Opozita dhe sfida e kontestimit ligjor të zgjedhjeve

9 Nëntor 2012, 19:11Blog TEMA
Opozita dhe sfida e kontestimit ligjor të zgjedhjeve

Nga Arben Manaj

Zgjedhjet e ardhshme pritet të jenë shumë të ngushta në rezultat dhe po të nisemi edhe nga shtimi i partive konkurruese në to, qoftë të organizuara nëpër koalicione të reja apo ato ekzistuese, rritet shumë mundësia e sfidimeve dhe kontestimeve ligjore në instancat e okupuara nga pushteti të drejtësisë, jo vetëm për rezultatin e përgjithshëm, por edhe atë në zona të caktuara elektorale.

Sipas te gjitha gjasave pushteti dhe Berisha, ashtu si edhe në të kaluarën, por sidomos në zgjedhjet e ardhshme akoma më shumë, do të tentojë të fitojë betejën në tavolinë, dhe jo në kutinë e vendosur mbi tavoline, ku hidhen fletët e votimit.

Rastet se kur kjo ka ndodhur janë sa të vjetra aq edhe të freskëta, sa shqetësuese aq edhe të rrezikshme dhe të mundshme.

Berisha dhe partia e tij, praktikisht ndodhet në një pozicion të favorshëm, pasi kanë instaluar realisht në të gjitha pozicionet kyçe të drejtësisë shqiptare “Sashenkat” e tyre dhe duhet të jesh naiv të besosh se “të katapultuarit”, nuk do të ndjekin të njëjtën linjë sjellje dhe besnikërie, si edhe në zgjedhjet e kaluara.

Fatkeqësisht ose fatmirësisht në vartësi nga këndi i shikimit, stafi juridik i Berishës duket shumë i sofistikuar , madje edhe me përforcime rekrutësh ish-socialist, dhe punon me ç’duket vetëm në gjetjen e cdo shtegu të mundshëm ligjor, jo vetëm në hartimin e ligjeve të reja, duke punuar me qitje të largët, por edhe duke shfrytëzuar cdo lehtësi që u ofrojnë ligjet dhe kodet e miratuara këto vitet e fundit, drejt objektivit përfundimtar të diversifikimit të mundësive dhe shanseve për manipulim në kushtet kur e dinë se historikisht janë parti që renditen të dytët në votën popullore, dhe potencialisht të parët në atë të “kolegjit zgjedhor shqiptar”.

Po të shikoni edhe rastin dhe ligësinë e fundit ligjore të Qarkut të Fierit, duket se Berisha dhe stafi i tij, më shumë se gjithçka i kushtojnë rëndësi identifikimit dhe gjetjes së shtigjeve nëpër ligjet e vendit për të mundësuar çdo manipulim elektoral, sa përmes presioneve, blerjeve të kundërshtarëve, por duke qenë ”politikisht korrekt” edhe përmes “zbatueshmërisë” së ligjeve dhe Kushtetutës së vendit.

Ndërkohë stafi juridik i opozitës do duhet të jetë më “smart” dhe më syçelët për t’i paraprirë dhe parashikuar çdo kleçkë të mundshme juridike nga pushteti, që ka në dorë KQZ, Kolegjin Zgjedhor, Apelet pse jo dhe Kushtetuesen.

Kjo duhet të jetë padyshim shqetësuese për opozitën e cila hyn e disavantazhuar në fushatën dhe betejën e ardhshme deçizive me Berishën, i cili s’do lërë gur pa lëvizur për të suprizuar dhe mundësuar vazhdimin dhe kalërimin e tij.

Opozita jo vetëm duhet të bëjë kujdes të madh për ruajtjen e votës aty ku ajo delegohet, por mbi të gjitha për përzgjedhjen e gardianëve të saj, ndaj cunamit monetar që do nis nga lëkundjet e pritshme tektonike të pushtetit.

Sakaq edhe të paraformulojë skemat e saj anti-manipulim nga pushteti, i cili do investojë dhe përqendrohet shumë në çuarjen e rezultateve drejt balotazheve dhe mundësive sfiduese nga pikëpamja ligjore, sa të ketë mundësi dhe ku të ketë mundësi, duke ditur se ka snajperët e vet elektoral në çdo godinë të institucioneve ligjore në vend.

Madje lëvizjet dhe intrasigjenca e moslëvizjes nga qëndrimi kokëfortë për Qarkun e Fierit, është ogur i keq për manipulime të mundshme në një qark larg metropolit, që nuk do të jetë sa Tirana nën vëzhgimin elektoral dhe mund të përkthehet edhe si parapërgatitje për përcaktimin e atij që do drejtojë vendin nga Tirana pas qershorit të ardhshëm.

Berisha e di shumë mirë se do të ketë firo në këto zgjedhje me fotofinish, që vijnë sa nga lodhja normale me pushtetin, aq edhe nga mbilodhja me arbitraritetin dhe paaftësinë apo frymën negative të qeverisjes jonormale, që unikalisht vetëm ai prodhon, sa herë është në krye të vendit.

Firo që do të rezultojnë sa nga kriza ekonomike dhe korrupsioni që sa vjen e thellohet, aq edhe nga dalja në skenë e forcave dhe faktorëve të tjerë që do e dobësojnë më shumë politikisht pushtetin e tij absolut.

Në këtë kontekst, pa llogaritje të tilla ligjore, kryeministri e di se nuk ka shans të qëndroj në pushtet, ndaj dhe loja brenda çdo hapësire ligjore do e shfajësonte dhe legjitimonte atë dhe manovrat e tij manipuluese në sytë e lupës ndërkombëtare, në prag të rikonsiderimit të statusit të vendit kandidat pas zgjedhjeve të ardhshme.

Vetëm me kurthe dhe sfida ligjore në kuadër të zbatimit të ligjeve në vend, ai do të mund të shmang humbjen në rastin më fatlumë ose të ngushtoj sa të mundet diferencën në rezultat, për të minuar dhe torpeduar çdo qeverisje të ardhshme socialiste ose në koalicion të drejtuar nga socialistët.

Ndër sfidat e shumta të opozitës shqiptare përvec letargjisë së shoqërisë shqiptare, ndërgjegjësimit dhe motivimit të saj për opsionin e saj qeverisës, përveç angazhimit të pushteteve të tjera okulte në operim me interesa të qarta dhe të fshehta për vazhdimin e këtij pushteti, do duhet të konsideroj edhe sfidën e saj ndaj sfidimeve dhe kontestimeve legale, që mund të bëj pushteti që duhet nderuar medoemos, për të pasur shpresë në këtë vend për normalitet institucional dhe rotacion demokratik.

Lumi i paramenduar elektoral me prurje të shumta për momentin në favor të opozitës edhe mund të duket i përgjumur, por nuk fle hasmi elektoral në Shqipëri.

6 komente në “Opozita dhe sfida e kontestimit ligjor të zgjedhjeve”

  1. voica says:

    Ka kaq kohe qe perserit si “debil” te bejme mocion per Qarkun e Fierit.
    Sot ne konference shtypi tha perseri:”….se oferta për të votëbesuar secilin nga të paktën 50 anëtarë që i takojnë kësaj shumice të këshillit të qarkut do ishte zgjidhja më e ndershme politike.” D.m.th., zgjidhje e ndershme politike. E ndershme, ore!
    Nje gje eshte e sigurt: ky nuk eshte debili,joooo!

    1. fule says:

      Dakort jame me keto qe shkuran Zotria, po boll me me frikera.

      Ata te PD-se jane te organizuar kane listat emerore te cdo zone, dhe aty kane te shenuar dhe preferencat.

      Erdhi koha me dal ne terren, me fol me njerzit, me kap ata qe do s’do votojne ata qe thone jemi opozite po s’dihet prap se per ke votojne.

      1. ergysi says:

        o debile, ik se na e shpife sa here qe komenton. nese ke per te kontirbuar per temen shkrujsa te duash, nese jo shko p..thu gomare dhe bej ndodnje vizite se te kapi menopauza qe tani. motra e frustrimit seksual.

  2. VERONIKA says:

    oooo ARBEN,por çna lodhni me analiza,qe nga fundi i botès??ne jemi ktu,unè jetoj nè FR,ti rri dhe vret mendjen qè andej..mor zotèri ,ka thuajse njè vit qè ai larua i PD,merr rrogen ,firmos vendime,,Arben i bleu kèshilltarèt,i bleuuuuuu…pikè.Nuk ka asgjè pèr verifikim,prandaj ai thotè…poooo jam dakort,bej mocion,votoni pèrsèri,pra shkkkkk…prapè–tani i thonè mocion…ti thua gjykatè–po ik mor rob ka njè vit qè ka dy kryetarè qarku–qesharake..e njoh personalisht Ndrekèn, kam respekt-nuk jam e majtè por èshtè njeri i mirè–po nuk pati krahè–u shit ..kaq …ata kanè njè vit qè nuk duken nè FR,tani do qarkun–po kush ja lè qarkun mè atij,qarkun mè tè madh–dhe shiko haaaabi e madhe ktu do eksperimentohet votimi elektronik——o zot çfarè do na shohin sytè….aaaa se mos harroj,ktu te gjykata,jo meqè do gjykatè erdhi urdhri i ekstradimit te Kajollit—i denuar 25 vjet ne Itali–gjykatèsi se pranoi–PIRO SOTA-gjykatès i nderuar—ik mos mè pèrmend mè vendim gjykate,se mè erren sytè…dhe ti bèn mirè mos ti mèshos ksaj historie,se do dalè ndonjè vendim i ri,do na qudisni fare

    Reformèn zgjedhore -e bèri siç deshi selia rozè—eeeee mos tè merrte ata me diplomè tè blerè–ti zgjidhte njerzit..
    Zgjedhje nuk ka,do hedhim ca lekè qè do rrisin borxhin nè kurriz tè kalamajve tanè,do ndodhi ndonjè aksident,i atyre qè do dalin pèr gjueti,dhe do jemi opoxitarè-vèllezèr…mos u lodh me shkrime se nuk ka vend pèr argumenta–ne vetèm agrumet njohim_________dhe ato i duam me hormone nga Greqia.LETARGJI ???KTU NJEREZIT PO BEHEN PISHTARE,DHE KTA NUK VIJNE PER HOMAZHE,TI DO NDERGJEGJESIM PER ZGJEDHJE????PO IK MAR KAMUNIST ANDEJ ,SE NE NUK LUJME NGA PUSHTETI.NE KENA LIND NE KET KARRIGE DHE KY POPULL KA BANANE PER TE SHIT DHE FARA PER TE HENGER!!!
    IK ZOTI MANAJ,SHIKO TAMIXHIN,QE ESHTE LUM I RRJEDHSHEM,SE KTU KA VETEM PELLGACE TE QELBURA.

  3. Bariu says:

    Dy partite e medha do luftojne rivalet e rinj, mbasi kur fiton PD indirekt ka fituar edhe PS, se ato kane shume mekate te perbashketa. PD+PS=PPSH. Kjo prapaskene banale favorizon Berishen qe ka pushtetin dhe do i fitoje zgjedhjet si me 2009. Per PS eshte shume me e pranueshme t’i fitoje PD zgjedhjet, sesa ndonje koalicion i ri AK e FRD

  4. Labi Vlore says:

    Nqs do behen lojra me zgjedhjet,ne Shqiperi plas Anarkia.Kjo eshte e sigurte.Nqs Saliu me Mercenaret e tij,kane deshire per nje anarki te re,anarki qofte.Nuk durohet do te me asnje justifikim i leshit,si tallje me shqiptaret ashtu sikunder eshte ebre edhe me pare.Prandaj,z.Manaj une them se durimi ka arritur piken kulomore dhe ne Shqiperi do plasi vllavrasja perseri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje