“Sot, shqiptarët në të gjithë trojet etnike, shqiptarët në diaspore e kudo që ndodhen nderojnë e përulen para veprës e kontributit të një prej burrave më të shquar të historisë së tyre kombëtare, Mbretit Zogu I, që rikthehet në dheun e tij pas dekadash ekzil në mërgim, prej së gjalli dhe prej së vdekuri, në dhëna të tjera. Shqiptarët kudo që janë përulen me nderim të madh para burrit që jetësoi pavarësinë e Shqipërisë”
– Sali Berisha.
Lajmi i mirë është se neni 1, paragrafi 1 i Kushtetutës sonë në fuqi sot, vazhdon të sanksionojë se: Shqipëria është Republikë parlamentare. Lajmi i mirë është se Kushtetuta është më jetëgjatë se ata që institucionalisht e nëpërkëmbin në përkujtimore kockash ish-mbretërore. Lajmi i mirë është se Republika nënkupton res publica-n, gjënë e përbashkët. Lajmi i mirë është se Republika nuk i detyrohet përulje e as nënshtrim entiteve të rëna nga fiku e për më keq të vetëshpallura si majë fikut në 1928.
Lajmi i mirë është se Republika themelohet te shtetasit, e nuk i falet ndonjë autoriteti nga lart. Lajmi i mirë është se në Republikë askush nuk detyron dot askënd të përulet, aq më tepër të flasë për përulje në emër të themeluesve të Republikës. Lajmi i mirë është se në Republikë parlamentare Kryeministri nuk përfaqëson shtetasit, por palën partiake në pushtet, që për më tepër është e përkohshme. Lajmi i mirë është se Presidenti apo Presidentja e denjë për t’u quajtur e tillë, përulet para Kushtetutës, dhe e ruan atë nga nëpërkëmbje me sfond ish-monarkik.
Lajmi i mirë është se Republika jeton më shumë se një apo disa legjislatura, të kujtdo qofshin ato. Lajmi i mirë është se edhe në 1928 monarku kufizohej nga një tekst i shkruar kushtetues. Lajmi i mirë është se ai tekst i kërkonte besnikëri edhe atij që pretendonte ta ushtronte pushtetin nga lart-poshtë. Lajmi i mirë është se edhe mbreti asokohe detyrohej të betohej për besnikëri ndaj pavarësisë shtetërore e në të mirë të popullit. Sipas nenit 56 të Statutit Themeltar të Mbretërisë Shqiptare të 1928: Mbreti para parlamentit betohet si vijon: “Unë (……….), Mbreti i Shqiptarëve, në minutën që hyp në fronin e Mbretërisë Shqiptare dhe marr në dorë pushtetet mbretërore, betohem para Zotit Fuqimadh, se do të ruaj njësinë kombëtare, pavarësinë shtetërore dhe tërësinë tokësore; gjithashtu, do të ruaj Statutin e do të veproj pikërisht sipas atij dhe sipas ligjeve në fuqi, duke pasur parasysh gjithmonë të mirën e popullit. Perëndia më ndihmoftë”.
Lajmi i mirë është se edhe në 1928 sanksionohej pavarësia e shqiptarëve, qoftë kjo e personalizuar edhe në fron mbretëror, e pozicioni i mbretit përkundrejt shqiptarëve. Sepse neni 70 i Statutit të 1928 sanksiononte se: Froni Mbretëror i Shqipërisë nuk mund të bashkohet me fronin e një Mbretërie tjetër. E sipas nenit 176: Të gjitha Forcat e Armatosura të Shtetit formojnë një trup dhe janë nën komandën e urdhrin absolut të Mbretit. Kurse neni 179 sqaronte se: Mbreti, si Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, pa ndërmjetësi. i jep urdhra Komandës së Mbrojtjes Kombëtare.
Lajmi i mirë është se braktisja e vendit nga mbreti në prag pushtimi, për të dorëzuar me duart e veta kurorën në duart e mbretit pushtues, duke dorëzuar sakaq sovranitetin shqiptar tek pushtuesi, zeron çdo pretendim të mëtejshëm për kthim pas. Lajmi i mirë është se Republika e Shqipërisë i detyrohet kujt luftoi për t’i kthyer sovranitetin e dorëzuar. Lajmi i mirë është se nuk i detyrohemi më asgjë ish-mbretit që dorëzoi sovranitetin.
Lajmi i mirë është se gjurmët e monarkisë italiane me gjithë çka kish mbetur nga fashizmi u mohuan në themele edhe nga rezistenca italiane. Lajmi i mirë është se asnjë shtetar italian, asnjë institucion, as mediat e opinioni publik nuk i lejon më vetes të risjellë në memorien kolektive kockat e mbretërisë që mbështeti fashizmin. Lajmi i mirë është se Italia europiane ku Berisha kërkon të integrohet i ofron shembuj të mirë se si trajtohen fashistët dhe kolaboracionistët, qofshin këta të familjes mbretërore.
Lajmi i mirë është se monarkitë kanë rënë prej kohësh nga fiku. Lajmi i mirë është se sot në NATO e BE të qeshin kur u jep sinjale se mund t’u ofrosh monarkinë në vend të republikës për integrim. Lajmi i mirë është se monarkitë e mbetura lart e poshtë janë vetëm kukulla të pudrosura institucionale që nuk përzihen më me punët e shtetit. Me to merren studiuesit e historisë, e jo Kryeministrat, e as Presidentët, e as ministrat e Republikave.
Lajmi i mirë është se Republika sanksionon barazinë. Lajmi i mirë është se Republika sanksionon shtetasin e jo nënshtetasin. Lajmi i mirë është se Republika sanksionon votën dhe jo shpërdorimin e saj. Lajmi i mirë është se vota e shqiptarëve në 1997 shkoi për Republikën e jo për Monarkinë. Lajmi i mirë është se në Republikë, vota sot të ngre, e nesër të dëbon nga pushteti.
Lajmi i mirë është se shtetasit zgjedhin frymën e Republikës ndaj kockave të ish-mbretit, lëkurës së ish-diktatorit, apo ngërdheshjes se Kryeministrit në detyrë. Lajmi i mirë është se sot është 17 nëntori i shqiptarëve, e jo i mbretërve, as i diktatorëve e as i kujt përdhos gjakun e të rënëve për Republikën e të gjithëve.
E lajmi i mirë, është se 17 nëntori 2012 është në anën e shqiptarëve siç do të jenë të gjithë 17 nëntorët në vijim. Sepse e tyre është historia.
Po ,po ua them une! Ta degjojne te gjithe si ju deputetet dhe populli mbare. Ai voglushi i Ps tha nje fjale te mire ai. Po degjo, degjo ti qe thone se ke kenduar per Enver Hoxhen ,po,po ke kenduar ti, ta themune qe ke kenduar. Po u jap fjalen e nderit se Erion Brace tha nje fjale te mencur ai . E dini se cila eshte ? Eshte shume e verete qe me date 17 NENDOR 2O12 ne prag te 100 vjetorit te pavarsise Fitimtaret eLUFTES NACINAL CLIRIMTARE festuan per fitoren ndaj armiqve te jashtem e tradhetareve te vendit per clirimin e Tiranes, kurse tradhetari i poullit u varros. PO ka dhe njeres me dy fytyra si kryetari i bashkise se Tiranes qe vajti nderoi deshmoret,po nuk harroi te qante edhe per tradhetine. E dini pse? Jo ,jo ua u them une: Se ai qe u varros per se dyti dhe kryetari i bashkise kane te perbashket hajduterine.Ipari vodhi floririn e iku,kurse ky i yni ,d.m.th kryetari i bashkise vodhi votat e po ve vlori. TE LUMTE O ERION BRACE PER FJALEN QE THE.
Sa respekt kishin te huajt per kete Satrapin e Shpellave tona? Njohen mbretin e Greqise dhe Jugosllavise ne mergim, kete te pavlere se njohen kurre per gjak mbreteror.
Firmosi cdo gje qe i dhane Italianet, iku naten pa i bere as nje shenje respekti apo nxitjeje popullit, beri marveshje pas marveshje me Jugosllavet, u ra pas shpine kosovarve. Nga ky na u frymezoka Saliu.
Pashe se te gjitha kanalet tv te Shqiperise trasmetonin live homazhet qe beheshin para arkivolit te Ish mbretit te vetshpallur dhe radhet e gjata me kujtuan se si po keta njerez benin homazhe dhe betoheshin per besnikeri deri ne vdekje para trupit te Enverit.Ngjashmeria ishte si dy pika uji.Valle kaq popull ipokrit dhe servil jrmi katandisur sa tu bejme temena diktatoreve .Qe rehabilitimi I Zogut eshte nje loje e kalkuluar e Sales kete dhe I verberi e shikon por qe te gjithe ta hane sapunin per djathe dhe te mos guxoje njeri dhe tu gjeje vendin tradhetareve te Shqiperise kete Nuk do ta besoja kure Mjere shqiptaret sa poshte paskan rene
arben,vertet ke besuar ne rrenat e Enver Hoxhes se populli nuk jetonte mire nen Mbreterine e nuk e dont Mbretin? Prandaj çuditesh per homazhet qe populli i bane!!
9udia ime eshte pse ti nuk u çudite ne kohen e enverit per homazzhen para arkivolit te tij? atehee ishe i verbet??
Lajmi i mire eshte se Taulant Balla kur te shkoje te Partizani i Panjohur per te perkujtuar clirimin e Tiranes duhet te marri leje nga Komandanti i forcave partizane Mehmet Shehu , nga Komisari politik Tuk Jakova , nga komandanti i njesiteve te Tiranes Abdyl Kellezi , nga drejtuesi i Brigates peste Beqir Balluku , …boo Tirana qenka cliruar nga armiqte e Partise dhe Popullit , nga Poliagjentet …po tani kujt ti marri leje ??????!!!!!tung se ju atje tani jeni ne gjume..
Po mua more debil burre qe jam me shqiptar se ti dhe ata qe ke rrotull a me pyete qe flet ne emrin tim per perulje para zogut?Vetem flamurit te Vlores,te Ismail Qemalit,Dede Gjo Lulit e te tjereve patriote perulem une e cdo shqiptar i ndershem.
Lajmi keq eshte se i mjeri SALI dhe ata qe e besojne duhet ta dije se nje dite do pergjigjet per gjithe sa ka bere, bene e do ti bej ketij populli
Te nderuar injorantet e tv klan:Me vjen keq qe nuk i pashe dot homazhet e kruhajdutit se isha me nder lexueseve me diare,a ka mundesi ta pirdhni fare ate 28 Nentorin e ta filloni e mbyllni programin me zogun e pare,zogun e dyte dhe zogjte e familjeve tuaja.
Ska rene Shqiperia poshte, se ka uzurpuar pushetin nje dore hajdutesh injorante. Shqiperia e ka hedhur zagollin(zogun) me kohe ne koshin e plehrave. Po se i hyn ne dore psikopatit kleptoman te vicidolit zogu, kjo sdo te thote se ka rene poshte Shqiperia. Shpejt do te vije dita qe Shqiperia ti tregoje vendin te dy sharlatanve , zagollit dhe salefit.
Te dyve do ju bej shurren mbi varr.
e verteta eshte se ka shume lajme te mira,por lajmi i keq i superon te gjitha.Dje,ne 17 nentor,tamam ne pervjetorin e çlirimit te Tiranes nga nazifashistet dhe tradhetaret e kauzes popullore,nje prej ngjarjeve te vogla ne ngjarjen madhore te fitores se Luftes se II boterore,unike ne keto 2000 e ca vjet qe njeh Evropa,qeveria shqiptare dhe i tere protokolli zyrtar shteteror nderonin me rivarrosje nje monark ne emer te Republikes.Nuk e mohojme dot qe keta njerez momentalisht ne pushtet,ishin duke mbajtur fjalime serioze ne ceremonine me joserioze qe ka ndodhur ndonjehere.Ose mbase ka ndodhur.Dje berishen e pashe te qeshur,ndersa i shkreti nip i Zogut qante nga pikellimi,a thua Zogu kish vdekur dje.E imagjinoj edhe pershendoshjen e berishes:”Jam shum i gzum qe marr pjese ne hidherimin tuj”.Pastaj pashe nje dreke te denje per dasmat shqiptare.Mire funeralin qe e paguan shqiptaret,por harxhin e drekes s’do ishte keq ta paguante familja,se keshtu i kemi zakonet ne shqiptaret.Kam nje propozim per kedo qe shkon ti beje homazhe mbretit sot e kendej.Ti çojme sejcili nga nje pale opinga qe ti veshe ne kohe rreziku,por te renda ama,qe mos ta kete kollaj t’ia mbathe prape.Ky mund te behet nje lajm i mire.
po republikani fatmir mediu c’thote,
Eh mor LILI
Po si te mos na genjeje mendja qe ne kohen e Zogut populli shqiptar jetonte kohen më mizerje, te injorances dhe varferise.Jo pak por 90 e kusur perqind e popullsise firmosnin me “gjisht” o Lilooooo.jo gje por pjesa dermuese e popullsise se ritur ishte e infektuar: malarik,tuberkuloz, asmatik,hepatit, anemi etj etj kurse 25% e femijeve qe lindnin nuk e shihnin driten e djellit me shume se disa dite.
Ja me keto fakte na ka trullosur mendjen Enver Hoxha. Por ti , mender “koqe i Saliut” na hidh ne tavoline fakte te tjera, dhe në mos ke, thuaji Sale spiunit te fabrikoj ne kancelarine e Serbise dhe keshtu ti Lilo kandari te na i serviresh per te verteta.Po fare pa cipe je zotrote qe guxon te na i besh te zezen te bardhe.Mire turp nga njerzit nuk ke , po pak namuz nga vetja kur rekesh te mashtrosh, nuk paske…
zotrote.
QE I KAM BO HOMAZHE ENVERIT, NUK JAM DHE NUK DO TE JEM PISHMA KURR, SE DERI TANI KA QEN ME I MIR SE ZOGU DHE SE TE GJITH POLITIKANTET SHQIPTAR,qe sot shesin detin dhe rrespektojn tradhtaret e kombit dhe i ngren lavdi se keqes,un rrespektoj vetem patriotet e kombit qe sakrifikojn dhe jeten per kombin,pushtat dhe tradhtaret i rrespekton saliu me ahhhtifete jajagen,sa ishte XHAXHI NUK KOM NEJT AS EDHE NJE DIT TE VETME PA PUN?PRANDAJ KURR NUK DO BOHEM PISHMAN, SE NUK JAM PUSHT, QE KTEJ TA QAJ, DHE TER DITEN TA SHAJ, POR VETEM I GJO DU ME JU THON SE NUK KOM QEN VETEM, SE KOM PRIT TET OR TE ME VINTE RRADHANE ATE HOMAZH DHE E DINI KUSH ISHTE PARA MEJE, JU QE BONI SI GORE SOT, OSE BABALLARET TUAJ, QE NUK TA LESHONIN RRADHEN NE ATE HOMAZH MADHESHTOR,MOS PYESNI PER SALIUN SE NUK E MBANIN DOT KATER BURRA SE I BINTE TE FIKET DHE I RRININ ME AMONJAK KE KOKA PER TI PERMENDUR?POR ATY ISHIN DHE SHUM PARLAMENTAR DHE HISTORJAN QE KERKOJN SOT ME PA DERMAN TE NDRROJN HISTORIN?ISHTE BURR ME DY RRE XHAXHI?I MORI SHQIPTARET PA BREK DHE TETQIND MIJ BANOR DHE I BERI KATER MILION?SALUSHI PO JU PAKESON ME SHPEJTESI SKETERR POR DURONI KA ME KEQ.
Modernizimi i Ahtifete Jahjaga….??
Fole moj,fole,
megjuh te qarte,
per mbretin zok,
me nostalgji,
po si e humbur
gjelper nekashte,
kurthet e zogut,
Nuk idi…..?
po meso moj zonje,
pse nxitohesh,
kur ai kosoven,
beri kurban,
te krali serb,
qe atehere,
ta kashitur ty vatan.
Aje furke esales ti..?
Aje shitur ne serbi..?
Jo moj jo zonje e nderuare,
Te besoi nuk ka shqiptar..!!
Rrofte populli Heroik Shqipetar! Lavdi Partizaneve qe cliruan Tiranen dhe vdekje e tradhetareve!Poshte Sali Berisha Krimineli dhe tradhetari me i madh i popullit Shqipetar ne gjithe kohrat!Lavdi komandanteve legjendare si Mehmet Shehu, Nexhip Vincani etj qe drejtuan operacionin per clirimin e Tiranes nga Gjermanet dhe tradhetaret e vendit te nje kategorie si ky Zog Banditi.
po te ishe zogu gjall nuk do u kthente kurr ne shqiperi qe i vdekur qe e kthyet.
te mjeret ju……(duke filluar nga autorja), per trurin e shplare, qe nuk nxe asgje tjeter, pervecse gjerave te mesuara shterember….
Fatkeqesi…