Nga Edi Rama
Le të kujtojmë se vetë himni ynë kombëtar është një himn, ndër fare të rrallët në botë që i përkushtohet Flamurit. Një Himn i Flamurit. Vetë momenti i shpalljes së Pavarësisë, përgjithësisht në të folur shoqërohet me ngritjen e Flamurit. Ndoshta në mungesë të një atdheu real të përbashkët që t’i mblidhte dhe t’i nxinte të gjithë shqiptarët brenda, me subkonshiencë kanë zgjedhur flamurin, si atdheun ideal të bashkimit të tyre, pavarësisht kufijve gjeografikë dhe territoreve në të cilat kanë qenë të detyruar të jetojnë gjatë gjithë kësaj ecurie 100 vjeçare.
Besoj që nuk është pa një domethënie, edhe pse rastësore, fakti që itinerari nis me një flamur shqiptar të ngritur jashtë kufijve të Shqipërisë së sotme nga Ded Gjoluli në Deçic të Malit të Zi dhe pastaj mbyllet me flamujt e fitores së madhe të pavarësisë së Kosovës. Në fakt, në këta 100 vjet të ekzistencës së vet shteti shqiptar i ka dëshmuar që të dyja ekstremet.
Edhe momente të paaftësisë së plotë të klasës së vet politike, por edhe momente të një ndriçimi të admirueshëm dhe frymëzues për të ardhmen në sensin e aftësisë së shtet-formimit. Le të kujtojmë se vetë himni ynë kombëtar është një himn, ndër fare të rrallët në botë që i përkushtohet Flamurit. Një Himn i Flamurit.
Vetë momenti i shpalljes së Pavarësisë, përgjithësisht në të folur shoqërohet me ngritjen e Flamurit. Ndoshta në mungesë të një atdheu real të përbashkët që t’i mblidhte dhe t’i nxinte të gjithë shqiptarët brenda, me subkonshiencë kanë zgjedhur flamurin, si atdheun ideal të bashkimit të tyre, pavarësisht kufijve gjeografikë dhe territoreve në të cilat kanë qenë të detyruar të jetojnë gjatë gjithë kësaj ecurie 100 vjeçare.
Një element tjetër që besoj është shumë i rëndësishëm dhe bie në sy gjatë gjithë itinerarit historik të flamurit është fakti që nga flamuri në flamur ndryshojnë elementë, por ka një element që nuk ndryshon asnjëherë dhe ky element është shqiponja. Në anë të saj, mbi të, zënë vend lloj-lloj simbolesh, kurora mbretërore, kurore princërore, sëpata e Liktorit, yje të bardhë, të verdhë, të kuq, por që të gjithë këta element kanë pasur një banim të përkohshëm në fushën e kuqe të flamurit, pranë dhe rreth shqiponjës. E, kanë mbijetuar vetëm aq sa kanë mbijetuar ideologjitë që i kanë qepur në flamur. Ndërkohë që ajo çka u ka mbijetuar gjithë kohëve është shqiponja.
Përkujtimi i ditës e pavarësisë mbetet një prej festave më popullore, përveçse festa më e rëndësishme e shqiptarëve kudo që jetojnë. Por, përveçse një festë e madhe popullore është në fakt edhe dita e madhe e shteti shqiptar, ku ne të gjithë, gjeneratat para nesh, gjeneratat pas nesh kanë pasur, kanë dhe do kenë mundësinë të shohim përmes kësaj dite se çfarë kanë qenë në gjendje të bëjmë në një moment të zymtë shqiptarët së bashku duke vendosur të vënë në dukje vullnetin e tyre shtet-formues.
Në këtë moment kur shteti ynë mbush 100 vjet dhe po bëhet pjesë integrale e një morie procesesh që lidhen me një perspektivë krejt të re të qenies së tij në kontinentin dhe në botën ku jetojmë, aspekti institucional i ditës së pavarësisë, besoj unë, merr një rëndësi të veçantë. Me gjithë krizat dhe tronditjet e pafundme, shqiptarët ja kanë dalë në fund të fundit që pamjen institucionale të shtetit të tyre ta mbajnë larg folklorizmave dhe populizmave që shpesh herë e kanë dërrmuar Shqipërinë në ecjen e saj.
Si çdo popull i civilizuar dhe si çdo përfaqësi politike e një populli të civilizuar, pavarësisht qasjeve se nga e shohim politikën, ne të gjithë të biem në një mendje se 100 vjetori i Pavarësisë nuk mund të jetë një moment që i referohet të shkuarës, por duhet të jetë një moment që me sytë nga e shkuara ne të shohim të ardhmen.
E, natyrisht, sot ne kemi mundësinë e jashtëzakonshme, por edhe sfidën e jashtëzakonshme që të ardhmen të mos e shohim siç e kemi parë, pak më shumë se një dekadë më parë, të ndarë dhe të pamundur për t’i bashkuar sytë dhe për të përcaktuar një pikë të përbashkët në horizont.
Sot ne kemi mundësinë e madhe që ta projektojmë të ardhmen së bashku dhe që perspektivën europiane të shqiptarëve ta ndërtojmë së bashku, si një perspektivë e cila nuk mund të ndërtohet më së miri në rast se ne e ndërtojmë nga dy pika të ndryshme vështrimi.
Besoj është koha për të gjithë ne që të reflektojmë mbi shumë kohë të humbur në këto vite lirie në të dy anët e kufirit dhe të fitojmë kohën e humbur duke projektuar një sistem arsimor të përbashkët, të integruar. Kjo në mënyrë që ata që lindën vetëm nën një flamur në Shqipëri në flamurin e lirisë pas rënies së diktaturës, apo ata të cilët tanimë kanë hyrë në moshën e adoleshencës në Kosovë kanë lindur po ashtu nën një flamur lirie dhe jo nën flamurin e një fqinji që ishte imponuar si zot shtëpie, të mund të së bashku të ndërtojnë pikat e referimit në të ardhmen.
Duke pasur të njëjtën qasje jo vetëm ndaj të shkuarës, por edhe ndaj gjithçkaje sot shkolla duhet t’u mësojë fëmijëve shqiptarë këtej dhe andej kufirit, për të qenë qytetarët e denjë të Bashkimit të nesërm Evropian e jo qytetarë të dorës së dytë, e aq më keq akoma pastaj çirak me dije gjysmake.
Gazeta Express, Kosovë/
Paragrafi i pare perseritet dy here. Lutem korigjoni gabimin.
Do kishte mjaftuar Deçiq siç i themi ne shqiptaret po se lije dot pa e permendur Malin e Zi; edhe pse kur u ngrit flamuri ne Deçiq nga Ded Gjo Luli nuk ish i Malit te Zi Deçiqi por ish pjese shqiptare e perandorise Osmane ! Deri ne moshen e dyte sbesoj se e dije nga binte Deçiqi dhe sot qe e mesove e paske mesuar per shtrember!
Mali i Zi eshte si Kosova. Kur themi Mali i Zi behet fjale per krahinen shqiptare qe e kane marre te ashtuquajturit serbe te perendimit.
Cfare te thote qe Decici eshte ne Shqiperi o trushkulur?
Shko merru me Salen qe e ka shit flamurin me gjithe atdhe!!!
Sot per sot ti je figura me e besueshme ne politiken tone.
Kush di te lexoje dhe i ka ca neurone ne koke e di qe je (sot per sot) alternativa e vetme.
Sa do e mbash kete pozicion kur te marresh pushtetin nuk e di por (sot per sot) je i vetmi qe te fal pak besim per te ardhmen e shqiperise.
Flamuri eshte nje strehe per te gjithe shqiptaret kudo qe jetojne nje simbol qe na fal emocion dhe na ben te ndjehemi krenar(pavaresisht gjendjes qe sot eshte ne shqiperi).
Ne qershor se bashku me sh miq te mi une do jem ne shqiperi per te te votuar. Uroj qe kete here vota jone te lexohet dhe ti ti japesh vlere asaj.
Gjithe te mira, Z. Edi Rama dhe faleminderit qe na jep sadopak shprese.
Edi Rama do votuar qe te behet kryeminister,kete do te bej dhe un ne Qershor 2013,ne se ai do na zhgenjej(nuk e besoj)do e kete hake mallkimin e popullit sic e ka Saliu sot.Shpresa vdes e fundit, prandaj le te shpresojme se e keqe me e madhe se kjo qe na ka zene me Sali Kriminelin nuk besoj se do perseritet me.
Do ndaloj te Selia dhe do te jap plot ca emra qe jetojn ketej prej kohesh dhe te verefikosh jane ne liste votimi apo jo..Se e di qe Kokona (BINJAKU I FLORIRIT) ka nja 8 vjet qe fut ca katunar me identifikime te fallcifikuara qe votojne per te…
Do vij nga Amerika do votoj per ty ta dish…Me rregullo Shqiperine sic ke guston ate bej…
Vetem nje zemer fisnike flet per vlerat qe bashkojne nje komb, flamuri, ngjyrat qe na karakterizojne ne kombin Shqiptar pa dallim. Eshte po ky flamur qe i ka rezistuar dhe do valvitet krenar, fitues mbi te gjithe ata qe kane dashur dhe duan ta nenshtrojne te cilet kane perfunduar ushqim dhe jashteqitje te shqiponjes tone krenare. Nuk jane rastesi keto 22 vjet te ndare ne 3 cikle 7-Vjecar, 97,05,12 e te gjithe ata qe bashkohen me flamurin blu me siglen sinjifikative te jashtqitjes te jene krenar sepse kane ushqyer Shqiponjen tone KRENARE
Edi Rama, je shume mire me kete performace qe tregon, por kjo performance eshte per njerezit e qyteteruar, qe kane tabiatin e te degjojne dhe kur te kundershtojne, japin argumente, sipas temes qe hidhet ne tryeze.
Po me Sali Berishen dhe sejmenet e tij, kjo nuk funksionon, se ata lere qe ste lene te mbarosh fjalen njehere, bejne si guzhine mizash ne nevojtore, por dhe kur te kthejne pergjigje, sjane kurkund me ate teme qe hap ti, por fillojne me biografira e ndarje familjesh e te tjera si keto.
Kur u fute ne fillim ne administrate dhe fillove nga pak me politike, the qe sjam politika dhe ashtu ishte, por atehere kur sishe politikan, ishe me i besueshem dhe me i qarte, ndersa tani qe thua se je politikan, ne kohen saliniane, dukesh jashte kohe, se Sal Berisha, do njerez qe ta kundershtojne me metodat e tij, vetem aty ka efekt politika e sotme, duhet ta vesh me shpatulla per muri, sipas metodes shqiptare, se me metoden evropiane, ai as nuk arrin ta kuptoje se ku do te dalesh.
Prandaj te keshilloj, kthehu ai i pari dhe sulmoje fort kete bishe, qe ska ndermend te ike.
Po hoqe Sali Berishen nga pushteti dhe ta cosh para drejtesise, do te marresh mirenjohjen e ketij populli.
Mjaft mer sorrogate te politikes shqiptare po folni ju per flamur ideale e atdhe ju qe greke ju ka kthy ne leter me fshi b… keni ul breket perpara grekve e serbve e na llapni per flamur atdhe e ideale kombetare na u shporrni ju te PD-PS beni vend per njerez te tjere ne politiken shqiptare mjaft me ju ju pame se cfare malli ishit
PO ESHTE ME SE E VERTETE Z RAMA HYMNI YNE ESHTE ME I BUKURI NE BOTE;NE SHTETET E TJERA NUK FILLON SI TEK NE KU VARGJET E PARA JANE THIRIE E FORTE PER GJITHE SHQIPFOLESIT RETH FLAMURIT TE GJITH BASHKUAR ME NJE DESHIR E NJE QELLIM; KJO ESHTE NJE THIRIE E FORTE PATRIOTIKE; PER GJITHE SHQIPTARET NE TROJET E TYRE ETNIKE TE NDARE NEPER SHTETE TE TJERA;JU THEM BASHK ATDHETAREVE GJITH SHQIP FOLESVE ;KUJT I DHEMEST ATDHEU TE BEJNE DALLIME NDERMJET LIDERRVE SALIUU E VODHI E VRAU E SHITI ME NJE EURO U PASURUA VETE DHE FAMILIARET E TIJ NE DATEN 17 NENDOR SJELL DHE E TRAJTON SI PATRIT MBRETIN E VET SHPALLUR ZOGUN ( NE SHQIPETARE NE QOFTE SE DO KISHTE MBRET AI DUHET TE VINTE NGA FISI I KASTRIOTEVE )SALI TRADHETARI ; KRIMINELI KA NGRITUR NE QIELL PLERAT FUNDERINAT TE CILET NDOQEN DHE VRANE PARTIOTET ; PER TI BERE QEFIN BLEDIN PER REKLAMAT DHE EMISIONET PO NGRE LART FIGUREN E ARMIKUT ESAT TOPTANIT;SALI PINOKU QE DITE PER DITE VETEM GENJESHTRA NXEJER NGA GOJA; PO MENDOI SE E BESOJNE VETEM NJEREZ TE KORUPTUAR SI VETE AI; DEMOKRACINE NUK E SOLLI AI E SOLLEN STUDENTAT TE NDIERIN HAZEM ;GJITHASHTU KA QENE DHE REBELI PARIOT E PUNETOR EDI RAMA BASHKE ME SHUME TE TJERE ; SALI KARIERISTIN NE ATE VEND E VURI RAMIZ ALIA; E KESHTU PINOKU NGA KANDIDAT I KOMITETIT QENDROR ;KOMUNIST I FLAKET E SPIJUN NA U BE DEMOKRAT ME MENDIME DHE PIKPAMJE KOMUNISTE SHPESH HERE LEXON RAPORTET E ENVERIT ME NDRYSHIME TE VOGELA ;KY ESHTE SALA NE DISA PIKA SE PO TE FLASESH PER TE DUHEN DY DITE TE GJATA DIMERI DHE PALE MBARON; KRAHASONI EDIN ME KETE RANGALL QE SKA LENE GJE PA SHPIFUR ;DERI NE VJEDHIE FOTOSH PERSONALE ME TE CILAT TREGOI VETEN E VET SA I TRASHE ESHTE;; PERR KARIKE AI SALA DMTH . PER KARIKE AI JO VETEM QE te VRET PO ESHTE NE GJENDIE TI VERE FLAKEN GJITH SHQIPERISE LSI ME NE KRYE METEN DHE MONIN ESHTE PARTTI HAJDUTASH TE GJITHE LILI PUTAT E LSI JANE GATI TE BEJNE CFAR KOKLOPA TU THOTE VETEM PER PAK KOHE NE QEVERI TE FUTEN QE TE PASUROHEN ;PER TA SJELLE SHQIPERINE ATJE KU DUHET NE VETE E KEMI NE DORE ;PD DHE PINOKUT DUHET TI TREGOJME NE ME VOTEN TONE QE BOLL ME MASHTRIME ; PASURIT E POPULLIT QE KA VJEDH BASHKE ME OBORTARET E TIJ TE KTHEHEN;TE I ZOTI LSI DUHET SHKRIRE SI PARTI; BASHKE ME AJDUTIN ILIR TE JAPIN LLOGARI PER VJEDHIET VECANERISHT PER ATO LEIF
Qysh në hapjen e konkursit artistik per logon e 100 vjetorit, qellimi ishte të zëvëndësohet siboli kryesor i Shqiptarëve “Shqiponja e Zezë Dykrenare”. Simbolika e miratuar “kokët e prera të shqiponjës” janë përdorur nga Kroatët në shek XVII. Perdorimi i ngjyrës së kuqe mbi këtë simol është një përqasje Greke, dhe nëse do të ishte e bardhë do të ishte Serbe. Në njërën anë ajo ka një gjuhe të prerë, vendosur në një trup të kuq. Por ajo u miratua me VKM, u tenderuan rreth nje miljard lek, por nuk e kuptoj përse vazhdon fyerja dhe përçudnimi duke vendosur në të gjitha rastet ngjyrën e kuqe mbi të zezën. E vërtet kjo është në vazhdën e goditjes së simboleve kombetare, mund tju radhis disa VKV që përdhosin simbolet.
por ka nje konseguence të zëvëndësohet siboli kryesor i Shqiptarëve “Shqiponja e Zezë Dykrenare”. Simbolika e miratuar per 100 vjetorin e papanvarsise “kokët e prera të shqiponjës” janë përdorur nga Kroatët në shek XVII. Perdorimi i ngjyrës së kuqe mbi këtë simol është simbolike Greke, dhe nëse do të ishte e bardhë do të ishte Serbe. Në njërën anë ajo ka një gjuhe të prerë, vendosur në një trup të kuq. Por ajo u miratua me VKM, u tenderuan rreth nje miljard lek, por nuk e kuptoj përse vazhdon fyerja dhe përçudnimi, duke vendosur në të gjitha rastet ngjyrën e kuqe mbi të zezën. Kjo është në vazhdën e goditjes së simboleve kombetare, mund tju radhis disa VKV që përdhosin simbolet, si pasaportat, kartat, targat etje.