1./Porsi doktori do u futem në shtrat
Hëna e pasmesnatës ia godiste qepallat e syve dhe drita e saj i depërtoi dhe po i shpërndahej mu sipër kokërdhakëve. Sforcohej të ndillte gjumin, por si për inat vetë gjumi i kishte lenë shëndenë duke ia ngjyrosur brazdat e trurit me imazhe fytyrash të zbehta njerëzish. Dukej sikur i kishte të gjithë aty sipër kokës dhe nuk guxonte as të hapte sytë e as të lëvizte. Duar të djegura nga baruti që kullonin një lëng të verdhë të kuq i bëheshin sikur e përkëdhelnin, ndërsa buzë të kafshuara e të thata tentonin ti flisnin në veshët e djersitur. Djersitshëm ishte lagur i gjithi dhe ashtu skuthshëm qëndronte i mpirë ngaqë bashkëshorten nuk donte ta zgjonte…
-Fatmir, Fatmir, Fatmiiiir! Na erdhi dhe Tushja, erdhi pardje. Erdhi se e zhuriti malli për të bijën. Kishte merak edhe për burrin… Erdhi dhe Tushja, Fatmir erdhi Tushjaaaaaaaaaaa!!!
Dhjetëra zëra po ia buçisnin veshët. Nga drita e hënës u verbua, nga zërat u shurdhua, djersa e ngrohtë e mpiu dhe i tmerruar bërtiti:
-Joooooo, nuk u vrava unë. Ai u vrau, ai djali i…., jooooo…!
Kësaj here kishte folur me zë, kishte reaguar me duar, kishte hapur sytë dhe e pa veten ulur më bythë mbi krevatin e gjerë.
-Çfarë ka- pyeti e frikësuar e shoqja, e cila përgjumur ngriti duart të pengonte dritën e hënës që e godiste mbi fytyrë.
-Asgjë- psherëtiu i shoqi dhe u ngrit të ulte grilën e dritares.
-Po shikoja në ëndërr sikur aeroplani që po më sillte nga Katari pësoi… dhe fjala iu gris në fyt.
Poshtë pallatit të tij një nga pastrueset me ngjyrë të bashkisë po fshinte rrugicën. Ishte e vogël në trup, i shëmbëllente Tushe Osmanit me flokë të prera shkurt dhe e veshur me një mushama fosforeshente. Ajo mblodhi mbeturinat në një pilog ndanë bordurës, shtriu fshesën e gjatë mbi rrugë, futi duart në xhepa nga ku nxori një cigare dhe një çakmak e pasi e ndezi, e thithi fort dhe ngriti sytë lart për të parë motin në qiell.
Fatmiri u struk pas perdeve të rënda ndërsa duart i mbetën të kapura te rrogozi i grilës.
-Më pa- mendoi me vete, por pyetjen e kish bërë me zë.
-Kush është aty poshtë,- kërcënueshëm pyeti e shoqja dhe fluturoi nga krevati për të parë se kush ia kish trembur burrin.
-Nuk të vjen asnjëra të të këndojë serenata korçare poshtë dritares, vazhdoi të fliste me të njëjtin ton e shoqja dhe vërtik uli grilën zhurmshëm nga brenda.
Dhoma e gjumit u nxi e tëra. Humbën në të edhe nata, edhe fytyrat e bashkëshortëve. Pastruesja me ngjyrë poshtë në rrugë kish filluar këndonte me zë të lartë si inat për zhurmën e grilës që i prishi rehatinë e tymosjes së cigares.
Parlamentit shqiptar sot iu paraqit një projekt rezolutë për Çështjen Çame nga një parti e etnitetit çam në këtë vend. Politikanët e saj zgjodhën pikërisht Ditën Botërore të të Drejtave të Njeriut dhe tre prej tyre u panë ta dorëzonin në mesditë pranë Kryesisë së Kuvendit. Ndërkohë që administrata e Kuvendit administronte dhe protokollonte Pr/rezolutën për krimet greke ndaj komunitetit çam gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore, Gjykata e Lartë shqiptare pushonte një padi penale ndaj një politikani çam, i akuzuar për masakrën e Gërdecit dekada të tëra pas Luftës së Dytë Botërore.
Më pëlqen këmbëngulja dhe rizgjimi i një prej çështjeve nacionaliste e të vërteta si krimet dhe eksodi çnjerëzor i popullsisë çame e megjithëse për gati 7 dekada politika greko-shqiptare e zbehu, tashmë i është rikthyer rutinës sonë ditore më fuqishëm se shqetësimi i orarit të ujit apo ndërprerja e dritave.
Duke qenë beniaminë të së shkuarës, ne dimë t’ia gërvishtim plagët vetes shkaktuar nga të huaj sa herë atdheu ka nevojë për pak respekt në sy të fqinjëve, por kur atdheun e kafshojmë dhe e plagosim vetë ne së brendshmi, mjafton një mjekim sipërfaqësor fshehjeje paçka se gangrenosemi edhe ne, edhe atdheu.
Historia si shkencë kapriçioze e kokëfortë vazhdon të ndeshet keqas me ne ballkanasit dhe pasi kujtojmë se e manipulojmë me dhunë, me para, me fakte e heronj hibridë na le pakëz në gjumë e na bën karshillëk atëherë kur kemi përuruar edhe muzeumet.
Krimet greke ndaj çamëve pavarësisht se janë pluhurosur nga koha nuk kanë shumë dallim nga krimet e freskëta të çamit Medi ndaj gërdecasve të pafajshëm shqiptarë. Pavarësisht kombësive të kriminelëve paralelizmit mes gjeneral Zervës dhe ish- ministrit Mediu nuk mund t’i bëjmë bisht.
Të dyja sagat e krimeve nisin njësoj dhe pavarësisht faktorit kohë mbeten të gjalla në kujtesën kolektive.
Vendimi famëkeq i Konferencës së Londrës më 1913 për copëtimin e Çamërisë nga trungu amë, nuk ka aspak dallim me vendimin famëkeq të Këshillit të Ministrave të Shqipërisë për demontimet e paligjshme në Gërdec. Zerva i bëri masakrat edhe në shenjë hakmarrjeje ndaj shqiptarëve të atjeshëm që atdheu i tij tu përlante prona dhe kapitale, Fatmiri e bëri masakrën ndaj shqiptarëve të këtushëm për t’ua përlarë me zjarr prona, shtëpi, jetë dhe katandi e këto nuk ia fali atdheut të tij, të tyre po i struku për vete bashkë me Familjen. Zerva mbeti një hero në atdheun e tij, askush nuk ia përgojon krimet dhe mbrohet me çdo çmim akademikisht, politikisht dhe ligjërisht ndërsa ky Zerva ynë mes Tirane pavarësisht se është zbuluar cullak nga prokuroria, media dhe viktimat, vazhdon të mos preket as nga ne, e as nga gjykatat e kalbura të regjimit.
Historia si shkencë kapriçoze e kokëfortë vazhdon të ndeshet keqas me ne ballkanasit dhe pasi kujtojmë se e manipulojmë me dhunë, me para, me fakte e heronj hibridë na le pakëz në gjumë e na bën karshillëk atëherë kur kemi përuruar edhe muzeumet. Koincidencat dhe përballjet shpesh janë fatale dhe të pa evitueshme. Projektrezoluta e sotme për Çështjen Çame do të kishte më shumë hijeshi të shoqërohej ashtu si ajo e krimeve të komunizmit edhe me një tjetër për krimet shtetërore të tranzicionit. Prognoza e Re Progresiste për Rilindje le t’i mjekojë plagët e këtyre 22 viteve duke qenë vetë edhe paciente edhe mjeke. Kështu lehtëson edhe veten, tremb edhe ndonjë Zervë ose Medi që ka në planet e tij gërdecër të mëdhenj a të vegjël.
-Qyqja mi gru, ikën dhe dritat!
Pastruesja e rrugës ndaloi këngën poshtë apartamentit të Mediut. U mundua të gjejë fshesën me xana hedhur për tokë e u nis duke e tërhequr zvarrë. Gufonte gjithë mllef dhe mallkonte mes të ftohtit:
-Nuk ka fat fukarai, jo. Edhe këngën ia shkulin nga fyti. Pa bukë, pa rroga, pa ujë… na tani, edhe pa drita. U bëftë mut kjo qeveri, u raftë Gërdeci jalla!
-Moooooos! Nuk kam vrarë vetëm unë. Edhe Ai vrau më 21 janar, vrau edhe Luli… Moooooos!
Nga brenda dhomës së gjumit ku qëndronte i shtrirë Mediu, errësirën e çau klithma e një mëkatari frikacak.
*facebook.com/bledi.mane
twitter.com/blediMANE
Bledi, je legjende!
Perfundimisht Bledi Mane, eshte unik ne Shqiperi. Je teper i madh me keto shkrime qe ben!!
fatmir mediu ai pjella lirise dhe patrik henry , benin takime perdite ne sheraton(shkoni kerkoni vidiot nese i kane len) ky Miri Medijave pagesen per qendrimin e patrik henryt e bente personalisht dhe fatura kalonte ne llogari te ministrise se mbrojtjes.
Pyesni ne sheraton ose kerkoni faturat e patrik henryt dhe do befasoheni.
E dhimbshme Bled, e pameshirshme!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/12/don-kishoti-i-sllobodan-kes_9.html
Bled Trafikanti
Vetem me kete paragraf “Vendimi famëkeq i Konferencës së Londrës më 1913 për copëtimin e Çamërisë nga trungu amë, nuk ka aspak dallim me vendimin famëkeq të Këshillit të Ministrave të Shqipërisë për demontimet e paligjshme në Gërdec” e nxjerr fytyren tende idiote dhe antishqiptare.
Nje person, nje minister apo edhe nje qeveri jane pika uji para kombit.
Per me teper, Fatmir Mediu nuk eshte cam. Eshte nga fshatrat e Kavajes.
Si duket paske filluar ndonje trafik me fqinjin jugor.
Me vjen keq edhe per konsideratat qe te jepen nga pjesemarresit ne forum.
Me qe ra fjala, e ke takuar Beckham perseri ?
O Blendo.Nuk e rruajne fare as Mediu e as shpellaret e tjere. Llogarite e tyre jane:Ti vrasim ne perpara se te na vrasin ata.
Dhe mos beso shume ne keto gjepurat e rilindjes kombetare.E vetmja “gje” qe ka rilindur nga politikat e PS eshte Sali Berisha.
Duhet nje Like edhe per kete qe ke thene
“…Nuk të vjen asnjëra të të këndojë serenata korçare poshtë e mbasdritares…”
Po ti thuaja emrin o burre, se s’behet qameti…
Une jam!!!!!!!!!!!!!
Bledi me pelqen shkrimi, por per Mediun JA KE FUT KOT FARE, se nuk eshte Cam ai. Te jesh i sigurt, por ai larva ka perfituar nga shoqeria me Camet prandaj dhe vazhdon te perfitoj me heshtjen e tij kur e quajn Cam.
Bledi me vjen shume keq por ja ke fut kot fare ……..per te tjerat je ne rregull.
mediau eshte gjys cam dhe e din te gjithe. nene , fatorinon e famshme e ka came
Jo me shoku jo as gjys e as cerek, pyet mire se po i ngatrroni gjerat. Mediu vetem shoket i ka pasur Cam ne Fier dhe une qe po te them e njoh me rrenj e me dhemballe. E njoh ate dhe te vellain. Po Zoti ju rujt juve se jeni bo si grate e keqia qe merreni me llafe rrugesh dhe nuk shkruani si i ka hije gazetarit. Doni te beni interesantin shoku duke kujtu se i dini te gjitha, mire vazhdoni atehere. Po ai prape nuk eshte Cam po ta them edhe njihere. Ska asnji lidhje me Camet pervecse shoqerore.
Pavarèsisht se èshtè zbuluar cullak nga prekuroria,na mediat,nga viktimat
vazhdon tè mos preket as nga ne ,as nga gjykatat e kalbura….
Hè Blendi,e ka mirè ajo pastruesja…na raftè Gèrdeci tè gjithève se do bèjmè dy ndere:dhe vetè nuk do jemi kufoma tè pakallura dhe qeveria e *dashur*,nuk do lodhet duke na futur njè nga njè nè dhe.
Njerèz mos harroni qè sistemi gjyqèsor mbahet nga ne taksapaguesit,pra i paguajmè qè mos tè dènojnè asnjè,ose mè saktè tè na vrasin herèn e dytè atè pèrfundimtaren.
Dhe ju i nderuar komunitet çam,dijuani pèr *nder*,ktè projekt-rezolutèn e leshit,sepse tani qè e dorèzuan te kuvendi i lavireve,do bèjnèèèèè namin
ja votojeni prapè Idrizin,se do shihni,do tju trasferojè direkt nè parajse,jo vetèm nè Prevezè.
Mos harroni dhe Salenè,se do filloj qè ktè javè tè japè pasaporta,gjynaf pèr Nishanin,si do na i firmosi me njè dorè–ske qfarè ti bèsh mor president—po e tha ai burri,ti mund tè q….dhe nanèn tate,por do e bèsh ,ksaj radhe ske çfarè bèn fare.
GERDECI,VETEM AI E SHPETON KTE VEND……NGA NE !!!!
Si gjithmone i perpires…. Edhe shume pergezime edhe per librin.
Shume bukur. Shkrim qe te imponon te komplimentosh rradhitjen imagjinare te Mediut ne nje nate jo te vecante!
Bledi nuk di cfare te them je i paarritshem,je i madh,je i paparashikueshem.Ndjej shume kenaqesi nga shkrimet e tua se jane art,letersi,histori,politike,fakt.Une nuk do te bej me komente,do te bej vetem atehere kur ti do te largohesh nga ideali yt,vetem atehere, por e di qe nuk do te ndodh.Pershendetje.
Jo, jo bertet Mediu, nuk ju vrava une, ju vrau ai biri i …. Kush eshte ky mor Bledi? Pse nuk ja thua emrin? Kush eshte ky? Biri i kurves?
Si gjithmone gjenial, shpresoj qe keto shkrime neser ti publikosh ne nje liber. Blendi kunder diktatures, dhe se paku te mesojne ata qe e kane mendjen akoma ne erresire qe kjo qeveri eshte e ndyre
Bledi je i madh. Nje nderthurje mes skenave Shekspiriane me shkrimet Migjeniane. Bravo.
Me te lumte more Bledi se ja bere Mediut “tete me dy!”Derrat,thone,kane nje fecke,pra nje fytyre te ndyre sepse mes ndyresirave qe prodhojne futin hundet.Ti Bledi shkrove bukur mbi ate paralelizmin e ngjarjeve te sotme,paraqitjes se rezolutes per ceshtjen Came dhe vendimin e gjykates per perfundimin e ceshtjes “Gerdeci”.Por ama edhe ky shkrim brilant i yti,i cili na ben edhe me humor me personazhet e henes dhe rruges me fshesaxhien e varfer,ka nje fare paralelizmi edhe me kryeartikulin e gjithe kryeartikujve(qe sot i quajne me termin e huaj “editorial”) te shefit te “opozites se vertete shqiptare”,z.Mero Baze per bemat dhe krimet e Makbethit shqiptar,Sali Berishes!Pena top ju befte te dyve,se ju jeni Avni Rustemet e vertete te diteve te sotme, dhe jo ne ananimatet qe perdorim per anonim ate emer te nderuar!Qe sot e tutje do ta ndjej per turp t’a perdor emrin e ketij heroi si anonim,pasi heronjt e sotem,Avni Rustemet e sotem,Mero Baze dhe Bledi qellojne mbi tradhetine ballehapur e pa iu trembur syri!
Fatmir Mediu nuk ka asgje te perbashket me Camet dhe Camerine.\Turp i Madh per ata “shqiptare” qe rrjeshtohen me greket vrasesa, hajdute dhe dhjakonare, kur Krahasojne SHQIPTARET E CAMERISE me greket komplotista dhe te pabese
Leri te kenaqen me te tilla krahasime me pa asnji lidhje me Camerine. Perderisa nuk kerkon falje publike qe e quan Mediun Cam, pa qen i tille , Blendi ti je nji M U T i madh pa asnji lloj vlere, dhe asgje me teper.
trim dhe i zgjuar je
pa fjale, Blendi .Je talent i spikatur.
Bledi, mos te te rritet mendja, vazhdo te punosh, te gjitha keto lavdrime i meriton, ti po punon per te miren tone, per te miren e popullit tend,
eshte fare e parendesishme nese Mediu eshte Cam apo c’far eshte, e rendesishme eshte se ai eshte Shqiptar,e ne te gjithe jemi Shqiptar, te luftojme sebashku qe te mos lindin me Medi te tjere, Sali te tjere….vrases te tjere, gerdece te tjere, bandite te tjere….edhe ata ishin si ne e ne mos me keq, Saliu ne femijeri ruante dhite ne malesi, Fatmiri leronte token per domate, tjetri zvarritej per nje cope buke, tjetri…..apo josi, Zonja e madhe, c’fare bente, ne cilen kooperative bujqesore i kishte degdisur regjimi gjakpires, cilet nga keta apo familjet e tyre nuk vuanin ???? Atehere c’far te themi ? Kush e ka fain ? Pergjigjuni o djemte e Shqipes, jemi ne vete qe kthehemi ne bandite sapo te marrim pak fuqi, eshte vete kombi qe e trashegon nje semundje te tille….na duhen shume si Bledi per ti goditur keta pashallare te rinj e te tjere qe do te vijne.
Rrofte e ardhmja, rrofte inteligjenca e kultura Shqiptare pa dallim bindjesh politike, rrofte redaksia e kesaj gazete qe na jep mundesine
te shprehim mendimet tona kudo qe jemi.
Bledi shume i goditur shkrimi sa per ate Kujtimin qe shkruan me siper duket eshte shpellar qe ka mesuar pak letraren e shkruar
gazetari,shkruan e tregon nje te vertate e cila ka ndodhur,e per te cilen ai qe shkruan mban pergjegjesi,na shkip-taret o shqi-ptaret ,bythe-grisur pa kurajo e guzim,shajme e kritikojme gazetarin,i cili na hap syte.nuk revoltohemi ndaj katundarit kooperativistit ,came apo kavajas o kadundar fieri qofte,fakti eshte se ka vrare e per kete duhet zbatuare ligji.meqenese ne shki-pni o shqi-peri nuk ka ligj,atehere njerz si fatlliri o idhjer-skrapar hajduti vazhdojne te jene tepaprekshem.e rofte shki-pnia e shqi-peria,came+gjirokastrit+vlonjete+dibrane+tropojane +etjere=shkip-tare o shqi-ptare,vendi jone po ndryshon e sali-breke-skisha -bynkjeristi po kendon e vendi po e gezon,me krime qe nuk ndalon,mjekesine po e xhvillon,edhevendi yne si ne kohen e qepes marshon.
sikur perdite nga nje artikull te tille te lexojme, do na rritet guximi
mereni me mediun po i haruat dhe gjeneralet qe lyen duart me gjak ne gerdec,si shpetim spahiu me shoke qe prokuroria kerkoj 8 vjet burg dhe gjykata e liroi.Tani drejton nje media ,tv planet ,mafia pagoi per ta qe te mos denohen,keta hora bejne politiken sot .
U RAFTE GERDECI.E bukur kjo o BLED TRIMI por edhe shum e dhimbeshme.Zerva e Mehdiu.Jane te dy njelloj nga krimi,por Zerva eshte nje hero ne vendin e tij nder qe nuk e meriton(e rafte Gerdeci)ndersa Mediu yn eshte nje KRIMB qe perdridhet tere naten por çe do ngado te dridhet-Gerdeci do ta ndjek nga mbrapa-perderisa shpirti i te vrareve te Gerdecit te prehen te qete.
O zotni Kujtim! Perqasja qe i ka bere Blendi,per mua eshte e perkryer… behet fjale per jete njerzish!Pra edhe Kombi perbehet nga njerzit,nga nje njeri,nje minister nje,edhe etera eshte Kombi. Gjithesesi,pune per ty,pershendetje.
O njerez, pak ka rendesi nese eshte cam apo jo Mediu. Ai per para edhe me djallin ben pakt..ndersa per aferat dhe parate e fituara ne kurriz te te vdekurve te mjere te Gerdecit, ai duhet te haje burgun…e jo vetem ai…dhe jam e bindur qe nje dite do ta haje..heret a vone do vije drejtesia…vonon po nuk harron! Shkelqimi i tij eshte i rreme..e i perkohsehm…eshte si puna e atij proverbit italian “Non tutto quel che lucca é oro”…
Bledi! Je i madh ,shkrimet e tua ,godasin gjithnje ne shenje o Mane.
Ne Permetaret krenohemi me ty.