Nga Augustin Prenga
Ka 4 ditë që kemi hyrë në 100 vjetorin e dytë të mëvetësisë së Shqipërisë. Jehona e festimeve të 100 vjetorit është akoma e freskët në bisedat tona. Ndër to, më mikluesja është biseda për tortën gjigande të 100 vjetorit. Një nismë unike për metropolin tonë. Të gjithë ne e mbajmë mend tortën dhe “qershinë mbi tortë”, një flamur shqiptar me numrin 100 mbi të.
Menjëherë palët u rreshtuan. Në njërin krah shqiptarët e “turpëruar” nga gjesti jo qytetar i disa qytetarëve që nxorën qeset, tepsitë, bluzat për ti mbushur me tortë – disa më të zellshmit që bënin topa “torte” dhe ia hidhnin njëri tjetrit. Në krahun tjetër shqiptarët paqedashës optimistë, që e cilësuan këtë një lojë kalamajsh. Në një reflektim më të distancuar, lindi edhe nje pol i tretë i shqiptarëve zemërdhembshur, që thoshin se ja ku ka vajtur varfëria ndër ne.
Të gjithë ne, pavarësisht krahut që kemi mbajtur, kemi bërë pyetjen: Po faji, i kujt ishte?
Nuk po largohem shumë, e rrëfej: Faji është i mi. Po, po! Nuk faji i asaj gruas së përveshur deri në mëngë gjithë zell për të mbushur qesen me tortë. Nuk është i asaj “pastiçieres” me përparëse të bardhë që mbushi tepsinë. Nuk është i atyre çuna -burrave që luftuan me tortë.
Faji është i mi.
Është i medias që me “breaking news” merret gjithë ditën e pavarësisë më këtë episod duke e kaluar cakun e lajmit. Është i joni që nuk lamë foto, faqe facebok-u, bisedë a telefonatë pa e shpotitë tortën. E mbase është edhe kjo përmendje në këtë shkrim që kontribuon në atë drejtim!
Zelli jonë për të etiketuar, për të publikuar, për t’u tallur, për të zmadhuar, për të nxjerrë konkluzione aforfe, na vë në të njëjtën qytetari me ata që shkelën me këmbë mbi tortë. Na bën në njëfarë kuptimi prishës tortash të kamufluar.
Në një dimension më të gjerë ne këtë e bëjmë përditë. Torta ishte një nismë shumë e veçantë, me punë të palodhur, me pasion me dëshirë për ti thënë faleminderit Shqipërisë “100” vjeçare.
Sa punë e nisma të mëdha janë bërë në Shqipëri në këto 100 vjet që lamë pas. Sa gjak është derdhur, sa shpirtra kanë vuajtur, sa sakrifica janë bërë, sa vlera e themele janë shtruar. Në emër të flamurit, në emër të lirisë, në emër të së ardhmes. Që në të rrojmë të lirë, të qytetëruar e krenarë për vendin që i përkasim. Dhe stafetën ta përcjellim në brezin tjetër.
Festimet e 100 vjetorit na dhanë një leksion të çmuar.
Torta vetë foli: Gjërat e mëdha duan pasion, mund e sakrificë për t’u bërë. Në të njëjtën kohë, ato mund të zhbëhen në një çast të vetëm, me anarki, budallallëk, dashakeqësi, mosqytetari.
Ne e kemi në dorë në këtë fillim 100 vjetori të dytë që te bëhemi prishës tortash të zellshëm ose festues lirie pasionantë. Ne sot po ndërtojmë të ardhmen, brezin që po vjen. A po ndërtojmë prishës tortash të zellshëm, apo festues lirie pasionantë? Apo ndërtojmë brezin e burgosur të lirisë me sloganet “bëj çfarë të duash se je i lirë” apo brezin e ndërgjegjshëm të lirisë?
E vërteta qëndron në anën e atyre që janë të lirë ta prishin tortën dhe nuk e bëjnë një gjë të tillë. Liria e vërtetë e një kombi nis me lirinë e shpirtrave që e përbëjnë atë.
Unë e pranoj përgjegjësinë për brezin tim. Po ti?
Gomaret social-bolshevik edhe lojrat i lexojn per se prapthi,Gomaret e EDVINIT, ME KETE RAST NE SHQIPERI DO BEHET CDO VIT LOJA E TORTES, SIC ESHTE NE SPAJNE LOJA ME DEMA,NE ITALI ME DOMATE E BALTES NE IRLANDE DHE LOJRA TE NDRYSHME NE VENDE TE NDRYSHME,I PATE FEMIJET SE SI GJUHESHIN ME TORTE??? ata luanin o gomare sociliste luanin kjo eshte loje dhe do vazhdije gjithmone, pellcisni o shpirt-zinj pellcisni.
Ai dhe nje orgazem katnari PD-je ? Hani, pini e nderoni bajraktaret tuaj. Hani o talebanet e Saliut se bota ju njeh tashme se kush jeni. As mos kini turp, as mos u justifikoni fare. E dime qe te gjithe si ata te babeziturit e pafat jeni. Vetem disa kane fatin te jene me afer pushtetit
po dhe ky prenga cfar kerkon te justifikoje?????
babezine e malokerise qe nuk di gje tjetr te beje, vec te prishe e te shkateroje?
cfar faji kemi ne qe nuk dolem as ne shesh por e pame vetem te televizion ate kasapane.
faji eshte i bashes qe sditi te organizonte shperndarjen,,, pasi vertet torta ishte gjigande.
faji mbetet vetem te bashkia,dhe jo te njerezia.
Or ti gomar me ket nick name idiot. Me sakt do e kishe Kok-karuci emrin.
Ato pamje tregojn fytyren tone se ku jemi realisht. Tregojn pse e fituam pavaresine 80 apo 100 vjet me von se fqinjet tan, tregojn pse na shohin me habi europianet kur u kerkojm te integrohemi.
Ata vellezrit e tu qe luanin me tort nuk jane te pakte ne ket vend. Jan shum dhe kryesisht jan pjese e taborreve te Saliut.
kam frik se a do mjaftojn edhe 100 vjet te tjera per me civilizu apo asimilu ket shtrese torte-ngrenesish.
Sa here komenton ky Kar-tapuzi te ben te lirohesh nga gazrat.
me gjithe mend mund te krahasohet me lojen e demave ne spanje????????po ku je o yll se na e lehtesove barren.dhe ne vrisnim mendjen :po kjo ishte loje moreeeeeeee.a te kripsha trute more malok e derr maloku.
@kokpussy Mullarek-Koki USA. Fale zotit qe e ke kuptuar ti, gomari demokrat se do kishin ngelur injorante gjithe ata qe per parti kane SHQIPERINE.
Kotropuzi Mullarek-Koki USA. me siguri ti duhet te jesh shume i mencur se ndryshe nuk ka se si te spjegohet komenti jot i denje vetem per … gomarin e Nastradinit. Ne 100 vjetorin e Pamvaresise ne duhet te paraqiteshim perpara botes te bashkuar dhe jo te percare. Ne nje dite si ajo, 600 vjet me pare Skenderbeu i bashkoi i pari shqiptaret ne nje shtet te vetem dhe 500 vjet me vone ishte perseri nje shqiptar, Ismail Qemali qe i bashkoi perseri shqiptaret ne nje shtet te vetem. Ajo dite duhet te ishte simbol i bashkimit dhe jo i ndarjes, prandaj komente si ky i joti nuk kane vend ketu. Une nuk njihem per simpatizan i PD, por duhet thene se ideja e tortes, pamvaresisht groteskut qe permbante ne vetvete ishte nje ide per te nderuar kete date te shenuar. Them groteske, pasi per nje vend aq te varfer sa Shqiperia, ajo torte gjigande ishte lluks i tepert, por perseri duhet konsideruar nje perpjekje e drejte per te bashkuar shqiptaret qofte dhe me ngrenien e nje torte. Ajo qe ndodhi ishte nje turp qe na rendon te gjitheve pamvaresisht nga bindjet politike.
Te gjitha telefonata, breakning news, fotot ne shtyp, rrjete sociale jane gjeja me e mire per te shpalosur fytyren e vertete te atyre je jemi me te vertete.
Pikerisht, kjo u be per te gerryer ndergjegjien e lodhur te shqiptareve, pikerisht per te treguar qe ata nuk shkelen mbi nje torte me sheqer, por mbi punen djersen e atyre qe e bene dhe mbi domethenien e 100 vjetorit.
Dhe gjeja me e mire per te mesuar brezin e ardheshem eshte duke i treguar atij pikerisht keta gjera, dhe keshtu ata te mos i bejne me.
Druaj se na duhen edhe 100 vite te tjera per tu bere qytetare te denje te ketij vendi.
Keto imazhe duhen publikuar perdite, faqja e zeze duhet ferkuar qe te behet e bardhe.
Kronike e nje pas feste ala turka
GUINESI I BARBARISE … !
– Feste ala turka e nje kryeministri ala turk
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Nje rekord me kokeposhte !
Pamje llahtari….Lemeri e vertete deri ne barbari ne zemren e kryeqytetit shqiptar…
Nje lukuni shqiptaresh qe ndofta nuk kane pare kurre torte ne tavolinat e tyre per shkak te diktatures se djeshme dhe demokratures se sotme, iu versulen tortes gjigande te 100 vjetorit te Pavaresise ne Tirane si Skenderbeu turqve dikur.
Jo me shpata ! As me thika e me pirunj! Me thonje e me gishta… Me duar te palara e me grushte lapucisnin kater tone torte gjigande, per te treguar bollekun e “mrekullise reganomike” te kryeministrit Berisha.
Gjigandomania ala komuniste, prirja per Guiness eshte nje nga semundjet me qesharake te kesaj qeverie. Si te tilla ato pesuan nje fiasko totale me corganizimin teresor qe ne vend te na vinte vetullat na nxorri syte faqe Botes!
Synonnte te futej ne Guines per madhesine e saj… U fut qe sot per barbarine ndaj saj ne faqet e para te gazetave e rrjeteve televizive ne mbare Boten!
Dikush mbushte qeset plastike. Dikush hante me grushte si ne Mesjete torten e njeqintvjetorit. Dikush fuste torte ne xhepa… Te tjere shkelnin mbi torte sikur hidhnin vallen e vet barbarise…!
– Njemije qingja e nje mije desh…
Sala e torta shkuan per lesh !
Kater tone torte per tu futur ne Guines na futen aty jo per medhesine e saj, por per barbarine tipike aspak shqiptare. Nje rekord boteror me kokeposhte !
Ndersa dy ditet e fundit gazetat me ne ze te Evropes komentonin barbarine ala- turke te njemije qingjave dhe njemije desheve te Berishes per te festuar ala turka pavaresine nga Turqia, sot faqet e tyre dhe ekranet televizive kishin ne fokus hyxhymin ala turk te shqiptareve mbi torten e 100 vjetorit.
Mire qe ende nuk kemi mesuar te jetojme si qyetare!
Mire qe akoma nuk dime te sillemi si qytetare!
Mire qe as sot pas 100 vjet pavaresi e 20 demokraci nuk kemi mesuar ABC-ne as te njeres e as te tjetres….
Por te pakten te kishim mesuar te sherbenim si njerez e jo si gjysem- njerez dhe gjysem – kafshe te bashkesise primitive torten e pavaresise dhe simbolin e qytetarise!
Te pakten te kishim mesuar te perdornim pirunin e thiken e jo thonjte e grushtat per te ngrene torten gjigande katertoneshe ala komuniste te kesaj feste te madhe!
Nga Xhoa Amazonas tek Vilfred Martens
Te pakten te kishim mesuar se jo vetem mikpritja tradicionale shqiptare, por edhe protokolli shteteror paracaktojne te zotin e shtepise, Presidentin e Shqiperise, e jo kryetarin e Partive Popullore Evropiane Vilfred Martens per tu uruar miresardhjen te ftuarve e miqve, qe si asnjehere “shkelqyen me mungesen e tyre ne kete feste histotrike te shqiptareve”, sic e deklaroi vete kryeministri Berisha…
Tamam si tek romani “Kolonelit nuk ka kush ti shkruaje” te Gabriel Garcia Markezit!
Asnjehere e ne asnje rast nuk ka ndodhur qe jo vetem festen e Pavaresise por as 1 Majin e festat e tjera te partise shtet ti hapte nje mysafir i huaj qofte ai edhe Xhoa Amazonas i partise se pare te Berishes !
Ishte diktature apo katrahure, ishte e cfare nuk ishte regjimi i Enver Hoxhes, por kishte nje rregull e disipline te hekurt, nje protokoll preciz ala gjerman qe nuk e pame as shijuam per asnje cast gjate festimit te 100 vjetorit te pavaresise.
Ceremonia festive e ngritjes se Flamurit ne Vlore filloi me gati gjysem e me shume ore vonese.
Parada ushtarake, qe ka rregulla e disipline te hekurt ushtarake filloi me gati nje e me shume ore me vonese.
Pritja zyrtare e kryetarit te shtetit Nishani ne Pallatin e Brigadave filloi me mbi nje ore e gjysem vonese.
Avash- avash… behet qingji dash !
” Avash- Avash” ala turka mbizoteroi ne cdo skene e ne cdo hap te festes!
“Avash- avash ” ala turka eshte ngulitur aq thelle ne mendesine dhe veprimitarine e qeveritareve te sotem sa edhe mentaliteti ala- turk i festimit. A ka prove me te qarte e deshmi me te gjalle te kesaj mendesie e veprimtarie ala turka te qeverisjes shqiptare se kjo feste qe nxorri ashiqare ne syte e shqiptareve dhe te nderkombetareve, ne syte e zgurdulluar nga habia te mbare Botes, cka zuri faqet e para te gazetave me te medha ne Bote…
Tamam nje feste ala turka e nje qeverie dhe kryeministri ala turk…edhe nejqint vjete pas pavaresise nga Turqia…
Tamam… Taman nje feste gabele e nje qeverie gabele , sic thone edhe vete turqit !
Nuk thote kot Malesia e Gjakoves: Edhe po te mbytete ne lume berishsin kerkojeni perpjete e jio pjetposhte( teposhte ) … Edhe per se vdekuri ata ecin mbrapsht. Askush nuk ecen me mbrapsht se ata …
Nje Guines ne vetvete! Guinesi i barbarise !
Agustin!
Pse nuk e thua troc qe torten e prishi Vucidol Vucidolovici i paguar nga Serbia dhe Greqia?
Apo nuk ta mban b***a? Ke frike te tregosh te verteten dhe i bie rrotull.
Gazetar legen.
Gazetar Sahanlepires.
Ky surrati ketu me tepsi ne dore eshte simboli i 100 vjetorit vucidolas.
Pa u zhdukur Vucidol Vucidolovici nga faqja e dheut shqiptaret do te vazhdojne te kene te njejtin simbol si ky surrati me tepsi ne dore….
Aleksandri i madh,nga komenti je i vogèl,sepse ai i madhi ishte strateg i madh.Arriti tè bèjè njè pikè tè vogèl nè hartè si Maqedonia,gjysmèn e globit–kthjellohu pak.Ai surrati aty me tepsi nè dorè,jemi tè gjithè,duke filluar qè kur parkojmè makinèn nè mes tè rrugès,po çfarè parkimi po themi,po kur ndalojmè dhe zèmè muhabetin me makinèn pèrbri dhe flasim ,ndèrsa trafiku bllokohet dhe as ambulanca nuk mund tè kalojè dot??!Pra ky surrati jonè,po vret njè njeri.Ai surrati me tepsi ,jemi prapè tè gjithè,kur shtyjmè murin e vilès dhe zemè rrugèn,shtyjmè gardhin dhe vrasim vèllain pèr kullotè bagètish,kur vjedhim telat e energjisè,kur denigrojmè pleq e gra–kur kemi ndonjè *xhaje* qè mezi po kalon rrugèn dhe ne V.I.P.-at kokèpalar i japim gaz makinès thua ti kushedi sa punè kemi,do vemi te internet-kafe,mase kapim nonjè*dashnore*,qè pastaj dhe martohemi,janè tè vetmet qè na i varin–sepse nuk na dinè surratin e tepsisè qè kemi.Kur e hapim gojèn e madhe dhe etiketojmè tè gjitha gratè*kurva*,harrojmè qè ato kurvat na lajnè,na hekurosin,i japin jetè rracès idiote qè ne jemi,na pleqèrojnè baballarèt ah se mos harroj ,i bie qè jemi tè gjithè bij kurvash.
Aleksandri,po vazhdova tè shkruaj,nuk e di çfarè mund tè flas,dhe po fillova kèshtu qè tè hènèn nè mèngjes,bobooooo iku java,dhe nuk kam asnjè dèshirè…pra lere vuçidolasin,sepse nqs do bèjmè njè reflektim te vetja i bie tè shkojmè te pasqyra dhe ta pèshtyjmè imazhin qè do na shfaqet.
I nderuar PRENGA,dhe unè e prisha *tortèn*,pèrgjegjèse pèr brezin tim…pra *bashkèpuntore nè krim*,ne juristèt i kemi fjalèt mè tè forta!
big torta e ”perdhunuar” eshte pasqyrimi perfect se, cilet jane sterniperit e atyre qe pushtuan perpara 500vjetesh truallin shqiptar……kujtoj se dhe ata kete kulture kishin.
Nje tragji-komedi e vertet, Ne fund te fundit kjo eshte nje pjese e popullit qe qeveriset dhe kuptohet fare mire se sa te lehte e ka Sali Berisha per tu mbushur mendjen ketyre per cdo vote familjare qe ata zoterojne….
VLORA VLORA… BEJA FORA !
PRITI SI TRIME KETA HORA… !
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Karshillek, provokim e cinizem despotik ndaj Vlores
Neser me 4 dhjetor qeveria me kusare e me e korruptuar ne historine e Shqiperise do orvatet te perdhose qytetin tuaj te lirise pavaresise, te heroizmit e atdhetarise, duke u bere sfide vlerave tuaja qytetare e atdhetare, liridashese e mikpritese!
Ne nje shfaqje te paturpshme cinizmi dhe karshilleku despotik ndaj historise e lavdise suaj te pacenueshme, Sali Berisha dhe qeveria e tij, qe ia futi flaken Vlores ne pranveren e vitit 1997 me piramidat e tij, orvaten te fitojne pike elektorale para Vaterlose qe e pret ne zgjedhjet e ardhshme!
Do te shese patriotizmin e tij ala Otranto e ala Damir Fazlic qe e ka kthyer Shqieprine ne nje gjysem koloni te afendikojve te Athines dhe paramilitareve te Beogradit qe kontrollojne mbi 80 per qind te financave e bankave shqiptare!
Me fraza patriotike e gjeste te deshperuara gjoja atdhetare ai dhe klani i tij synojne te maskojne tradhetite e perseritura ndaj Shqiperise shqiptareve, do te sfidoje Aleancen Kuq e Zi e atdhetaret e vertete vlonjate,duke krijuar edhe incidente diplomatike me fqinjet qe ua ka shitur nen rrogoz!
A ka provokim me te madhe per Vloren heroike e historike se nje karshillek ndaj saj!?
Streha e fundit e te gjithe maskerenjve
“Les extremities se touche” thone francezet. Ne shqip ” Ekstremet, skajet gjithnje puqen”….Sa me e madhe, sa me ne skaj shkon tradhetia me vepra , aq me e madhe, aq me ne skaj shkon edhe patriotizmi i shtire, atdhetaria e stisur, e sajuar pe rte mbuluar aktet tradhetare.
Ndaj nuk thoshte kot Faik Bej Konica, “Patriotizmi eshte streha e fundit e te gjithe maskarenjve !” Beriaha dhe qeveria e tij mafioze jane vetem disa prej tyre!
Priti sic te ka hije o Vlora trime E Ismail Qemal Bej Vlores. Priti sic e meritojne keta kusare e vrastare!
Priti Vlora trime e Ismail Qemalit e Selam Salarise, e Zonja Curres e Besnikut te Shqiperise kete qeveri faqezeze qe na i nxiu faqen me hajnine e kusarine, me plackitjen e vrastarine e shqiptareve te pafajshem te 97-es, te Otrantos se mortit e te atdheshitjes, te Gerdecit te minuar e te 21 Jnaarit 2011!
Vlora Vloa beja Fora
Priti si burrat keta hora !
Opozitare apo qyqare !?
Ku eshte opozita e Edvin Rama !? Po bejne freskozite per b… olet e kusareve dhe vrastareve me Sali Berishen ne krye ! Jo opozita e tij e ka emrin Twiter…. domthene llaka… llaka… llaka… llaka !
Flini gjume ore opozitare qyqare qe keni frike nga hija e juaj e u ka rrokur lemeria e hijes e atdheshitesit e Padrinos se “Mafias qeveritare shqiptare qe ka dale krejt jashte kontrollit”, e “kesaj bande gangsteresh” qe plackit Shqiperine!
Nuk besoj se eshte dakord e do te rrije duarkryq Aleanca Kuq e Zi e Spahiut dhe FRD-ja e Topit! Sali Berisha merr vesh vetem gjuhen e topit sepse u ka rene me top interesave te Vlores e te Shqiperise!
Asnjehere nuk eshte vone per vepra atdhetare te mirefillta. Askush me mire se Vlora nuk e ka treguar kete heroizem ne shekuj !
U fut ne Vloren naten si kusare e iku si kusar duke neperkembur buken e kripen e saj mikrpitese per 100 vjetorin e Pavaresise se saj !
Vlora Vlora beja Fora
Priti si duhet keta hora !
Sikur te ishte gjalle
Ismail Qemal Bej Vlora !
Ne kembe si nje trup i vetem !
Ne kembe e ne protesta paqesore e demokratike mbarepopullore si nje trup i vetem kunder ketyre pseudo- demokrateve te sterkorruptuaer nga sholla e kepuces e deri tek maja e flokut!
Me qytetari e organizim shembullor sic e treguat per mbi gjysem milioni vellezer, miqe e mysafire nga pese kontinenetet qe ua hapet zemrat e vatrat tuaja bujare shqiptare, tregojuni ketyre kusareve e vrastareve se ne Vlore nuk ka vend per askend qe ka lyer duart e ingranazhet e qeverise se korruptuar me gjak shqiptari, se Vlora e eshte vatra mikpritese e jataku i lirise dhe pavaresise e jo i kusarise dhe vrastarise!
Qytetari ne vend te barbarise! Paqe ne vend te dhunes! si nje trup i vetem tregojuni vendin e mos lejoni keta kusare e vrastare te baltosin truallin e mundin tuaj qe nuk u paguan asnje cent investim dhe na e zbardhet faqen ne mbar Boten !
Mesazhi i demokracise amerikane: koha per veprim !
Mos lejoni te perdhosin karriket e vepren e pavdekshme te Ismail Qemalit tone!
Mos lejo te perdhosin truallin tend atdhetar e heroik!
Mos lejo te ngallosin shtizen e flamurit tone te lavdishem !
Mos lejo te neperkembin krenarine e luften tende stoike per liri e pavaresi!
Mos lejo te shperdorojne mikpritjen tende legjendare ata qe nuk denjuan as te shijonin buken tende te bekuar te drekes se Pavaresise!
Mos lejo te baltosin pavaresine e Shqiperise keta atdheshites qe deshen tu shesin a dhurojne Athines Otranton e shenjte tende e tonen, Otranton shqiptare!
O sot o kurre Vlora Heroike… Vlora e Flamurit…. Vlora e Ismail Qemal Bej Vlores… Vlora e atdhetarise e heroizmit shqiptar!
Vlora… Vlora Beja fora!
Priti si trime keta hora
Sikur te ishte ne balle
Ismail Qemal Bej Vlora !
Jug e Veri ishim e jemi nje
Ishim e jemi vec Kuq e Zi
Jemi vetem nje Shqiperi!
E ngaterruan torten dhe pandehen se ishte si pronat qe zaptuan dhe tjetersuan ne tirane . Keta jane elektorati qe percakton fatet e te gjithe te tjereve. Por nga ana tjeter nuk kane dhe faj se keshtu ndodh kur qeveria ushqen njerzit 1 here ne 100 vjet . Torta mund te hyje ne guines per permasat por e sigurt eshte qe ne guines do jete per menyren e ndarjes .
Shkrim me se i goditur. jam teresisht dakord me autorin. Dhe kur thote se gjerat e medha qe duan me vite te ndertohen mjafton nje csst,nje gabim dhe buuuuum. gjithcka shembet.
Por ketu mendoj se autori,(sipas mendimit tim) nuk ka ndalur te shikoje se cfare nuk funsionoi, cfare e shnderroi festen e madhe te 100 vjetorit te mbyllej ne nje maskerade te tille? Valle mjafton vetem ketegorizimi i ndarjes se njerezve ne prishës tortash të zellshëm ose festues lirie pasionantë, apo eshte dicka qe ka te beje me te gjithe,edhe vete ne sic thote vete autori i nderuar. Po organizatoret e festimeve,kane pjesen e tyre te fajit, sado pak te vogel edhe pse ideja e madheshtise se festes mund tu kishte verbuar syte dhe marre mendjen,dhe te kishin harruar se efekti i turmes ne manifestime edhe festive eshte gjithmone i paparashikueshem.
Por tashme demi u be, nje dem moral per tere kombin, per shqiptaret e ardhur nga tere trevat, edhe ne kembe, e perse? Per te pare ate qe pame te tere.
Miqte e mi, sinqerisht mendoj se kjo na sherbeu per te nxjerre para botes fytyren tone te vertet, qe mudohemi ta fshehim pas deklaratave se jemi kombi me i vjeter, me mburrjet e te nderuat president etj,etj.
Pas 100 vitesh pavaresi nga Turku,treguam se kemi ngelur me anadollake se vete osmanet e dikurshem qe hanin me duar e me tepsi.
Europa na ka caktuar 3 ligjt per miratim,po pastaj? A e meritojme valle te jemi pjese e kultures perendimore?
Jam i sigurt qe jo, dhe pas ketyre ligjeve edhe po u miratuan, do te kemi te tjera te tjera te tjera,etj etj etj…..
Jo zonja gazetare torten nuk e prisha as Une as Ti ,as Veronika dhe as ata qe kemi pare ne kronikat qe bene xhiron e Botes.
Torten e prishen ata qe e bene,megallomanet e pushtetit qe nuk dine te festojne, qe kalojne sensin e mases per te joshur turmat njesoj si mendesia e Diktatures apo mendesia e mbreterve te mesjetes.
Eshte kjo llogjika e pushtetareve tane qe i konsiderojne njerezit si qen per kocka dhe i ushqejne ne kete forme nje here ne 100 vjet per t`i rrjepur gjithe jeten…dhe per t`i sunduar.
Qenke komplet jashte teme dhe mjere populli cfare lexon nga ata qe duhet te ishin truri i kombit
Z. Agustin,
Ju pershendes per kendveshtrimin Tuaj realist!
Por fatkeqesisht ne shqiptaret e kerkojme fajin tek te tjeret dhe jo tek vetja!
E paskan fajin organizatoret dhe qeveria!
Po ata qe lane nam nuk paten faj???
Festa ishte nje spektakel me perjashtim te babezise mbi tortat si ne Tirane edhe ne Vlore!
A kishte mangesi? Natyrisht qe po. Shpresojme qe ne te ardhmen te behet me mire per Shqiperine dhe Shqiptaret dhe jo per politikanet!
Ela ne Vlore nuk kishte babezi se i pame pamjet. Ne fund ishin vec ca femije qe luanin dhe mese e pritshme. Ne Tirane u zgerryen shumica per te ngrene.
Me xham me xham. Po ato “zonjat” vlonjate qe mbeshtillnin copa torte ne shami femije tu duken ty?
Me 12 m torte. Po te ishte sa ne Tirane?
Me siguri do e futnit neper corape mqs nuk ishit pergatitur me legena!
NDARJA E TORTES ESHTE SIMBOLIKA E NDARJES SE SHQIPERISE:
NE TE NJEJTEN MENYRE ESHTE PUSHTUAR SHQIPERIA,TERITORI I SAJ,PUSHTETI,QEVERIA,DEMOKRACIA…LIRIA.
“KUSH ESHTE ME I FORTI KA RREMBYER COPEN ME TE MADHE TE TORTES”..
JA PRA EDHE TE TRE LIGJET QE PRESIN TE MIRATOHEN…
TE MIRATOHEN SI NDARJA E TORTES…ULURIN SALIU…me te tijet!
Po mire e ke shkru vallahe
Media u ka tregu e poshter me kete lajmin e prishjes se tortes
Na nxorren sikur na nuk dim te festojme.
Edi Rama me mediat e veta i dha jehone kesaj sepse ai e ka bash shpirtin e zi.
Prenga po dhe maskaralleqet dhe pa aftesine tuaj ne duhet ta mbajme ne kuris kur ti zotrote i porositur nga bajraktaret e tu do qe ta ndahet faji juaj me te tjeret. Ate mbollet ate koret e ti nuk ke te drejte te kerkosh falje per brezin tone po kerko falje e jep llogari ti e ata qe e organizuan kete feste dhe kateraure si dhe ku shkuan leket e taksa pagusve shqipetare ..
Berishistet i ka zene dalldija e pushtetit,pikerisht kjo dalldi i katandisi ne ate baterdi qe beri gjiron e botes duke na cfaqur me primitiv sec jemi.
Jo cdo gje e madhe ka vlere. Shpesh gjerat e vogla, por te sinqerta jan me domethenese se zhurma propagandistike e nje pushteti dhe justifikimi apo shperndarja e fajit ne rast disfate. E cuditshme, por ne kete vend per cdo sukses dekoratat i merr vetem qeveria, ne te kundert, jan te tjeret fajtoret. Apo jo more gazetar? Prandaj mire eshte te fusni koken atje ku e meritoni dhe mos na pallavrisni shume per “liri shpirtrash”!