Pothuaj të gjitha gazetat shqiptare zhvillojnë sondazhe në internet, të cilat, në fakt, nuk kanë asnjë vlerë statistikore përgjithësuese, sepse përfaqësojnë thjesht një fotografim të opinionit të lexuesve të tyre e jo të popullsisë në tërësi. Gazeta DITA ka publikuar sot të parin sondazh të zhvilluar nga një gazetë shqiptare në terren e jo në internet. Sondazhi ka një mbulim të kufizuar (mbulon vetëm 11 minibashki të qytetit të Tiranës), por, sidoqoftë, përbën një risi absolute në shtypin shqiptar.
Sipas sondazhit të DITA-s, po të zhvilloheshin zgjedhjet sot, do të merrnin pjesë me siguri 68.5% e banorëve aktualë të bashkisë së Tiranës me të drejtë vote, ndërsa 7.1% të tjerë do të kishin gjasa të merrnin pjesë në votim. Dhe shpërndarja e votës së atyre që do të votonin do të ishte si vijon:
PS 35.2%; PD 30.5%; AK 8.2%; LSI 6.8%; FRD 5.1%; Parti të tjera të majta 3.2%; Parti të tjera të djathta 3.1%; Të pavendosur 7.9%.
Marzhi i gabimit statistikor të kësaj shpërndarje është 3 pikë përqindje (plus/minus) dhe, sipas shpiegimit të DITA-s, kampioni prej 1500 të anketuarish ishte i balancuar nga pikëpamja moshore e territoriale dhe anketimi u bë me metodën e “votimit të fshehtë”.
Duke presupozuar se totali i pjesëmarrësve në votim në Tiranë sot do të ishte 250 mijë (në zgjedhjet bashkiake para një viti në Tiranë u regjistruan nga KQZ-ja 256 mijë vota në total) dhe duke presupozuar se votat e të pavendosurve do të shpërndaheshin në mënyrë përpjestimore mes partive në garë, përqindjet e publikuara nga DITA mund të përkthehen në vota kështu:
PS 95.5 mijë vota
PD 82.8 mijë vota
AK 22.3 mijë vota
LSI 18.5 mijë vota
FRD 13.8 mijë vota
Parti të tjera të majta 8.7 mijë vota
Parti të tjera të djathta 8.4 mijë vota
Mesatarisht, rreth 11 mijë vota mund të përkthehen në një mandat kuvendor në qarkun e Tiranës. Por nuk duhet harruar se sondazhi i DITA-s mbulon vetëm qytetin e Tiranës. Në pjesën tjetër të qarkut, PD-ja ka pasur epërsi ndaj PS-së në zgjedhjet e shkuara (ndihmuar ndoshta edhe nga votimi fiktiv
kjo eshte me votim. po kur partia mbush kutite naten si del rezultati.
PD ka marre ne Tirane, rreth 70 mije vota ne maj 2011…
ATEHERE, si z. Zaloshnja shkon ne 82 mije, duke pasur parasysh edhe gerryerjen prej FRD ?!
Lul Basha mori 125 mije ne maj 2011, or Fatos. Mlidhi votat e PD-se, partive te tjera djathta, LSI dhe FRD, sipas ktyre numrave qe ka llogarit ketu Zaloshnja, dhe afer 125 mijes ke per te dale, or Fatos. Diferencen e ka gadit Pone dhe Ristani…
tiranasit nuk ja japin voten maleve berisha – meta
tirana do ta shperndaje voten midis ps-frd-ak.
Pyetja e pare eshte sa % jane pergjigjur qe nuk duan te marrin pjese ne sondazh. Sepse jane me siguri te Opozites.
PS + AK marrveshje per qeveri 1 vjecare me kushtet e AK-se dhe per plotesimin e reformave per BE.
Zgjedhje te parakoshme me administrate tjeter ne 2014, rrjedhimisht shpartallim i PD dhe LSI ne ato zgjedhje
Këto përqindjet e sondazhit janë qesharak. Na boka një gazetë sondazh që nxjerr PSn dhe PDn në krye. Ndërsa profesjonistët të vërtet që merren me këtë punë dhe janë të sprovuar thonë që AK, PS dhe PD kanë votën popullore të ekuilibruar.
Zaloshnja harroj që në Shqipëri kamarieri bëhet drejtor dhe drejtorët bëhen kamariera. Teza e përgjithshme: Të mirat nënvlerësohen (në këtë rast Aleanca KuqeZi) dhe të këqinjtë mbivlerësohen (PD dhe PS nga Gazeta DITA). Dhe sondazhet nga organizata ndërkombëtare në Shqipëri nuk kanë këtë mentalitet të vlerësimit ala shqiptarçe dhe i kategorizojnë AK baraz (ndoshta edhe e epërme) me PD dhe PS.
Mendoni dy segonda ose besoni të “plotfushmjen” dhe të “gjithëdishmjen” Gazeta DITA.
e ca do te thote kjo? qe PD dhe LSI jane para PS? i rrofte vendi i pare PS-s.
Z Zaloshja.Nuk ka epersi pd as ne Tiran dhe as ne Shqiperi.Saliu e pd vetem VJEDHIN vota,MANIPULOJN lista,dhunojn,mashtrojn,importojn votues nga kosova nga kukesi nga tropoja.Ja shif xhelal mziun e zi se çfar po ben ne bashkin Kamez.E ka dhjetfishuar me manipulime regjistrin themeltar te gjendjes civile duke regjistruar si qytetar te kamzes(kamzarak) mbi 15000 persona qe faktikisht nuk banojn ne kamez por jan kontigjent i levizshem i votuesve fiktiv.Eshte kjo qe po ben edhe ministri noka jane marifetet e kryemafiozit te listave zgjedhore ferdinant pone ,jane pislleqet e banditit te kqz njaz kosovrasti dhe jan krimet e telitit ne gjendjen civile.PRA z.ZALOSHJA populli nuk e do dhe nuk e voton salin, pd e CO dhe ata nuk kane asnji shans dhe vjedhin.POR ne 2013 neqoftese do vihet dor mbi votat me siguri qe do ket nje 97 me te zi se sa mbiemri i krybashkiakut te kamzes.
PS-ja dhe PD-ja te dyja bashke nuk marrin me shume se 40%.
Une nuk e njoh situaten ne shqiperi por kam ca surpresa te vogla. E para del se Tirana ka gjithesej 230.000 qe votojne i shtojme edhe ata qe nuk votojne e shkon gati 300.000, shtojme edhe moshen nen 18 vjeç, gati 25% gati 100.000 banore. Del se kryeqyteti shqiptar eshte 400.000 mije banor. Pra Tirana eshte dyfishuar nga 1990 dhe eshte gati 500.000 banore por as edhe nje me shume e perse thoni “metropol” “nje milion banore”, i fryni shifran shume. Qyteti ku jetoj une ne Itali ka 300.000 shtepia, vetem te ardhurat nga taksa mbi shtepite kete vit ka qene gati 700 milion Euro e nuk quhet metropol ne fakt ka metro moderne e eshte polis e per me teper “trashigimi boterore kulturore”.
Se e marrim si te vertete kete sondazh qe ne fakt asgje nuk besohet nga shqiptaret, mund te themi se Salia merr shume vota. Atehere nanat motrat tua kalli Salia se e meritojne idiotat.
Nese do te kishte nje diference prej 1 perqind mund ta besonja kete gazetar,qe shpesh permend neneshtetesine amerikane sikur te jete i derguar i Obames.Une jetoj ne usa dhe e di si merren shkollat ketu.Po te ishte ai i zoti do te hante buke ketu,prandaj u kthye dhe i sherben nje klani milioneresh dhe besoj i del me mire se se sa te lante pjata si shume kolege te tij. E vleresoj per sondazhin per kryetar bashkie ne tirane ku ju afrua shume rezultatit,por ai ishte i lexueshem per te gjithe,sepse Rama e mbushi kupen.
Ky popull voton per liderat z.zaloshnja dhe Rama e ka marre njehere pergjigjen ne TIRANE.
Une do te votoja per Ramen sepse jam ne pjese GRI por ai nuk ofron asngje pervec fjales rilindje e cila per mua kuptohet Rilindje e Bllokur,te pakten saliu premton rritje rroga e pensione , rruge dhe plot arritje ne politiken e jashteme.Rama nuk premton as rritje rrogash e pensionesh as investime ne rruge,bile po pengon dhe intregrimin e vendit,si mundet qe populli i Tiranes ti jape voten ketij njeriu.Kam patur respekt per kete gazetar dhe do ta quaj nje Nostradamus shqiptar nese i del sondazhi kesaj here.
usa.
Doli kllufi zakoshnja perseri prej karit berish booooooooooo e pabesushme .