Historibërja e Jusuf Buxhovit si pasojë e shkruarjes vrik e shkeleshko, ka mbetë e cektë dhe e folklorizuar deri në groteskë. Ajo, fatkeqësisht po bëhet ushqim për një nacionalizëm ksenofob dhe një patriotizëm shovinist.
Salih KABASHI

Figurat, ngjarjet e periudhat e ndryshme historike, në vend se t’i ndriçojë përmes punëve serioze shkencore e arkivore dhe nëpërmjet paanshmërisë politike e ideologjike, ky autor i mjegullon edhe më shumë, i legjendarizon duke i bërë përralla me të cilat më nuk mund të zbaviten as fëmijët.
Ai i ka hyrë shkruarjes së historisë me një afsh të dëmshëm për shkencën. Ai shkruan histori me zjarmi romantike, atdhetare e fetare. Jusuf Buxhovi don të bindë shqiptarët se ata dhe vetëm ata ishin atje ku filloi e e mori rrugë historia. Açik krejt popujve të botës, shqiptarët e historisë buxhoviane paskan njohur e shënuar vetëm ngjitje. Ai don të na bindë se populli ynë, më i njohuri i Evropës dhe botës (!), gjatë gjithë ecjes së tij nëpër milenarë e shkekuj, asnjëherë nuk paska shënuar ndonjë rënie as stagnim…
Historia shqiptare e Jusuf Buxhovit është një mishmash fabulash të mbështetura në asgjëfare. Duke iu mveshur shqiptarëve, ilirëve e pellazgëve origjina mitike, hiperprestigjioze e hyjnore, ai s’ka dyshim ndihmon shumë në tejkarikaturimin edhe ashtu të mjeruat të historisë shqiptare dhe të Kosovës.
Para pak ditësh Jusuf Buxhovi, sikurse edhe një vit e ca më parë kërkoi që t’i rrinin në krahë instancat më të larta të pushtetit e të politikës në Kosovë. Në mosmarrëveshjet, rivalitetet apo në xhelozitë e tij kundër Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, ai ra atje ku nuk do të duhej kurrë të lejonte veten që të gremisej. Të kërkosh ndërmjetësim, edhe më keq, të lypësh publikisht ndihmë për vete dhe shkatërrim për tjetrin, në kohë të sotme, kjo don të thotë se ke bërë një gjumë të thellë apo ke qenë në një koma përgjatë 20 e kusur vjetëve të shkuara dhe se tash je zgjuar pa ditur se më nuk është në fron Komiteti i plotëfuqishëm i Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë me figurat e gërditshme e të frikshme të Sinan Hasanit, Kolë Shirokës dhe Ali Shukrisë, as UDB-ja me shefin e saj krahinor, Rrahman Morinën.
Edhe vjet kur u alarmua nga deklarata të ambasadores së Turqisë në Kosovë, as sivjet kur kundërshtoi dhe e quajti komplot serb pranimin në Akademi të Oliver Jens Schmittit, ai nuk veproi si intelektual e shkencëtar. Atij i takonte t’i shkruante letër jo Hashim Thaçit po drejtëpërdrejtë amasadores apo ministrit të jashtëm turk, apo të dëshmonte përmes një shkrimi autorial lajthitjet eventuale të përfaqësuesve të Ankarasë për deformimet e dyshuara në tekstet e historisë në Kosovë. Jusuf Buxhovi edhe sivjet evitoi konfrontimin shkencor me Oliver Jens Schmittin, duke dhënë një uzbunë (nga serb. alarm).
Të mos dish të rrëfesh histori edhe mund të jetë diçka që shikohet mes gishtash, ndërsa të zgjedhësh denoncimin si mjet për t’i hapur shteg vetes e për t’u mbyllur të gjithë të tjerëve, kjo pamëdyshje paraqet një vetëzhburrrnim të dhimbshëm e të përhershëm.
Si ka mundur ta bëjë një gjë të tillë një njeri i cili pothuajse tridhjetë vite të jetës së tij ka kaluar në Gjermani?! Me ta marrë mendja se ai atje ka shkuar dhe ka jetuar intensivisht vetëtëm me Jugosllavinë dhe me nëntë principet e patriotizmit socialist të saj në zemër…
Buxhovi ka kërkuar diçka që atij do t’i konvenonte, por që në ditët tona është e pamundshme të sigurohet: ai do të dëshironte që përmes ndërhyrje partiako-shtetërore atij t’i spastrohej terreni dhe pastaj ai të jetë e të mbetet i vetmi interpretues, i vetmi dhe i pakonkurrenti arbitër suprem i të vërtetave historike, politike, religjioze e kulturore të shqiptarëve. Një pretenciozitet e arrogancë e tillë kaherë nuk është parë.
Vetëm serioziteti e objektiviteti i punës shkencore e jo uzbunat politike mund të ndihmojnë në davaritje të mjegullave mbi historinë e Kosovës. Historibërja e Jusuf Buxhovit si pasojë e shkruarjes vrik e shkel e shko, ka mbetë e cektë dhe e folklorizuar deri në groteskë. Ajo, fatkeqësisht po bëhet ushqim për një nacionalizëm ksenofob dhe një patriotizëm shovinist.
Ne regull Sali Kabashi po vetem tituli UZBUNA……perse jo ne thonjeza pasi nuk eshte shqip po sllavisht!!!!!!!!!
Zoti Salih Kabashi!
Te pershendes per MENDIMET E SAKTA,por ,te lutem kam nje pyetje:
A NUK U NGOPET ME SERBET,QE NA E FUT EDHE NE TITULL FJALEN “UZBUNE”???
Ne ne Shqiperi nuk perdorim asnje fjale serbe,por ne vend te kesaj fjale duhet te vendosje ose fjalen e bukur shqipe “KUSHTRIM”,ose ate perendimore “ALARM”!!!
Me serbet ju ka ndare vetem pushka,pervec SPIUNEVE,QE NE KOSOVE KANE QENE E JANE ME SHUMICE EDHE SOT!!!
More Sali Kabashi ju lutem jeni shume large z.Buxhovit…..mos u mundo me bere “UZBUN”pa lidhje bre burre,si i ke punet ne Slloveni si po kalon….hahahahah Uzbuna hahahah kritikonhahaha
pikërisht duke përdorur fjalën serbe uzbunë, kabashi ka ironizuar dhe është tallur me alarmin e rrejshëm të jusuf buxhovit
KABASHI: turp ore serb i keq qe ke shkruar nje pacavure ketu pa lidhje, me titull serbisht dhe me ofendime dhe pa asnje argument per nje autor te nderuar si Jusuf Buxhovi qe me botimin e tre vellimeve te librit “KOSOVA” ka nsirur nga Pellazget e deri ne ditet e sotme dhe i ka bere serbet te flasin me vete, si puna jote. Shkrimi jot eshte me keq se reagimi serb. Jusuf Buxhovi ka qene korespodent dhe studiues ne Gjermani dhe kjo eshte problem?!!! Po njeriut i hapen syte ne demokraci si ajo Gjermane kur popullin Kosovar e shtypte serbi ne bashkepunim me byt*shiturit si ti. Turp o Zot, kush nuk ngelet pa shkruar po nuk e kuptoj si e boton Tema kete qelbesillik.
Jusuf Buxhovi eshte se pari njeri i shkelqyer dhe i edukuar te cilin kam patur privilegjin t’a takoj personalisht. I ka bere nje sherbim te jashtezakonshem kombit Shqiptar me botimet e tij shkencore, sidomos kryevepren e tij te fundit “Kosova” qe u shit ne panair ne Tirane brenda nje ore.
Ka ardhur koha qe mbeturinat ndihen si burra te mire dhe kjo s’u mjafton por tani hedhin balte edhe mbi ata qe jane me te vertete te medhenj per kombin. Sado qe te perpiqen sherbetoret si ti dhe ata te Sali serbit, nuk mund te mbulohet historia. Akademia e Shkencave si ne kosove dhe Tirana jane vegla te qeverise dhe u duk kjo edhe me festimet e 100 vjetori.
Ik tani serb i qelb.
Kadal “T onin ” mos merr Yrysh
Perse juve te gazetes Tema i jepni mundesin keti mjerani te nxjerre ketu koto pacavurat e tija ?
Ti ore Sali Kali qe si duket adhuron historianin swisseran Oliver J. Schmitt, e qe i cili eshte nje proserbe i flakte(dhe gruan e ka serbe), pra eshte po ai qe historin per shqipetaret e bene po ashtu sic ja kerkon serbia, kurse ti or mjeran ngase Buxhovin e ki zili mendon se duhesh te nxjerresh nje pacavure ketu ne gazeten Tema, por ti ke harruar nje gje qe shqiptaren e duan dhe e njohin mire Buxhovin, kurse ti kush muti je ? ..s’te njef njeri, na shkruan dhe serbisht ”uzbunat” nga nostalgjija qe ke per serbishten. Ik pirdhu kopil serbi.
Kosovarët njohin mirë shoqi-shoqin. Autori i shkrimit paska nivel pak më të lartë analize se sa disa të tjerë që paraqiten nëpër faqet e shtypit në Tiranë. Mendoj se këto fyrje që po i bëhen janë të porositura dhe të postuara nga një autor i vetëm.
Po he se gjysma-gjysma shkruajne te gjithe koqevaret. Gjysma serbisht e gjysma arabo-turqisht.
kosovaret nuk dallojne shume nga shqiptaret e Shqiperise ne te shkruar. nganjehere shkruajne me paster se Tirana. Shume me mire shkruajne se shkodranët e malsoret e veriut.
ashtu eshte visar pikërisht duke përdorur fjalën serbe uzbunë, kabashi ka ironizuar dhe është tallur me alarmin e rrejshëm të jusuf buxhovit,kurse sa i perket jusufi,jusufi gjithqka mund te jet por jo historian
E nuk e njifni ju Sali Kabashin ju aj qe po jeton ne shtepin e Malishes se ja ka lan si dhuratë per shperblim për sherbimet e kryera, vellau i Gjergjit ashtë aj e e ka edhe nja ma te zi se Gjergjin edhe une e njof mirë atë KOMUNISHTA
Hallall te kjoftë