Shqipëria nuk bëhet atdhe i të gjithë shqiptarëve duke ofruar copa letrash, por duke ofruar mirëqenie, siguri, zhvillim ekonomik e stabilitet.
Një zjarrmi patriotike e ka kapluar Sali Berishën ditët e fundit, duke e kthyer në flamurtar nacionalizimi e patriotizmi.
Papritur e pa kujtuar dhe, mbase, i frymëzuar nga Vlora të cilën nuk e shmangu dot gjatë festimeve të 28 Nëntorit, Berisha bëri të ditur nismën për t’i dhënë shtetësinë shqiptare çdo shqiptari, kudo që jeton. Madje, e cilësoi atë ëndërr të jetës së tij.
Shumë patetike për t’u besuar, aq më parë kur del nga goja e Sali Berishës, njeriut që nuk është se ka për çfarë të lavdërohet, kur bëhet fjalë për të tilla gjëra. Natyrisht, fjalime populiste e plot zjarm nuk kanë munguar tek ai gjatë gjithë këtyre viteve, por veprimet e tij kanë dëshmuar të kundërtën.
I dështuar në politikat e brendshme dhe në prag të zgjedhjeve, të cilat duket se nuk do t’i vijnë përshtati, Berisha zgjodhi kartën e nacionalizmit, në përpjekje për t’i fshehur problemet e mëdha të shtetit njëshekullor që drejton.
I pari i një vendi që ende nuk është në gjendje të zhvillojë zgjedhje të lira e të ndershme dhe që përpiqet t’i uzurpojë të gjitha institucionet e pavarura dhe kushtetuese, tash zgjedh të premtojë shtetësi për të gjitha shqiptarët jashtë kufijve – zgjedh të luajë me ndjenjat e atyre që për dekada me radhë kanë ëndërruar Shqipërinë, e jo Berishën.
Ideja e Berishës nuk është e re. Ajo ka kohë që është hedhur nga Aleanca Kuq e Zi. Por, duke provuar ta përvetësojë dhe promovojë, madje nga një mbledhje qeverie, ai po përpiqet që me një gur t’i vrasë dy zogj: në njërën anë të promovojë veten si një nacionalist të denjë, që do t’ia kishin lakmi edhe burrat e motit, e në anën tjetër të dobësojë kundërshtarët politikë, në kohën kur vetë është në pozitë mjaft të vështirë, pas dështimit për t’i siguruar statusin e vendit kandidat Shqipërisë.
Berisha di të bërtasë e të premtojë çudira nacionaliste, por hesht dhe nuk tregon se çështjet si ajo e shtetësisë, ligjit për shtetësinë dhe dhënies së pasaportave janë skanuar në detaje nga Brukseli, para se qytetarët e Shqipërisë të fitojnë liberalizmin e vizave.
Për më tepër, ideja e Berishës jo që është qesharake, por është edhe e rrezikshme dhe do t’i shërbente edhe spastrimit etnik të shumë zonave të banuara me shqiptarë në Serbi, Maqedoni e Mal të Zi. Për t’u arritur ky synim fatkeq, do të mjaftonte që këto shtete t’i ndryshonin ligjet aktuale për shtetësinë.
Njëkohësisht, realizimi i kësaj ideje antieuropiane, antiintegruese, por edhe antishqiptare, e mbështjellë me plot atdhedashuri e pseudopatriotizëm, do të ishte një goditje e fortë për shtetin e Kosovës – projektin që Berisha e sabotoi në kohë lufte, e që dëshiron ta shkatërrojë në paqe. Por, kjo do të ishte një goditje edhe për vetë Shqipërinë, e cila do të bllokohej në të gjitha proceset e mëtejme integruese. Një shërbim çfarë nuk e meritojnë shqiptarët nga Berisha “vizionar”, i cili në grahmat e fundit të jetës në pushtet, ia jep vetes luksin të dalë me të tilla ide.
Nacionalizmi anakronik, çfarë e promovon tash Berisha, është një kartë e djegur, e cila është provuar nga ai në forma të ndryshme edhe më parë.
Berisha nuk ka ndryshuar, është po ai i vjetri – ai që shqiptarëve të Kosovës tash dy dekada nuk u ka ofruar asgjë më shumë se fjalime e premtime folklorike.
Athua pse e bëri publike këtë nismë mu tash, e jo ta zëmë para njëzet vjetësh? Apo para shtatë-tetë vjetësh, atëherë kur u rikthye në pushtet. Ose para pesë vjetësh, në prag të shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Ose, të paktën, para dy vjetësh, atëherë kur pritej të hiqeshin vizat për të dhe qytetarët që ai qeveriste.
Jo, sepse atëbotë Berisha do ta rrezikonte pushtetin e tij. Këtë kartë ai e ka ruajtur me qëllim deri tash, kur i janë harxhuar të gjitha të tjerat dhe kur duket se e ka kuptuar që më nuk ka shpëtim. Si zakonisht, kur i bie niveli i folklorizmit, ai e “zbulon” Kosovën. Ashtu sikurse bën kur i bie niveli i përfitimeve në kurriz të Kosovës.
Ideja e Berishës është e parealizueshme, pavarësisht se mund të çojë peshë zemra kosovarësh që ngarendin të plotësojnë aplikacione shtetësie në Ambasadën e Shqipërisë në Kosovë..
Njësoj si Berisha në Tiranë, edhe këta në Prishtinë gjithçka e bëjnë në llogari të përfitimeve politike.
Shtetësia është zgjedhja të cilën e bëjnë njerëzit e lirë, për të jetuar në një vend. Ky nuk është rasti me nismën e fundit.
Ideja e Berishës nuk është bashkuese, por shkatërruese. Por, e mira e gjithë kësaj është se ky është vetëm edhe një premtim i tij. Një premtim bosh.
Shqipëria nuk bëhet atdhe i të gjithë shqiptarëve duke ofruar copa letrash, por duke ofruar mirëqenie, siguri, zhvillim ekonomik e stabilitet. Edhe këto premtime boshe të Berishës.
”Shqipëria nuk bëhet atdhe i të gjithë shqiptarëve duke ofruar copa letrash, por duke ofruar mirëqenie, siguri, zhvillim ekonomik e stabilitet.”–
Nuk mund të shtoj dhe as të heqësh asgjë këtij përfundimi i nderuar Imer…!Plotësisht i saktë dhe realist…!Përshëndetje!
Per tja arrite bashkimit kombetar nepermjet rritjes te mirqenjes pati punue shoku Enver Hoxha.Kete e tha edhe akademiku i nderuar Rexhep Qosja.Ne Shqiperi shoku Enver punoji per ndertimin e komunizmit por vdiq para kohe se po te jetonte edhe pak ne komunizem arritem.Ndersa per Kosoven mbas luftes shoku Enver u kujdes qe Kosovo permes vllaznim bashkimit me druzhe Titon te jetonim ne parajse nen kujdesin e partise se Milajdinit mikut te shquar te shqiptarve.Mirpo edhe druzhe Tito vdiq para shokut Enver e mbeti pa u ba bashkomi kombetar i shqiptarve sipas ides te ketij Mushkolajt. Mirpo ku ti marrim shokun Enver e druzhe Titon?
Ndofta i zevensojne Edi Rama me Rexhep Qosen(serbishten e flat ma mire se shqipen) .Hajt per hajr se edhe ideollogu Mushkolaj eshte ne dispozicion te tyre me ide brilante per kete bashkim
Cfare doni me teper nga ENVER HOXHA,ju CETNIKET serbe te Kosoves???
Pasi CLIROI SHQIPERINE,me 30 nentor 1944 Enver Hoxzha dha URDHER,4 DIVIZIONEVE PARTIZANE TE USHTRISE SE LAVDISHME NACIONAL-CLIRIMTARE,qe te ndiqnin pushtuesit nazisdte deri ne CLIRIMIN E TE GJITHA TROJEVE SHQIPTARE NE ISH JUGOSLLAVI!!!
BABAI IM KA QENE PARTIZAN,O CETNIK DHE KA LUFTUAR PER CLIRIMIN E TROJEVE SHQIPTARE NE MAL TE ZI,KOSOVE E MAQEDONI!!!
Per nje VIT LUFTE HEROIKE DHANE JETEN 650 DESHMORE TE ATDHEUT,gjaku i te cileve nuk ishte i tepert,per TA MARRE NEPER GOJE ME MOS MIRENJOHJE KELYSHET E TITOS E RANKOVICIT NE KOSOVE!!!
Partizanet shqiptare nduhmuan,qe te krijoheshin se pari BRIGADAT KOSOVARE,se deri ne ate kohe kosovaret luftonin ne perberje te brigsdave maqedonasew!!!
Ishte kjo,qe beri te mundur,qe KOsova te fitonte te drejten e krijimit te KRAHINES AUTONOME!!
Gjate tere kohes Enver Hoxha ka ndihmuar me LIBRA,PEDAGOGE,RADIO etj,qe Kosovaret te mos shpernguleshin jashte Kosoves,duke u bere turq!!1
Titua e la Kosoven ne MJERIM,duke i detyruar kosovaret te ikin ne TURQI etj!!!
Kete politike KRIMINALE po ben edhe Berisha,qe duke lene shqiptaret ne MJERIM ,ata po ikin neper bote!!!
Me idene kriminale te dhenies se SHTETESISE te gjithe shqiptareve,ky bandit kerkon t’i largoje shqiptaret e CAMERISE,MEDVEGJES,PRESHEVES.MALIT TE ZI,KOSOVES DHE MAQEDONISE TE NDODHUR NEN SUNDIM,te lene trojet e te vijne ne Shqiperii,ku NJERIU TE HAJE NJERIUN!!!
Sali BERISHA kerkon ta ktheje Shqiperine ne nje KAMP TE MADH PERQENDRIMI PER TE GJITHE SHQIPTARET E MJERE!!!
PRISHTINLIUT !!
QFARE SIPAS TEJE QKA KA PUNUAR QOSJA NE DEM TE POPULLIT TE VETE?? DHE DHE SE E FLET ME MIRE SERBISHTEN SE SA SHQIPEN( SIPAS TEJE QOSJA QE E FLET SERBISHTEN ME MIRE ATEHERE NENKUPTOHET SE ESHTE NJE PROSERB)
PSE I ASHTUQUAJTUR SHQIPTARE NUK FLET TI DHE SHUME TE TJERE SIKUR TI ME FAKTE, PO AKOMA SHERBEHENI ME SALI FAZLIQIN DHE ME PERRALLAT E TIJE.
SA NDIHEN KEQ NGANJEHERE KUR LEXOJ NGA QYTETARET E MIJE KOSOVARE SE SI AKOMA NUK E KANE KUPTUAR SE KUSH ESHTE SALI BERISHA, KETU QENDRON PROBLEMI SE SHUMICA QE KETU SHKRUAJNE JANE EDHE MALOKE DHE NUK DINE ME SHUME, ANALFABETE DHE TRU PESHKU
Ide me qellime te erreta e antishqiptare. Duhet vemendje per ti kuptuar keto qellime. Largim i shqiptareve nga trojet e tyre ne Luginen e Presheves, por edhe nga Maqedonia apo Mali i zi.
Z.Mushkolaj e ke kuptuar se qe te behesh i pranueshem, duhet t’u besh qejfin, se perndryshe ndaj teje do te leshohen te gjitha epitetet antikombetare, qe i kane trasheguar nga paraardhesit e tyre.
Leji dhe mustaqet dhe dil njehere ne foto me Qosjen, mos shaj Enver Hoxhen, shaj Sali Berishen, mburre Edi Ramen.
Kjo eshte e gjitha dhe fap behesh “shpellar” i deshirueshem.
Pershendetje Imer Mushkolaj, se e kalove klasen perkohesisht.
qellimi i sali pordhe berishes eshte te siguroj sa me shume votues per 2013
ky eshte guri i fundit
ka mesues shume te mir nga mbrapa
se ai vet eshte gomar nga mendja
urojme te kete sa me pak kosovare injorante qe te vazhdojne te ecin pas te parit te fisit e te besojne mashtrimet e tij .Ashtu si dhe urojme qe te jene sa me te paket mercenaret kosovare qe do vijne te votojne hajdutshe per shpellarin e tyre
O sa mire me kane shqyptar ohej,ka mundesi te na bjene ne qafe dhe komshinjte tani Se vendin e dyte pase Gjermanise e kemi,sipas Sali Brek’skisha’s.Prite kure te dynden greket,serbet,bullgaret,a se per pake harrova kinezet,per nje pasaporte shqiptare,qe do tu krijonte mundesine te jetonin ne nje “parajse”te tille si e jona!!!!Bravo Salka!!Se ku tjeter te krijohet mundesia te hashe torte,pa pare(plani ne fakte ishte per bakllava,po nuk kishin kazan aqe te madhe per sherbetin)Edhe me qingjat dhe deshte ide e bukur forte ishte,po nuk u zbatue per aresye teknike,nuk shikonte dote Salka gjake,se i sjelle nder mende fundin e tije si bajraktar.Tani ekziston edhe reziku tjeter ai i vjedhjes se idese(ashtu si vodhi Salka idene e AK),komshinjte tane me siguri do mundohen te na e kalojne tani ma mere mendja qe ata do therine lope kur te kene festa te tilla te medha.Lume si na qe na ka bota zili.Dhe me shume te drejte,kush nuk do kishte qejfe ne Evrope,apo me tej akoma,Amerike,te shikonte udheheqesin e vet te thyente rekorde noti(thone se edhe Mao Ce Duni thyentehere pase here rekorde noti,po jame i bindur qe Sajka nuke eshte nga ata burra qe kopjojne)Zoti na ruajte,se mos kujtohet Angela Merkel te kopjoje Salken edhe na dele lakuriq.Sa turpe me falni marre!!!!!!
kjo qe dhe ideja e milloshevicit..ti shpernguli shqiptaret nga trojet e veta..kete po ben dhe pederasti i sheqeres
Prshtinali ti qenke nje Rugoviq i ndyre te duash Saliun do te thote te duash serbin pra saliu dhe serbi jane njesoj ndersa per enver hoxhen laj gojen ashtu si lehen serbet per pesedhjete vjet sot e vazhdoni ju!
Edi Rama eshte shok i Saliut ashtu dhe Meta e Nano ata jane nje kaste PD -PS LSI nje bande tradhtaresh !ata nuk jane e mira e kombit po miq te grekut dhe te serbit dhe armiq te shqiptareve ndaj dhe mos i ngatrro gjerat me Edin ju koqevaret shume ja varni sali serbit po edhe nga edi mos e largoni se eshte mik i ngusht i saliut ai e ka lene ne pushtet ndryshe e kish kthyer nga kish ardhur saliu!
Ti, prishtinliu, je ose një injorant me ,,shkollë” ose një filo serb. Në se ke gjak shqiptari, duhet të vijë turp nga vetja, që na u bëke avokat mbrojtës i një antishqiptari të ethshëm që ka 40 vjet që lëpinë çanakët e gaspodëve (të vjetër e të rij) serbë. Ne se ti o ,,prishtinli” nuk je i vetdijshëm për këto poshtërsi që këput, atëhere ti je për tu mëshiruar sepse e ke humbur rrugën pa dale ende nga oborri i shtëpisë tënde. Keqardhje….
“I pari i nje vendi qe nuk ben dot zgjedhje te lira” ,nuk e pata ta qarte eshte “vendi” apo “i pari i vendit” qe nuk ben dot zgjedje te lira? Vendi eshte nocion teper abstrakt per te qene subjekt i berjes se zgjedhjeve.
I nderuar Kris.Ke shume te drejte po ha mere veshe ky popull,dhe ajo pjese e simpatizanteve,qe lepijne nodnje kocke te mbetur nga mbeturinat e mbeturines Komuniste.Dikatori Legjendari Stalinist vetem Evropa do ja beje gati deren perpara Drejtesise nje dite.Nuk eshte vone,ajo dite vjen.
C’PRET NGA NJE DOKTOR QE BEN POLITIKEN E SHTETIT.
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
saliu nga doktor, me suste u be politikan,tani u vertetua ku e con popullin nje doktor qe drejton politiken per te cilen s’ka haberin e fiolzofise se saj vecan kur e quan edhe demokraci,nderkohe komandohet nga c’drejtesia.