Pyeta një nxënës 12-vjeçar nëse ka dëgjuar ndonjëherë për Ismail-Qemal bej Vlorën, mu përgjigj se ka dëgjuar për Ismail Qemalin, por jo për Ismail-Qemal bej Vlorën. Mirë, i thash, kush ishte pra Ismail Qemali. Ai që e ka ngritur flamurin m’u përgjigj. Po për Isa Boletinin a ke dëgjuar ndonjëherë? Po – tha, ai që e ka puthur flamurin. Po përse Isa Boletini nuk e ka ngritur flamurin, dhe pse Ismail Qemali nuk e ka puthur flamurin- e pyeta. Ku e di unë, kështu na kanë thënë në shkollë, u përgjigj.
Miti në shërbim të Enver Hoxhës
Ky është stereotipi që është krijuar që nga ardhja e komunistëve në pushtet. Në fakt, nuk ka asnjë dëshmi që Isa Boletini ta ketë puthur flamurin. Gjetja artistike e skenaristit të filmit “Nëntori i Dytë” është në funksion të krijimit të prototipit të caktuar që do të portretizonte shqiptarët e Kosovës, në funksion të pushtetit të Enver Hoxhës.
Aktori në rolin e kryeministrit të parë të Shqipërisë, Ismail-Qemal bej Vlora, paraqet jo fjalët dhe sjelljet e Ismail-Qemal bej Vlorës, por ato të Enver Hoxhës. Lexuesit do t’i kujtohet skena nga filmi “Nëntori i Dytë” kur peshkopi grek i Durrësit i përkujton Ismail-Qemal bej Vlorës, se politika është përzgjedhja e të keqes më të vogël mes dy të këqijave, kur kinse Ismail-Qemal beu përgjigjet se ne nuk do ta pranojmë asnjë të keqe, as të keqen më të madhe e as atë më të voglën. Një budallallëk të tillë ka mund ta flasë vetëm Enver Hoxha, por jo një diplomat i kalibrit perandorak siç ishte Ismail-Qemal bej Vlora.
Roli historik i Isa Boletinit në Vlorë, ishte krucial sepse ai me 300 apo 400 trimat e tij (nuk po dihet akoma sa ishin se asnjë historian nuk na e publikoi listën e potë të emrave të këtyre trimave) siguroi rend dhe rregull në atë pak territor të mbetur rreth Vlorës, që shërbeu si territor inicial i shtetit shqiptar.
Por skenaristi këtë fakt historik nuk e vuri në dukje. Për të ishte më rëndësi që Isa Boletini ta puthte atë që kishte ngrehur Ismail-Qemal bej Vlora. Kjo sepse Enver Hoxhës i interesonte t’i portretizonte shqiptarët e Kosovës, si trima të ndezur për atdhe por malokë që fetishizojnë simbolet (puthja e flamurit).
Në film nuk paraqitet fakti se po nga Mitrovica e Isa Boletinit, para tij kishin arritur në Vlorë, intelektualët, që të dy nënshkrues të aktit të pavarësisë së Shqipërisë: Rexhep Mitrovica e Dervish Mitrovica. Derisa i pari u dekorua nga presidentja e Kosovës, me rastin e 100-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, ky i dyti, babai i gazetarit të mëvonshëm Xhelal Mitrovica, u harrua fare nga presidentja e Kosovës. Madje, edhe Peja përfaqësohej me dy intelektualë: Bedri Pejanin e Salih Gjukën. Por, kjo nuk i interesonte Enver Hoxhës dhe skenaristëve e regjisorëve të tij.
Si s’u bë tani një film i ri për 28 Nëntorin?
Ka qenë e pritshme që në këtë 100-vjetor në vend se te theren desh e të punohet ëmbëlsira gjigante, të bëhet një film për shpalljen e pavarësisë në Vlorë, ku aktori kryesor në mos arrinte ta transmetonte karakterin e Ismail-Qemal bej Vlorës, të paktën do ta transmetonte karakterin e Sali Berishës. Të paktën, ky do të ishte një përparim.
Kryeministrit të parë të Shqipërisë nuk iu rikthye mbiemri as për këtë festë. Në fjalimet e zyrtarëve, atij akoma i përmendej emri Ismail Qemali, ashtu si e pati pagëzuar Enver Hoxha, e jo se si në të vërtetë quhej Ismail-Qemal bej Vlora.
Isa Boletini, ende i pa rivarrosur
Por atij që iu bë e padrejta më e madhe në këtë përvjetor, ishte Isa Boletini. Eshtrat e tij të zhvarrosura 14 vjet më parë mbetën ende të parivarrosur. As përkujtimi në aktin e tij kulmor të para 100 vjetëve nuk mjaftoi që eshtrat e tij të rivarrosen në Boletin.
Skulptura e Davidit e para 5 shekujve si përmendore e Isa Boletinit
Për të qenë ironia edhe më e madhe, me shumë bujë u paralajmërua ngritja e përmendurës së tij në qendër të Mitrovicës. Kur ajo u soll, qytetarët panë se jo një skulpturë origjinale, e as kopje e një origjinali, por ishte kopja e plagjiatit të skulpturës së Davidit të Michelangelos, i punuar 5 shekuj më parë (1501-1504). Davidit i ishte vënë plisi dhe hedhur në prehër flamuri me shqiponjë.
Ky është një turp e shkuar turpit. Kur vizitorët do të kalojnë urën e Ibrit nga veriu në jug të Mitrovicës, do të shohin skulpturën e Davidit me plis në kokë. Kur të afrohen pranë do të shohin mbishkrimin Isa Boletini (1864-1916).
Për më tepër, për dallim të fytyrës së bukur të Davidit, dhe pamjes joshëse të Isa Boletinit, që impresiononte edhe zonjat e Londrës, skulptura plagjiat e paraqet Isa Boletinin me fytyrë të egër prej maloku. Skulptori, si duket, ka harruar se Isa Boletini kishte jetuar me vite të tëra në Stamboll, ndërkaq fytyra e tij kishte pamje shumë civile siç shihet edhe në foton e tij, të bërë nga koloneli Thompson. Edhe pse Isa ishte pa shkollë, djemtë e tij ishin me shkollë dhe kjo tregon prirjen e tij kah dituria.
Fotografia e Isës, e bërë nga koloneli Thompson
Fotografia e Isës, e bërë nga koloneli Thompson, është ajo që është dashtë të jetë model për përmendoren e Isa Boletinit, sepse kjo pamje ish-ajo që i impresionoi perëndimorët dhe jo ajo se si i shihte Enver Hoxha shqiptarët e Kosovës.
Duke parë skulpturën plagjiat në qendër të Mitrovicës (në art e në shkencë plagjiat do të thotë ide e vjedhur) një artist i huaj më ngushëlloi me fjalët: “Ndoshta kaq janë mundësitë e kosovarëve, në të ardhmen do të keni edhe ju artistët e juaj që do të bëjnë skulptura origjinale”.
Ironia është se që nga paslufta, skulptori mitrovicas Miftar Istrefi më pati lodhur duke më ftuar në studion e tij apo sa herë që më takonte rrugës duke më shfaqur idetë e tij për përmendoren e Isa Boletinit. Herë më thoshte do ta bëj 7 metra, herë 14, herë 20. Më pyeste për qëndrimin e Isës në rrethanat historike, e studionte karakterin e tij. Gjatë tërë këtyre bisedave e shfaqte patriotizmin lokal, duke thënë “ne shaljanët”, “Isa si shaljan” etj etj.
Por, përmendorja e Isa Boletinit iu besua jo këtij skulptori. Kjo për arsyen se kryetari i Komunës së Mitrovicës dhe sejmenët e tij, nuk e ka hallin që të bëhet si duhet një përmendore, por si me zhvatë sa më shumë para, dhe nuk i mjafton që vjedh taksat e të gjallëve, por edhe Isa Boletinin e vdekur 96 vjet më parë.
FAKTI QE SALI BERRISHA ESHTE VERIOR ESHTE NJE KOICIDENCE NE RRASTIN E PERDORIMIT TE CILESORIT “MALOK”.
MALOK KA ME SHUMICE EDHE NEPER FUSHA,BUZE LUMENJEVE APO DETIT..
UNE E KUPTOJ QE TOKA ESHTE E TURPERUAR QE USHQEN QENIE TE TILLA!?
Filmi Nendori i dyte, dihet qe ka kufizimet e kohes kur u prodhuar, por ato nuk kritikohen tani se nuk ka kuptim , pasi e tille ishte koha atehere qe cdo gje shikohej nenprizmin ideologjik
Por Enveri nuk i bente keta filma ne funksion te ndonje interesi personal , por i bente ne funksion te nacionalizmit te tij komunist
__Sic thote edhe Enciklopedia Britanike per Enverin qe Enver Hoxha ishte nje “Ardent Nationalist” dhe nje “Fanatic communist” _Pra Enveri ishte nje patriot i flakte dhe nje komunist fanatik, ndaj edhe ne art ai mundohej te kombinonte eto dy faktore te ideologjise se tij, sepse ne ishim nje diktature ideologjike.Porse sic thashe ai keto i bente se keshtu e mendonte idelain e tij, jo per ndonje interes te emrit te tij etj
__Ne fkat kur behet nje veper artisitke , si ne FIlm edhe ne skulpture e kudo ,
do kete te meta , por e rendesishme eshte qe behet nje veper artistike e cila rrezaton Patriotizem dhe ju sherben brezave te rinj qe edukohen me dashurine per shqiptarizmin _
_Me vone me kalimin e kohes , edhe shija jone artistike do rafinohet me shume dhe artistet tane do bejne vepra edhe me te mira
Gjithe problemi eshte qe sot kur bejme kritika ti bejme duke u nsiur nga zemergjeresia ,
__-Sic thote Bertolt Breht : …ne u nisem per mire , por…,Ndaj ju kur te na gjykoni na gjykoni me zemergjeresi..
Nexhmedin Spahiu:
Dukesh hapur,qe je nje turkoshak ANTI SHQIPTAR!!!
Nuk te kam lexuar asnje fjale te mire per asgje,vec sharjeve plot mllef!!
Merresh me filmin SIMBOLIK “NENTORI I DYTE” dhe e trajton ate sikur ishte LIBER HISTORIE!!!
Cfare rendesie ka ne se Isa Boletini e puthi apo jo flamurin,o CETNIK SERB,qe i meshon kaq fort ti???
Bashkepuntorin e nazisteve,kriminelin Rexhep Mitrovicen,mund ta beni hero sa here te doni ju kosovaret,por ai ,bashke me kriminelin tjeter Xhaferr Deva,bene TERROR ne Tirane,me 4 shkurt 1943,ku vrane 86 qytetare te pafajshem qe hasen ne rruge rastesisht!!1
Eshte nje tregues i TURPSHEM,qe dy kosovare,u vune nga pushtuesit gjermane,mitrovica-kryeminister,ndersa Deva -minister i brendeshem ne Shqiperi!!!
Sa per Enver Hoxhe,LAJE HALENE TENDE TE QELBUR,se ai e beri historine ne MALET E SHQIPERISE DERI NE CLIRIMIN E SAJ!!!Shqiperia eshte i vetmi vend,qe u clirua pa ndihmen e asnje ushtari te huaj!!
Perkundrazi,me URDHER TE KOMANDANTIT TE USHTRISE NACIONAL-CLIRIMTASRE,GJENERAL-KOLONEL ENVER HOXHES,4 DIVIZIONE PARTIZANE LUFTUAN NJE VIT RRESHT PER CLIRIMINE TROJEVE SHQIPTARE NE MAL TE ZI,KOSOVE E MAQEDONI!!
Ata ndihmuan,qe kosovaret te krijonin per here te pasre Brigadat paertizane kosovare,se deri ne ate kpohe,kosovaret ishin inkuadruar ne brigadat maqedonase!!!
CFARE DO ME TJETER,TI CETNIK SERB???
JE VETEM NJE ANTI SHQIPTAR DHE KELYSH I BASHKEPUNTOREVE TE PUSHTUESVE,QE NUK TE LIDH ASGJE ME LUFTEN NACIONAL-CLIRIMTARE NE SHQIPERI TE DREJTUAR NGA PARTIA KOMUNISTE!!!
HISTORINE E BENE TRIMAT,NDERSA JU TE TJERET HANI MUT KOT!!!
edhe ti shpati dukesh nje komunist i dale mode ruso-serb, sa per Nexhmedinin, e dijme te gjithe qe ai i takon “kombit kosovar” se bashku me Halil Matoshin e ca te tjere, qe jane nje pakice ekstreme dhe shume cudi qe ketyre tipave, TemA ju jep shume hapesire.
Sa per te tjerat qe thua, sigurisht me ate mendjen tende prej proletari, ke te drejte, problemi eshte se gjermani, qofte edhe ai i Hitlerit, i cliroi shqiptaret e Kosoves nga nje barbar serb, prandaj edhe kosovaret sot e kesaj dite duan dhe respektojne shume gjermanet, pra derisa gjermani vriste serb, ju vrisnit gjermanin!!!
Ju nuk ndihmonit kosovaret, por ndihmonit serbin, kosovarit, thiken pas shpines, cu duhej juve te na benit neve ne Kosove divizione partizano-komuniste?, ke degjuar per thenjen: armiku i armikut tim eshte miku im, sigurisht jo.
Susana, suzana, (kosova) Po tè drejtohem ty dhe nèpèrmjet teje autorit turko-serb.
Ju ithtarèt e “kombit kosovarè” do tè ju pèlqente ti hiqnit thelbin dhe pèrmbajtjen shqipètare tè KOSOVES. Pèr pasojè çdo gjè etnike, historike, traditè e kulturè tè shqipètare atje, dèshironi ta ndani nga pjesa tjetèr e shqipèrisè. Thjesht ju jeni kundèr bashkimit tè shqipètarève,por pèr fat tè mirè ju jeni nè njè minorancè tè pa pèrfillshme nè numèr. Por jeni tè atrecuar me mjete propagandistike moderne, e lehtè pèr tu kuptuar se nga ju dhurohet.
Ju i dèshironi heronjtè tanè tè jenè tè shtrirè, si ‘trungje tè thatè’, pa asnjè ndjenjè emocionale……..Por ne i shohim e i ndiejmè ndryshe. Heronjtè tanè nuk u shquan nè luftèra kolonjale, nè ekspasion… Ata u shquan pèr tè mbrojtur LIRINE e Tokèn e lènè amanet nga tè parèt e tyre. Ata u shquan pèr emancipimin e kulturèn e shqipètarève e mjaftè prej tyre u vranè mizorisht pas shpine nga ata, qè ju sot me apo pa qèllim po ju shèrbeni.
Sa do tè mundoheni ju jurrè nuk do ç’mithizoni dot shqipètarèt nga heronjtè e tyre tè lavdishèm…………..
Po tè mos ishte Lufta Ma-çl kundèr fashistève dhe nazistève, shqipètarèt do tè konsideroheshin aleatè tè tyre dhe Shqipèria do tè ishte nè anèn e tè humburve. Atèherè gjèja mè e lehtè pèr fqinjèt tanè do tè qe ndarja e Shqipèrisè ndèrmjet tyre!!!!!
Shqipèria ka patur dhe do tè ketè Burrrrra trima dhe heronj qè i kanè dalè zot kèsajè toke tè larè me gjak…..
“Shpati” kètu lart ka shkruar pèr njè burrè tè tillè, qè lavdia e tè cilit do tè rritet sa mè shumè kohè tè vijè.
Me duket se Spiro Moisiu ka qene Komandanti i Pergjithshem Ustrise Antifashiste Nacionalclirimtare qe nga Korriku 1943. Enveri u quajt i tille pas lufte, “komandant e Komisar”. Jam dakort qe e udhehoqi luften e PKSh, por pati edhe te tjere atje. Per mendimin tim pergjigja qe i jepni artikull shkruesit eshte me vend. Faleminderit!
Njerez te semure si ky qe mundohen te bejne emer duke perdredhur fjalet dhe faktet. Me keto qe thua ti i rrit vlerat Enver Hoxhes or “trimi’ Spahija. Filmi ne fjale eshte film artistk bre burre dhe jo dokumentar dhe atje mund te besh cte duash. Sa per puthjen e flamurit nga Ise Boletini, edhe sikur te mos kete ndodhur si fakt, eshte nje moment qe tregon nje patriotizem te thelle, qe i ben njerezit edhe sot e kesaj dite te rrenqethen. Per ty ta deformosh ate cast, qoft edhe te krijuar nga Enver Hoxha sipas teje, me fjali te perdredhura, eshte njesoj si ti te peshtysh mbi Boletinin e madh, se s’ka nder me te madh se te puthesh Flamurin Kombetar or currak vecanerisht ne nje dite si ajo e 28 Nentorit te vitit 1912. ( cfare sipas teje duhet te fetishizojme ne, ne pos simbolet kombetare or ti nexhmekudin?)
Hajt shnet atej ka ke ardhe!
Ke te drejte Shpati. Nexho po na paraqitet specialist per gjithshke, nder to edhe kritik filmi. Ne shkrime te tjera ku ai ka mbrojtur hapur interesat serbe ka qene me i rafinuar. Kurse kesaj rradhe ka shkruar me teper marrezira. Edhe ti Mero mos perfshi shkrime te autoreve te njohur per prirjet e tyre antikombetare, qe akome qajne Titon dhe prishjen e ish Jugosllavise, qe e duan Kosoven te jete pjese e Serbise.
Bravo,Shpati! Mprihe shpaten e ti dermosh ata qe mohojne Luften qe bene Partizanet trima Shqiptare nen udheheqjen e Komandantit Enver Hoxha.
Nexhmedin ! po si mor vella gjithmon si dhandrri ti ? mos helmo gjakun e shqiptareve e perçarje krahinore made in serbi-greqi .
U trishtova z.Spahiu.
Nje njeri me nje kulture mesatare e kupton se nje veper artistike mund te kritikohet per mungesen e vlerave artistike dhe, kur eshte fjala si ne rastin e ketij filimi, qe perciell edhe fakte historike, mund te kritikohet edhe se ka shtremberim te fakteve. Mua nuk me duket se eshte shtremberuar ndonje fakt historik.
Nga ana tjeter, puthja e flamurit nuk e tregon puthesin njeri te prapambetur, fanatik te simboleve, pra injorant,sic Enveri paska dashur t’i paraqes shqiptaret e kosoves. Perkunderazi. Duket autori i shkrimit nuk ka pasur rast ta shoh Enver Hoxhen duke puthur flamurin kombetar, se do ta kishte ndalur penen.
Zoteria nuk ben kritike ne aspektet qe ceka, por rreket te percmoje nje veper artistike dhe ta politizoje ate per te sulmuar Enver Hoxhen edhe si perbuzes te nje pjese te shqiptareve. Enveri kishte nevoje per vepra artistike qe perconin ideologjine komuniste, e ne kete kuptim per “Nentorin e Dyte” s’ka pasur aspak nevoje. Ai qe kishte nevoje dhe ka nevoje per ate veper eshte mbare populli shqiptar.
Te shterzosh kaq dhimbshem per te gjetur argumente per ta nxjerre Enever Hoxhen percmues te nje pjese te popullit shqiptar eshte fatkeqesi per shterzuesin dhe nuk ka shanse te besohet nga njerezit me nje minimum njohurish per historine e Shqiperise nen sundimin e Enver Hoxhes.
Zotri, mos i genjeni femijet dhe te paditurit, sepse shqiptare te atyre trevave (Kosoves) kane qene ne majen e pushtetit ne Shqiperine shteterore, ne komanden e ushtrise shqiptare, ne policine dhe ne sigurimin shqiptar, ne prokurorine dhe gjyktat shqiptare.
Nuk di se kujt mund t’i sherbejne interpertimet qe ben zoteria, por jam e sigurt se shiptareve nuk u sherbejne. Mos ndoshta kerkohet te na thuhet se nuk kemi arsye te jemi nje komb, por dy kombi shqiptar dhe kombi kosovar?
Historin ky cope mishi me dy sy e paska mesuar nga nje femij 12 vjeqar.E SHKRUAN VETE e ju merreni me kete Serbe.E pyta nje femi…………..e keshtu eshte.Ketyre njerzeve u ka plasur cipa.
Nexhmedini Po na mirret me Komunizmin kur edhe vete ishte nje Komunist
( vetem te sqarohemi per disa lexues se Komunist shumica kane qene por problemi qendron se a ke punuar kunder kombit tend dhe kunder intereseva te kombit) shume mire i trajnuar ne kohen e ishe Jugosllavise me shkrimet e tije ne Gazeta kunder nacionalizmit dhe irredentizmit shqiptare( me nje fjale kunder shqiptareve) tash Nexhmedini eshte bere me Katolike Se PAPA DHE Po na jep Leksione per Komunizmin dhe Enver Hoxhen.
Te pakten Ky Enver me ato forcat e tije to vogla e mbajti dhe nuk e cungoi shqiperine prej armiqeve te tije sikur Saliu ne ket shekull, akoma kemi det per ti dhen Grekut. dhe po Ky Enver e zhduku Analfabetizmin. Sigurisht edhe Enver Hoxha i ka te metat e tije.
Mos na e gjykoni Saliun sikur te jete njefare kryeministeri qe njeh ca rregulla e norma e ben ca pune vetem femijet e prishen dhe “ka dhe ca te meta te vockla”, or milet albanes dhe ju qe keni pak shkolle shifini gjerat ne sy se shume nga ju jua ka qejfi dhe t’i thon vehtes analiste, komentues apo intelektuale pale’.
Berishes qe ngerdheshet dhe shtremberon surratin kur flet nuk do shume mend te kuptohet se ç’malukat shpellash i paskrupullt eshte dhe i duhet thene troç: monster, kriminel, berr dhe çfaredo epiteti qe ka gjuha shqipe se i meriton te tera, me riton dhe me shume…se dogji Shqiperine dhe sulmoi Vloren me tanke ne ’97-en apo e harruam, dhe tani po e con ekonomine nen zero dhe shfarosi drejtesine, kulturen, institucionet, votimin etj, ti na e quan me “ca te meta” dhe tjera broçkulla si keto. Atij I duhet thene stop o moster qe genjen gjithe diten ashiqare sikur te kete te bej me popujt Zulu dikur, pusho o monster shpelle se more n’qafe nje popull te tere qe do te duhen dekada per ta rivene kete vend ne normalitet !!!!!!!!
Edhe popujt Zulu nuk do ta pranonin me jo per drejtues por as per qytetar nje njeri qe ngerdheshet dhe genjen gjithe diten, ky lloj malukati quhet ne zhargonin popullor “njeri pa dine e pa iman”…!!!!!!!!!
Qe te kesh te drejten per tu zemeruar duhet te jesh dinjotoz dhe parimor dhe ne krye te kesh njerez nga ky brum e me skrupuj dhe jo monstra e bastarde qe vjedhin perdite dhe nga kemishe-grisur ne vitet ’90 na jane bere super-milionere dhe ne i quajme politikane dhe presim nga nje popull qe 70 % vjen nga fshati qe te na jete si popujt qe dine “te zemerohen”, kjo dite tek ne s’ka per te ardhur kurre !!!!!!!!
Nga Nexhmedin Spahiu dhe shkrimet e tj nuke duhet befasi, ai eshte nje propogandus i perqarjes se kombit dhe te gjuhes se dashur shqipe.
Ne Kosove ai hargjon energji e mend pere formimin e kobit “kosovar” si etnitet dhe jo shqiptare ,qe ne kete drejtim ne aspektin strategjik i pershtat strategjive perqarse te Serbis .
Njekohsisht eshte kundershtar i flakt i gjuhes s e unsiur shqipe dhe perkrahs i nje dialekti te ri te shqipes ne kosove.
Si gazeter qe eshte nga Mitrovica kurre nuke ka dale pertej ures se Ibrt dhe te shkruaj ndoni reportazh pere Kullen e Isa Beoletin, qe eshte ne Boletin ne pjesen veriore te banuara, pere jeteten e banorve atje, nje perkrahje spaku morale, mbi kontrabanden e mmallrev qe hyjn pa dogane ne Kosove.
Zotiri N.Spahiu vjene nga nje cytet i ndare, pere te cilin ai ka mundsi qe mes TV private te tij te ngris ide si duhet te bashkoet mitrovica.
Ai mundohet te pastroj rrugen e berllogun nuk e shef para hundve ne htepi.
Te them te drejten duhet te shqetsohemi dhe tju kundrvihemi ketyre pseoudo-intelektualve.
Jugosllavet dhe titistet shqiptar kane qen kindershtaret me te urryer te Shqpris, qe jo vetem ne koken e ish Jugosllavis pore edhe tash .
Ateher folshin keq pere hir ta Jugosllavis e tashe gjoja pere hir te demokracis, e dergojne uje ne mullirin e armikut te Shqipris dhe Kosoves.
Lufta NC e Shqipris duhet te jete shembull pere gjeneratat e Ardhshe psh
Konferenca e Bunjes pere bashkimin e Kosoves me Shqiprin ne baza te parimit te vetvendosjes.
Lufta e ardhav partizane te prira nga zotri Ramiz Alia qe kane shliruar trojet e kosoves deri ne Sangjak te Pazarit te Ri.
Pase luftes se dyte botrore shume intelektual te shkences dhe kultures bene pune shume te madhe ne ngritjen e Universitetit te Kosoves siq ishin Rexhep mejdani etj.
Shumica e shqiptarve ne Kosove ka je tuar dhe jeton nga atdhedashuria e shqipris ashtu si ka cen e si eshte pra ka qene frymzim dhe atdhedashuri e pjesve te shkeputra te kombit.
Sote me kujtohen kure ilegalisht lexoheshin shkrimtare e poet nga shqipria.
Pecilin valet e Radio Kuksit qe ishin thjeshte te destinuara pere shqiptaret e Kosove me kujtohen si ne ate kohe degjonim komente emisione me plte atdhe-dashuri, per Shoten,Azem Bejten,Bajram Currin,Hasan Prishtinen,per Lidhjen e Prizerenit,Abdyl Frashrin,Imer Prizerenin,Mic Sokolin,Idriz Seferin,rcitime te poezive te rilindaseve tane dhe ato nga aktore shume te njohur ne ate kohe,psh
Moj Shqipri e mjera Shqipri
Kush te qiti me krye ne hi, etj
Ne kohen kur kishte marre masa te dhunshme ne TV e Kosoves,te vetmin burim te informimit Kosova ka pase TVSH e me vale te focuara enaks pere terrin informativ te Kosoves, ku shteti Serb ne cdo menyre mundohej ti pengoj me antena te ngrituara larte ne Golesh te Prishtines dhe ne Shale te Bajgores .
Memdhe Shqipri ashtu si ishte pamvarsisht nga politikajt gjeti rruge e menyra ta ngris e pergadis UCK te kosoves me logitik armatimi dhe pergaditje kuadrosh pere lufte, kemi deshmit e gjalla ne Kosove e Sqipri.Populli shqiptare eshte liridashes dhe ajo atdhedashuri na mbajti si kob si kultur Pelaske qe shtrihej ne ILIRI nga Mesdheu e deri ne Alpe
BUKA E BESA E KSAJ TOKE
NA MBAJEN EMRIN GJALLE
E HUTA NE MURE VARE
Kure poullit te kosoves i kanosej rreziku i asimilimit nga gjenocidi serbe, populli shqiptare i Shqipris ashtu si ishte u hapi deren poullit te püerndjekur nga kosove dhe ndau kafshaten e fundit me te, sa qe edhe Europa dhe Amerika kane qen te befasuar nga ai solidarizim i pa mohushem nga poullata shqiptare.
Ti Shqipri me jep nder
Me jep emrin shqiptare
No coent
Sote shqiptaret udheheqen si thote Noli:
Rezil katil alla-alla
Guzhmit zinxhir baterma
Lerni laro kaba hasanobaraba
Shqipria e Kosova jene vende shume te pasura me te mira qe ja ka dhuruar natyra,fush,male deti,minerale, lumenj qe ne anje harte nuke mundesh ti gjesh aq komplet me nje rini qe duhet te krenohemi,intelektual,shkenctare me nje kultur e tradite qe smundsh ta gjesh te c,do popull i kemi te gkjitha pore skemi politikan te vertet komtare.
Duhet historia te na mesoj se importimi i ideve te huaja ne kanale te ndryshme pre udheheqes te popullit c`dohere ka qen i demshem dhe tani eshte se leket qe marrin nga pundhensit pere blerjen e zhjedhjev ato i kushtojne vetem popullit mose te bijm pre e ktyre intrigave te huaja qe kurr sja deshten te miren vendit tone.
Populli shqiptare eshte i shenjte dhe shenjstija e tij me shekuj-shekuj nuke eshte shuar ase gjuha e as kultura, tani jemi me te forte se kurdoher dhe duhet te hecim krenar si shqiptare e indoeuropian.
Koha e shtrigave nuke ka kaluar ajo sillet gjitheher verdale pore aje nuke shte e para 100 vitesh , keme hyre nje shekull te ri me ne kthese te re historike te informatikes e komunikimit.
Eshte kohe si thote poulli:
LETRAT DUHEN LEXUAR NE GJEP
Oj Suzana ,Kosove!
Pikerisht ajo qe pranon ti, ishte e keqja me e madhe dhe gabimi ma i rande, qe bate ju ne Kosove. Bashkepunimi me pushtuesin, gjoja per me fitu lirine nga serbet.
Po duhet me dite, se liria fitohet nuk dhurohet. Sa e sa trakte ka hudh Enver Hoxha ne kohe te luftes ne Kosove, ku ka ba thirrje me u cu ne lufte, kunder peshtuesve. Ju ngritet batalionin SS, famekeq per bashkepunimin me nazistet. Pra ju u radhitet ne krah te humbesve te luftes.
Ne se kishit ndigju bac Enverin ju do te kishit ngrite brigatat e divizionet partizane shqiptare. Dhe pas clirimit nga gjermanet, ju do te kishit mujte, me ja vu kufinin te thana serbit, sic ja patet ba me 1999.Sepse do te ishit te armatosun.
Po ju nuk e ndigjut bac Enverin kur ju bante thirrje me rremby armet. Dhe ai u ndje shume keq para Titos, kur me 1946 i kerkoi bashkimin e Kosoves me Shqiperine.
Ti e di pergjigjen e Titos. Kosoven e cliruan prej nazisteve gjermano-kosovare, partizanet e popujve te Jugosllavise. Po ta benim tani kete gje, nuk do te na kuptonin keta popuj. -Ka dokumenta per kete na Beograd.
Pra ketu duket se ne parim edhe Tito ishte qe Kosova i perkiste Shqiperise. Por ju e keni dhi vete, tan punen. Bashkepunuet me hitlerianet dhe si driteshkurter qe jeni, moret denimin e historise.
Tani denimin e mbaruat. Prandaj mos vazhdoni te tregoheni driteshkurter. Sepse perseri po vazhdoni me nderu ata qe e kane tradhtu ceshtjen Kosovare. Cfare mund te jete ma teper, nderimi qe i bani SRB-it (Sali Ram Berisha), qe s’ka lane gja te keqe pa ba ndaj jush. Vetem fjale te mira e vepra te keqija. Por mesa duket ju respektoni…, hajt koja nonen shqipe…
ahaha, iliret, thuaj shyqyr Zotit qe Titoja u prish me Stalinin dhe Enveri zgjodhi te kete Stalinin per te dashur, jo Titon, e beri nga frika apo dashuria e madhe qe kishit per nenen Rusi, kjo gje nuk merret vesh.
Po te kishte zgjedhur Titon, Shqiperia do te behej Republike e shtate jugosllave, JO Kosova ti bashkohej Shqiperise.
Dhe tjetra, mos kaluat ju aq bukur qe ishit “ne anen e fituesve”?
Per komentuesit tjere: suzana nuk ka aspak ide te njejta si Nexhmedin Spahiu, problemi eshte se cdo regjim ne Shqiperi qe nga Pavaresia e ketej, Kosoven vetem e ka shfrytezuar per nevoja te brendeshme, per te ardhe ne Pushtet, apo per te mbetur ne Pushtet, qe nga Enveri deri te Saliu (deklaratat e fundit te tij per Shqiperine etnike, derisa ne anen tjeter bashkepunon me mafioz te UDB-es serbe dhe bllokon cdo marreveshje fitimprurese per Kosoven dhe vet Shqiperine), Kreshnik Spahiu poashtu deshiron qe ne kurriz te Kosoves te marre Pushtetin, me fjale te medha boshe, nga keto soj njerezish, Kosova ka humbur gjithemone, uroj qe ata qe mbajne Pushtetin ne Kosove i kuptojne mire keto pune, pasi nuk ka kuptim qe une si grua e thjeshte ti kuptoj keto gjera e ata jo.
SUZANE JE KONTRADIKTORE,
Gjerat asnjehere s’jane zeze e bardhe, e sa per cfare ka ndodhur ne kohen e dyte boterore, do e analizoje Historia, sa per te tjerat jam dakort me ty, por nje gje s’kupton ti qe thua se i kupton te gjitha: Qeveritaret e Kosoves jane njesoj si qeveritaret e Shqiperise e Thaci po ben ne Kosove te njejten gje qe SALI QELBES BERISHA po ben ne Shqiperi, te dy jane te korruptuar deri ne palce dhe po e shesin Shqiperine( nenkuptoj edhe Kosoven ketu) deri atje ku s’mban me dhe ne shqipetaret ende s’po kuptojme se cfare dem keta dy qena te shitur po i bejne Shqiperise. Lere E. Hoxhen rehat, se me gjithe gabimet qe ka bere, ne krahasim me keta dy langoj te serbit eshte 100 mije here me i re. Shqiperine s’e shiti sic po bejne keta, dhe per Kosoven nuk mund te bente dot me shume e beri. Kosova s’ka qene asnjehere e lire per E. Hoxhen te vendoste ndonje gje. Ne na e kane pasur me te keq gjithmone perendimoret qe kane qene ne prapaskene gjithmone miq te serbeve te cmendur dhe ne na kane konsideruar si nje cope mish per tu ndare midis grekut e serbit. Ne kohe te Enverit greku e serbi nuk guxonin te benin cfare po bejne sot ne truallin tone, a nuk ju lejohej te vinin kembe ne kete toke, kur sot serbet e greket po e perdhosin kete toke e te gjithe bejne sehir. Keshtu si ti, si te tjeret merruni me te tashmen, se po na iken Shqperia nga duart, e mos rrini te ngecur ne 50 vjetet e monizmit se s’nxjerrim gje nga qulli ashtu, pervec se djegim duart tona.
Mire, hithri, e leme Enverin, une te pyes ty o zoteri, cfare ka bere Thaci deri sot qe ti ta krahasosh ate me Berishen? te lutem na thuaj cfare? nese mendon ti se Albin Kurti eshte me patriot dhe me i zgjuar se Thaci, gabohesh shume. Une nuk adhuroj asnje Parti Politike, asnje prej tyre nuk me intereson, kurre nuk kam votuar per asnjeren prej tyre, por gjithe problemi eshte se lideret e ca partive Politike ne Kosove mendojne se populli i ka zgjedhe per te fyer e share Qeverine e Thacin, e jo per te bere dicka ne te mire te popullit, keta lloj deputetesh e lideresh jane turpi jone, pmp se ciles Parti i takojne dhe une i lutem Zotit buken qe e hane nga djersa e popullit te tyre te varfer, te ju ngelet ne gryke.
Keta “lider” partishe refuzuan te hynin ne Qeveri, Thaqi u detyrua te mbledh serbe, cigan e turq per te bere Qeverine, ku ishte detyrimi moral ndaj pjeses se popullit qe i kishte votuar?
Te gjithe ne opozite, o burra te shajme Thacin e Qeverine, kjo eshte puna dhe patriotizmi yne…mjerim.
Suzana,
Nga ckam lexuar une neper gazetat kosovare per Thacin ai eshte i korruptuar njesoj si berisha dhe politika ekonomike qe ndjek e ka sjelle Kosoven pos si Shqiperia ne te njeten gjendje te mjerueshme. Kosova me gjithe pasurite qe ka eshte me e varfer sot se ka qene ndonjehere. Ai lejon korrupsion ne qeverine e tij, korrupsion ky qe po shkaterron ecjen perpara te Kosoves. Shume flasin per bashkim. Si e shoh une bashkimi dote vije kur ne te dy truallet shqipetare te arrihet nje demokraci e mirefillte dhe nje ekonomi e stabilizuar, dhe kur udheheqesit te mos jene njerez te mbushur me vetveten dhe percares te kombit por atdhetare te perkushtuar te ketij kombi qe jane gati te sakrifikojne per kete vend jo te behen milionere sic jane bere keta te dy( ku i gjeti thaci milionat qe ka Suzane?). Dhe nje gje tjeter: Para disa vjetesh kam pare nje video te Thacit duke dale nga nje shtepi prostitucioni ne Maqedoni, dhe kur nje reportere e pyet( me duket ne gjuhen maqedonse) se per cka pune qeveritare asht ai aty, ai pergjigjet brutalisht dhe shkon. DO ME SHUME PER BELULIN, themi ne shqipetaret.
Per nje gje jam dakort me ty, qe opozitat tona si ajo ne shqiperi ashtu edhe ne Kosove, kane nje force te madhe ne parlament duke perdorur voten dhe zerin e tyre. Por ato nuk po e bejne si duhet detyren qe i eshte besuar nga populli.
Pershendetje!
Hithri
Te lumte dora HILMOSI
O Nexhmedin o Nexhmedin
Puna jote aferim
Gamor ti, Gamor kush të vuni
Sot dhe nesër valon druni
VFLP
O Nexhmedin! Ti beson ( dhe genjen veten ) se din gjithcka, se ty duhej te te kishin pyetur shqiptaret per gjithcka kane bere qe nga koha e Skenderbeut dhe sot. Ata duhej te te kishin pyetur edhe te luftonin apo jo kunder italianit e gjermanit apo te putheshin me te ( sic mendon ti ). Sa i perket filmit ” Nentori i Dyte” ai film eshte nje kryeveper arti ( te pelqen apo jo ty ) dhe gjithashtu nje kryeveper patriotike. Puthja e flamurit, pasi ai ishte ngritur ( mos ke dashur qe filmi te paraqiste Isa Boletinin duke ngritur flamurin ? ) eshte simboli i atdhedashurise dhe i kontributit, jo vetem te Isa Boletinit, por te te gjithe Kosoves dhe Malesise ne shpalljen e Pavaresise. Perrallat e tua per rolin qe luajten 300 kosovaret ( te cilet duhet te meritojne respektin me te madh ) ne mbrojtjen e shpalljes se pavaresise, nuk i hane ata qe e dine historine. Boletini dhe shoket e tij ( per aresye qe s’vareshin prej tyre ) mberriten me 29 Nentor ne Vlore, pra, pasi ishte ngritur flamuri Respekt per atdhetaret dhe neveri per narcistet.
O Nexhmedin eshte drejta jote te sdhkruash cfare mendon,por dhe burimi i urrejtjes per ju per ta poloitizuar e bere te zeze cdo gje qe ka ardhe natyrshem ne politike, ekonomi diplomaci e kudo. Po ku jeton more burre, ne nje shtet te huaj, apo ndonje planet tjeter, qe i ke kaq larg dhe nuk mund te merresh vesht me pare se te shfaqet ndonje gje e padeshiruar. Ju jeni dhe profesor dhe me kane thene se jeni dhe sekretare i kryeministrit. Nuk pashe asnje shkrim qe flisni me dashuri per burrat e kombit tone, per ngjarjet historike. Po cfare rendesie ka e puthi apo nuk e puthi flamurin Ise Boletini? Kishte nje apo dy rrevole me vehte ne Londer? Une kam pare shkrime ne Iliria, se nuk e bejne te zgjuar Boletinin kur ai tregon rrevolen e dyte! Pashe nje emigrant qe shkruan me banim ne New York dhe vetem per kete qe mendoni ju nuk komentova qe, nje beratas imiton Boletinin duke puthe flamurin ne 100 vjetorin e Pamvarsise nga Turqia! Nuk e kupton more Spahiu se muzika, arti shkrimet, piktura, skulptura, filmi, jane pjese edukimi te njerzimit dhe i bejne dhe lozin ne to njerez qe kane lindur edhe me talent dhe ky lloje mitizimi vetem e madheron nje veper, akt njherzor e kombetare!
Nese i referohem disa komentuesve,se shqiperia eshte qliruar me forca te veta nga gjermanet,ateher edhe une theme po,por linde pytja ???!!!
me sa forca ishine ne shqiperi ,sigurisht me dy motora e 10 gjermane.
Po qellimi nuke eshte ketu,po edhe vete gjermania fashiste ka perfitu prej amerikaneve pas luftes,po ateher te themi ku eshte japonia sote qe e ka perkrahur gjermanine fashiste ose italia.
Leni dokrrat qe kosovaret kane perkrah gjermanet fashiste e kane humbur ,po ne kemi humbur gjithmone prej injoranteve tone, sidomos injorantevete te shqiperise pastaje edhe atyre te kosovareve sikur qe eshte edhe sot e kesaj dite.
E lereni fajesimet per njeri tjetrin po qdo kush ta shikon shpine e vete mos ti rrenohet.
Ju qe mendonii se artistet qe kane punuar ne funksion te pushtetit te Enver Hoxhes kishin ndonje vlere, doni te thoni se as djalli nuk eshte aq i zi, dmth se edhe Enveri kishte ca vlera. Ju mund te mendoni keshtu, por une nuk pajtohem me kete. Maksimumi i opurtunizmit qe une e arsyetoj eshte oportunizmi i Lasgush Poradecit qe nuk krijoi fare gjate regjimit te Enverit. Por edhe sikur vete Lasgushi t’ishte gjalle pas vitit 1991 do te prisja t’i kerkonte falje publikut per oportunizmin e tij. Kurse ata qe krijuan ne funksion te pushtetit te Enverit ata domosdorisht duhet te kerkojne ndjese dhe jo te mburren me “veprat” e tyre.
Edhe kjo profesor Nexhmedini nuk eshte e prere me thike, mund te jeshe poet i mire, por per rethanat shkruan pak, ose,, dhe per mungese pune(first), nuk shoqerohet talenti dhe artisti shkrimtare, kengetare, e lene punen, degjeneron! Sa per ata qe shkruan dhe frymzuan komunizmin ne masa dhe pastaj u bene pishtare te hedhjes poshte te prodhimtarise se tyre, duke u kapur mbas figurave udheheqese qe duke filluar qe tek e shoqja, e reja dhe deri te Sali Berisha per Enver hoxhen mund te gjeshe sa te duash mangesi, gabime, faje, deri dhe krime te perbindshme. Sa per Envere Hoxhen, asnje gje te mire te mos kishte, ai vetem se tradhetoi klasen(fene, familje hoxhallaresh) dhe u vu ne krye te levizjes dhe u tha 44 vjetve, qe ky popull asnjehere nuk pau me sy nje qeveri te vertete, udheheqesa dhe i solli vendit lirine, pamvarsine, sovranitetin dhe pamundesine ne te gjitha drejtimet per ta prek Shqiperine). Rruget qe ndoqi, ishin te veshtira, masat qe mori ishin te rrepta per te heq mundesine e atyre qe ishin mesuar te luanin me Shqiperine si placke tregu dhe si po luani dhe ju ideolloget e cmitizimit! Mos harro se ai pervetsoi teurine komuniste, qe nga Manifesti i Marks Engels dhe deri te mesimet e Leninit! Por zotri keta shkrimtare e krijues qe thone ne s’kemi cfare te ndryshojme, nuk kane bere gje tjeter per 22 vjet, vetem kane perzier nje thes mielle qe bluhesh atehere me nje te sotem. Buka perseri hahet! Une e di se ju do te thoni se nuk ka nevoje, por eshte fakt se Kadare, nuk ka asnje grade shkencore qe jepej nga kategorite e studimeve, ne mvartesi te kohes ne Shqiperi! Keshtu del se te gjithe paskan qene budallenje qe i moren titujt shkencore! Une mendoj se ka qene nje percmim i tij dhe jo mungesa e aftesive. Ai nuk ka zbatuar as kerkesat qe ishin dhe jane sot, per te mbajtur vendin e punes, qe kerkohet shkalle kualifikimi. Po, mire se duhet te ecish sipas kohes, por duke e bere genjeshtren te vertete, Kadare, i thote ppullit te vete qe ishe nje mufke dhe ate grazhd doje dhe ate te solla. A nuk del ketu, se vete shkrimtari, artisti e tj. kane qene ndihmes te Partise, sistemit dhe e kane glorifikuar(mbledhja e Moskes), Gjenerali…! Nese sot ai thote se e kam urryer komunizmin, realizmin e tij letrare, i del genjeshtra me mbrojtjen qe i ka bere dhe behet i pabesueshem. Mirpo, edhe sistemi i edukimit kapitalist(qe i thone demokratik), eshte i pamoralshem, kur pranon nje kejse, alibi, per nje qendrim te faktuar e vertetuar; vetem e vetem se bene biznes si partner ne botimet dhe refimet publike. Pra lum ne per nje shkrimtare te madhe qe punon per dy siteme ekonomike shoqerore, njeri i skaduar dhe tjetri ne lulzim. Le ta marrim ne shqiptaret si ngushllim per tridhjet vjet vepren e tij, por per pasoje ai na genjeu, i doli skarco! Pra taman si teologjia(feja) qe i ngushllon njerzit per fortunat e jetes, por per pasoje ajo eshte duke i genjyer, se ngushlluesi nuk ka gje ne dore! Edhe ju Spahiu, jeni nje ndihmes i te gjithe atyreve qe u jepet mundesia te fusin hundet dhe kane dore ne plasaritjet kombetare. Diku mbeshteten ata, dikush i ndihmon qe te pykzohen dhe te na japin leksione se si shkruhet historia e jone. Ju duhet te mos shkeputeni nga korpusi i shkrueseve e mendihmtarve me Qosen ne krye. Kam lexuar kritika ne adresen tuaj edhe nga Mark Krasniqi dhe shume komentues. Vendoseni mendjen dhe shpirtin qe u ka dhene familja, origjina dhe talenti ne dispozicion e ne mbrojtje te kombitit vetem NJE shqiptare, ai do tju lartesoje dhe askush tjeter!