfarë efektesh do të sjellë në rrafshin e drejtësisë dhe të politikës ky ndërrim?

Për të qenë korrekt, do të thosha se duhet ndarë procesi i emërimit, nga emri i kandidatit. Që do të thotë se i qëndroj deklaratave të mëparshme lidhur me kohën se kur mbaron mandati i prokurores aktuale dhe se për këtë duhet të shprehet Gjykata Kushtetuese.

Nga ana tjetër, nuk ka përse të mos shprehim vlerësimin për punën e deritanishme të z. Llalla në drejtimin e ILDKP-së, si dhe faktin se ai njihet si një person me integritet. Me kalimin e tij në pozicionin e Kryeprokurorit është në detyrimin e tij të respektoje atë pozicion dhe të vazhdojë të ruaje pavarësinë e tij nga politika. Sigurisht, nëse politika do vazhdojë të bëjë të njëjtën gjë siç ka bërë deri më sot, duke e sulmuar vend e pa vend atë institucion, edhe për z. Llalla nuk do të jetë e lehtë të bëjë siç duhet detyrën e tij.

Sistemi aktual zgjedhor është veçanërisht i papërshtatshëm për ato forca politike të vogla dhe të mesme që garojnë të vetme. A ju bën kjo që të reflektoni për daljen më vete në zgjedhje, apo ka ndonjë mundësi teorike që FRD të shqyrtojë hyrjen në aleancë me të tretët?

Momentalisht ne jemi të përqendruar në ngritjen e të gjitha strukturave të Frymës së Re Demokratike deri dhe në qelizën më të vogël. Është ende herët për të folur për koalicione, por ne kemi përjashtuar partitë me të cilat nuk bëjmë koalicion. Nuk ka asnjë çudi që ne të shkojmë dhe vetëm në zgjedhjet e ardhshme, pikërisht edhe për shkak të asaj që ju mendoni se duket si papërshatshmëri për shkak të kodit, por që në fakt është e kundërta, dhe kjo do t’i japë mundësi Frymës së Re Demokratike të jetë një forcë përcaktuese në vendimmarrjet politike e qeverisëse pas zgjedhjeve të vitit 2013.

Së fundi Holanda u shpreh hapur se Shqipëria s’e meriton statusin e vendit kandidat, duke mos u fokusuar tek tre ligjet e famshme, por te moszbatimi i ligjit dhe probleme të tjera. Si e komentoni këtë situatë?

Besoj se edhe pa u shprehur Holanda, perceptimi i përgjithshëm është se, për shkak të politikës konfliktuale të ndjekur nga mazhoranca dhe opozita për gati tre vite e gjysmë, marrja e statusit kandidat duket si e parealizueshme. Fatkeqësisht, ata që penalizohen më shumë nga shtyrja e marrjes së statusit janë familjet shqiptare, ndërsa politikanët si z. Berisha dhe z. Rama, të cilët kanë më të rëndësishme karrierën e tyre personale sesa interesat e vendit, nuk dëmtohen, përkundrazi duket se janë të interesuar për një gjendje të tillë. Sigurisht përgjegjësia kryesore bie mbi kryeministrin dhe qeverinë shqiptare, pasi ata kanë marrë përsipër drejtimin e vendit dhe ata janë përgjegjësit kryesorë si për korrupsionin, mos zbatimin e ligjit, apo probleme të tjera me të cilat përballet shoqëria shqiptare. Nëse vërtet integrimi do të kish qenë objektivi kryesor i koalicionit qeverisës, i cili në 2009-ën u quajt koalicioni i integrimit, atëherë ekzistonin të gjitha mundësitë e arritjes së një marrëveshjeje, të bazuar mbi interesat e qytetarëve, me opozitën.

A mendoni se dyshimet që kanë lindur së fundi me ndarjen e qarqeve parathonë një konflikt të ndezur rreth ndershmërisë së zgjedhjeve në muajt e ardhshëm?

Situata e deritanishme, lë pak vend për të qenë optimist se zgjedhjet e ardhshme do të jenë ato të cilat përfundimisht do të mbyllin një historik 20 vjeçar, difektoz e aspak për tu marrë shembull përsa i takon procesit zgjedhor. Pothuajse kushdo, përshirë edhe median e shkruar apo elektronike, sa herë që hapet kjo temë, duket se ka një dozë të madhe mosbesimi mbi cilësinë e zgjedhjeve të ardhshme. Megjithatë, fakti se të gjithë miqtë ndërkombëtarë të Shqipërisë, ushtrojnë presion mbi qeverinë shqiptare për të garantuar standardet e zgjedhjeve të lira e të ndershme, është për tu vlerësuar.

Një situatë të tillë si kjo aktualja, ne si Frymë e Re Demokratike e kishim parashikuar, dhe për këtë arsye votuam e u shprehëm kundër Kodit Zgjedhor edhe me votë. Megjithatë, ajo që do të ndodhë në 2013 është e pashmangshme. Qytetarët shqiptarë duhet, dhe besoj do të dalin masivisht të votojnë. Ata duhet, dhe besoj se do të votojnë për të mundësuar që me votën e tyre, Shqipëria të ketë një mundësi të re dhe një frymëmarrje të re. Koha për të vepruar është tani, më pas do të jetë vonë.

12 komente në “INTERVISTA/ Oketa: Berisha po na përçan për të na sunduar”

  1. kol tivari says:

    Z.Oketa po u percat edhe ju te FRD qe jeni vetem 20 vete 20 deshtake eshte turp

    1. albani says:

      O Albania lere Berishen se e dime qe eshte “komunist”,po na jep naj lajm se sipo shkojn punet ne Fier se jam ne merak,a ka pas naj çik dom nga permbytja se ne Gaeten Tema nuk ka asnje lajm per ngjarjen…

  2. BUTERFLY says:

    BUTERFLY
    ZOTI OKETA PER JU KAM RESPEKT DHE E KUPTOJ QE PUNONI PER TE RIFILLUAR DEMOKRACINE QE AKOMA NUK ESHTE NE SHQIPERINE E DROBITUR.KISHA NJE PYETJEPER JU.NDER KOHE QE TOPI DEKLARON PER KRYEPROKURORIN QE ESHTE PROCES ANTIKUSHTETUES SEPSE MBARIMI I AFATIT TE KRYEPROKURORES MBARON NE MAJ ATEHERE KUR HYRI NE FUQI VENDIMI I NDRYSHIMIT TE KUSHTETUTES.ATEHERE PERSE JU VOTUAT PRO KETIJ PROCESI ANTIKUSHTETUES.TE MOS FLASIM PER INA RAMEN QE DEKLAROI SE DO TA NDJEKE JURIDIKISHT KETE SHKELJE KUSHTETUTE DHE ME PAS DORZON CELESAT.MENDOJ QE DUHET CDO VEPRIM DUHET TA BENI ME GUXIM DHE PJEKURI.NE PO JU BESOJME POR KUSH SHOHIM SE JU BINI PRE E BERISHES SHKELNI KUSHTETUTEN E SHQOIPERISE SI DO MUND TJU BESOJME PER ME TEJ.PD DHE PS U KRIJUAN NGA PPSH -JA RAMIZ ALIA KETE E DIJMETE GJITHE NE .POR SHKEPUTJA JUAJ NA NDEZI SHPRESEN E FILLIMEVE TE PROCESEVE DEMOKRATIKE .PRANDAJ MENDOJ CDO VEPRIM DUHET MATUR SE SI PO I SHERBENI KOMBIT JO BERISHES APO LLALLES.NUK DISKUTOJME DJALE I MIRE APO I KEQ POR SI RESPEKTOHET KUSHTETUTA SHQIPTARE TAPIA E NJE KOMBI.

  3. tomori i beratit says:

    Ne qoftese FRD nuk hyn ne koalicionin e madh qe do te quhet LARGIMI i berishes-atehere kjo parti do te katandiset si partia e pollos apo e shehut .Pa nje ALEANC MBARE POPULLORE nuk shkulet sali psiqiku nga karigia.Kete mendojeni mire ju zoterinjt e FRD.

    1. artani says:

      Po akoma dyshon ti ore Tomori se si do perfundojne keto funderina. Keshtu e fillojne dhe pastaj shkojne dhe fusin koken nen bythen e liderve te medhej. Keto jane bastarde te vertet por te shohim hallet tona se keto edhe nje sekond nuk mendojne per popullin.
      Respekte

  4. vlora 1912 says:

    Natyrish!! Si te mos ju sundoje?! Niveli i inteligjes suaj eshte aq shume i kufizuar sa qe nje imbecil, si Sala, duket me i zgjuar se sa ju.

    1. iriqi says:

      Shko mer lab ha makarona ne Itali ti se je mire.

  5. ardi says:

    ku ishit gjer dje ti dhe partia jote?nuk ishit ne PD z.oketa?nuk kini votuar ju kaq ligje me pd?apo dilni si kerpudha pas shiut……

  6. Vilson says:

    KOMENTUES TE MIRE,LERINI FJALET PA VLERE, JEPNI MENDIME QE MUNDET TE NDIHMOJNE SHQIPERINE, NE RRUGEN DREJT DEMOKRACISE DHE BE-SE. BASHKOJUNI FRD OSE KeZTE KRESHNIK SPAHIUT, PER TE SHPETUAR SHQIPERINE NGA DIKTATURA NEOKOMUNISTE, PER TA SHPETUAR SHHQIPERINE NGA KORRUPSIONI I KETRYRE 22 VITEVE.

  7. psikologu says:

    Z.Oketa mos u tut e mos u ngut,bashke me te gjithe antaret e FRD-ke,saliu deri sekonden e fundit s’di c’te beje,djallezite e tij do ta futin ne kllapi ngaqe s’e ruan dot sekretin e tyre prej shqiptareve qe jane velur nga anomalite e tij edhe pse i sherbejne.
    saliu i ngjet boksierit, qe vetem me nje grusht te dobet dhe shtrihet nogdaun,kaq keq e ka sutuaten brenda dhe shume me keq jashte Shqiperise apo brenda qelizave te tij nervore-trupore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje