I dashur TI!

6 Dhjetor 2012, 18:23Blog TEMA

Nga Inida Gjata – Zhaku

I kërkoj ndjesë të gjithë lexuesve, por do të më duhet ta personalizoj këtë letër. Publikimi i saj është e vetmja rrugë që kam për të komunikuar me Kryeministrin Sali Berisha.

Zoti Kryeministër, mendoj se ideja e dhënies së kombësisë shqiptare të gjithë atyre që ndihen dhe janë shqiptarë, është ideja më e mirë që keni pasur deri më sot. Gjithmonë, sipas mendimit tim. Ajo çfarë e bën të dyshimtë këtë nismën tuaj të fundit, është biografia juaj si “zhgënjeshtar” dhe manipulues. Ndaj, meqenëse këtë herë vërtet duhet të na provoni se jeni edhe BURRE, përveçse i PLOTFUQISHEM, bëjeni këtë projekt që të prodhojë DEMOKRACI dhe jo SKLLAVERI. Bëjeni për të ardhmen e Shqipërisë. Mbase më në fund, pas “festimeve” të fundit edhe ju e kuptuat se duhet pak më shumë kujdes, vëmendje, ndershmëri dhe dashuri për popullin që në të vërtetë, përveçse ju ka mbajtur në pushtet edhe ju ka dashur fort.

Ju mund të hyni në historinë e Shqipërisë me lloj- lloj interpretimesh dhe epitetesh, por një gjë e di me siguri: Ju jeni udhëheqësi që e ka marrosur këtë popull më shumë nga të gjithë. Marrëzia ndonjëherë shkaktohet edhe nga dashuria e zjarrtë. Dhe ju, me këtë popull, keni provuar një dashuri të vërtetë. Që e tejkalon çdo lloj dashurie tjetër. Ky popull, flas për të gjithë shqiptarët kudo, ka dhënë prova këto 20 vjet se ju do pa kushte. Nuk ka pse të kujtoj rastet tani, pasi të gjithë e dimë se si ka qenë dhe është, “martesa” juaj me popullin shqiptar. Prandaj, meqë ju tani jeni “Babëdheu” ynë, dua t´ju propozoj një ide për ta bashkuar këtë komb, përtej interesave tuaja personale.

Seç kam një parandjenjë që këtë herë vërtet kërkoni të bëni diçka të mirë. Prandaj, meqenëse punët po na shkojnë të gjithëve mut, ju propozoj një bashkëpunim. Krijoni një fondacion popullor, i cili të përfshijë të gjithë shqiptarët nëpër botë dhe kudo. Ai fond të shërbejë për shtresat në nevojë, për të verbrit, ata që nuk dëgjojnë, ata që nuk flasin, ata që nuk kanë prindër, ata që nuk kanë fëmijë, ata që nuk kanë mundësi, artistët e lirë, të pastrehët, fëmijët e rrugës, minatorët… Për të gjithë mund të gjendej një zgjidhje. Dhe, ata shqiptarë që do të jepnin kontributet e tyre, të merrnin menjëherë pasaportën . Kësisoj do t’i bashkonit, zhvillonit dhe ndihmonit të gjithë ata që vërtet kanë nevojë dhe dëshirojnë të japin kontribut për Shqipërinë.

Kësisoj do t’i fitonit zemrat e të gjithë atyre që mezi presin t´ju zhdukin nga aty ku jeni, sikurse dhe nuk do t´ju duhej të manipulonit zgjedhjet. Me siguri kësisoj do t´ju shpallnim Mbret. Bëjeni për Shqipërinë. Na e shpërbleni njëherë dashurinë.

Ju puth fort, me dashuri!

19 komente në “I dashur TI!”

  1. Dani Klosi says:

    Te gjithe intelektualet e vertete duhet te prononcohen kunder diktatorit.
    Vetem keshtu,vepra e ndyre e pseudo intelektualeve do te demaskohet.
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/sonila-dhe-rekordi-i-doktorit.html

  2. Zana says:

    Kjo zonjë paska rrjedhur, palo shkrim, m… fare siç e ka përdorur edhe vetë këtë fjalë jo publike, kush të tha se populli e do fort dhe e ka xhan këtë kërrrrrmë?! Edhe ata që e votojnë nuk ia japin për dashuri, por për një vend pune si pastruese për gruan apo si lexues kontatorësh për vete. Ç’janë këto çapërçitje, ku i luteni Kafshës të bëjë Bukuroshen! Utopi në shekullin XXI! Përdore tastierën si duhet, ose futu në fejsbuk dhe bëj gallatë me shoqet.

    1. raimondi says:

      E keni gabim ju .Salen e duan te pakten gjysma e Shqiptareve te Shqieprise , ndaj mos ja fusni kot

      Edhe kjo qe ka bere shkrimin e ka mire ate mendimin per nje fond per njerezit ne nevoje, _
      Por ate fond shteti mund ta krijoje nga taksat qe ju merr shqiptareve

  3. feniks says:

    E nderuara Inida Gjata-Zhaku!!
    Te kam lexuat me simpati,cdo shkrim tendin,por…..kete here e ke ….DHJERE!!!!
    PO DHJERE FARE AMA!!!
    Ku e gjete ti,Zhaku,qe shqiptaret e duan ARMIKUN DHE TRADHETARIN ME TE ZI,serbin SALI BERISHA???
    Cfare duhet te beje me teper nje kryeminister se sa ka bere ky “BABADHJEU” YT,QE TE SHPALLET TRADHETAR I KOMBIT???
    Ku ka ndodhur ne bote,qe kryeministri TE VJEDHE VOTAT HAPUR NE SYTEE BOTES NE TV???
    Ku ka ndodhur ne bote,qe kryeministri te VRASE NJE FSHAT TE TERE E TE MOS DENOHET NJERI???
    PO te vraret e 21 PRILLIT,qe edhe FBI-ja i nxorri fajtoret dhe ata rrine ne shtepi???
    Po 360 KM/2 DET TE FALUR GREQISE,A NUK ESHTE TRADHETI???
    A KA NDONJE KRYEMINISTER,NE BOTE,QE SHAN ME LIBER SHTEPIJE OPOZITEN,DEPUTETET,etj si nje RRUGAC KRIMINEL???
    A NUK ISHTE KY BERISHA,QE U SHITI NAFTE SERBEVE PER TANKET E TYRE QE TE VRISNIN KOSOVARET???
    A NUK ESHTE BERISHA,QE NA KA PERCARE,AQ SHUME, SA TA HAME NJERI TJETRIN ME DHEMBE???
    KY MONSTER DUHET VARUR NE MES TE TIRANES,O ZHAKU e jo t’i perulemi!!!
    TURPI TE MBULOFTE,O ZHAKU!!!

  4. VERONIKA says:

    Zhaku,mè solle buzèqeshjen,me naivitetin qè pèrdor–s’po e quaj ironi ,se mos nxehet kryeministri jot,sepse unè kurrè se kam votuar,kurrè.
    Ju keni njè parandjenjè,qè ai,kryeministri jot do bèjè diçka tè mirè??
    Jeni medium Zhak,apo keni ndonjè preçedentè pèr ktè??Nqs nuk jeni as medium,dhe nuk keni as preçedentè,ktè tè dytèn jam e sigurt qè nuk e kini,atèher jeni e marrè.Mos u shqetèsoni,nuk jeni vetèm,pak a shumè kemi besuar tè gjithè pèr njè afakt kohor se ai do bènte diçka tè mirè.
    Do ju lè tè èndèrroni nè ndonjè pèrgjigje,qoftè dhe formale,por nuk do e keni,do ju lè tè shikoni letrat,ose tè lexoni llumin e kafes,nè shpresèn e njè diçkaje tè mirè,por dua tè mè bèni njè nder,riformulojeni letrèn,atje ku flisni pèr shtresat nè nevojè,pèr jetimèt,tè pastrehèt,artistèt e papunè,ushtarakèt e flakur nè rrugè,tè vdekurit pa varr,tè gjithè atyre qè u ka lenè akses vetèm pèr fotoksinèn,tè gjithè ne qè po lusim tè na vdesin dhe kta pleq me thinja qè na kanè rriturr dhe kur mos ti kemi kallur akoma nè baltè,tè kemi prerè dhe biletèn me lehtèsimin qè ja shyqyr vdiqèn,do zhdukemi nga ky vend,pèr tè gjithè ata qè presin tè *zbardhen* dosjet 21 janar,Gèrdec,R.Hoxha,L.Basha,I.i.Metè,pèr tè gjithè ata qè u gjykuan nga regjimi hoxha,dhe akoma mè shumè nga regjimi berisha,pèr tè dyja vajzat e LIRAK BEJKOS,qè pèr 31 ditè e panè tè jatin nè trotuar,duke u zbehur nga kthetrat e urisè,dhe nuk mundèn ti jepnin njè pèrqafim tè fundit pèr mungesèn e 60 mijè lekè tè vjetrave–pra kujtojani kryeministrit tuaj,qè shtetasit e tij nuk kanè akoma pasaporta ,sepse nuk kanè 60 mijè lek tè vjetra,pèr tè gjitha gratè qè i ka kthyer nè AISHE,sepse ai po jep shembullin e Shaban Norjes…pra e dashur Zhak,kujtojani qè ai duhet ta bèjè ktè fondacion,sepse janè tè gjitha kategori ,qè ai kryeministri jot ka krijuar,janè pasoja e atyre gjèrave tè *mira* qè na ka bèrè.

    Komplimenta Zhak,njè letèr e bukur!!!(mos i merr parasysh tè gjitha sa shkruajmè,se jemi bèr tè vrazhdè)

  5. gjon says:

    ZHAKU NUK TE BESOJE SE E KE ME GJITHE MEND ATE QE THUA SE SHQIPTARET E DUAN FORTE SALEN.TE JESHE E SIGURTE SE SALIUN E DUAN TE GJITHE ATA QE KANE INTERESA FINANCIARE ME TE ,te gjithe ata qe kane vjedhur popullin e shkrete,te gjithe ata qe kane vrare e i pret burgu ose plumbi.SA PER ATE QE THUA NE FJALINE E FUNDIT,ME MIRE SHKO E PUTHE PRAPANICEN E LIRISE SE SALEN.SA PER BASHKIM KOMBETARE MOS PRIT PREJ SALI BERISHES,AI KA DHENE PROVA KETO 20vjet per perqarjen e shqiptarve,ne veri e juge,ne te djathte e te majte,50% kundre 50%.

    1. ka mundesi says:

      Per te gjithe ata qe kane shkruajtur deri tani!
      Per :
      Dani Klosi;
      Zana;
      Feniks;
      Veronika;
      Gjon
      Vertet po shikoni ne kete shkrim te Zhakut,ndonje dashuri per kryeministrin?
      Me falni,por me duket se e keni lexuar shkrimin deri ne rreshtin e trete.

      1. VERONIKA says:

        Komenti im tu duk sikur shikoja *dashuri*?ka mundèsi qè nuk mè ke lexuar mirè…n.q.s. do e vendosja nè thonjèza çdo fjalè,do dukej sikur korrigjoja shkrimin mè lart,prandaj dhe kam bèr shènimin nè fund.Unè tè paktèn e lexova deri nè fund dhe u mundova tè bèja pak lojèn e shkrimit,komenti nè fakt e nènvizon ,dhe èshtè njè shkrim mèse i vlefshèm.Ndoshta nuk kuptohet,mè vjen keq pèr ktè.

  6. ILIRET says:

    O znj. Gjata! Kur ne shkrimin tuaj para dy tre ditesh, disa arinin t’ju quanin edhe lavire, une ju mbrojta. Po ti paske dashuri edhe per SRB-in.
    E i propozoni te krijoje nje fondacion. Nuk mjafton fondacioni qe ka Liria? Po dhjetra e dhjetra fondacione te tjera, ku drejtuesit e tyre jane bere milionere?
    Dashke te vendosesh nje takse per marjen e shtetesise?
    Po ik o Zhaku! Po ik o burre, ik…

  7. VISI says:

    O mendjendritura, e zgjuara, e drejtëpërdrejta, dhe sinqerta Zhaku, ti me pak fjalë po thua që të vazhdohet me stilin “Shqipëria 1 Euro”. Ti po thua që ajo pasaportë në një farë mënyre të blihet duke tundur portofolin, ashtu siç një femër blihet jo në mënyrë direkte duke e qerasur me dreka/darka, e duke i bërë dhurata që nga fustanet deri tek celularët ? Kjo është Shqipëria ? Kështu e shikon ti ? Jo e nderuar, Shqipëria vërtetë është bërë për gjynaf por ti mos e bëj dhe kurvë ! Dhe e di çfarë, Shqipëria nuk ka nevojë për opinione dhe sygjerime nga tipa si ty “o e paparaparë” !

  8. VISI says:

    O mendjendritura, e zgjuara, e drejtëpërdrejta, dhe e sinqerta Zhaku, ti me pak fjalë po thua që të vazhdohet me stilin “Shqipëria 1 Euro”. Ti po thua që ajo pasaportë në një farë mënyre të blihet duke tundur portofolin, ashtu siç një femër blihet jo në mënyrë direkte duke e qerasur me dreka/darka, e duke i bërë dhurata që nga fustanet deri tek celularët ? Kjo është Shqipëria ? Kështu e shikon ti ? Jo e nderuar, Shqipëria vërtetë është bërë për gjynaf por ti mos e bëj dhe kurvë ! Dhe e di çfarë, Shqipëria nuk ka nevojë për opinione dhe sygjerime nga tipa si ty “o e paparaparë” !

  9. sal hajdarsala says:

    falemnderit moj nuse!
    me dhe ide te mire!
    do ta ngre edhe ate fondacjonin qe thua ti se pare me duhen mue!
    epo na per pare punojm sot se iku koha e kamunizmes qe punonim per dynja..

    prsh. Sala B

  10. deni says:

    aman o njerez sa te paduruar qe jeni…lexojeni shkrimin deri ne fund pastaj arrini ne nje perfundim…te lumte zhaku gjithmone me ke pelqyer qe je kaq e drejtperdrejte por ce do, ka shume pak njerez qe ju kuptojne…

  11. Qytetari i vertete says:

    Nje thirrje dhe “lutje” qe jane te destinuara te bien ne vesh te shurdher sepse as ka qene dhe sdo te jete nje ide e sinqerte por vecse djallezore si vete natyra e tij.Kjo ide eshte hedhur ne treg me nje prapavije te studjuar shume mire nga njerez hipokrite dhe servile dhe do te behet si nje qellim ne vete per te vjedhur votat e Qershorit te 2013.Kjo gje do te behet e mundur duke u dhene pashaporte shqiptare shume kosovareve te cilet jane te gatshem te votojne per qeverine e sotme,duke u bere edhe banore te qyteteve te ndryshem te Shqiperise qofte edhe me kontrata qeraje ne shume pallate te boshatisura te ndertuara me kohe ne Tirane e kudo.Do te shikoni se sa do te shtohen ne listat e banoreve te Shqiperise banore nga ata qe do te pajisen me keto pashaporta.Sa per parandjenjen qe ka e nderuara Zhaku eshte e vertete qe do ta beje por jo tani por ne fushaten zgjedhore ku besoj qe do te kete provokime kercenime dhe deri ne vrasje apo zhdukje te tipit mafioz si te vetmet virtyte te kesaj qeverie e cila do te hyje ne histore vetem per keto virtyte.

  12. V for Vendeta says:

    Hmm! Tema shume keq kur ju lexoj pres gjera te rendesishme serioze dhe te vlefshme per ngritjen e vetedijes se gjithesecilit qe fatin tone e kemi ne dore ne. Por nese ju botoni kete lloj pacavure qe i ka ardhur nder mend Inides(me shume mundesi kur ka qene tape dhe HIGH me bar Lazarati) atehere mendoj se duhet te hapni nje rubrike te re vetem per kete tip shkrimi. Kam lexuar sh komentues te Temes qe me dy rreshta arrijne te thone me shume se ceshte munduar te thote Inida ne njezet. Perfundimisht Inida me vjen keq por me kujton Siranon.”Che fu un po di tutto ma in fine non fu niente”.

  13. Mandi says:

    Sa e mefshte qe je moj Zhaku!! Nuk e di se pse kur lexoj shkrime nga ty dhe per ty me vjen ndermend ZHAPIKU. E kur u bere ti te japesh mend se cfare eshte e mire e cfare e keqe?! Te pelqen te behet mbret zoteria e tij??? Kjo eshte aq e lehte te ndodhe sa eshte e lehet qe nje zhapik te behet nje anakonde!!!!Sa me ke kenaq tuj te te lexu…

    Perfundimisht, mbetesh shume qesharake.

  14. mandi says:

    Ridiculous & Funny.

  15. ftohte says:

    -Qeka tape me duket.Shkrim me aksese humori.

  16. Una says:

    ej po me dash me botu zhaku rubriken e telefonit te shpise ja botoni????? hajde humor kinez hajde…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje