S'e kanë për Zogun, për veten e kanë

21 Nëntor 2012, 14:27Blog TEMA

Problemi mbi debatet rreth zhvarrimit në Francë më 14 e rivarrimit në Tiranë më 17 nëntor qëndron në faktin se shqiptarët fatzinj e fatkëqinj as pas njëqind vjetëve të pavarësisë së shtetit të tyre nuk arritën të kenë asnjë ditë të bardhë dhe as për vetëm një paradite të vetme një shtet normal e funksional.

Nga Salih Kabashi

Në kohën e dashurisë së madhe gati seksuale të dy mjekve, Bujar Bukoshit dhe Sali Berishës, i pari kryeministër shëtitës i Republikës së Kosovës, ndërsa i dyti president i Republikës së Shqipërisë, ndodhnin vrasje të shpeshta nga autorë që nuk zbuloheshin kurrë. Një i njohur imi, shumë i afërt me Bukoshin asokohe më tregonte për një vrasje që lidhej me një trafik të brendshëm armësh e mielli të menaxhuar nga vetë kryeministri kosovar dhe të lejuar nga presidenti shqiptar. I vrari kishte sjellë shumë probleme me dyshimet e denoncimet gojore të atijlloj trafiku. Prandaj e vrau dikush… Nga kush u vra e si u vra i njohuri im nuk e thoshte as unë nuk e pyesja. Ajo që unë e mbajta mend dhe që më dukej trishtuese ishte fakti se politika kishte vajtur deri atje sa ta bindte Haxhi Hafiz Sabri Koçin, kryehoxhën e muslimanëve të Shqipërisë që përmes një qarkoreje interne gojore të vrarin dhe familjen e tij ta linin pa shërbimet e kryerjes së adeteve mortore. Përmes një bojkoti të tillë krejt jolegjitim, asnjë hoxhë i Shqipërisë. nuk guxoi të shkelte fetfanë e Berishës, Bukoshit dhe të Sabri Koçit.

Rrëfimi jopak krekosës i këtij të njohurit tim bukoshist, më shumë se me rrëfimin për vrasjen e një të panjohuri më kishte trishtuar me morbiditetin e paimagjinueshëm të bojkotit edhe nga ana e një kleriku musliman i cili edhe vetë kishte kaluar dekada në burgun komunist. Në të gjitha vendet dhe popujt e civilizuar të botës, në të gjitha fetë monoteiste a budiste, edhe ndër ateistë…. ekziston një pietet i vetëkuptueshëm për të vdekurin, pa marrë parasysh sjelljen e tij në jetë apo çfarëdoqofshin rrethanat e vdekjes së tij.

Prandaj, zhvarrosja në Paris, sjellja këto ditë dhe rivarrosja e eshtrave të Ahmet Zogut në Tiranë më duket diçka krejt normale dhe civilizuese. Këtë të drejtë duhet ta kenë të gjithë ata shqiptarë apo joshqiptarë nga Kosova e Shqipëria që në periudha të ndryshme dhe për shkaqe poashtu të ndryshme ende kanë varret e tyre në varreza të huaja e vende të tjera.

Problemi mbi debatet rreth zhvarrimit në Francë më 14 e rivarrimit në Tiranë më 17 nëntor qëndron në faktin se shqiptarët fatzinj e fatkëqinj as pas njëqind vjetëve të pavarësisë së shtetit të tyre nuk arritën të kenë asnjë ditë të bardhë dhe as për vetëm një paradite të vetme një shtet normal e funksional. Mbi shqiptarët e këtyre epokave që njohëm, pamë e po shohim të qëndrojnë njerëz të kualiteteve tmerrësisht të ulta njerëzore. Këta, tash po e shohim, janë në gjendje të manipulojnë jo vetëm me të gjallët por edhe me të vdekurit. Të manipulojnë e të spekulojnë.

Sali Berisha një antizogist krejt lehtë i dokumentueshëm, papritmas bëhet tellallxhiu më i zjarrtë i Zogut që dje e shante, pështynte dhe e përbaltëte. Pse!?

Fatos Nano pat shpërblyer krejt dorëlirshëm Leka Zogun me kthim pronash të të jatit. Sali Berisha vazhdoi shpërblimet dhe nisi edhe me rehabilitimin e Mbretit ikanak. Ai tash në figurën e Ahmet Zogut, vetes dhe Skënderbeut i gjeti të tretin.

Pseja e kësaj saltomotaleje të dy komunistëve aktiv deri në grahmat e fundit të komunizmit, këto shpërndrrime të Sali Berishës e të Fatos Nanos më duken të thjeshta, të qarta dhe të shpjegueshme:

Duke qenë se Fatosi e Saliu kanë shkuar aq thellë në plaçkitjet e tyre dhe në pasurimin e familjeve dhe të klaneve të tyre, ata tash kanë nevojë për një “kulturë” të re të sjelljes me të kaluarën edhe kur ajo mund të jetë kriminale. Duke rehabilituar Ahmet Zogun, ata sigurojnë paprekshmërinë ligjore, politike e pronësore në të nesërmën e tyre jashtë politikës, jo vetëm të tyre po edhe të pasardhëve dhe bashkëvjedhësve të tyre të sotëm.

Kështu ua shoh llogaritë.. Sadoqë hesapet nuk dalin gjithmonë. Me kso hane, siç thonë në Pejë, rehabilitimi edhe i Enver Hoxhës dhe i gjysmë shekulli të sundmit të tij nuk do të presë gjatë. A do ta bëjë atë rehabilitim Sali Berisha apo ndonjë socialist,kjo ka pak rëndësi. Kryesorja se edhe me atë rehabilitim të supozuar do të amnistohen në të ardhshmen e afërt e të largët këta që rrahën, hodhën në ajër, mbytën në det dhe që vranë njerëz, edhe në demokraci, pas rrëzimit të dikataturës.

7 komente në “S’e kanë për Zogun, për veten e kanë”

  1. Zoteri artikullshkrues, nese deshiroje te ishe bindes duhej te permendje emrin e te vrarit. Ti nuk e ben kete dhe artikulli hidhet ne ere. Nga ana tjeter, ti ngaterron hajdutet dhe tradhtaret e atdheut me Enver Hoxhen, i cili ishte vertet nje diktator komunist, por nuk ishte as hajdurt e as tradhtar. Per kete arsye nuk do ta ngreje njeri figuren e tij vecse kur bota te behet socialiste dhe Enverin do ta permendin si shembull se si nuk duhet te ndertohet shoqeria socialiste.

    1. antonio says:

      LLAPNI SA TE DONI,por nder shekuj figura e ndritur e ENVER HOXHES do te shkelqeje per t’u treguar popujve se si duhet te ndertojne nje SHTET PER TE GJITHE E JO PER CA HAJDUTE E KRIMINELE!!!
      E shani Enver Hoxhen sde nuk e MUNDNI dot me FAKTE!!!
      Kemi 22 vjet KAPITALIZEM te eger,kriminal,poshterues,anakfabet,papunesi,vellavrasje,droge e trafik qeniesh njerezore,PERCARJE DHE URREJTJE NDA NJERI tjetrit deri ne kufijte e LUFTES CIVILE!!!
      Nje sundimtar si TRADHETARI DHE ARMIKU Sali Berisha,nuk i afrohet as tek thoi i kembes ENVER HOXHES!!!
      Gjeni po mundet ,qofte edhe nje PIKE TE VETME RIFERIMI,ku te vertetoni se POPULLI(jo nje grusht kriminelesh) jeton sot me mire se ne SOCIALIZEM!!!
      ASNJE PIKE NUK GJENI DOT,KELYSHE TE FASHIZMIT DHE BASHKEPUNTOREVE TE TE GJITHE PUSHTUESVE!!!

      1. Vlora says:

        qe nga zogu qe u perpoq te bente shtet e deri te nano e berisha ENVER HOXHA ka qene i vetmi qe ka punuar per shqiperine e se tradhetoi kurre ate.

        historia i con vet gjerat ne vend sa do te mundohet fevzo kacurelsi,,,,qe te beje historin e shqiperise.

    2. Dede Kola, NYC says:

      Kjofsh shkamb i fort princi yn. na ke tyy i kem tan shpresat per ardhmerin e shqypes.
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/07/london2012-leka-zogu-2-shpetimtari.html

  2. beso says:

    saliu nuk e ka ngritur Zogun,sadoqe po perpiqet,perkundrazi,si çdo re keqe qe ka nje te mire,tashme po dalin ne drite fakte me te reja te figures se A.Zogut,disa edhe pozitive,por disa akoma me negative.Saliu thjesht e rigroposi me protokoll.Rigroposja e Zogut do ishte e natyrshme per familjaret,qe kane para plot per funeral,se helbete,s’besoj ti kete shpenzuar te tera parate qe vodhi nga Banka Shqiptare,do u kete lene ndonje gje edhe trashegimtareve.Enver Hoxha eshte i varrosuar ne Shqiperi,biles per ke ka kujtese eshte bere nje varrim kaq madheshtor dhe u qa me lumenj nga tere ai popull perveç saliut qe s’e qau.Nuk besoj se saliu e beri varrimin e Zogut per veten e tij,por do ti ken dhene urdher.Se kush do ti vije dita.Te shohim!

  3. Sali serbi says:

    Ju komentues, MARIN BARLETI VLORA dheANTONIO, ju pershendes per objektivitetin dhe qartesine e komentit edhe pse klima politike e vendit esht tejet e tumosur dhe e ndotur nga kriminelet ne pushtet.Do ti lexoj me endje komentet tuaja se ato shprehin me guxim te verteten, te verteten qe i tmerron kriminelet dhe shkurton ditet e tyre ne pushtet.

  4. nentori says:

    O njerez po me Enverin ca kini? as ka vjedhur as ka tradhtuar kombin ska bere asgje nga te gjitha keto ka dashur te mbaj pushtetin me cdo kusht si te gjith ata qe jan ne pushtet. dhe nese ka eleminuar ata konkurentet e vet ku dihet se ata mund te ken qen edhe me te eger se ai. nje gje eshte e sigurt Enveri ishte patrioti me i madh e donte shqiperin dhe krenohej me shqiptaret jo si keta plerat e sotem qe na nxoren bojen fare skemi me pik dinjiteti kudo qe te shkojm…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje