Numerologjia e këtij dhjetori pritej të na shpaloste kuptime dhe të vërteta të perceptuara, por jo lehtësisht të kapshme nga publiku i gjerë. Për shembull, ora 12:12 e datës 12.12.2012 sapo kaloi dhe asgjë e papritur nuk ndodhi. Të paktën këtë përshtypje kam ndërsa vëzhgojmë qiell e diell në horizontin mbi kryet tona. Nejse, le të presim datën 21 dhe të shohim nëse gjithçka që thuhej është shtyrë për atë ditë.
Një tjetër moment i dellit numerologjik të këtij fundviti nuk na zhgënjeu aspak dhe nuk kish se si. Madje e për më tepër dikush, i cili dhe e kishte parashikuar që ngjarja e lidhur me numrin perfekt 3 nuk do të zhgënjente pritshmëritë tona, e komentoi verifikim e profecisë jo pa pezm e hidhërim prej ati të ngashëryer. Ky dikush, Ai, lideri historik (historike do të jenë dhe dështimet e tij të vazhdueshme e të pashmangshme për arsye gjeneze politike) i maxhorancës në pushtet, është stoik në bestytnitë e tij, duke qenë se nuk beson aspak në qenien njerëzore dhe në natyrën e arsyeshme të saj, por beson në përralla me mbret e shtriga.
Numri 3 është numër perfekt, po aq sa dhe perfekt duket të jetë dhe justifikimi i dështimit të radhës të qeverisë Berisha. Tre ishin Ati, I biri dhe i Shpirti i Shenjtë. Tre ligjet, aprovimi i të cilave nga ana e opozitës do të mundësonte dhënien e statusit të vendit kandidat për në BE. Duket që logjika e lojës politike të Berishës, këtë dyshim e kam patur gjithnjë, do të gjente shpjegim vetëm sipas rregullave të astrologjisë, parashikimeve të horoskopit apo dhe, pse jo, sipas arsyetimeve të bazuara mbi parimet e numerologjisë. Të ashtuquajtura shkenca të tria këto, që nëse nuk përkëdhelin e ndjellin irracionalitet e bestytni të kota, shërbejnë, në hipotezën më të mirë, për të dëfryer qenie të ngeshme e me prirje mondane.
Kështu mund të shpjegohet karakteri irracional i deklaratave të njëzëshme të maxhorancës, e cila, si në ato koret e lashta të veprave tragjike, i mban ison kryetarit të saj në ditën e dështimit të radhës, dhe në ditën e festimit të 22 vjetorit të themelimit të PD-së. Një kor qesharak dhe për më tepër ofendues, duke nisur nga mohimi me kokëfortësi i të vërtetës, të vetmes, që arsyeja e njeriut mund të pranojë pa thyer të gjitha rregullat racionale mbi të cilat bazohet mbijetesa dhe zhvillimi i njeriut si qenie e qenësishme.
Duhet të më falni, nuk dua kurrsesi ta bëj të vështirë dhe të padëshifrueshëm mendimin tim, por po mundohem të kuptoj sadopak pozicionin dhe pohimet e Kryeministrit dhe të entourazhit të tij politik. Ndryshe nuk di ç’gjë tjetër na ka mbetur për të bërë kur na thuhet se Opozita ka bllokuar integrimin, se zgjedhjet nuk qenkan aspak jetike për vendin tonë, se maxhoranca nuk do të tolerojë më opozitën dhe kërkesat e saj për dialog dhe zgjidhje gjithëpërfshirëse të çështjeve që aktualiteti politik na vë përpara.
Madje, duke parë dhe me çfarë këmbëngulje dhe besim Kryeministrit thotë ato çka thotë, shumëkush, jo pa shkak, do të kish filluar të dyshonte mbi arsyen dhe kthjelltësinë e tij . Dhe kjo do të kish qenë më se e logjikshme në këto kushte.
Qeveria holandeze shprehet se është ende shumë herët për t’i dhënë Shqipërisë statusin e vendit kandidat, për arsye se nuk ka arritur të krijojë një historik të besueshëm mbi hetimet, ndjekjet penale dhe dënimet e krimeve të lidhura ngushtë me korrupsionin në të gjitha nivelet, pra ligjet nuk zbatohen dhe nuk respektohen. Përgjigja jonë?! Kjo është një qeveri në ikje, tjetra që do vijë pas saj do të shprehë mendim tjetër, pozitiv për ne. Si kështu?! Për cilën arsye? Për arsyen e vetme që në logjikën bestytnike të maxhorancës tonë këto gjëra dhe mund, pse jo, madje duhet të ndodhin.
Raporti i Transparency International thotë se luftën ndaj korrupsionit e kemi humbur, duke qenë se kemi zbritur në vendin e 113 të klasifikimit të perceptimit të korrupsionit. Përgjigja jonë?! TIA, si të ish sukursal i Birra Korça apo “Tymi”, është blerë nga Kreshniku, i cili më pas e ka regjistruar atë në emër të së shoqes. Argument i logjikshëm për ata që janë mësuar ta shohin këtë botë me sytë atij që me para mund dhe blen gjithçka. Dhe të vërtetën madje.
Këshilli i Ministrave të BE-së flet për zgjedhje në përputhje me standardet europiane, eficiencë dhe pavarësi të sistem gjyqësor, luftë kundra pandëshkueshmërisë dhe korrupsionit. Përgjigja jonë?! Fajin e ka opozita që nuk votoi ligjet. Nëse opozita do kish votuar 3 ligjet, dhe pse ligjet dhe vendimet e gjykatave shqiptare respektohen nga Kryeministri vetëm atëherë kur i venë pas avazit të tij, atëherë BE do të na e kish dhënë statusin.
E ç’i duhen BE-së historia e Tushes, e Gërdecit, e 21 janarit, analfabetizmi i thellë dhe i frikshëm, administrata publike e korruptuar, biznesi i vogël dhe familjet e rrënuara ekonomikisht. Pse duhet t’i interesojnë vallë kur nuk i interesojnë qeverisë tonë, e cila në vend që të merret me gjetjen e justifikimeve për dështimet e njëpasnjëshme, duhet të merret pikërisht me zgjidhjen e këtyre problemeve.
Por, duke iu kthyer dhe njëherë arsyetimit të mësipërm, ka shumë gjasa të jemi ne të gjithë gabim. Ne të gjithë,opozitarë, qytetarë, fshatarë, shqiptarë, holandezë, gjermanë, francezë, pra ne njerëzia e njerëzishme, ka gjasa të jemi gabim. Kjo për faktin që nuk flasim të njëjtën gjuhë me kryeministrin tonë, i cili, dhe ky do ish i vetmi argument i pranueshëm nga arsyeja e qenies, duhet të jetë alien, i ardhur nga ndonjë planet tjetër.
Në planetin ku ai jeton, të gjitha ecejaket e dëshpëruara për të mbijetuar në kaosin e një qeverisjeje të shurdhët përpara hallave tona, nuk ekzistojnë. Aty politika funksionon sipas rregullave irracionale të bestytnisë, aty çdo problem gjen zgjidhjen e vet sipas parashikimeve të astrologjisë ose numerologjisë. Në atë planet njeriu, individi është qenie e pamundur, e mundur nga pushteti i shthurur që blihet e shitet me para. Në atë planet e vërteta nuk i ka këmbët e shkurtra, e vërteta thjesht nuk ka këmbë. Në atë planet faji është gjithnjë i dikujt tjetër, tjetri të cilin po të duhet e shkelmin me këmbë se aq na bëhet.
Postscriptum: Dështimi i radhës në marrjen e statusit është dështim i cili i duhet faturuar drejtpërdrejt Kryeministrit. Është dështim i tij në total, personal, rezultat i njëzet vjetëve politikë irracionale, përçarëse dhe të verbuar prej megalomani. Ndaj e të mos kompleksohen shqiptarët, por të kujtohen për të gjitha këto dështime kur hedhin votën e tyre në kuti.
Nuk mund ta besoja se do të ribashkohesha ndonjëherë me ish-dashnorin tim, isha aq i traumatizuar duke qëndruar vetëm pa trup që të qëndronte pranë meje dhe të ishte me mua, por isha aq me fat që një ditë të caktuar ta takova këtë magjistari i fuqishëm Dr Ediomo, pasi i tregoi atij për situatën time, ai bëri gjithçka që ishte e mundur për të parë që i dashuri im të kthehej tek unë, në të vërtetë pasi bëri magji, ish i dashuri im u kthye tek unë më pak se 48 orë, erdhi ish i dashuri im kthehu duke më lutur se nuk do të më lërë më kurrë, 3 muaj më vonë u fejuam dhe u martuam, nëse edhe ju jeni duke pasur të njëjtën situatë. Ai është shumë i fuqishëm në punët e tij; * magji dashurie * nëse doni që ish-i juaj të kthehet * Ndaloni divorcin *thyej obsesionet * shëron goditjet në tru dhe të gjitha sëmundjet * magji mbrojtjeje *infertiliteti dhe problemet e shtatzënisë Kontaktoni Dr Ediomo në emailin e tij: [email protected] faleminderit shumë zotëri që më ktheve tek unë ish-dashnorin tim, emailin e tij: [email protected] ose telefononi/whatsapp: 2349132180420 2348155926512

Dr. Ellen e mrekullueshme, për të cilën të gjithë kanë folur në internet, më ka ndihmuar gjithashtu të pajtohem. Ai rivendosi marrëdhënien time të prishur dhe më ktheu ish të dashurin. Unë kam qenë zemërthyer për 6 muajt e fundit pasi i dashuri im u nda nga unë, por pasi pashë komentet në internet për Dr.Ellen, isha shumë skeptike ndaj tij siç isha në atë kohë. Ai më tha se çfarë duhej të mblidhja, bëri një magji pajtimi dhe pak para se të mbaronte, i dashuri im më telefonoi duke kërkuar falje dhe tani jemi të lumtur bashkë dhe presim fëmijën tonë të parë. Dua të falënderoj Dr. Ellen për ndihmën e tij të madhe. Nëse keni nevojë për ndihmën e tij, mund ta kontaktoni edhe në emailin e tij. mail: [email protected] ose whatsapp 2349074881619
Jo vetëm nga autori ( i pa njohur deri tani ) i këtij shkrimi por dhe nga jo pak të tjerë, politikanë, gazetarë apo analistë, Sali Berisha, në funksionin e uzurpuar të k/ministrit për afro 8 vite, vlerësohet me emërtimin ,,DËSHTUES” në shumë drejtime të detyrave të qeverisë. Kështu-dështues- po vlerësohet dhe në rastin e refuzimit nga ana e B.E. të marrjes të statusit… Për të gjithë ata që e cilësojnë kështu, ndjej keq ardhje për cektësinë e gjykimit në vlerësimin e veprimtarisë të Sali Berishës në kry të qeverisë shqiptare. As një herë, ai, nuk ka dështuar në ato që ai ka dashur të bëjë në dëm të Shqipërisë dhe të Kombit Shqiptar. Ai nuk është DËSHTAK! Ai është SABOTATOR i gjithëçkaje që i duhej Shqipërisë për të ecur përpara në këta 22 vite të tranzicionit zvarritës… Por, tashmë, pas 22 vitesh, fajtorë dhe përgjegjës para shqipëtarëve dhe historisë, janë dhe politikanë të tjerë që, verbërisht apo me dashje i kanë bërë hosana këtij antishqiptari; përgjegjësi të rëndë ka opozita e majtë (më shumë kur ka qeverisur 8 vjet- 1997-2005 ) që duhej ti kishte treguar me kohë vendin që meritonte. Jemi para një shansi tjetër për ta hequr qafe kët njeri të rrezikshëm, jemi para zgjedhjeve të qershorit të ardhshëm. Prandaj qytetarët shqiptarë me të drejtë vote, ta llogarisin mirë se ku do ta çojnë votën e tyre dhe po me kaq përkushtim, ta ruajnë votën që të mos u tjetërsohet. Intelektualët e vërtetë të mos pushojnë së demaskuari këtë emblemë të së keqes që ka kapur për fyti Shqipërinë tonë…
Perpara per fitorje te reja!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/nastradini.html
Nuk durohet më; ngreu o Popull e ta shporriom këtë kuçedër të zbritur nga shpellat, ta shpëtojmë Shqipërinë!
A është e mundur që në 22 vjet të njëjtat probleme,të njëjtat halle e shqetësime për shqiptarët?-Le të themi më të thjeshtat:Kush ka ujë 24 /24 orë në shtëpi,për 365 ditë…le ta thotë burrash,këtu…?!-Cili ka shkuar në një zyrë shteti dhe ka zgjidhur problemin pa u lutur,pa shkuar dy herë apo pa dhënë një kafe,a diçka tjetër…?!Cili prej nesh shqiptarëve nuk i ka shkuar ndërmend më se një herë të lerë përgjithmonë shqipërinë..?!-Cili nuk ka thënë qoftë edhe një herë(mbi njëherë..)të vetme se:ky vend është i mallkuar,nuk bëhet…?!-Tre herë të refuzojnë të të quajnë pjesë e europës,kur në fakt gjeografikisht nuk ta mohon dot askush,diçka të tillë…?!-Që nga viti i zi ’97 e këtej kanë kaluar e ndërruar tre kuvende..(parlamentarë…)me njerëz të mençur të zgjedhur nga (Populli….????)vota qytetare,kur (u bë….)do të bëhet vërtet një analizë e asaj që ndodhi…..?!Qoftë të njihen shkaktarët,qoftë të vemë mendje e të mos e përsërisim herë tjetër….!
Aleja dhe pordhet
Qeveri e saliut ka burra dhe gra pa karakter derisa e durojne dhe nuk japin doreheqien ndaj nje intriganti qe po cudit boten,Evropen,Ameriken me dredhite e tij nderkohe hiqet sikur s’can bythe sepse aleja s’do tja dije nga pordhet thote populli.
C’marka ini ju ministrat qe duroni te pa aftin Sali? si mbyllni gojen para nje karagjozi qe kap per fyti drejtesine? po ju qelboparlamentare parazite me zanatin ul ngri kartonin si do sali ajduti si duroni nje mekatar fodull.Jazek qumshi i nenave qe ju mekoi,ju zencin gangrenat e shqiptareve qe po renkojne c’do dite.
1 Qeveria e nastradinëve Do na mashtrojne prap…2 Kaon… po barku sa her ne vit te ze…nga bajgat e gomereve…3 Qe te na ndimoj edhe Europa duhet tia mbushim mendjen se eshte nje qeveri diktatoriale komuniste….e perbere nga bleres Dipllomash ..4 Korupsioni eshte e perber vetem nga kjo qeveri qe te japi doreheqje per kapacitetin e saj drejtus se edhe torte nok ndan dot…