Historia tek semafori

16 Nëntor 2012, 23:07Blog TEMA

Nga Ymer Minxhozi

Përvjetori i shënuar i 100-të i Pavarësisë së Shqipërisë po afron. Prej muajsh, përtej gëzimit të përligjur të mijëra shqiptarëve, mënyra sesi po marrin formë festimet qeveritare të 100 vjetorit, ka provokuar debate të ndryshme, diskutime e kritika. Si një person që ka jetuar më shumë se 80 përqind të këtij shekulli pas Pavarësisë, dëshëroj t’i shtohem edhe unë listës së atyre që e shohin me skepticizëm formatin zyrtar të festimit të Pavarësisë.
Së pari, më duket një Njëqindvjetor i cunguar, më saktë, i përgjysmuar. Etapa shumë të rëndësishme të këtyre njëqind vjetëve lihen në hije ose nuk përmenden fare. Njëqindvjetorin unë e përfytyroj si një ndërtesë njëqindkatëshe, ku kati i 90-të nuk mund të qëndrojë në ajër, pa katet që ngjiten duke u nisur nga themeli. Ky themel fillon me Skënderbeun. Ky personazh i madh i historisë jo vetëm shqiptare, por edhe asaj evropiane, sikur është lënë mënjanë, madje i kanë marrë edhe atë copë shesh që mbante emrin e tij dhe e kanë mbjellë me bar e plepa. Gjithashtu, periudha pesëdhjetëvjeçare 1940-1990, që është edhe periudha më dinamike e historisë sonë moderne, me disa përjashtime, është lënë mënjanë. Të flasësh për Pavarësinë e Shqipërisë dhe të anakalosh Luftën Nacionalçlirimtare kundër dy agresorëve më të mëdhenj të shekullit të 20-të – një luftë që u njoh nga koalicioni i madh anti-fashist, është jo vetëm absurde, por edhe antikombëtare.
Së dyti, shumë ngjarje, po trajtohen jo me ngjyrën e flamurit kombëtar, por me ngjyrat e flamurit të partisë në pushtet. Periudha njëzetvjeçare e tranzicionit shqiptar ka shërbyer jo për të korrigjuar ato shtrembërime apo pasaktësi që janë bërë në fushën e historisë sonë, në periudhat e kaluara, por solli shtrembërime të reja skandaloze, që s’kanë të krahasuar me asnjë periudhë të mëparshme. Tashmë, s’është fjala për korrigjimin e historisë, por për ekzekutimin e saj. Tranzicioni shqiptar ka prodhuar të paktën dy kryeministra, të dashuruar marrëzisht me historinë. Njëri tha: “Mua më quajnë Fatos Nano, prapa më vjen Historia!”. Tjetri, me emrin Sali Berisha, u bë xheloz dhe e vuri Historinë përpara. Prej atëherë, ai ka marrë revan. Nga mëngjesi e deri në darkë nuk i ndahet Historisë nëpër ekranet televizive dhe mbledhjet gjithfarëshe. Ai e ka mbërthyer Historinë për gryke dhe i thotë: Ky këtu, është i kuq. Ai atje, është i zi. Ai tjetri më tutje, është gri. Ky duhet errësuar e zhdukur. Këta duhen veshur me blu dhe të ngrihen në monument!
Qyqarja Histori! Ka dalë tek semafori dhe s’di se kujt t’i shkojë prapa e kujt përpara!
Duke shfrytëzuar Njëqindvjetorin e Pavarësisë, falsifikatorët janë në ugarin e veprimtarisë. Atyre me të vërtetë iu mungojnë ato fakte që do të dëshironin t’i kishin për të mbështetur kryeministrin, por ata e kanë zellin me tepri, që i bën të hidhen pa parashutë. Prandaj rishkruesit e historisë – tani që kryeministri ka ndryshuar profesion – e kanë shumë të kollajshme të nxijnë letër dhe t’iu mbushin kokat e zbrazëta atyre që s’kanë asnjë detyrë, veçse të ngrohin karriget dhe të dëgjojnë me miratim gjithçka që vjen nga kupola. Kur dëgjon dhe shikon se çfarë po bëhet me Historinë tonë, mund të arrish në përfundimin se ky Njëqindvjetor na erdhi si me porosi, jo për të nxjerr në pah vlerat patriotike të popullit shqiptar, por për të ngritur në piedestal antivlerat dhe tradhëtinë kombëtare.
Kam lexuar me shumë interes një numër librash dhe artikujsh të historianëve tanë të shquar si, Frashëri, Puto, Xhufi, Milo e ndonjë tjetri. Ato janë me shumë vlerë, sidomos për brezin e ri, i cili nuk i ka përjetuar ngjarjet, ndërsa tekstet e shkollës janë bërë çorbë. Opinioni i gjerë po përballet me një llavë propagandistike zyrtare, e cila ka në dorë paranë dhe shumicën e medias.

Ahmet Zogu, një prani e re apo e vjetër?!

Dëshëroj ta them që në fillim: Këtu nuk është fjala për element të ri. Rehabilitimi i Ahmet Zogut ka kohë që vërtitet nëpër korridoret e pushtetit Berisha.
Fokusimi i programeve qeveritare mbi figurën e Ahmet Zogut jo vetëm që e ka zbehur, por edhe e ka çoroditur fushatën e Njëqindvjetorit të Pavarësisë. Me çka po na shohin sytë dhe na dëgjojnë veshët, duket qartë se Piramidës shtetërore aktuale nuk i intereson propagandimi i Pavarësisë së Shqipërisë. Patriotizmi jo e jo. Këtu më tepër është fjala për një “lojë me mbret”, që të përligjë tradhëtinë kombëtare. Me sa duket, Berisha kërkon alibi për disa veprimtari të tijat personale, të cilat nuk kanë asgjë të përbashkët me besnikërinë ndaj atdheut e kombit. Ka disa ngjarje e veprimtari shumë të ngjashme midis Zogut dhe Berishës, jo vetëm në shitjen e Shqipërisë, por edhe me qëndrimet ndaj dy vendeve fqinje, të cilat, gjatë historisë, na kanë cunguar edhe si territor, edhe si popuj. Për çudi, edhe në këto kohë moderne, kur flitet për “vëllazërim evropian”, Shqipëria merret në shënjestrën e shovinistëve fqinj, ndërsa qeveritarët e sotëm ose bëjnë sehir, ose bëjnë lëshime të tilla që vënë në rrezik sovranitetin kombëtar. Shën Naumi i Zogut dhe falja e Detit Jugor grekut, janë paralele kuptimplote, për të mos folur për shumë ngjarje të tjera.

Të marrësh pjesë në ceremoninë e të ikurit

Po të më pyesnin nëse do të marr pjesë në ceremoninë e rivarrimit të Ahmet Zogut, do ngrija supet e do ja plasja të qeshurit. Unë i kuptoj dhe i mirëpres shakarat, por, në rastin konkret, më shumë rri e mendoj për pozitën e vështirë të atij që do të mbajë fjalimin kryesor, përpara monumentit të Ahmet Zogut. A do të thotë ai disa fjalë edhe për ikjen, apo do të flasë vetëm për kthimin? Me siguri ai nuk do ta përmendë ikjen, prandaj, për ta plotësuar tablonë e ceremonisë, po sjell këtu vetëm disa rreshta nga kujtimet e një dëshmitari okular, direkt nga dogana greke, në Kapshticë, më datën 7 prill 1939. Mirash Ivanaj, që i përjetoi ato çaste, shkruante: “Ceremonia e dorëzimit (te dogana greke) qe e shkurtër. Dera e huej u hap. Mbreti hypi në auto… Ah Kapshticë tradhtare! Pse s’u çave pesëqind pash thellë! Pse s’na përpive…! Ne u dorëzuem, u dorëzuem pa ia pa fytyrën armikut…”.
Tani, mua më lindin disa pyetje:
A do t’i ketë parasysh referuesi kryesor i ceremonisë ato çka përshkruan Mirash Ivanaj, kur të lexojë fjalimin para monumentit të mbretit të ikur? A do t’i buçasin në veshë paralajmërimet e Hymnit Kombëtar që u këndua në Vlorë, natën e 28 nëntorit 1912, ku thuhet: “Nga lufta veç ai largohet, që është lindur tradhtar!”? A do t’i dalë përpara statuja madhështore e Bajram Currit në qendër të Tropojës? A do t’i kujtohet elegjia e Fan Nolit për “Bajrakun e gjallë”? Po sikur në ajër të kumbojë, papritur, zëri i “Trim Tribunit të Djalërisë, e të thotë”: “Mos ma përdhosni Përmendoren, he burra, ajo është e të gjithë shqiptarëve!?”
Po… Historia ka dalë tek Semafori dhe pret se kush do ta marrë.
Marrë nga Panorama

5 komente në “Historia tek semafori”

  1. nitche says:

    e ka marr pushtetin veriu ne dor!
    prandaj edhe e ka qit nderin e shqipnis ne semafor kurvnor!
    edhe zogi verior ishte. kurvnor!
    edhe sala kurv veriu asht!
    enver hoxha ishte nga jugu. shahet sot! nga kurvat!!
    a ka burra a jo shqipnija a?

    o shqiptare jeni te gjith kurva!
    nga jugu ne veri
    ne jug jan kurva te buta
    por n’veri ka karakurvni!

    alexandri i makedonijas

  2. ILIRET says:

    Popull i tradhetum. Ketu tradhetari dhe spiuni, nderohen ma shume, se heroi dhe luftetari. Se luftetari nuk ka kohe me u marre me tregu historina. Tradhetari po.
    Ky tradhetar qe braktisi popullin e tij, sot pritet nga tradhetaret e tjere. Tradhetia e Zogollit, nuk asht vetem pse u largua individualisht pre lufte. Por ai tradhetoi popullin, pasi nuk bani asnji njoftim per rrezikun e pushtimit. Dhe kur populli e mori vesh, e u dynd per me kerku arme, besniket e tij nuk e lejuan ket gja. Kjo asht tradhetia ma e madhe e mbretit Lolo.
    Dhe sot ka dale nje karagjoz kryeminister, qe na e shet tradhtine per heroizen. Qe turpin do ta perktheje, si nder.
    Po mos te guxoje te shkoje ne Tropoje, pasi shtatorja e Bajram Currit ne bronz, ka per me e ngrit njat pushke, qe e mban ne dore, e ka me mare nishan… Ka me mare nishan tradhetarin qe e hangri ne bese….

  3. Pleqte says:

    Nje shkrim me se i sakte,ku autorin ka kohe qe se shohim te shkruaj.I nderuar zYmer je nje pen nga te paktat qe ka vendi,prandaj te lutemi mos rri pa demaskuar maskaralliqet qe po bejne keta politikan leshet e ketyre viteve,keta pjella tradhetare qe spo len gje pa i deformuar historise se vendit.Eshte ne nderin tuaj dhe te historianeve te cilet i permendet dhe ju,te informoni publikun per keto poshtersira qe po behen ne kurriz te historise se vendit,por eshte dhe kenaqesi e jona kur te vertetat thuhen ashtu sic jane.

  4. mete says:

    Reeferuesit, njeri ka qene idjot qe kur ka lindur, tani eshte edhe disable, tjetri ka pasur prinder shume te kenduar ata i kane folur e treguar per Zogun, si i kishin treguar edhe per Kinen.

  5. sali says:

    Me vjen keq qe kufiri i shqiperise nuk eshte qe nga ura e Matit e deri ne preveze.Maloket e kosovaret injorante le te kene te parin e fisit te tyre .per nivelin qe kane e kane te mjaftueshem

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje