Koha për amerikanizim

12 Nëntor 2012, 20:35Blog TEMA

Nga Artan Xh. Duka

Zgjedhjet në Amerikë ishin kujtesa më e fundit për votën e lirë të munguar në Shqipëri. E megjithatë, politika shqiptare nuk i kurseu përshëndetjet servile, komplimentet e tipit ‘doni më për Belulin’, paralelizmat patetik me lidershipin amerikan etj duke qenë e obsesuar të futë sadopak kokën në ‘foton’ e fitores Obama. Nga presidenti ‘buton’ i varur nga qeveria alergjike ndaj votës së lirë dhe deri tek opozita që vuan ende sindromën ‘makbethiane’ të bashkëautorësisë në ndryshimet regresive kushtetuese. Nëse politika vërtet ka ndërmend atë që thotë, atëherë vota amerikane nuk lë vend për dilemë.

Amerika është një

Politika jonë nuk ka punë të mbajë anë brenda shtëpisë së miqve tanë. Nuk mbeti në dorën tonë të shpallim këtë apo atë parti e lider frymëzues e vizionar ndërkohë që interesat tona lidhen me Amerikën si e tërë – sa tek Obama po aq dhe Romney, Shtëpia e Bardhë, Senati apo Kongresi, liberalizmi demokrat apo konservatorizmi republikan që së bashku përbëjnë Amerikën e madhe, faltoren ku inspirohemi në rrugëtimin demokratik dhe avancimin e çështjes kombëtare. Sa i madh është Obama, po aq i madh u dëshmua dhe Romney që me pak kohë në dispozicion, ndau vizionin e tij me gjysmën e Amerikës ndaj fitojnë demokratët apo republikanët, ne shqiptarët jemi fatlum po njësoj.

Rokadë lidershipi

Lideri ‘historik’ dhe demokracia nuk shkojnë së bashku. Ndërsa në gjithë botën demokratike, drejtuesit shkojnë e vijnë, tek ne ata dhe ‘byrotë politike’, mendojnë veç për alibi pushteti. Romney është ikonë e republikanizmit por sikurse të tjerë emra të mëdhenj si Clinton, Bush, Dole, McCain, Gore, Kerry etj në Amerikë apo Blair, Brown, Hague etj në Britaninë e Madhe, janë të tillë se dinë të hapin udhë. Ndërsa zgjedhjet e parakohshme janë përjashtim për politikën anglosaksone (sepse qeverisja dëshmon përgjegjësi), vetë votuesi mbrohet nga institucionet e pavarura sikurse ai mundet dhe arrin të ndëshkojë me votë ndërkohë që tek ne lidershipi shndërrohet në ‘kënetë’ pavarësisht performancës.

Paralelizma jashtë konteksti

Politika të mos kopjojë atë që nuk shkon dhe të mos e kopjojë keq. Fushatat tradicionale të kushtueshme amerikane, angazhimi i artistëve etj nuk i shkojnë një vëndi në tranzicion me sfida të varfërisë dhe emancipimit demokratik ku efektet e fushatave alla-propagandë nuk nxisin gjykimin e ftohtë por adrenalinën elektorale dhe pasionin e turmës (ndërkohë që ka eksperienca të tjera perëndimore ku toni i fushatës mbetet diskret – Britania e Madhe, Irlanda etj ku mitingjet psh. janë inekzistente).

Fushatat tona nxisin ‘bastionizimin’ artificial të elektoratit dhe ndërsa Amerika të nesërmen e votimeve bëhet një sërisht, tek ne përçarja zgjat dhe shkon thellë. Njeriu me 100 flamurë jo domosdoshmërisht është diçka negative përsa kohë ai valëvit flamurin e filozofisë ku gjen vetveten (që ndryshon në kohë p.sh. në rini prirje liberale, më vonë konservatore) dhe zgjedh sipas rastit, partinë përkatëse. Përpara se partiake, besnikëria është ndaj vetvetes.

Hipnozë elektorale

Mazhoranca nuk i lë më asgjë rastësisë dhe krahas arsenalit tradicional të manipulimit të votës, po projekton risinë e radhës teksa ajo nuk e prek votën dy herë njësoj. E ka filluar fushatën me gërshërën e inaugurimeve në xhep dhe së bashku me sondazhet e saj synon të përgatisë terrenin psikologjik për ‘fitoren’ e ardhshme që ‘lexohet’ në sytë e të gjithëve(!), alibi kjo për prekje eventuale të votës më pas.

Ndërkohë opozita ende nuk po gjen vetveten. Ndërsa stafi elektoral i Obamas filloi organizimet një vit më parë dhe Romney nuk la gurë pa luajtur në pak kohë që kishte në dispozicion, bashkimi opozitar mbetet në pikëpyetje sa kohë opozita kompleksohet nga qeveria se me kë duhet të bashkëpunojë dhe vijon me ftesat e tipit ‘dyert tona janë të hapura për këdo’. Bashkimi presupozon tryezë të rrumbullakët me të vetmin protagonist votuesin shqiptar. Nuk vlen në këtë kontekst as ‘hashashi’ elektoral prej suksesit të tjetrit (Obama në Amerikë, dikur Pasok në Greqi etj), as paralelizmat si ‘agjentë’ të ndryshimit etj sepse perëndimi mbetet palë vetëm me votuesin shqiptar.

Bashkimi i ‘shkruar’ opozitar

Shpresën demokratike e rikthen vetëm një opozitë e bashkuar. Me ligjin zgjedhor aktual, nevoja për reforma, domosdon numra solid në parlament dhe spektër të gjerë ideologjik. Objektivi mbetet rikthimi i normalitetit demokratik ndaj një mazhorance që në 8 vjet pushtet i ka lëshuar vetes ‘tapinë’ për gjithshka. Që fitorja opozitare të mos jetë për ‘çelësat e kashtës’, bashkimi është me detyrim-përcaktim.

Rilindja kërkon rilindas dhe misioni është bërja e historisë dhe jo ambicia kryeministrore. Historia nuk bëhet as vetëm, as me ‘krunde’ politike. Ajo parasheh frymëzim kombëtar që vjen me një ekip inspirues dhe një program që përfshin ‘patatet e nxehta’ të tranzicionit nga (a) hartimi i ligjit zgjedhor që promovon meritokracinë dhe besnikërinë ndaj elektoratit dhe jo liderit partiak, (b) kthimin e pronës tek i zoti dhe jo tek ‘më i zoti’ përmes rishikimit të ligjit 7501, (c) orientimin pa ekuivok ndaj SHBA dhe botës ango-saksone pa të cilët 28 Nëntori do të ishte nostalgji, (d) reciprocitetin ndaj fqinjëve, (e) zhbirimin e përgjegjësive për votën e vjedhur, Gërdecin, 21 janarin, financimin e Rrugës së Kombit, cenimin e sovranitetit kombëtar, piramidat famëkeqe etj, (f) investimin në kauzën e bashkimit kombëtar, (g) respektimin e vlerave të luftës, punës dhe disidencës shqiptare, (h) konsolidimin e kohezionit kombëtar të cenuar nga gjuha e urrejtjes etj.

Amerikanët zgjodhën Obamën për arsyet që i dinë vetë – ndoshta ekonomia (ndonëse amerikani beson më shumë tek vetja se sa tek dora e shtetit), ndoshta filozofia (liberale apo konservatore), ndoshta origjina etj. Vijimësia në presidencë gjithsesi shmang nevojën për rikonicion nga e para të politikës shqiptare prej administratës amerikane, gjë që i hoqi shansin mazhorancës për të trukuar imazhin tashmë të kompromentuar dhe fituar sado pak kohë deri në 2013. Politikës shqiptare po i del ‘kallaji’ dhe lojës me një portë po i vjen fundi. Me topin tek opozita, është koha për amerikanizim. Koha për përgjegjësi dhe votën e lirë.

8 komente në “Koha për amerikanizim”

  1. Labi Vlore says:

    Lexova me ne fund nje artikull qe te kenaq shpirtin.Jo si artikujt(te nderuar)te Arben Manaj.

    1. usa men says:

      po cfare lesh shpirti te kenaq o labi vlore ?
      keto tipa si ky A.XH.D ne cdo lloj sistemi qe te ndodhet te njejtat gje a gjeza do tregojne.
      -nuk mund te krahesohet situata ne shqiperi me ate ne amerike
      dhe jo vetem qe nuk duhet shprehur por as duhet menduar.
      -qe te amerikanizohet shqiperia fillimisht duhet cliruar nga invazioni
      i ambasadoreve qe cuditerisht kane fytyra :japonezi,gjermanni dhe italiani.
      -ai tjetri vrau 4 demonstrues ne mes te bulevardit sipas “keshillave” te ambasadorit arvizu per te rruajtur instuticjonet dhe ky artan duke leshi thote te amerikanizohemi ??
      Si mundet te behet kjo pa c’rrotkarizuar edi ramen,bamir topin ,kreshnik spahiun qe nje kryeqelbesire i lugut zi fshin menderet me to ???
      Nqs Obama do kishte vrare kater veta si ne 21 janar 2011 do ta kishin pjekur te gjalle ..ky eshte amerikanizimi jo ato pordhet e tua mor prof leshi..

    2. vlora-vlora says:

      O Labi, sqaroje kush te pelqen me shume nga te dy, duka apo manaj?!! se na trashe…

      1. Labi Vlore says:

        Me mire shkruan Duka.

        1. Napoli says:

          Lab I vlores ! Ne Nje shkrim paradokohesh mero foli per ca emigrante te frustruar ! Padyshim ti je Nje Nga ata Dhe me prototipi Sa here te Lexoj !!! Dukesh qe shkruan Sa here ke pushim Ne shperndarjen e picave… I le leket Ne Internet o figure !

          1. Labi Vlore says:

            Urime per prfesionin e ri.Ate te shperndarjes se etiketave.Une nuk punoj ne shperndarje picash,megjithate edhe po te beja nje pune te tille,puna kurre nuk eshte turp.Fakt eshte qe ne Shqiperi,puna quhet turp dhe hajduteria quhet aftesi.Mos je nje nga keta edhe ti??Une i nderuar,kam investuar per te ardhmen time ne shkollim ne Itali,jo per sot,por per shume breza.Emigrantet jane njerez te ndershem,fale te cileve hane buke aty ne Shqiperi.

  2. Akilis says:

    Une di te them nje gje.
    Askujt nuk i nxihet menderja per ne shqipetaret,per sa kohe qe ne po behemi veglat e tyre qe duan te kontrollojne apo fusin percarje ne Ballkan.
    Me thoni me ndershmeri qe,para pushtimit te Ballkani nga Turqia,a nuk ishte “Perandoria Bizantine” per 1100 vjet me gjuhe te folur dhe te shkruar Greke?
    A kishte shtete te tjera si Shqiperia,Bullgaria,Serbia,Kroacia etj?
    Jo.
    A nuk ishte Roma ajo qe shkaterroi rreth 80 qytete te Epirit te Pirros?
    A nuk ishte Italia qe sulmoi Greqine nga Shqiperia?
    Atehere pse ne urrejme Greket dhe mbrojme Turqit,apo ata qe mbrojne Turqine si Amerika,Anglia,Israeli?
    Nje eshte e verteta qe,shteti artificial shqipetare i mbrojtur nga Amerikanet tregohet dhe nje here me Mubarakun Berisha,sic u tregua me Ahmet Zogun qe nuk e njohu Qeverine Demokratike “te Tij.
    Ne qofte se Shqiperia dhe shqipetaret duan te kene te ardhme,ajo eshte me Greket dhe jo me Turqit,Amerikanet,Serbet,Italianet.Pike.

  3. tt says:

    Akilis heren tjeter mos e pi kur nuk je ne gjendje ta mbash ha ha ha ha ha mjaft mer hajvan i Janulles mendoji fjalet kur ti nxjerresh nga goja ke shkruajtur nje tufe hajvanlliqe te ka folur goja perpara mendjes trapshqiptaret shtet artificial ha ha ha ha a ka me shtet artificial, se ajo Greqia jote me brek neper kembe ku jane mbledhur te gjitha rracat orjentale dhe i thone vetes “grek” nga turqit tek armenet sllavet cifutet ruset si dhe hajdutet e Ali Pashe Tepelenes dhe ti na quan Shqiprin shtet artificial mjaft mer kastravec

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje