Tre gjëra pa funksion

4 Dhjetor 2012, 18:13Blog TEMA

Nga Andi Kananaj

Pedagogu brilant Aleksandër Dh., e kish’ zakon të pyeste orën e parë se cilat ishin tre sendet pa asnjë funksion praktik në jetën e njeriut. E para në radhë, sipas profesorit, pasi linte studentët të provonin inteligjencën, ishin thithkat e burrave. E dyta, testikujt e Papës. Studentët në këtë pikë synonin të kuptonin se cila ishte pjesa e tretë e trupit të njeriut që nuk duhej më sipas logjikës së përdorur. Por Aleksandër Dh., përgjigjej serbes: Sindikatat!

Për herë të parë do ta kundërshtoj pedagogun e nderuar. Pas thithkave të meshkujve e testikujve të Papës do të qëndronte Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë. Krejt pa funksion. Nëse i interviston, 80% e shqiptarëve jo vetëm që nuk e dinë emrin e ministrit të Jashtëm por dhe nuk u duhet. Përgjigja më e shpejtë që merr është: ai i LSI-së. Ai tjetri, jo Haxhinasto.

Por nuk duhet të shihet si mungesë. Ministria e Jashtme e Republikës së Shqipërisë nuk ka asnjë plan të vetin. Ministri i Jashtëm përveç se është figurë me peshë virtuale në qeveri, nuk ka asnjë funksion real në punën e tij të përditshme. Funksionalisht ministri i Jashtëm është në rolin e një lajmësi të Kryeministrit për politikat e parapërcaktuara nga organizatat ku vendi ynë aderon.

Vota për rolin si vëzhgues i shtetit të Palestinës tregoi se si kjo Ministri mund të jetë patate e nxehtë në duart e Berishës. Vota abstenim ishte perfekte për të treguar se s’dimë nga t’ia mbajmë. Do donim të kishim dy vota, që t’ia jepnim njërën Obamës e tjetrën Erdoganit. Kemi një votë, andaj e djegim. Vëllezër palestinezë, asgjë që të ketë lidhje me ju. Shqipëria është pjesë e kolonive të konsoliduara që binden verbërisht dhe kjo i kthen në votues automatë. Ministri ynë i Jashtëm s’mund të jetë si ministri i Jashtëm francez. As si ai gjerman. As si ministri i Jashtëm i Shqipërisë në vitin ‘68, kur Shqipëria denoncoi pushtimin e Çekosllovakisë. Komunistët ishin të çmendur. S’dinin si të bënin lekë dhe e mbushnin veten me humor të zi.

Nëse mendojmë të zhdukim dhe Ministrinë siç zhdukëm ushtrinë këto vite, në emër të kursimit, do hidhnim një hap të mirë. Realisht shteti shqiptar nuk ndikon në politikën ndërkombëtare. Në politikën rajonale, roli është i telekomanduar nga organizmat e mëdha, si NATO, BE, ambasada e SHBA. Kësisoj ministri ynë i Jashtëm si ministër fiton vetëm bileta falas për të udhëtuar botën mundësisht në 1460 ditë. Si adoleshent ka fatin e madh të njohë njerëz kudo. Mund të parkojë pa frikë ku të dojë, meqenëse targa CD do ta shpëtojë nga stresi i carroattrezzi-t.

Mund të ngelen konsullatat meqë shqiptarëve në botë u duhen certifikata, vula apostile, kaseta të Ardit Gjebresë, por Ministria është e tepërt. Ministria jonë nuk është dot as postiere, se Kryeministrin kur duan e gjejnë në telefon. Nëse s’e kapin, nisen ambasadorët dhe i përvishen në zyrë. E nëse nuk e gjejnë? Kjo nuk ndodh, se nuk ka ku të fshihet z. Kryeministër.

Ministri i Jashtëm mund të ngelej në rolin e një koordinatori për ambasadorët, dhe të ndihmësit kur Ministrisë së Integrimit t’i shtohen dokumentet për tu përkthyer në anglisht.

Por ministri i Jashtëm s’mund të jetë shqetësim serioz, tani për tani. Kemi njerëz që ushqehen me lista. Fëmijë që marrin AIDS në spitale. Një republikë që përgjohet. Një President që vendos siç do një qeveri. Kemi spitale pa ilaçe. Kemi ÇEZ-in që mund të largohet me gjithë drita, e të na hedhë mbrapsht në shekullin e kaluar. Kemi shkolla prej kartoni. Brenda nuk ka fëmijë por ëndrra të brejtura nga moti i keq.

Ministri i Jashtëm ngelet një burrë i mirë që dhe po të dojë nuk është në kushtet që të bëjë ndryshe. Funksionet e tij janë që të na prezantojë mirë gjatë fazës së marrjes së urdhrave nga lart. Ajo që s’duhet të bëjë asnjëherë është që të shkojë në takim me vonesë. Apo të prezantohet i pahekurosur. S’duhet t’i hapet goja gjatë takimeve. Gjatë takimit është e domosdoshme që celulari të jetë në modalitet silent. Po u duk dhe mjaftueshmërisht i mallëngjyer, Mond Panariti i ka kryer të gjitha detyrat. (E thirra me emër për t’i bërë pak reklamë, që ta kujtojë dynjaja që e kish’ harruar.)

14 komente në “Tre gjëra pa funksion”

  1. Sali says:

    Hahahaha! Mire Kananaj mire!
    Ky topja qe kane vene si minister te jashtem, para disa ditesh thoshte “Miku im Avramopulos” megjithese nuk ka mbushur vitin si minister i jashtem, ndersa tek ABC thoshte deklaratat e “Avramopulos jane naive”! Hahahahahaha! Mu kujtua Alfred Serreqi qe i rrinte rende rende Gensherit kur u takuan ne Tirane ne ’92! Eh moj e zeza Shqiperi, e ne te zeste shqipetare! Shesim pordhe se kujtojme qe bota rrotullohet rreth nesh!

  2. Vlora says:

    ha ha ha lexova gjith shkrimin dhe mendoja se ishte haxhinasja.

    1. xhoni says:

      Haaaaaa edhe une ne fund,kur i the emrin e mora vesh se minister i jashtem qenka ai ai VETERINERI I BASHKISE SE LSI-se!!!!
      Haaaaaaa,cfare GALLATE!!!
      Edhe OSMAN GAZEPI I ZOGOLLIT ISHTE ME DINJTOZ SE KETA MINISTRAT E BERISHES SOT!!!!
      HAAAAAAA!!!!!!

  3. kelmendasi says:

    Ky Kananaj ka pa funksion trurin rreziku>I ka dale bleta pre kosheres vetem zhurma i ka mbete

    1. dymi says:

      Kelmendas kam shkruar edhe nje here tjeter per ty. Mos te ka ngelur qejfi qe Andi Kananaj nuk te krahasoi edhe ty me koqet e Papes.

  4. ILIRET says:

    Or po ky pukjani prej Shkodret, kerkon me mbrojt ministrin qe as ai nuk ja din emnin.
    Po ti s’je as LSI-ist, he burre dhe a e ndive Meten, kur thirri rrnofte bac Enveri? Apo ani, se asht ne qiviri…

    1. kelpamendasi says:

      Race lapanjoze jemi, cfare pret nga ne te shrektet. E tha Z.Baze shume mire tek artikulli i fundit. Sala na terheq prej hunde, nje here na thote nje gje pastaj dicka komplet te kundert dhe ne do themi ka shume te drejte Doktori ne te dy rastet.

  5. dymi says:

    Andi, kisha kohe qe nuk kisha degjuar nje gje kaq gazmore e te gjetur sa ideja jote qe ministria jone e jashtme i sherben Shqiperise po aq sa i sherbejne KOQET Papes ose edhe Sal-iut.

  6. tomori i beratit says:

    Andi je i madh.KOMPLIMENTE.Ska gje se Kelmendasi s’te kupton dot.Epo helbete ke……………………eshte

  7. Geniu says:

    Shum e sakte , vend me qeveri dhe peshe pupel bejme sikur kemi dhe u japim drejtim puneve te jashtme. Rrumpalle

  8. VERONIKA says:

    Andiiiiii,tani e teprove,po e teprove shumè fare…TI guxon tè rendisèsh mbas testikujve tè Papès ,,,Panaritèn????????Xhaxhi Mondinnnnn????
    T i s’je mirè nga mèndjaaaaa,po a e din qè kjo mund tè na shkaktojè incident ndèrkombètar,jo se tani mbas deklaratave tè BERRIshès,ai u detyrua tè vejè ti fèrkojè..kokèn Avrapulès,ti tani po ma detyron tè vejè tè fèrkojè dhe ….kokèn Papès….hahahhaahahhaahahaaaaa
    Ai èshtè njè bur(r)è i mirè,nuk mund tè shkojè i pahekurosur,nuk mund ti hapet goja,nuk mund tè vejè me vonesè,dhe tè duket i mallèngjyer—-hahahahaahahah po ata atè rol kanè mor Andi,janè maxhordoma,janè lavireeeeee dhe BERRIsha,i trajton siç e kanè pèr fis!!!!!
    PLEEEEEEEEHHHHHHHHHRAAAAAAAAA,TE PARICIKLUESHME!!!!

  9. Latif Dreqi says:

    Me duket qe Kananaj eshte nxituar paksa. Nuk e di cili eshte qellimi i shkrimit por nuk pajtohem me te. Perse? Po sepse politiken e jashtme e ben qeveria, mire apo keq, hajde ta diskutojme, por ministri i jashtem nuk mund te veproje me koke te tij..nuk eshte e udhes.Pastaj se kuptoj, cfare duhet te bente me teper, duhet te votonim pro Palestines, apo kunder saj? Ne s’jemi vetem, edhe 40 shtete te tjere abstenuan. Personalisht Panariti me duket minister jo i keq.Pastaj hajde marrim keto 20 vite cili minister i jashtem ka qene me i mire?!une mendoj qe ky eshte nje nder ministrat e jashtem me te mire, edhe pse nuk eshte me profesion diplomat.Kananaj, ne mund te kemi kerkesa dhe duhet te kemi, por duhet te kete nje tradite, nje kulture, nje steke e cila te jete vendosur, e sherbimi i jashtem ta permiresoje..por me historine e MPJ qe dime, me ministra si Tritan Shehu, Kac Islami,MEta, Basha,etj..ku ndonje syresh ka Shitur territore, mua Panariti me duket i kenaqshem, dhe kompetent.

  10. ar says:

    Kopetent jokopetent ai tullen e ka te shkelqyer!
    Ne kemi republike bananesh ketu e sa vjet,s’kemi c’presim nga “kopetentet”,kur politiken e brendshme dhe te jashtme e ben eskimezi nga Alaska!? Thjesht marrim veten me te mire! ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje