Dinastia Xen

14 Nëntor 2012, 21:07Blog TEMA

Nga Andi Kananaj

Në shtetin e babit, në kohën kur është i babit shokët e tu bëhen ministra. Në shtetin e babit mund të bëhen prefektë, policë ndoshta; këngëtarë po të duan. Në shtetin, kur e ka babi në dorë kryeredaktorët e gazetave vinë të ty për tu licencuar. Ministrat vinë tek ty për të firmosur, kur s’duhet të firmosin. Ti je licenca, ti je nipti, ti je pazari. I babit shteti. Po e përbashkët vula, se ti je trashëgimtari. Në shtetin e babit policët të përshëndesin. Në shtetin e babit tatimet të përshëndesin. Në shtetin e babit pronarët e minierave të përshëndesin. Në shtetin e babit kalohet me të kuqe, ecet mbrapsht në trafik. Në shtetin e babit nuk paguhet në klube, sponsorizohet me imazh. Në shtetin e babit nuk ka stres. Është parajsa në 5000 metra katror. Mund të shkosh më larg, por nuk ka mjaftueshëm civilizim. Ka taksa për të mbledhur. Pagesa në dorë, pagesa në natyrë, pagesa servilësh, pagesa të frikësuar-ish, pagesa se të duan, s’duan të të shohin, apo thjesht se janë mësuar. Sa bukur. Sa bukur kur babi është shteti. S’ka krizë, s’ka pyetje, s’ka dilema. Ka kundërshtarë po që se kanë shtetin të tyre. Performojnë konkurrencë sa për të gudulisur babin që është babi shtet. Sa bukur te shteti i babit pa stres.

Nuk besoj se ka dilema në publik se një deputet i zgjedhur me vota të drejtpërdrejta në popull vlen më pak se biri i një kryeministri të fortë në Shqipëri. Ky element i vetëm do të mjaftonte për të kuptuar se demokracia në vendin tonë është e deformuar. Studimi i saj nuk mund të ndërtohet në parametrat e zakonshëm ku shteti ndahet në tre pushtete shtylla moderne të strukturës pas mbretërore në botë. Apo akoma më shumë ne pesë të tilla si pretendohet rishtazi nga shkenca e politikës, ku në këtë rend futet dhe pushteti lokal dhe media si mjet depërtues në çdo mendje aktive në qytet.
Analiza me paragjykim do të çonte tek një raport normal i shtetit tonë të vobektë. Kemi parlament që voton, qeveri që votëbesohet e vendos pasi është votëbesuar. Gjykatë si ndërtesë. Gjykatë si retorikë. Asnjë studiues nuk fut në lojë pushtetet e vërtetë. Celularin e babit kryeministër. Sekserin që qëndron në një raport superior me sistemin, duke qenë në rolin e lubrifikuesit të kapitalizmit dhe proceseve fitimprurëse. Asnjëherë nuk futën në libra orët e kafeve, kërcënimet nga afër, kërcënimet nga larg. Gjuha brisk, ose heshtja që s’mbaron.
Në këtë listë nëse duam, djali i kryeministrit qëndron në një rang më të atin. Në një vend ku vota e vjedhur bën më shumë punë se politika normale nuk ka si të jetë ndryshe. Nëse do ta studionin me kujdes do të kuptohej se as 10 deputetë nuk vlejnë sa një lidhje at bir. As 70 të tillë, as 71. 700 mijë vota nuk mund të barazohen demokratikisht me dëshirat e një trashëgimtari. Historia e ka treguar se babai kur do e mbledh shtetin me një sms grupi. Po pse votojmë kur dimë se mund ta zgjidhim më ndryshe. Pse humbasim kohë me formalitete që koha ka treguar se janë modeli i perëndimorëve jo i joni. Ne kemi shtetin e babit.

Sa po ja tregova titullin e shkrimit një kolegu, më tha gjysmë i buzëqeshur se do më vrisnin. Pastaj nuk qeshi më dhe tha se do më vrisnin i qetë duke refuzuar të ma lexonte shkrimin për të mirën time. Klima e terrorit qoftë dhe virtual që shoqëron është në kufijtë e psikozës kolektive. Mësymja e forcës në mendjet e qytetarëve duket se ka mbërritur nivele kritike. Nuk duhet më as që nderin tënd ta mbrosh në gjykatë. Është dordoleci i forcës që i mban të heshtur e të bindur të gjithë. Duan të jenë shokët e tu për të pasur sigurinë që kalon një shtet, në rastin konkret nën filtrin tënd ekskluziv. Kur je jashtë vëmendjes është sikur nuk ekziston. Rregulla të tjera si në një libër me gjuetarë gorillash, ku asgjë nuk është e shkruar si në libër. I dashur trashëgimtar për kohën kur na ke privatizuar dhe na shet sipas endjes duket bukur por ndoshta nuk zgjat përgjithmonë. Shiko bijtë e tjerë. Arroganca e etërve nuk u ka shërbyer përgjithnjë. Është bukur në shtetin e babit derisa e ka babi. /Gazeta DITA/

23 komente në “Dinastia Xen”

  1. Aldo says:

    Dinastia Vicidoli me mirre thuaj o Andi. As Cita nuk eshte mangut Xenit
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/karnavalet-e-shqiperise-nr-1.html

    1. Ahhh zbone mir o cun me ket artikull. Tashti hyne te klubi i Bazes me Menen. Po cfar t’keqe ka ihere, edhe Z. Aliev i Azerbaxhanit po ja le pushtetein cunit. Keshtu bajn tan burrat e shtetit pse duhet me ba perjashtim Doktori?

  2. tironci says:

    Or ti çuni i Kanon Tafilit! mos na fol mer lal per dinasti se kena vujte 50 vjet prej dinostise tuj!!!! Paj Zotin nos no thuj kshi gjonash!!!!!

    1. Labi Vlore says:

      FAN NOLI – MERR E ZGJIDH (1924)
      A te duhen luftetare?
      Dhe arratine armiku te marre?
      A do botes ti vesh zjarre?
      Merr nja dhjete kosovare.
       
      A do male me debore
      Trima te forte e malesore
      Fort bujar e burrerore
      Shkon ne kukes i ken ne dore
       
      Ate duhen sharlatane
      Qe lepihen ne cdo sahane
      Qe te percajne vatane
      Ke sa te duash tropojane
       

      A do njerez per aheng
      Per tryeza e e per kuvend
      Burra e gra kercejne me loder
      Keta i gjen vec ne shkoder
       
       
      Njerez te zgjuar me lezet
      Qe i gjen ne cdo ane
      qe te bejne muhabet
      Keta jane mjeshterit dibrane.
       
       
      A te duhen budallenj
      Ca gomere e ca kopuk
      Hajdut kacak e batakcinje
      Shko e merri mu ne Puke
       
       
      A do trima sejmene?
      Kapardisur kudo vene
      Gjumi pa i zene t mos flene
      Per tre mirditore bej bene
       
       
      Keta matjane burra te zote
      Qe dikur kane bere barot
      Se i njeh gjithe vendi mbarre
      Nuk bejne tjeter vec per xhandar
       
       
      A te duhen genjeshtar?
      Matrapaz e koke thare?
      Kripen ta shesin per fare
      Mer krutane dhe je i lare
       
       
      Do dembele per Stamboll?
      Mos u lodh e mos hic hall
      te rreshtosh nja tri tabor
      Tiranasit ti zgjedhesh me dore
       
       
      Po qejflinj a te duhen,
      qe me jevga dine te kruhen
      Zonja qe pjellin cdo vit,
      vec Elbasani i rrit
       
       
      Ne do burra llafezane,
      qe cudisin gjithe dynjane
      Qe rrine tere diten rruges
      Nga keta gjen plot ne Durres
       
       
      Po kerkove koke palare
      Kryengrites dhe gomare
      Qe punet te shkojne vaj
      shko e merri ne Kavaje
       
       
      Kerkon hoxhe e kerkone prift
      mos bridh e mos u ngjit
      Se si keta qe bejne mekat
      i gjen vetem ne Berat
       
       
      A do urte njerezite te rine
      Nen komande te kesh ushtrine
      ne tabjate te kesh njerezine
      Merre te gjithe Laberine
       
       
      Do per pune,nje korcar?
      i ke bujq e ustallare,
      me gra bashke e hapin varre
      krah e koke su ka te share
       
       
      Do budallenj qe vec hane?
      Me dy kembe do hajvane?
      pasuri qe sdin te vene
      Merr shetit gjithe Myzeqene.
       
       
      A do te ruash florine?
      katandine e shtepine?
      Me dy qofte mbush sinine
      Ec e mere Gjirokastrine
       
       
      A do te hash e te besh qejf?
      Sofra e shtruar si per mbret
      pasterti e per yzmet,
      te tille gjen vec ne Permet
       
       
      Do ministra kolonjare?
      Se mbahen burra per mend
      Duan kudo te jene te pare,
      ne mexhlis e ne kuvend.
       
       
      Hall i madh me skrapallinj
      Ka rrezik te hash dhe dru
      Dy ministra le te rrine
      se na duhen dhe pa tru
       
       
      Ore te gjore,harruam Vloren
      Se kjo pune lahet me gjak,
      Dy shirit e nje medalje
      kesaj pune i vene kapak.

      1. edlira says:

        o c’na kenaqe ?

    2. sparti says:

      O Tironco, m vje keq per ty ene m vje keq per veten… po e keqja mo e modhe per ne spaska qen komunizmi, por keta kodosh demokratsh te cilet ene pse jena tu i votu, jane tu na zbyth nga shpit tona.
      Enveri mer daj, tokat tona ia la shtetit dhe ne nuk e dojshim fare, po fare, e urrejshim. Ndersa tani zbulum demokoracine, dmth erdhi Saliu ene tokat tona ia morri shtetit dhe ia dha fares vete, dhe ne e dum shume e votojme, se folim lirshem tashi dhe na hoqi komunizmin… por tokat prape si kena ???
      Si o me mire, qe token ta kesh te bllokume apo te vjedhme ???

  3. Mark says:

    “Shteti i babit” egziston se shqiptaret jane popull skllav.Jemi poppul pa shtylle kurrizore.I vetmi popull me te cilin mund te krahasohemi jane Koreano Verioret.

  4. ipashpresi says:

    bravo Andi,thjesht dhe bukur.Ky shteti babit me duket si korea veriut.

  5. loni says:

    ja pergjigja e kesaj teme,,,poshte malokeria e peshtire,,nga shkodra e deri ne tropoje,,te gjithe me emrin malok kafshe te vdesin si minjte e haleve,,ajo turme kafshesh ne veri duhet te zhduket me gjithe rrenje,,kete rradhe edhe bora edhe shiu duhet ti zhduki njehere e mire,,jo vetem kafshet malok por edhe rrenjet e saj…kjo rrace jo vetem qe nuk duhet te diskutohet por edhe duhet shfarosur,,kush eshte kundra ketij mesazhi edhe ai te shkoje ne djall bashke me keta kafshe,,kjo eshte pergjigja kush me kritikon per kete rrace shume te peshtire…ne djall…

    1. Dea says:

      Po ata maloket e trashe cobanet e Salarise ca ti bejme ata…po per ata nuk ke ndonje ide?!Ti qe qenke nga jugu te duken keta,mua nga tirana me dukesh ti…shto edhe injorant!!!

  6. Shoku im burgaxhi says:

    Shikoni sa i ngjan Xeni Ali Ajlushanit, ish ministrit te shendetsise te Enverit ! Prej momes serbe te ketij xenit e hengri i shkreti, se u fut ne linjat e paprekshme te sigurimit te shtetit.
    Bastardi i Sali Berishes .

    Votoni Berishen qe ta kemi dhe 4 vjet e me shume vjet aga te ri kete qenef !

  7. voica says:

    ore ai shefi shtabit, Luan Hoxha, dini gje nga behet?

  8. VERONIKA says:

    BRAVO BRAVO ANDI!!!!
    Duhet ftuar S.King ti bèjè romanet e tij ktu–ska pyetje,ska dilema,
    tè shtunèn e kaluar,nqs mbaj mend mirè ishte nè Berat—vetèm tè shikoje ngèrdheshjen nè fytyrat e administratès,do venin ne pritje… gadishmèria e policisè , nè Fier…ku Berati ku Fieri, e megjithatè ajri pèrcillte tmerrin—sa dola nè rrugè kryesore mendova ::opssss baba paska dalè nga strofulla–dhe kisha tè drejtè–baba i *fortè* ishte nè Berat–terrorri kishte arritur nè FR.
    çfarè tè thuash….i kemi thènè tè gjitha.

  9. tomori i beratit says:

    Bravo ANDI.Je djal trim.Trimat e saliut kan frik nga hija e tyre se e shikojn qe po u shket toka nder kemb,e din mire se NESER : DO TE PERGJIGJEN dhe sdo gjejne dot vrimen e miut ku te fusin koken.Kjo eshte e vertet.Mos e haroni kete o HORRAT e xen berishes.

  10. DARDHARI says:

    Mund te me thoni cfare ndryshimi ka ndermjet bashkim mehmet shehut dhe shkelzen sali berishes?. aspak i pari shkonte sa here te donte jashte shtetit dhe nuk cante bythen as per policine i dyti vret dhe vjeth kur dhe ku te doje po problemi eshte kush e ka fajin,fajin e kemi neve vete qe ikemi lejuar dhe vazhdojme ti lejojme keta monstra te veprojne keshtu se ne ja u krehim bishtin dhe i mbajme per perndi kur ata nuk jane vec plera qe qelben dhe ne i duartrokasim dhe i bejme sikur jane perendija. por mos haroni edhe kadri azbin e njifshim per trim dhe sy pa trembur por besoj e kini pare kaseten e gjyqit te tij ku nnga luan u kethye ne mut i shkelur mos haroni kadafin se si perfundoj duke u fshehur poshte ures. Juve te gjithe qe po beni te keqijat me te ndyra me kete popull do tju rjepin te gjalle.

    1. ismaili says:

      di qe b shehu shiste gjak nga i ati

  11. iliriTirane says:

    Ore dini gje ku ndodhet (TIR) TIRANA??? Se keta TR quajn tropojen, kane lindur ne B.Curr dhe tash jane zyrtar, or taj. Shkrim me se origjinal, bravo! Por ki kujdes mos dil per gjah dhe meso shqip-shqip????

  12. Nexhip says:

    Djalë me kurajo. Pak të tillë ka në vendin tim, u ka hyrë lepuri në bark.
    E megjithatë, këta djem, janë në rrzik jete derisa të jetë kuçedra në pushtet.

  13. PATRIOTI USA. says:

    Andi te pergezoj perzemesisht per kete artikull, shendet, suksese dhe pune te mbare. Duke patur babane despot,[diktator] zeni ka bere ecnuk ska bere ne dem te ekonomise dhe popullit shqipetar. Vetem nga uzina e vdekjes Gerdec nuke dihet sa miliona ka mare ne rolin e sekserit apo ndrmjetesit, emri i djalit te berishes dolli ne nje nga gazetat me te medha te amerikes NJY JORK TAJMS. Ne Gerdec U VRANE 26 VETE, u plagosen 300 vet, pore zenit si hyri nje gjemb ne kambe se e ka babin kadi. e cte thuash per zenin e per argiten, qe gojet e liga thone se kane filluar te pastrojne parate ne amerike ndermjet seksereve dhe manazhereve ne objekte dhe apartamente blloqe banimi, pore askush nuke investigon se jane femijet e babit.Tokat qe muaren ne zonat turistike 1m kateror 1hero tani po ishesin ose doti shesin nga 800 deri 1200 ero, se jane femijet e babit, megjithate ka maliq pore ka edhe ligj dhe nje dite dote paguen te gjitha edhe nese ikin jashte shtetit, sikunder kane ikur ne 1976 neper bote hakmarja e atyre qe skane shtepi ku te futin koken, atyre qe skane mese te ushqen femijet, atyre qe marin buken me list si dhe ligji e drejtesia per te gjithe njelloje doti ndjek kudo qe te jene. sali bishe nuke dote kete me.

  14. Horri i Bulevardit says:

    Jeta eshte e gjate dhe nje mllefosje kaq e madhe, se besoj se do shkoje dem, dikush do ta haje keq.
    Uen per vehte jam i kenaqur me kete jete qe kam, skam hasmeri dhe sme njen njeri tek dera, se i kam bere dikujt keq, po si do te jetoje Shkelzeni dhe Argita, mbasi babi te shkoje ndoshta edhe ne burg, kush do ti mbroje, se bodiguardet dhe kemishat antiplumb, sjane per gjithe jeten.
    Kur shume familje kane humbur femijet e tyre, per shkak te ketij babi kryeminister, sbesoj se do ti vi keq dhe te ndjejne keqardhje, per femijet e babit kryeminister.
    Djali i babit akoma se ka idene, se si jetohet me friken ne cdo hap qe hedh, akoma se ka idene, se nje e trokitur, mund te jete nje katastrofe, akoma se ka idene, se diku e ndonje rruge qofte edhe ne Evropen e stabilizuar, mund te dale dikush dhe te thote, se ti ma shkatarrove jeten, me cove ne toke, femijet e mi, prandaj ste fal.
    Te jetosh me friken e vdekjes cdo dite, eshte nje torture, aty fillojne edhe katastrofat familjare, ku paraja e vjedhur ne miljona e miljarda, nuk bejne me pune, se do te dali djali i vogel, gruaja, apo edhe vjehrri e vjehrra, qe te thone, ato qe ke bere ti more djale me babain tend, mbajini per vehte dhe dilini zot, vetem femijet e mi mos mi fut ne keto qorrsokaket tuaja, se skam as vajze e as nip e mbesa qe te shkojen per kusuret tuaja ne toke, dilini vete zot corbes qe keni pergatitur.
    Djali i babit kryeminister, te vdesesh cdo dite, eshte shume me keq se kur vdes njehere.

  15. qorri says:

    me c’po lexoj ktu,nuk paska faj baba dhe i biri,por fajin e paskan ata qe i servilosen dhe perulen sa andej kndej.,policet, !”shoket”,prefektet,kengtaret,ministrat,kryeredaktoret,tatimoret,pronart e minierave,deputetet,paguesit e restoranteve,e turli lloj plehrash te tjera te tilla.
    po pse nuk thu ti qe e paska fajin njerzija,masa turma,poplli…
    e te qifsha demokracin!

    pse kjo na paska ken demokracija a?
    vje maloku prej shpellle dhe rreshtohen bythqiret si kurva semaforesh kush e kush ti sherbej me shpejt a?

  16. Malsori says:

    O loni nuk po bej histori per veriun meqe i vure dhe kufije nga Shkodra se dihet historia e veriut trashegimi drejtuesisht vazhdimisht etj etj.po po te them se po merre guxim te tepruar qe po fyen ne kete menyre veriun se ku i dihet dhe te gjejne edhe pse ti ke frige te japesh ndonje adrese.Gjithashtu i drejtohem dhe Temes nese nuk eshte ndonjeri prej tyre te mos ti publikoj komente tuaja me gjithe kete urrejtje qe kane brenda .

  17. L.Itali says:

    Andi Kanani shkruan mirë.Pergjithsisht,si lexues kam qënë dakort me opsionet e tij opozitare që fokusohen në drejtimin e shtetit e që kanë një pergjegjës shtetar,Berishën!Dhe ka pasur të drejtë,z.Andi Kanani.Sepse ka pasur edhe fakte,të cilat të veshura bukur me stil konciz dhe figuracion të qartë lexohen.Krijojne meditim dhe japin shtysë për të pyetur:”Përse qeveriset kështu.Shqiperia?”Dhe shigjeta godet natyrshëm Berishën,qeverinë,administratën,deputetët.Gjer kêtu në rregull!Por sot i miri Andi gabon.Gabon sepse merret me birin e kryeministrit Shkëlzenin që,me paralelizim e pershkallëzim supozimesh e nxjerr primar duke i atakuar padrejtësisht jetën e tij private!Të kuptohemi,nuk dua të mbroj Shkelzenin që perflitet vërtet nga babai Sali,por privatësinë e njeriut dhe për ketë unë këtu mbroj Shkelzenin.Sepse nuk ka padi ndaj tij ligjore,per shkelje rregullash,nuk ka ankesë qytetare(une do te padisja policin që toleron Shkelzenin,pershembull,në trafik i cili shkon me te kuqe semafori dhe nuk bllokohet!Une do të padisja Shkelzenin nëse zbriste nga makina dhe i thosh policit:”Une jam djali i Berishës,qafir polic dhe te shkarkoj!”Etj…Keto Andi nuk i ka dhe të me fal por gazetaria është real fakt!Shkelzeni ka(dhe jam i bindur)Gerdecin…por ketu nuk futet në skutat e errta Andi Kanani të rikthejë në fokus të opinionit Shkelzenin(ta zeme se ka zbuluar nje dokument të ri,incizim a deshmitar okular…Ketu dhe Shkelzeni(eshtë qytetar,or zotni dhe nuk i duhet fare,ta zëmë,cben Saliu,babai i tij…dhe do ketë të drejtë edhe ta deklarojë!Jo kështu,nuk duhet të shkaterrojmë njerzit qofshin edhe të qeveritareve të keqijë,kur nuk kemi shkelje prej tyre…Ketu unë e mbroj me forcë,Shkelzenin,si qytetar dhe shqiptar!Nuk me intereson c’ben babai i tij,(debil,injorant,recidiv,në sharje,perfolje njerzish,deputetësh,opoziarë e kryeopozitarë)të cilit edhe unë i kam leshuar dhjetra “rrufe”goditse me komente dhe shkrime print…Dhe i meriton se së pari janë fakte,së dyti mua më janë dukur të gabuara,së treti,paguhet nga taksapaguesit shqiptarë të bejë mirë detyrën(me vota të vjedhura)Por këtu flitet për Shkëlzenin!…Me vjen keq,Andi Kanani,por flitet keq!Ke faktin e ri diskreditues ndaj Shkëlzenit,padi penale,qytetare,deshmi,foto,regjistrim?…Përse sulmojmë për të metat e budallalleqet e babait të birin?Perse është djal i kryeministrit?Joooo,absolutisht,jo!Duhet real fakt në gazetari ta diskutojmë.Natyrisht është sipas meje Gerdeci,por c’të re sjell z.Andi Kanani?Asgjë!Impresion poetik me hamendësi bëmash!Më vjen keq!Mendoj se keni gabuar në thelbësoren,mbrojtjen e së drejtës së njeriut!Unë nuk e dua Saliun kryeministër(kam analizuar bëmat dhe meriton drejtësinë,për Gerdecin mundet edhe Shkelzeni)por këtu unë mbroj Shkëlzenin!Ai këtu meriton të mbrohet si tek shkrimi tjeter i autorit të talentuar B.Mane!Duhet ta cojmë përpara Shqipërinë me mendësi të reja,larg “luftës se klasave”,paraleleve at,bir…Une mbroj sot qytetarin Shkelzen Berisha!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje