Vrasësi i Orikumit fjeti dy net me gruan e vdekur dhe dy vajzat e vogla në një krevat

11 Dhjetor 2012, 10:41Politika TEMA

Krimi makabër në Orikum të Vlorës sjell dëshmi tronditëse. Bashkëshorti, që masakroi gruan, ka pohuar se ka fjetur dy net me kufomën e gruas shtatzënë, që e vrau me sqepar.

“Mora çfarë gjeta përreth dhe e qëllova në dorë, më pas në kokë me sqepar. Pasi e godita në kokë, ra në shesh afër zjarrit. Ndiznim zjarr në shesh në mes të shtëpisë pasi nuk kishim sobë. Ashtu të përgjakur e mora dhe e shtriva në krevat për të mos e parë fëmijët. Nuk dija si të veproja, por ajo që bëra s’ndreqej më”, ka deklaruar në Polici Shpëtim Çeliku, i cili është detyruar të rrëfejë ngjarjen pas dëshmisë së vajzës 7 vjeçare.

“Unë isha xheloz. Nuk e di pse, por dyshoja se fëmijën që e kishte në bark nuk e kishte me mua, por me rojën e lagjes. Ajo ishte shtatzënë në muajin e gjashtë. Prisnim të vinte në jetë fëmija i tretë. Unë nuk e doja këtë shtatzëni pasi nuk kishim si të ushqenim dy fëmijë, e jo më tre. Më pas filluam grindjet edhe për arsye ekonomike. Ajo u fut në muajin e gjashtë dhe më thoshte se nuk kishte fuqi të shkonte në këmbë në Vlorë dhe të mblidhte kanoçe. Unë i thosha se duhej të shkonte, pasi nuk kishim me se të ushqenim fëmijët”.

Ai trondit me pohimin e tij kur shton se kufomën e ka mbajtur në krevat: “Kam fjetur bashkë me të. Qaja gjithë natën, nuk arrija ta besoja çfarë kisha bërë. Më dukej sikur flinte. Unë fjeta dy net me gruan që e kisha vrarë me duart e mia”.

Ndërkohë në dëshminë e 7 vjeçares së tronditur citohet: “Ne nuk e kemi parë kur babi vrau mamin. Por e kuptuam që mami kishte vdekur pasi nuk lëvizte në krevat gjatë natës kur ne po flinim në krevat bashkë me të dhe babin. Më pas, babi na tregoi se mami kishte vdekur. Filluam të qanim, por ai na foli ashpër. Ditën tjetër nuk na la të dilnim jashtë. Na kërcënoi se nëse dilnim, do të na rrihte. Gjatë gjithë ditës kemi ndenjur te trupi i nënës. Disa herë futeshim në krevat se kishim të ftohtë, por dhe ajo ishte e ftohtë. Në mbrëmje fjetëm përsëri të katër në krevat. Në mëngjes babi doli dhe na tha të mos dilnim se do të kthehej shpejt. Por disa orë më pas erdhi policia”.

22 komente në “Vrasësi i Orikumit fjeti dy net me gruan e vdekur dhe dy vajzat e vogla në një krevat”

  1. elio says:

    Ka ca gjera qe mbase nuk duhen shkruar ne nje gazete te perditeshme por ne ndonje manual psiqiatrie…

    1. Toni VL says:

      Po kaq makaber do te ishin edhe kujtimet e saliut nese do ti rrefente ndonje dite
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/erdhi-prilli.html

  2. Shqiptari says:

    Je me se i sakte,elio.Inderuar zotiMero Baze dhe stafi i gazetes TEMA,per respektin qe kemi ndaj gazetes tuaj,ju kerkojme qe dhe ju te na respektoni dhe te mos e teproni me te tilla lajme makabre apo dhe te ngjashme si kjo,ku nuk po mungojne ne gazeten tuaj,eshte mire te mos jepen keto makabritete qe po ndodhin ne Shqiperi.

    1. coku says:

      dakort shume e rende por duhet ti dime me mire te perballemi me nje lajm te tille sot sesa ta na ndodhe nje ngjarje e tille neser neve. nuk duhet patur frike nga e verteta. sa me shume te flitet aq me mire eshte. ti vene gishtin kokes njerezit.

    2. Artan Vehbiu(vllehu i ndrojtur) says:

      Perkundrazi,lajme te tilla duhet te jepen dhe te diskutohet per to,sepse keshtu e njohim me mire vetveten;e duke njohur veten dime edhe sesi te sillemi ne menyre te kulturuar.Duhet kujdes edhe sa i perket diskriminimit.Nje nder arsyet se pse nuk e pranoj origjinen time te larget, eshte pikerisht frika ndaj paragjykimeve te tilla.Prandaj,merreni shtruar me etiketimet se i ben njerezit te ndrojtur e te ndrydhur.Flm.

  3. be says:

    Me falni qe po ofendoj komunitetin rome po prej ketij grupi njerezish dhe prej budallenjve te tjere shqiperia po deskreditohet si vend ,nuk i ka ngelur me fytyre apo imazh ,nuk kemi degjuar ne bote raste te tilla ne dhe vendet arabike jemi nje se dhe andej ndodhin gjera te tilla ,andej nga ka njerez te ngjashem me romet .

    1. Alba says:

      Nese i lexon gazetat dhe i shikon lajmet ne vendet e zhvilluara ne perendim, sheh dhe degjon cdo dite per keso krime, e mos plaidhje ‘veq te ne edhe ne vendet arabike’. Krime ndodhin gjithku, dhe kriminel ka gjithku, vetem se ne vendet si Shqiperia me ekonomi te ulet e me varferi te skajshme kuptohet se krimet behen me te shpeshta. Sa per vendet arabike nuk degjoj shume lajme per ta, por per ne Evrope e Amerike cdo dite ke raste qe burri vret gruan, gruaja burrin, nena femine, studenti te gjithe shoket e klases dhe mesuesin, babi dhunon vajzen dhe e mbyll 20 vite ne podrum e plot e perplot gjera te tilla. Romet jane njerez si te gjithe te tjeret, dhe poaq kriminel sa te tjeret. Lexo e largoj paragjykimet tua per popuj te ndryshem, se nga paragjykimet vine edhe gjera te tjera te keqija si krimet per shembull. Te pershendes dhe te porosis LEXO!

  4. coku says:

    Na bete keq me keto artikuj. Ju lutem, mos shkruani me makthe te tilla.

    Ketij njeriu i paska ikur truri dhe ka bere ate makabritet.

    Arsyet dihen tashme. Ekonomia krijon lloj lloj problemesh

  5. Jeta says:

    Do te jete ne nderin tuaj qe te mos botoni e aq me teper te komentoni sjellje kaq makabre.Te çmendurit po i marrin si model ne vend qe te mbajne qendrim .

  6. ina says:

    Pse pak filma horror ka??? Ngelen me marre mesim nga gazeta?Ne cdo vend te botes jepen lajme te tilla ,s’jane sekret,megjithate shumica e vrasjeve te ktij lloji ndodhin ne familje aq te varfra te cilat s’kane as televizor e as drita ne shpi keshtu qe s’ma merr mendja se marrin shembull nga gazeta.

  7. rs8 says:

    Disa vrejtje ne lidhje me menyren e transmetimit te informacjonit duke filluar nga titulli, i cili paragjykon nje krahine te tere, aq sa nje zagar me pseudonim ‘moçalor’ nuk merr mundimin te lexoje me tej per te ofenduar (besoj shume te tjere nuk vene me larg se titulli)
    Si gazetar duhet te investigoni dhe te jepni informacjone te sakta si psh:
    – personi ne fjale i perket nje etnie qe ne Shqiperi quhet ‘jevge’; apo ‘egjiptjane’ per korrektesi
    – personi kishte pushtuar nje nga qindra hyrjet e apartamenteve te ndertuara pa kriter ne ate zone; dhe nuk eshte i vetmi.
    Me keto dy elemente kishit mundesi te perfshinit shume probleme (ndertimet pa kriter, gjendjen e mjeruar te pakicave etnike etj etj) pa paragjykuar as zonen e Orikumit e as krahinen e Librazhdit.

    Shendet e te mira
    RS8 V12

  8. Roberta says:

    Kafshat qe s’kaperdihet asht o vlla mjerimi…
    Kafshat qe t’ngelet n’fyt e t’ze trishtimi
    kur sheh ftyra te zbehta e sy t’jeshilta
    qe te shikojne si hije dhe shtrijne duert e mpita…

  9. dumdum says:

    Kronike e nje cmendurie. Cmenduri te tilla ndodhin kudo.
    Gjithsesi te nderuar komentues realiteti duhet treguar nga gazeta sepse per ate pune lexohet.

    Te pakten per kur nuk publikohen foto dhe sa kohe nuk jepen detaje te neveritshme.

  10. king says:

    Cfar jan keto kafshe mocalore,maloket kurre nuk e bejne kyt por vehtem njerezit e moqaleve ,kjo esht idjotsia e shekullit

  11. moçalor + terùn + redneck = jugor says:

    pune moçaloresh, jane mesue moçaloret me dhune vetem atje poshte ne afrike ndodhin kto gjana
    perpara a frika banane me shumice injoranca moçalore ju therret

  12. Besa says:

    Patjeter qe duhet te shkruhen, pse jo? Problemi eshte se keto makabritete nuk diskutohen ne tavolina te rrumbullakta ne media,shume e dmd kjo.Shikojm cdo nate qe diskutohet per gjera te tilla si politik,poste,deputet,kuvend,kryeministri,albperol,kurva,viagra….per cfar s degjojm dhe n uk flitet per ceshtje sociale qe po prekin gjith shoqerine,si ky rast.OJF dhe OJQ qe marrin fonde pa limit,po edhe aty jan fut kurvat dhe ato i marrin fondet.Me nje fjal esht qelb aq shum….

  13. genci says:

    O zoti redaktor
    po pse je kaq i papshpirt dhe injorant qe per te mbushur faqen e gazetes dhe per ta shitur nxjer lajme te tmershme dhe me detaje te hollesishme .
    por faj nuk ke vetem ti por dhe ata polica injoranjt qe japin intervista tek gazetaret tuaj
    behuni me koshient dhe profesionist ne punen tuaj
    ju urroj suksese ne profesion

  14. Genti Metaj says:

    Klithma e vdekjes – Mos ma vrit Nenen !

    Me eshte rendur kronika e zeze e shtypit te perditshem. Me jane peshtirosur lajmet me aksidente, te vrare e te vdekur, vatra te shuara e familje te gjymtuara! Nuk di nga ta filloj me pare sepse fundi i ngjan fillimit dhe fillimi fundit! Fillimi i ngjan nje fundi tragjik, nje eposi dhimbjesh te pashpjegueshme, nje tagjedie te paralajmeruar ku mpleksen idjotesia, barbaria, ndjenjat shtazore te nje shoqerie qe nuk e njoh me, qe refuzoj tan njoh, te flas, diskutoj apo mendoj per te! Ne fillimvitin qe po leme pas, vendosa te beja nje statistike te numrit te vrasjeve (vdekjeve) qe do te ndodhnin ne Shqiperi pergjate 2012. Vendosa t’i klasifikoj sipas motivit dhe natyres se tyre. Nuk e di as vete perse me shkoi ne mendje nje gje e Tille! Mos valle dalengadale po zhytesha pa e kuptuar ne makabritetin e vdekjes, ne erresiren e tejskajshme te pasjetes, ne klithmen e tejzgjatur te mjellmes, e cila thone qe perpara se te mbyll syte ja thote nje fare kenge te fundjetes qe ndjell lemeri ! Shpejt, bile vetetishem u terhoqa nga « menxyra » tentuese e vdekjes.

    Por ja, serish doli ne skene “Vrasesi i Orikumit”, gjymtuesi i rradhes, barbari donkishotesk qe i morri jeten nenes se femijeve te tij, qe i morri jeten femijes se tij, femijes qe gelonte trishtueshem mes vajit, rrahjeve, fyerjeve, dhunes, dhimbjes, mosdashjes per te ardhur ne jete, refuzimit per te marre pjese ne kete maskarade qe po i dhuronte ati i tij natyror! Ai e vrau ate dhe ndoshta me mire qe ndodhi keshtu! Po pra, me mire qe ndodhi keshtu, nje fund i tmerrshem nuk ka te krahasuar me nje tmerr pafund!

    Cili i degjoi thirrjet e dy vogelushve te Orikumit? Cili ju pergjigj thirrjeve te tyre te lemerisura: Po me rrahin Nenen! Po me vrasin Nenen! Ma vrane Nenen! Mos ma vrit Nenen! Si t’Ju shpjegoj yne atyre ftohtesine e trupit te Nenes ne shtratin e vdekjes per dy dite e dy nete rresht! Si t’Ju shpjegoj qe ne ate shtrat ishte ngjizur motra ose vellackoja i vogel qe priste te vinte ne jete vetem tre muaj me pas! A mund ta kuptojne ata, une, ti, ju, ne te gjithe qe shtrati i ngjizjes u be shtrati i vdekjes!

    Marrezi, herezi, krim, ere vdekje, parfum cmendurie, shpelarje truri, maskarallek, lot, pengje, jetime te panumerueshem! Ja cila eshte shoqeria qe me tremb, ja cilat jane faktet tronditese te shoqerise qe tashme une perbuz, urrej, refuzoj. Mjerane, qesharak, burrecer, mashtrues te vetvetes! As fjalen vrases nuk e meritoni sepse ju nuk jeni vrases, nuk jeni kriminele! As zoti vet nuk e di se cfare jeni, as uji, as ajri, as dielli nuk e dine se cfare soje ka mbire dhe ushqehet. As vdekja nuk ju do, nuk ka perse ti duheni! As ferri nuk do t’ju qase, as purgatori! Jeni me te kqij se te gjitha ato mbledhur se bashku, Jeni Klithma e Vdekjes! Vdekja vete renkon kur ju sheh me sopate, sqepare, shufra hekuri ne duar! Vdekja vete eshte e pafuqishme t’ju ndale, t’ju prese rrugen, t’ju prese duart, kembet, t’ju prese marrezine!

    U zgjova nga gjumi me syte e lemerisur, me floket e shprishur, me zemren qe kullonte gjak, me fytyre te shperfytyruar. Nuk kisha me mendime, nuk munda te them asnje fjale, nuk munda te parashoh diten qe po agonte, nuk munda te perkedhel apo puthja vocerakun tim tri vjecar qe me kishte hedhur duart rreth qafes dhe flinte si engjell me nje buzeqeshje te embel ne buze! E pashe, por nuk po mundja te lumturohesha, i pershkova trupin nga koka te kembet por nuk munda t’i puth syte, ballin, gushen, faqet! Nuk munda t’i perkedhel qerpiket! Per kete e ke fajin Ti “Vrasesi i Orikumit”! E ke fajen ti sepse ne nje enderr te keqe mu shfaqen dy kerthij qe ulerisnin: Mos ma rrih Nenen! Po ma rrahin Nenen! Mos ma vrit Nenen! Po ma vrasin Nenen! Ma vrane Nenen ! Nena ime eshte e ftohte, nuk po mundet te me ngohe ! Nena ime ka vdekur, ajo nuk po leviz me, nuk po zgjohet nga gjumi! Kam uri dhe ajo nuk po cohet te ma shuaje urine! Jam ende i njome dhe ajo nuk po cohet me puthjet e saj te me vadite, te me rrise, te me thote “Engjelli im i vogel, te dua me shume se jeten”!

    1. tourkofagos says:

      BRAVO GENTI!

  15. shqiptar says:

    Kafshe, qenie shtazarake pa gjak ne trup, njeri njethundrak nga malet, jugor i shkerdhyer pa kod moral e ndjenja njerezore. Shkojeni ne hell plehren.

  16. Aria says:

    Me vjen keq kur degjoj per keto lajme. Shkaku kryesor i ketyre ndodhive duhet pare varferia e verber qe egziston ne shqiperi. Kjo varferi i ka dhene pasojat e veta ne shume aspekte. Ajo qe duhet menduar eshte si te heqim kete “varferi” shumedimensionale qe egziston ne vend dhe te kulturohemi ndryshe duke filluar nga brezat e rinj pasi keto nuk jane vecse shembuj per te ardhmen qe po vjen. Duke pare keto si mund te jete ndryshe edhe e ardhmja ajo po behet me keq per mendimin tim. Ne ne vend te merremi me keto merremi me paragjykimin e vet races tone dhe pretenojme te shkojme ne BE. Kur nje popull paragjykon veten dhe ngjyren e vet ta dije mire se edhe te tjeret keshtu e paragjykojne ate. Keshtu shqiptare kujdes ne perdorimin e termit “jam krenar qe jam shqiptar”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje