Kryetari i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi, priti sot në një takim zyrtar Robert D.Benjamin, drejtor i Institutit Demokratik për Evropën Juglindore dhe Ana Kodoviç, drejtoreshë për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në të njëjtin institut. Në këtë takim, Topi u shoqëruar nga Sekretarja e Marrëdhënieve me jashtë në FRD, Alketa Mati.
Zgjedhjet e lira në vend si domosdoshmëri e demokracisë funksionale, transparenca e zhvillimit, përfundimit dhe shpalljes së rezultateve përfundimtare, ishin në fokus të bisedës që kreu i FRD-së zhvilloi me miqtë nga NDI.
Duke folur edhe për aspekte të tjera të zhvillimeve në vend, Benjamin shprehu shqetësimin e tij për lirinë e medias në Shqipëri, për të drejtën e pronës, të dhënat e fundit të bëra publike në lidhje me korrupsionin dhe si edhe mungesën e respektimit për pavarësinë e institucioneve.
Kurse kreu i FRD-së u shpreh i bindur se gjatë zgjedhjeve 2013, partia që ai drejton do të jetë një faktor i padiskutueshëm duke respektuar zgjedhjet e lira.
“FRD shkon në këto zgjedhje me idenë e qartë për të punuar për respektimin e pronës dhe zhvillimin ekonomik si hallkat kryesore në programin e saj, por edhe për respektimin e institucioneve të pavarura, pasi të gjitha këto janë kushte që deri më tani, e kanë penguar vendin të marrë statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Evropian,” tha Topi.
O shefi i Lisander Saracit!
Po me kedo i marresh votat mer? Me Picarin, Saracin apo Blerim Celen? ?
Pastroi njerezit qe ke afer mik , pastroi !
Kush eshte ky Lisander Saraci????E keni permendur ne disa komentet tuaja.
Faleminderit ne avance,nese me pergjigjeni.
O bamke
Po ku e gjete Gerta Gumenin (Picarin) o derezi ?
A e pe mbreme sa injorante ishte.
Prap mendjen tek prona e ka ky.Ska ku te kullose lopen i shkreti.Doli kunder kur pa Salen qe se mbron me ,ne se seshte kolone e 5 te.
Shko ndrysho statutin njehere, se ta ka fut Oketa, te ka nderruar ate te saktin me ate te vjetrin e PD-se! Pastaj hajde e na trego demokracine!
Po po To-po vetèm marrèsh Votèn e plakut tim qè po afrohet tè
80-tave .
Tani zoti Topi qe ke mare Bedri Blloshmi do fitosh patjeter.
Amerika, Evropa nuk mund ta thone troc, votoni per FRD-n se eshte e vetmja shprese e juaja, por e bejne ne menyre indirekte. Po neve po nuk na e the troc zor se e marrim vesh.
Forca Bamir qente qe kane 60 vjet qe lehin nuk oushojne dot se ashtu jane mesuar.Tiransit vec te jene pa mend po nuk te votuan si me Dashin vec ne ja uvjedhshin votat sic jane mesuar.
Po ik o Tope se ti qe u grabite tokat vellezerve te tu biologjike nuk mund te jesh as me i mire se Sala e as te tjeret.
Sikur te ishe BURRE ti nuk do i kishe dale kunder Saliut qe te mori per dore e te beri president.
Po te ishte te pakten BURE do i kishe dale kunder ne rastin e Gerdecit qe e kishit ne flagrance. Po ik e futi noj gote raki me noj qofte e mos u fut ne lojna qe nuk di
Bamke,bej te pakten nje te mire per shqiptaret,beji Rames nje gjilpere lopesh,qe te votoje 3 ligjet e mbetura.