Dibra sic nuk duhet te ishte

26 Nëntor 2012, 09:08Blog TEMA


ULSI MANJA

Dhe pak ditë na ndajnë nga kremtimi i 100 – vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, por qyteti i Peshkopisë nuk ka festë si të gjitha qytetet e tjera të vendit.
Qytetarët e Peshkopisë e perceptojnë atmosferën e festës vetëm nga televizori sepse Bashkia e tyre ua ka mohuar mundësinë të festojnë si gjithë shqiptarët e tjerë kudo ku ata gjenden.
Ndonëse Dibra e meritonte të përfshihej ndër qytetet ku duhej të kremtohej zyrtarisht festa e pavarësisë nga Qeveria sepse ajo i ka falur pavarësisë së Shqipërisë N/kyetarin e parë të qeverisë së Vlorës Dom Nikoll Kaçorrin dhe Kryetarin e Parlamentit Haxhi Vehbi Dibrën ajo është lënë jashtë kremtimeve edhe nga Bashkia e qytetit.
Qyteti i ngjan një varreze të madhe të boshatisur dhe kudo mbizotëron zbrazëtia, varfëria dhe errësira.
Gjithësesi, kjo është tabloja e jetës në qytetin e Peshkopisë që prej tetë vitesh e më shumë, por Dibranët shpresuan se të paktën qyteti i tyre do të vishej kuq e zi me rastin e festës së pavarësisë dhe do të ndriçohej për pak ditë, por më kot.
Askush nga autoritetet lokale nuk është në gjendje t’u thotë dibranëve përse mungon dekori i festës dhe përse nuk valëvitet flamuri ynë kombëtar në asnjë institucion shtetëror dhe rrugë të qytetit.
Nuk besoj se kjo është bërë për mungesë fondesh apo pengesa të tjera, kjo nuk ka justifikim. Ajo është një harresë e qëllimshme, e orkestruar nga njeriu më dashakeq ndaj Dibrës dhe historisë së saj, Sali Berisha. E kam shkruar dhe më parë se Kryeministri Berisha nuk e do integrimin e Dibrës me Tiranën dhe për këtë i devijoi lekët e tunelit të Murrizit drejt tunelit të Elbasanit, por me përjashtimin e Dibrës nga kremtimi i festës së pavarësisë tregon se ai ka një urrejtje patologjike jo vetëm ndaj Dibrës e dibranëve, por edhe ndaj historisë së saj të vjetër dhe të re.
Por Berisha dhe deshët e tij në Dibër, nuk kanë këllqe të zhbëjnë historinë dhe kontributin e Dibranëve në shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë dhe të gjuhës amëtare, sepse vepra e Dom Nikollë Kaçorrit, Vehbi Dibrës, Iljaz Pashë Dibrës, Seid Najdenit etj. nuk zverdhet nga mungesa e dekorit dhe e flamujve kombëtarë në rrugët e një Bashkie të zvetnuar nga korrupsioni dhe të gërryer nga gropat, sepse ata i falën kombit jetën e tyre, ndërsa kombi i ka bekuar përjetësisht në altarin e historisë dhe burrave të shtetit.
Ata tashmë nuk i përkasin vetëm Dibrës por gjithë Shqiptarisë kudo ku ka shqiptarë që i thonë kombit komb e atdheut atdhe.
Nesër Peshkopisë do t’i shtohen bustet e Dom Nikollë Kaçorrit dhe Vehbi Dibrës të cilët do t’i bëjnë dritë bulevardit të errësuar nga Bashkia.
Nesër eunukwt dhe mercenartw e Kryministrit Berisha në Dibër do thonë shumë fjalë e lajka, por Dibra ka pak fjalë zemre për bijtë e saj :
“Mirëseerdhët luanët e historisë së Shqipërisë në truallin ku u lindët dhe u prefshi të qetë në paqen e përhershme. Sot u vendosën nga një bust të vogël, por nga Vlora ku rrahu zemra juaj për kombin dhe pavarësinë e tij para 100 vjetëve, ne u premtojmë përmendore dhe ceremoni shtetërore ashtu siç e meritojnë burrat e shtetit dhe të Dibrës sonë zonjë historie.
Dibra ka parë e ka kaluar shumë Salinj dhe eunukë që kanë punuar kundër saj, por i ka sfiduar me kohë dhe gjithmonë ia ka dalë të jetë në krye të historisë së Shqipërisë. Këtë do bëjë edhe kësaj here duke festuar në Vlorë e jo në Dibër, sepse ata nuk e duan Dibrën ashtu siç e kanë katandisur eunukët e Sali Berishës që kërkojnë ta bëjnë historinë e saj një histori politike bajate.

1 komente në “Dibra sic nuk duhet te ishte”

  1. tefta says:

    Gjysma e Shqiperise e tradhetuar qe prej vitesh nga qeverrrria ; qe i rrun ketyre taksat ( rruge uje drita dhe ambjenti gjelberimi,pastrimi ) e nuk i jep sipas ligjit as ndihme sociale , nuk inveton ne infra strukture , arsim, shendetesi dhe kete ja dhuron pjeses tjeter te Shqiperise dhe jashte saj , te cilet marrin ndihma sociale te majme dhe nuk paguajne asnje takse DHE KANE NDERTUAR KULLAT METE MEDHAJA SE EUROPIANET E VERTETE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje