Qingji që Ibrahimi theri si kurban për Ismailin dhe Amadinexhad-Berisha

27 Nëntor 2012, 10:50Blog TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

Qysh prej fëminisë, kam qenë i fiksuar ndaj numrave – pjesërisht më pak, ndaj fjalëve. Ky ‘mallkim’ më ka ndjekur pothuaj pa ndërprerje edhe gjatë viteve që kam hedhur ca gurë në pellgun e mediave shqiptare (të më falin këto të fundit për metaforën).

Por në këto dy rrjeshta që po shkruaj sot, do të bëj një ‘pushim’ nga numrat. Dhe sebep për këtë pushim të shkurtër, u bë një mesazh elektronik i sime mbese, e cila punon aktualisht në Kejp Taun të Afrikës së Jugut. Mesazhi i saj, praktikisht, ishte një britmë uluritëse për kasapanën e paralajmëruar të 1000 qingjave dhe 1000 deshëve në mes të Tiranës.

Ajo kishte lexuar një lajm mbi këtë therrje të paralajmëruar të 1000 qingjave dhe 1000 deshëve në mes të Tiranës, në të cilin citohej kryeministri i vendit të saj të origjinës të kishte thënë: “Ti z. Ministër i Bujqësisë, duhet të marrësh të gjitha masat për të përzgjedhur 1000 desh e 1000 qingja për festën…Ju gazetarët mund të shihni me habi, kur flas për therrjen e deshëve, por ju siguroj që nuk është ide origjinale – kjo është një praktikë e ndjekur edhe nga lartësitë më të mëdha…”

Dhe ime mbesë ishte pataksur nga këto fjalë të kryeministrit të vendit të saj të origjinës, sepse i kishin kujtuar therrjen e një qingji në sytë e saj kur ishte vocërrake (që edhe sot e tmerron) dhe i sillnin në mendje vargjet arkaike që përshkruajnë bërjen kurban të një qingji nga Ibrahimi, për hir të birit të tij Ismail, 3 mijë e ca vjet më parë…

E pra, kjo ishte pak a shumë përmbajtja e mesazhit elektronik të sime mbese, që më shkuli përkohësisht nga ‘mallkimi’ i numrave, për të shkruar këto dy rrjeshta për kasapanën e parashikuar të qingjave e deshëve në mes të Tiranës, me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Me ç`kam dëgjuar, Amadinexhadi i Iranit, kur bën ndonjë meting në Teheran, e rrethon sheshin me qingja të pjekur, në mënyrë që varfanjakët të mbushin sheshin për të ngrënë ndonjë copë mish falas. Në mbarim të metingut, varfanjakëve që mbushin sheshin u jepet edhe nga një trastë me patate…

Uroj që sheshet e Tiranës, në 28 nëntor, t`u ngjajnë, së paku, shesheve të Teheranit. Sheshe ku Amadinexhadi u ofron varfanjakëve qingjat e pjekur dhe trastat e patateve, por jo skenat makabre të therrjes së bagëtive në mes të kryeqytetit. Sepse, për diçka më europiane, ndoshta nuk duhet pritur prej një kryeministri që, në mbledhjen e qeverisë, thotë fjalët: “Ti z. Ministër i Bujqësisë, duhet të marrësh të gjitha masat për të përzgjedhur 1000 desh e 1000 qingja për festën…Ju gazetarët mund të shihni me habi kur flas për therrjen e deshëve, por ju siguroj që nuk është ide origjinale – kjo është një praktikë e ndjekur edhe nga lartësitë më të mëdha…”

http://respublica.al/opinion/2012/11/27/qingji-qe-ibrahimi-therri-si-kurban-per-ismailin-dhe-amadinexhad-berisha

11 komente në “Qingji që Ibrahimi theri si kurban për Ismailin dhe Amadinexhad-Berisha”

  1. elio says:

    Ka plot argumenta te mos aprovohet kasaphana ne Tirane , por ky artikull me duket patetik…

    1. sorge says:

      PERFYTYRONI NESER,me 28 nentor,kur te jepen neper TV E BOTES pamjet TURPERUESE TE TAVOLINAVE GJIGANDE 200 METRA ME MISH TE PJEKUR DHE MIJRA NJEREZ TE BABEZITUR,LYPSA,HAJDUTE,TE PA PUNE,HAAMENJ,KAMZALINJ E BATHORISTE etj,qe do te sulen si KAFSHE TE URITURA PER TE MBUSHUR TRASTAT DHE KAQNATJERET PLOT ME MISH PER VETE E FAMILJET E TYRE!!!
      Po keshtu,ne hollin e Pallatit te Kulture,me mijra njerez te PA NGOPUR,qe do t’i sulen TORTES GJIGANDE DUKE MBUSHUR TENXHERET ME EMBELSIRE,PA KUFIZIM,njelloj si ne 1997-ten kur u SHPETHYEN DEPOT E SHTETIT E U VODHEN MISER,GRURE etj,etj!!!
      ME SIGURI,KETO IMAZHE DO TE TURPEROJNE EDHE LYPSAT NE TERE BOTEN E DO TE PERSERITIN PAMJET E NJEJTA TE DYNDJEVE NE VAPORRET E DIKURSHEM!!!
      Do harrohet 100 vjetori dhe vetem keto pamje TURPERUESE DO MBAHEN MEND NE MEDIAT E BOTES!!!
      JA,PER KETO PUNE TE FELLIQURA ANTI SHQIPTARE ESHTE SALI BERISHA!!!

  2. fl says:

    Jeni per tu pergezuar me temat aktuale qe trajtoni Z. Zaloshnje

  3. alban says:

    Krahasim i goditur ky i Berishes me Ahmadinexhadin. Thank you, z.Zaloshnja

  4. liri a vdekje says:

    tamam si sali protopapa duket kryepushti serb

  5. lom deliu says:

    Po pse o Edo ngaterrohesh.

    Saliu mbasi i varferoi shqiptaret mendoi ti gezoj si Enveri i Pare qe

    ndante tallona per 28 nentor

  6. I nderuari z.Zaloshnja. Kete here per te thene nje ide te drejte, me te vertete keni hedhur nje gur ne pellgun e medias, por nje gur qe me duket se turbullon dicka, jo me hyrjen e shkrimit ne menyre njerezore, por me tregimin per Profetin Abraham qe Ju e quani Ibrahim sipas emrit te mevonshem me te cilin e quajten arabet. E ndjej te nevojshme per te bere nje sqarim edhe per vazhdimin e shkrimit per Profetin Abraham. Ai ka jetuar rreth 3000 vjet me pare, pra kur nuk ishte shkruar as Kur’an-i e as Bibla e re, Ungjilli. Abrahami kishte kaluar moshen 75 vjecare, thote Bibla e Vjeter e Hebrejve dhe e shoqja e tij Sarah duke pare se nuk po lindnin femije, urdheroi sherbyesen te flinte me te shoqin. Ketej nuk duhet te dilet gabimisht ne perfundimin se Abrahami kishte harem, jo, Ai kishte gruan e cila urdheroi sherbyesen. Keshtu lindi Ismaeli, por sherbyesja me kalimin e kohes po behej prepotente dhe e padurueshme per te zonjen e shtepise, Sahren. Keshtu qe kjo i kerkoi te shoqit qe ta debonte sherbyesen dhe ashtu u be. Kalvari i sherbyeses duke ecur me te birin Ismaelin ne shkretetire mbaron me shperthimin e nje burimi uji, sigurisht me vullnetin e Perendise, qe u be shpetimtar i tyre,. Pas kesaj, Abrahamit dhe Sahres u lindi Isaku. Kur ky djale kaloi 7 vjetet, Perendia urdheoi Abrahamin qe te flijonte Isakun dhe Abrahami u bind duke marre Isakun ne mal per ta bere fli apo kurban si e perdorni ju kete fjale. Ne ate moment, Perendia e ndaloi Abrahamin nga sakrifica me te birin dhe u cfaq qengji. Perendia e bekoi Abrahamin, qe kishte degjuar urdherin e Tij, duke I thene qe …. Fisi yt u shumofte si rera e detit dhe yjte e qiellit… Me kete, Hebrenjte, ndaluan berjen fli me tej te qenieve njerezore per Perendine. Pra nuk ka qene Ismaeli qe do te behej fli por Isaku.
    Ju faleminderit !

  7. Driloni says:

    Saliu e urren kete vend, e urren aq shume sa nga te gjitha mbrapshtite e kesaj bote dhe zullumet me te ndyra qe kane bere gjithe dallkauket qe kan pasuar ashtu si edhe ai celsat e poushtetit, ai ka marre me te ndyrat, me poshterueset, me perverset dhe deprimueset….po po ai e urren kete vend per te cilin kerkon ta percundoj e poshteroj me c’do lloj forme, qe si e si nami yne edhe pse i keq te behet gjithmon e me i keq si njerez te eger qe nuk dine c’eshte shteti, kultura dhe qytetaria, aq sa dhe festen e pavarsise do ta bej nje thertore, nje mejhane publike ku barkboshet e regjimit te tij te hane e te dhjesin ne qender te Tiranes si njerz te eger qe do shkelyejn copat e qingjave dhe deshve te Saliut dhe Rulit. TURP TURP TURP …ju dhjefsha pavaresine, me vjen keq per gjith ata burra qe kerkuan ti japin emer dhe ze ketij vendi por me kta hora fshatar e mercenar te shitur s’behet fjale per pavaresi por per skllaveri

  8. ALBAN DEGA says:

    Para- Kronike e nje qintvjetori te deshtuar ala- turk

    NJEMIJE QINGJA E NJEMIJE DESH…
    SALI BERISHA SHKOI PER LESH !

    – Kremtim ala- turka i njeqintvjetorit te pavaresise se Shqiperise nga Turqia me qingja e desh te blere sa frengu pulen nga nga nje ish- pushtues tjeter i saj… Edhe kenga eshte gati!

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Mbrapsht edhe per se vdekuri

    Ka nje thenie filozofike vendlindja e Sali Berishes dhe i imja, Malesia e Gjakoves…. Berishsin edhe kur mbytet ne lume kerkojeni perpjete e jo pjetposhte ( teposhte ) Mesazhi filozofik eshte se jo vetem per se gjalli, por edhe per se vdekuri berishsi shkon mbrapsht…
    A ka shembull me te qarte e me te gjalle te kesaj prirjeje te berishsit se simboli i tyre me makaber ne historine e Shqiperise, kryeministri Sali Berisha dora vete.
    As programi i tij per festimin e njeqintvjetorin e pavaresise se Shqiperise nuk mund te bente perjashtim. Perkundrazi e perforcoi edhe me tej kete filozofi popullore te Malesise se Gjakoves kesaj perle te natyres dhe mendjes shqiptare….
    Në mbledhjen e 14 nëntorit kryeministri Berisha i kërkoi ministrit të Bujqësisë, Genc Ruli, që të merrte masat dhe të siguronte një mijë qingja dhe një mijë deshë, të cilët më 28 nëntor do të vihen në radhë dhe do të bëhen kurban, si një mënyrë për të festuar 100-vjetorin e Pavarësisë.
    “Ju gazetarët e shihni me habi pasjen e deshve, por ju garantoj se nuk është origjinale. Kjo është një praktike e ndjekur edhe nga lartësitë më të mëdha shtetërore…” theksoi Berisha para kamerave te verbiara dhe syve te zgurdulluar te gazetareve nga marria e kryeministrit shqiptar.

    Menuja ala – turka e nje kryeministri ala- turk

    Per cfare lartesish shteterore e ka fjalen kryeministri shqiptar… Si lartesia maksimale shteterore ne Boten e sotme mbahet nena e demokracise boterore- Shtetet e Bashkuara te Amerikes, Me ka rastisur te marr pjese ne disa ceremoni festive amerikane ne keto gati njezet vjet ne Amerike dhe ne meuute e tyre kishte gjithcka pervec mishit te qingjit e aq me pak te desheve, qe amerikanet nuk i perdorin as per qente.
    Aresyeja eshte madhore, Yndyra, kolesteroli teper e larte vdekjeprures!
    E dyta lartesi shteterore bashkekohore eshte ajo evropiane, ku kemi si synim paresor integrimin si shtet e si komb, qe akoma nuk kemi plotesuar as kriteret e as standartet minimale demokratike per tu bere kandidat ne saje te politikes se gabuar e bolshevike te kryeministrit Berisha dhe katrahurave te tij te njepasnjeshme! As menuja e saj nuk permban nje zgjedhje te tille.
    E treta dhe me e lashta eshte ajo kineze, pa dyshim me e pasura ne Bote …. Larg qofte!
    Ruset kane derrin…

    ” Duam Baben” edhe njeqint vjet pas pavaresise

    Askush me mire se nje doktor , sidomos zemre si Sali Berisha nuk e di me mire se cfare perfaqeson qingji e sidomos dashi ne menune e nje feste….
    Atehere pse e zgjodhi pikerisht nje menu te tille !?
    Atehere pse e lartoi ate ne majen e lartesive shteterore te manuve!
    Sepse ora e mendjes se kryeministrit shqiptar eshte ala- turka. Akrepat e saj kane mbetur tek shprehja makaber “ Ne kofsh ( qofsh) turk !“ apo tek thirrja haxhiqamilse “Duam Baben!”
    E nje kryeminister ala turka nuk mund te zgjedhe vecse nje menu ala- turka edhe per kremtimin e njeqintvjetorit te pavaresise se popullit e shtetit te cunguar te tij nga pushtuesi peseqintvjecar Turqia.
    Gjysma e se keqes!
    E keqja e madhe eshte se ai jo vetem ben zgjedhjen e gabuar si ne cdo hap te sundimit te tij ala- turk e anadollak gati njezetvjecar, por orvatet ta shese ate si majen e lartesive shteterore , sigurisht dhe vetem sipas ores se tij politike ala- turka e anadollake.
    Eshte pikerisht kjo mendesi prej skllavi qe e afron Berishen aq shume me Ahmet Zogun saqe e katapultoi ne majat me te larta politike ne kete njeqintvjetor ashtu si qingjat e deshte qe mungonin ne haurin ekonomik te”mrekullise ekonomike” te shtetit te tij, sipas gjuhes e mendesise se tij po aq ala turka!
    A ka ku te shkoje me tutje marria e marrezia e nje kryeministri te nje populli, me properendimori e me proamerikani ne Bote , sic jemi ne shqiptaret!?

    Feste gabelesh e nje qeverie gabele

    E keqja edhe me e madhe eshte se as njemije qingja e as njemije desh nuk u gjeten ne ahurin e munguar te ekonomise se sakatuar te Shqiperise se Sali Berishes nga marrezia e tij qe ai e ka quajtur deri edhe nga tribuna e OKB-se se “mrekullia ekonomike shqiptare.. “
    Eshte fakt qe beri e c’nuk beri ministri i tij i Bujqesise Genc Ruli per te siguruar me urgjence njemije qingja e nje mije desh. As ai e as kryetari i Bashkise se vjedhur ala – turka te Tiranes Lulezim Basha nuk i gjeten gjekundi.
    Shkurt e bukur qeveria dhe ekonomia e Shqiperise berishiste kapitulloi teresisht ne orvajtjet per te sigurar ziafetet e festes se njeqinvjetorit te pavaresise. Pavaresia njeqintvjecare e Shqiperise ala- Berisha nuk siguroi dot as mishin e pavarur te festes se vet ne nje shtet ku populli per ditelindje ka si urim te pare: Edhe njeqint!
    As njeqint vjetorin e pavaresise se shtetit te vet kjo qeveri nuk po e feston me mishin e trojeve te veta njeqint vjet te pavarura.
    Shqiptaret po e festojne njeqintvjetorin e pavaresise nga Turqia me nje menu tipike ala- turka te nje kryeministri me shpirt e mendesi tipike ala turka ose anadollake me qingja e desh nga nje ish- pushtues tjeter i saj Italia mike!
    A nuk e deklaroi me krenari te cmendur vellazerine me ish- pushtuesin peseqintvjecar dhe debulesen e vellezerve te tij turq per femrat shqiptare pikerisht ne prag te ketij njeqintvjetori!
    Tamam nje feste ala turka ! Tamam nje feste gabelesh e nje qeverie gabele !

    Cfare do te benin qingjat e Naimit!?

    Valle cfare do te benin qingjat e “Bageti e Bujqesi “ te Naim Frasherit po te degjonin keto deklarata te shastisura te kryeministrit shqiptar….!?
    Me siguri e me e pakta do te lebetiteshin nga syte kembet e sa me larg kopese se munguar te ketij kryeministri e te qeverise se tij gabele qe u detyrua te dilte neper Bote per te siguruar njenije qingjat e njemije deshte e munguar te Berishes dhe te mrekullise se tij ekonomike !!!
    U desh te merreshin rruget e Italise dhe kamionet e Estonise per te siguruar qingjat dhe deshte e munguar te qeverisjes sa te munguar aq edhe te korruptuar te Shqiperise.
    Vendi i mirenjohur per blegtorine e tij ne mbare Ballkanin e Evropen qe kishte numrin me te madh te dhenve, dhive e lopeve per fryme te popullisise ne kontinent deri ne vitet 50 kur filloi kooperativizimi “vullnetar”- me qyke te zorit i bujqesise e i blegtorise keto 20 vjet i rrenoi keto dege jetike te ekonomise shqiptare, por ne mos edhe me keq se tufezimi genocidal i paraardhesit dhe idhullit shpirteror e ideologjik te Sali Berishes, Enver Hoxha.

    Nje deshtim spektakular i nje kryeministrit lakuriq!

    Reganomia e tij deshtoi! Modeli e mrekullise ekonomike berishiane pesoi disfate te turpshme ne syte e shqiptareve dhe nderkombetareve. Kryeministri shqiptar doli lakuriq i deshtuar ne syte e shqiptareve dhe te Botes.
    E vetmja gje qe mund te mburret tani ne syte e shqiptareve dhe te Botes mbare jane Aple e djalit te Enverit dhe kurset e tij te Reganomise neper transhete e Partise, kur urdheronte studentet e petagoget zboriste te Fakultetit te Mjekesise se Universitetit “Enver Hoxha” te hapnin zjarr mbi silueten e ish- Presidenttit amerikan Ronald Regan
    Mrekullia reganomike e Berishes e rrenoi bujqesine e blegtorine shqiptare deri ne ate shkalle sa nuk siguroi dot as njemije qingja e njemije desh ne hapesiren kombetare shqiptare .
    Pse !? Cfare pritet nga nje bujqesi e blegtori e nje shteti si Shqiperia qe ne keto njezet vjet demokracie e lirie ka investuar me pak se 6 per qind te buxhetit te saj per keto dege jetike te ekonomise se saj… E vartesia ekonomike eshte edhe vartesi politike….
    Deri ne ate shkalle sa edhe ne festen me te madhe historike te shqiptareve kudo ndodhen ne Bote u detyrua ti marre qingjat e deshte nga nga nje ish- pushtues tjeter i saj si Italia, qe dikur i blente ata nga Shqiperia .

    Nje fabrike parash pa asnje grosh ne humbetirat e saj

    Pse!? Sepse investimet jetike e fitimpruresese ne nje fushe tradicionale si blegtoria e bujqesia organike shqiptare i ka henger e mbuluar zifti i zi i korrupsionit ne rruge qe nuk jane ne gjendje te mbledhin as njemije qingja e njemije deshte e kryeministrit ala turk shqiptar per festen ala turke te pavaresise nga Turqia!
    Nga nje fabrike parash bujqesia dhe blegtoria shqiptare jane kthyer ne nje humbetire pa asnje grosh. Ne saje te politikes “ kuota zero” e Sali Berishes, bujqit e blegtoret shqiptare, pasi i prene e bene zjarr agrumet e frutoret shqiptare sot rrisin blegtorine dhe agrumet maqedone, greke e italiane qe ua blejme ne sa frengu pulen!
    E ku !? Ne nje vend ku vetem nje bari si Zmajl Avdia i Deges se Tropojes, per te mos folur per treva te tjera shqiptare i ka pasur deri ne pese mije krere qingja, dele e desh.
    Po sot !? Viva Italia e deri edhe Brazili per furnizimin me mish te shqiptareve.
    Shkurt e bukur : faktet lakuriqe e nxorren lakuriq ne syte jo vetem te shqiptareve por edhe te mbare Evropes e Botes kryeministrin dritshkurter e anadollak te Shqiperise , Sali Berishen dhe “mrekulline” e deshtuar “Reganomike” te tij.
    Per me teper qe babai i tij ka qene nje nder cobanet me te njohur te dhive ne Malesine e Gjakoves! Sic e ka deklaruar me gojen e vete Berisha edhe ai vete “e ka mesuar anglishten duke i kullotur ato”
    E cfare na ngelet te bejme ne bashkekombasve te tij vecse ne kete njeqint vjetor t’ia marrim ne kor kenges me te re qe askush si ai nuk e meriton:

    Nje mije qingja e nje mije desh
    Sali Berisha shkoi per lesh !

  9. ermal says:

    O te nderuar komentues e dini qe Eduard Zaloshnja eshte nipi i
    Sali Protopapes e mos nabej kakardhia me shkrime e krahasime mediokre
    per nje vend pune te Ed Rama. Rrofte 28 netori vesta e bashkimit te
    kombit me te vjeter ne BALLKAN,Rrofshin Shqipetaret popull i mencur e
    vital por i pa fat.

    1. Ben Chicago says:

      Po ti kush je,Ermal Hoxha nipi i kriminelit Enver Hoxha?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje