Familjarët e viktimave të 21 Janarit humbasin shpresën me drejtësinë tonë, i drejtohen Strasburgut

11 Dhjetor 2012, 13:25Politika TEMA
Familjarët e viktimave të 21 Janarit humbasin shpresën me

Viktimat e 21 janarit

Familjarët e viktimave të 21 Janarit, pasi janë refuzuar disa herë nga drejtësia shqiptare, i janë drejtuar Gjykatës së të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

Në datën 5 dhjetor 2012 qendra Res Publica, pasi formuloi kërkesat për Ana Veizi, Klajdi Veizi, Çaush Veizi dhe Zabit Deda i postoi ato për në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut me seli ne Strasburg.

Ana dhe Klajdi Veizi, pasi kërkuan dhe iu refuzua nga gjykata e Tiranës të ishin pjesë e procesit për 21 janarin 2011, ngjarje në të cilën humbi jetën babai i tyre, ata iu drejtuan gjykatës në Strasburg për shkelje të anës procedurale të nenit 2 të KEDNJ. Ana dhe Klajdi Veizi dorëzuan në gjykatën e Tiranës kërkesën në kohën e duhur, duke paguar dhe një pjesë të taksës së padisë. Pamundësia e tyre për paguar të gjithë vlerën që do të korrespondonte 3% të vlerës së padisë, i mjaftoi seksionit penal të gjykatës së Tiranës që tu mohonte minorenëve eksesin në drejtësi.

Çaush Veizi dhe Zabit Deda iu drejtuan me kërkesën e mësipërme Gjykatës të të Drejtave të Njeriut me seli në Strasburg, për shkak se respektivisht të dy personave iu mohua e drejta për akses në dosjen e të njëjtës çështje. Pas dy kërkesash drejtuar Prokurorisë, Çaush Veizi dhe Zabit Deda me asistencën e Res Publica ju drejtuan gjykatës. Pas 9 seancash gjyqësore në të cilat prokuroria mungoi qëllimisht duke injoruar thirrjet e njëpasnjëshme të gjyqtares Regleta Panajoti, çështja u pushua për shkak se ndërkohë paralelisht filloi çështja e njohur si 21 janari në gjykatën e Rrethit Tiranë.

Ana Veizi, Klajdi Veizi, Çaush Veizi dhe Zabit Deda janë në pritje të komunikimit nga Gjykata e të Drejtave të Njeriut në Strasburg për shkak se drejtësia këtu nuk u komunikoi asnjëherë asgjë për më shumë së një vit e gjysmë.

13 komente në “Familjarët e viktimave të 21 Janarit humbasin shpresën me drejtësinë tonë, i drejtohen Strasburgut”

  1. jimmy says:

    Tema hapni nje llogari bankare per shpenzimet e gjygjit ne Strazburg ,te gjithe do kontribojme per zbardhjen dhe denimin e autoreve te 21 janarit.

    1. Sali Berisha, Gerdec 2012 says:

      Sali Berisha eshte nje i rrjedhur 70 vjecar, po ju te tjeret kujtoni se do shpetoni kollaj qe hidhni vallen e tij!!!???
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/if-ne-21-janar.html

    2. Adoleshent says:

      jimmy, shum shpejt do lindi “OCSH” pas vjedhjes se zgjedhjeve te 2013, aty do kesh mundesi te financosh Clirimtaret e rinj te Shqiperise.
      Kush esht i gatshem te japi jeten per atdheun do i bashkohet ksaj Organizate Clirimtare.
      U bej apel familjarve te 21 Janarit, Gerdecit, dhe te gjith familjarve tjere te viktimave, te vrar nga dora pushtetit beni durim, mos gjeni si rruge vetvrasjen, shijojeni diten qe te dashurit tuaj do gjejn drejtsin me ndeshkueshmerin e kriminelve qe sot ulen ne Parlament para Shqiptarve e qarkullojn neper rruge me eskorta, te mbrojtur nga bandita, mercenare.

      1. Rrema says:

        Ok.Eshte e vetmja drite ne fund te tunelit.

    3. revolucionari says:

      jemi dakort te kontribuojme per zbardhjen e 21 janarit!

  2. MEMEDHETARI says:

    Verore,me budallalleqet qe thua rrezikon qe burri jot(ne rast se ke)te te fute ndonje kallep dinamiti midis kembeve,tek shpella…
    Bej kujdes,Verore,dhe mos fol brockulla…

  3. Pilo Lala says:

    Kjo eshte nje iniciative qe duhet te marri Totozani, dhe ta coje problemin ne Strasbourg. Jo te merret me Gjakmarrjen ne Veri. Gjakmarrja stimulohet nga vete shteti i Berishes. Bodyguardi A vret nipin e ish bodyguardit B.

  4. alban4eva says:

    kam frike se Saleh shpella do paguaje edhe gjykatesit e Strasbourgut.. thua valle te korruptohen edhe ata???

  5. Horri i Bulevardit says:

    Strazburgut ore viktima te shkrete, duhej ti ishit drejtuar atehere kur pate se gjykata e Saliut, filloi ta dridhte dhe shkarkoi nga pergjegjesia kryesore Shkelzen Berishen dhe Farhri Balliun qe u shfaq si ndertues, qe vetem ndertim nuk pame aty, por disa objekteve te kohes se monizmit.
    Tani nje rruge ju ka mbetur, mos beni vetvrasje qe shkon dhe anashkalon fajtoret, si ajo e ndjera e fundit, por shkoni dhe merrni gjak, sipas kanunit se sot ne Shqiperi sundon jo ligji europian, por kanuni berishian.

  6. Dritani says:

    Kerkojeni te drejten te vendi i demokracis me te madhe te botes prane ambasades amerikane Tirane.http://www.youtube.com/watch?v=WCQjZtU-iww

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje