Te gjithe ne te rinjte sot duhet te jemi mirenjohes atyre te cilet njezet e dy vite me pare, te rinjte studentorë te viteve ‘90 u veteorganizan spontanisht nga situata politike kritike e atehershme per te ngritur zerin e per te rrezuar sistemin komunist ne Shqiperi. Aspiratat e idealeve te tyre ishte ardhja e demokracise ne Shqiperi, ndryshimit te madh te sistemit politik, orientimit perendimor nga ai i erret i lindjes, lirise se fjales, votes, ndryshimin e Kushtetutes, rigjenerimin ekonomik, zhvillimin e meritokracise, mireqenien qytetare. Aspiratat per te cilet ata u ngriten nuk mbteteshin me kaq, por ato ishin dhe me te gjera se aq, kam fjalen ketu pertej kufinjeve te Republikes se Shqiperise duke shkuar me tej ne te gjitha trevat shqiptare sepse shqiptaret ne anen tjeter te kufinjeve ndares jetonin per gjysem shekulli me rradhe pa asnje lloj komunikimi me shtetin e tyre ame, me vellezerit dhe motrat e tyre, me bashkekombasit e vete per arye se regjimi komunist kishte izoluar komunikimin dhe bashkepunimin mes tyre per te dobesuar faktorin shqiptar ne Ballkan.
Pas shume perpjekjesh me guximshmerine me te vendosur se kurre te rinise Shqiptare u realiyuan hapat e pare te qellimeve te tyre. Por valle sot a jane arritur perfundimisht te gjitha ato aspirata ? Mendoj se jo sepse politikanet tane kishin lindur, ishin rritur dhe edukuar ne sistemin politik te se kaluares dhe nuk kishin eksperiencen e duhur perendimore te funksionimin te demokracise, gje e cila ndikoi ne keqkuptimin dhe keqinterpretimin e demokracise ne vend duke mos arritur te manaxhojne situata te shumta kritike qe ju dilnin te perballen papritmas.
Nje nga keto raste mund te permend trazitat e vitit 97 ne Shqiperi, nderkohe shqiptaret pertej kufinjeve te Republikes se Shqiperise, ne trevat e tyre autoktonase kerkonin akoma lirte dhe demokracine per ata, te drejtat e mohuara te nga shtet e ish-Jugosllavise gje e cila pasoi me luften e drejte te UCK-se ne Kosove e me pas ne Maqedoni e Lugine te Presheves per te cilen shtetin Shqiptar e gjeti serish te papergatitur deri ne nje fare pike, por gjithesesi Shqiperia luajti rol te rendesishem ne keto luftra kombetare shqiptare dhe sot shqiptaret jane me te favorizuar se atehere, ku Kosova me pas fitoi pavaresine duke u bere dy qeveri shqiptare ne Ballkan.
Por fatkqesisht akoma le per te deshiruar fakti qe Kosova eshte e cenguar territorialisht, shqiptaret ne Maqedoni akoma nuk po gezojne te drejtat e tyre themelore, ku Ceshtja Came akoma mbetet nje kauze e ngrire, ku shqiptaret e Lugines se Presheves dhe Malit te Zi sikur jane lene nen hije dhe te cenuar per cdo dite, nderkohe ne Shqiperi akoma nuk gezojme demokraci te plote perderisa institucionet e pavaruara jane akoma te varura, perderisa jetesa e qytetareve nuk eshte e siguruar, per derisa ligji nuk funksionon per te gjithe njesoje, perderisa sa ekonomia nuk po rimekembet sic duhet, per deri sa vota nuk eshte e sigurt, per deri sa fjala e lire e shoqerise civile eshte akoma e cenguar, per deri sa institucionet publike jane te politizuar, per deri sa tranzicioni shqiptar akoma nuk ka perfunduar, per deri sa korrupsioni vazhdon te jete i pranishem, per deri sa te rinjte nuk po gjejne meritokracine, per deri sa qytetaret jane larg vendimarrjes, prandaj mendoje qe ato ideale te dhjetorit te viteve 90 akoma nuk jane realizuar perfundimisht.
Nuk dua te jem kritik, as pesimisit por dua te jem realist per te gjitha situatat zhvillimore per keto 22 vite ne te gjithe hapesiren kombetare, por nga ana tjeter nuk mund te mohoje faktet poyitive qe politika mbareshqiptare ka kontribuar shume per nje dite me te mire per te gjithe shqiptaret dhe sot deri diku shqiptaret po behen faktor i fuqishem ne Ballkan.
Mendoj se shoqeria civile ka arritur te realizoje deri diku ndikimin e saj per ndergjegjesimin e faktorit politik shqiptar dhe qytetareve shqiptar, ketu mund te permend Levizjen Mjaft ne Shqiperi e cila pavaresisht si perfundoi, ajo ne ate periudhe luajti rolin e saj pozitiv, Levizja Vetevendosje ne Kosove e cila po ben nje pune kolosale ne ndergjegjesimin e Ceshtjes Kombetare, tashme dhe ne Rinia Aktive, Kuvendi Civil e Partia Civile tani me me protestat dhe aksionet tona kemi arritur te levizim ca gure, ketu mund te theksoje rastim e fundit te godtijes me veze te makines se kryeminisitrit maqedonas, Nikola Gruevski per diskriminimin e shqiptareve ne Maqedoni, gje e cila i dha ndikim pozitiv dhe kryeminstrit te Shqiperise Berishes te cilen e tregoi ne tre rastet e fundit, ate te nje dite me vone pas aksionit kunder Gruevskit ai ne Shkup perpara shqiptarevem, inkurajoi ata per Bashkimin Kombetar te Shqiptareve gje e cila tronditi politiken maqedonase dhe serbe, po ashtu deklaraten per trevat territoriale te shqiptareve duke theksuar Prevezen, tronditi politiken greke, si dhe deklaraten per pajisjen e te gjithe shqiptareve me pasaporte te Republikes se Shqiperise, nje nisem pozitive dhe konkrete per bashkimin e shqiptareve ne nje lloje forme. Pervec tjerash pakenaqesi ndaj kryeministrit, keto jane vepra te cilat duhet ti falenderohemi dhe ta mbeshtesim ate per te realizar konkretisht ato fjale.
Nga ana tjeter me fatkeqesi e shoh opoziten shqiptare e cila ka heshtur dhe nuk po luan rolin e saj opozitar, akoma me keq qe nuk bashkepunoi per miratimin e tre ligjeve, nje nder tre kushtet e celjes te negociatave per Shqiperine ne BE. Nga ana tjeter levizje te ndryshme patriotike duhet te jene shume te kujdesshem sepse ceshtja shqiptare eshte shume delikate, nuk duhet keqperdorur simbolet kombetare per poena e perfitime politike, sepse ato jane te shenjta, nje nder nismat e Aleances Kuq e Zi ishte inkurajimi i shqiptareve per te grisur fletet e censusit per veteregjistrim dhe censusi dha keto rezltate negative per shqiptaret qe jane sot me 83 % shqiptar, nderkohe 14 % te tjere nuk pranuar te veteregjistrohen, nderkohe pretendimet e qeverise greke dhe maqedonase ishin fare pak, pothuajse inekzistente.
Ne pergjithesi kemi shume ceshtje te pazgjidhura mbarekombetare shqiptare, ndaj dhe i bej apel rinise shqiptare qe te ndergjegjesohemi sa me shpejte per te cuar ne vend te gjitha ato ideale qe te paret tone donin ta shihnin kombin tone per te ardhmen qe na takon. Askujt me shume se ne te rinjeve nuk i takon e ardhmja ndaj dhe le te punojme akoma me shume per ta ndertuar ate me se miri.
futja kot te dali plot
ti taulant kujdes me ato firmat piramidale qe ke tentuar te ngresh ate bej, mos dil si burre i mire ketu.
Shume opinion i vertete, Taulant vazhdo punet sic i ke nisur na ben te ndihemi akoma me krenar per rinine dhe Shqiperine tone, le te prallisin e flasin cfare te duan te tjeret ti je zeri i rinise shqiptare je ai i cili te gjithe ne te rinjte duhet te marrim shembullin tend pozitiv. Suksese ne jete.