Të gjithë në qytete dhe drejt luftës së ashpër për burimet

10 Dhjetor 2012, 20:40Lifestyle TEMA

Rreth dy të tretat e popullsisë në botë do të jetojnë në qytete deri në vitin 2030, shumica e të cilëve klasë e mesme, të lidhur me teknologji, të mbrojtur me kujdes shëndetësor dhe të lidhur me vende që punojnë së bashku, ndoshta me Kinën dhe SHBA në krye të kësaj rruge.

Por ky është skenari më i mirë në raportin e qeverisë amerikane, të titulluar ‘Global Trends 2030’.

Kurse skenari i keq është se popullsia në rritje do të çojë në konflikte për ujin e ushqimin, veçanërisht më Lindjen e Mesme dhe Afrikë. Ndërkohë destabiliteti do i shërbejë kolapsit ekonomik botëror.

Në raport thuhet se teknologjia mund të shërbejë si shpëtimtare për konfliktet, pasi do rrisë prodhimin ekonomik dhe do të mbushë xhepat e njerëzve, pavarësisht rritjes së popullsisë.

Në raport thuhet se gjëja më e mirë do ishte nëse Kina dhe SHBA do të bashkëpunojnë për një seri çështjesh, duke sjellë një bashkëpunim më të gjerë global.

Në raport thuhet se SHBA nuk është më polici global.

Po në raport thuhet gjithashtu se bota sërish është e rrezikuar nga epidemitë dhe ndryshimet klimaterike.

Më raport thuhet se bota do ishte më e qëndrueshme me një Kinë demokratike dhe një Iran të reformuar.

4 komente në “Të gjithë në qytete dhe drejt luftës së ashpër për burimet”

  1. SS says:

    Bullshit! Po me Izrakërmën e armatosur me armet e ndaluara berthamore e kimike, si do te do ishte bota e qendrueshme?
    Apo kaq shpejt i harroi Europa kercenimet e ketij shteti vrases qe disa here ka deklaruar se po te ishte ne rrezik zhdukjeje, do te leshonte nga 3-4 raketa berthamore drejt te gjitha kryeqyteteve te Europes?
    Pa çrrenjosur terrorizmin sionist nuk ka paqe ne bote!

  2. Zeni says:

    Raporti eshte shume i mangut.Ne qofte se gjithe bota do te kthehet ne qytet,atehere ku do te merren prodhimet bujqesore per ushqimin e popullsise se madhe,e cila po rritet ritme galopante.Atehere njerezit do te detyrohen te hane njeri-tjetrin.Ne qofte se neglizhohet fshati ashtu sic po ndoddh ne te gjithe boten dhe sidomos ne katrauren shqiptare,kush do te punoje per ushqyerjen e popullit.Te mirat materiale prodhohen ne fshat,jo ne asfalt dhe teracat e pallateve.Fshati dhe qyteti gjate gjithe historise kane bashkejetuar me njeri-tjetrin,fshati ka furnizuar qytetin me ushqime dhe lende te pare per industrine dhe qyteti ka furnizuar fshatin me prodhime industriale.Keshtu ka qene dhe duhet te vazhdoje edhe ne te ardhmen per te miren e njerezimit.Per kete duhet te mendojne shkencetaret dhe politikanet dho jo te vleresojne zhvillimin e qyteterimit me rritjen e numrit te popullsise se padobishme qytetare.

  3. ARBEN says:

    Ne kapitalizem ku sundon ligji i Fitimit, asnjehere nuk mund te kene

    rezultat marrveshjet apo masat per te permiresuar ceshtjet e ndryshme

    globale.

    Ne sistemin kapitalist ne kuader mbareboteror, gjithmone do te kete

    nje çorganizim te organizuar. Fuqite e medha do te luftojne me njera

    tjetren per zona influence ne shfrytezimin e burimeve te pasura

    natyrore e njerezore,

    nderkohe qe, me shume nga kjo gje, do te paguajne popujt e vendeve te

    varfra, perfshi edhe Shqiperine.

    1. I nderuari z.Arben. Mbase e kam gabim duke menduar se jeni shume me i ri se une, por une dua t’Ju kujtoj nje nga ato barceletat me spec qe thuhej me gjysme zeri ne kohen e monizmit : “Fashizmi ishte nje organizim i corganizuar ndersa socializmi eshte nje corganizim i organizuar mire !” Ketej e keni bazuar edhe Ju, jo pa qellim komentin Tuaj duke ia veshur kapitalizmit. Pse nuk beni pyetjen : Kush e ka bere kete raport ? Dhe e ka bere per ta organizuar apo corganizuar zhvillimin qe pritet te ndodhi ? Po perseris cfare thuhet aty : “Në raport thuhet se teknologjia mund të shërbejë si shpëtimtare për konfliktet, pasi do rrisë prodhimin ekonomik dhe do të mbushë xhepat e njerëzve, pavarësisht rritjes së popullsisë.”. Eshte ne mes fitimi, por fitimi per te gjithe, sipas kontributit te secilit. Pse jane me mijra perendimore ne Afrike per te ndryshuar menyren e jeteses se afrikaneve ? Kush mund te pohoj sot se njerezimi jeton me keq se 100 vjet me pare megjithse eshte 7 fishuar ?
      Sigurisht zhvillimi paraqet edhe probleme, por me vullnet te mire ato mund te kalohen dhe po kalohen.
      Ju faleminderit !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje