Lutem që Obama të jetë fitues!

9 Nëntor 2012, 13:32Blog TEMA

Nga Halil Matoshi

Kisha shkruar që në gusht të vitit 2007 se modeli Obama është më i miri jo vetëm për amerikanët (kosovarët njihen si kombi më proamerikan), pra edhe për vetë kosovarët dhe natyrisht se në atë debat kam hasur në mosmiratim të thuash masiv të bashkëqytetarëve të mi. Madje më vinin edhe mesazhe përbuzëse, sepse shumë njerëz në Kosovë flisnin në favor të republikanit McCain. Isha përballë atëbotë edhe me gjuhën raciste, (që për arsye injorance kjo gjuhë është me bollëk në komunikimet publike në mendësinë kosovare) se qenkam për fitoren e “magjupit”.

Turpërohesha me këtë qasje gjuhësore të njerëzve të thjeshtë. Turpërohesha edhe me Qeverinë e vendit tim, sepse ishte turpi im. Por kurrë dhe as tash nuk më kanë luhatur bindjet raciste të kësaj mendësie që duket të jetë ende shumicë në vendin tim.

Sepse jam i vetëdijshëm se injoranca është fuqi në këtë vend.

Porse ndihem i fuqishëm, kur ideali im për Amerikën time po fuqizohet  sërish, me gjasa të mëdha që demokrati Obama ta fitojë mandatin e dytë në Shtëpinë e Bardhë. SHBA-ja si ideal i demokracisë dhe lirive njerëzore e qytetare po rikuperohet pas fazës pastraumatike si pasojë e 11 shtatorit. Secila votë për Obamën është një dëshmi për forcën mendore dhe shpirtmadhe të kombit amerikan.

Sepse Amerika me një pushtet jo paranoid në Shtëpinë e Bardhë është ndjenja më e sigurt për secilin qytetar edhe në Kosovë,  se kurrë më nuk do të ketë skema të frikës orweliane nga “1984” dhe minisvera e pan-optikona, sepse do t’i lërë njerëzit t’i ndërtojnë jetët e tyre ashtu siç ata vetë duan.

Duke qenë se Amerika nuk është përgjegjëse vetëm për jetët, pronën dhe liritë e amerikanëve, por edhe për jetën, pronën dhe lirinë time, si njeri dhe si kosovar, një superfuqi qëllimmirë, liritë njerëzore do të marrin kuptim tjetër, shpresat se mund të ndreqet bota do të rriten, dhuna do të zvogëlohet…

Prandaj Amerikën me Obaman në dhomën ovale i bëj përgjegjës edhe për fëmijët e mi, që ishin fëmijë të luftës.

Ndërsa lufta e Kosovës ishte e një lloji të tretë. Tomas L. Friedman pyeste: “A ishte ajo lufta e tretë botërore” dhe përgjigjej, jo. “Lufta e Kosovës nuk e ndërroi botën, por tregoi se sa ka ndryshuar ajo”.

Mishërim i këtij ndryshimi sot është pikërisht Barack Obama.

Kurrë s’mund të harroj faktin se fëmijët e mi kanë pasur të ashtuquajturit “Kartonë të gjelbër”, që zyrtarët serbë ua kishin ndarë shqiptarëve kosovarë të mbetur gjallë brenda Kosovës, kur i kishin deportuar rreth një milion sish me trenat e vdekjes.

Amerika me Bill Clintonin e dizajnoi dhe realizoi çlirimin e Kosovës, ndërkaq që George W. Bush e shpalli më 10 qershor 2007 pavarësinë e shtetit të ri në Fushë Krujë, për t’u vërë pikë deportimeve dhe trenave të vdekjes “kartonëve të gjelbër” dhe hapësirave për jetë të zhveshur.

Në kontekst të lirisë së Kosovës, prandaj nuk do të ndërroj asgjë, sepse si republikanët edhe demokratët janë konsistentë. Por në aspektin e sigurisë së kësaj bote në të cilën po jetojmë, Obama është shumë më pak i frikshëm, sepse shumë më me mend dhe racionalitet e përdor fuqinë e SHBA-së, duke qenë se nuk është një hero amerikan i luftës, por një hero i mendimit të ri.

Duke arsyetuar “votën” për Obaman, Fared Zakharia para katër vjetëve thoshte se amerikanët duhet të çlirohen nga frika dhe frikësimi, që ishte postulat i luftës së ftohtë (balancimi i frikës sipas doktrinës së Kissingerit) dhe i frazës “luftë kundër terrorit”, që sipas David Miliband, sekretarit të Jashtëm të Britanisë së Madhe në Washington, jepte një ide të shtrembëruar të një armiku të bashkuar global dhe që inkurajonte përgjigje ushtarake.

E kam përkrahur kandidatin demokrat Obama, nga kjo fundbota jonë me pak shpresë, në kandidaturën e tij të parë dhe shumë kolegë të mi asokohe mbanin anën e Mc Caine, por të njëjtit sot janë bërë pishman dhe vënë bast për Obaman!?

Pra, asnjë arsye nuk e kam, ndërkohë që të mos e përkrah dhe të mos vë bast se ai do të jetë banor i Shtëpisë së Bardhë edhe katër vjet.

Obama në vend të “balancimit të frikës dhe frikësimit” do na jepte diç më të mirë, “balancimin e dinjitetit” (si rikthim i mythosit antik grek, term i Francis Fukuyama) dhe atë botë isha i bindur se kjo ide do të masivizohej jo vetëm në SHBA (dhe sidomos në Evropë, ku përkrahja ndaj Obamas është rritur fuqishëm, sidomos në Britani dhe Francë), në tërë botën por, e shihni, është rritur edhe në Kosovën time të vogël e të rraskapitur nga fatkeqësitë dhe luftërat dhe nga qeveri që nuk qeverisin por sundojnë me regjime të dorës së fortë, në bashkëpunim me krimin e organizuar dhe me paramilitarë e shërbime sekrete.

Në të njëjtën mbrëmje kur ish-sekretari i shtetit për marrëdhënie me jashtë dhe komonwlth, David Miliband, shprehej se terrorit duhet t’i përgjigjemi përmes ligjit, si gur themel i shoqërive demokratike, e jo përmes kampanjave ushtarake dhe se duhet përkrahur të drejtat e njeriut dhe liritë civile brenda dhe jashtë vendit, po përpiqesha ta arsyetoja qëndrimin pse isha për Obaman në një TV të Prishtinës: se Amerika ime (çfarë unë e dua) është kjo që po rikthehej me Obaman, si një thirrje për zgjerimin e lirive qytetare e të njeriut.

Që të nesërmen (ishte 17 janari 2009) kur e lexoja shkrimin autorial të zotit Miliband në “The Guardian”, u ndjeva tërësisht i çliruar, se nuk jam i vetëm në frymëzimin idealist, ku shumë njerëz të përbuzin dhe të tallin, sepse bota është shumë më e egër dhe më e ashpër seç e dua. Me këtë nuk mëtoj të fryj kultin e personalitetit, përmes Obamas, por dua ta mbaj gjallë vetë frymën e lirisë njerëzore.

Prandaj ndihem mirë dhe i ftoj lexuesit e mi që të ndihen mirë në suaza të kësaj fryme liberatore edhe kur i rikthehem këtij shkrimi të shkruar para zgjedhjeve presidenciale të para katër vjetëve.

Shqiptarët përgjithësisht dhe kosovarët në veçanti do të ruajnë mirënjohje të përjetshme për ish-presidentët Wilson, Georg Bush Senor e veçmas George W. Bush, po aq sa për presidentin Bill Clinton.

Natyrisht se edhe George W. Bush ishte një ëndërrimtar dhe luftëtar për lirinë e popujve, por ai këtë e kishte konceptuar të arritshme me një gjuhë dhe me mjete të tjera, duke iu qasur brutalitetit të një bote hobeesiane me brutalitet.

Muzgu i tij si president, besoj edhe sot, siç besova para katër vjetësh, muzgu i frymës “bushiste” në politikat globale amerikane, do të jetë agu i një Amerike më humane, më të fortë (forca e ideve liberatore është më frymëzuese se forca e armëve më të sofistikuara.)

“Vota ime” për Obaman edhe në këto zgjedhje është votë për një Amerikë (demokraci pa armiq) që secilën ditë e vit do të provojë të bëhet më e mirë, për ta ruajtur dhe përmirësuar ngrohtësinë në zemrat e liridashësve kudo në botë dhe posaçërisht imazhin brilant që e ka ky vend tek shqiptarët.

Por t’i rikthehemi Milibandit, pas katër vjetësh, si kujtesë që Amerika e mirë duhet të ketë përgjigje me ligj (mësimi i Guantanamos – si hapësirë për jetë të zhveshur dhe “kjo është arsyeja që ne mirëpresim zotimin e presidentit të ri, Obama, që ta mbyllë atë”, shkruante atëbotë ai. “Ne e kemi torturuar Mohammed al-Qahtanin”, i pati thënë “The Washington Post-it” Susan Crawford, ish-gjykatëse, tashti e pensionuar.

Amerika ime nuk është ajo që aplikon hapësirat e paligjshme, për jetë të zhveshur dhe torturë.

Po në të njëjtin emision televiziv, duke qenë se vetë e kam përjetuar jetën në hapësirat e zhveshura agambeniane, i trishtuar nga pamjet që i shohim përmes CNN-it nga Gaza, fytyra të gjakosura fëmijësh dhe frikë grash e pleqsh dhe i vetëdijshëm për vuajtjet biblike të hebrenjve nën Llagerin nazist, ndihem i frikësuar se edhe kastat pushtetore izraelite po më ngjajnë, apo po bëhen si ata, torturuesit e djeshëm të vetë atyre!?

Pardje Auschvitzi e Gulagu, dje Srebrenica e Kosova (një burg i hapur dhe i madh në  një tokë të vogël) e sot Guantanamo dhe Gaza e përligjin atë që thoshte Primo Levi se “Është e vështirë që në pak dekada, në 50 apo 100 vjet të lindë një tjetër nazizëm në Gjermani apo një tjetër fashizëm në Itali… Unë mendoj se ka vende ku ekziston dëshira, por jo synimi. Mendimi nuk ka vdekur.”

Asgjë nuk vdes. Gjithçka ngrihet e rilindur.

Strategjia vetëvrasëse e Hamasit terrorist nuk do të guxonte ta tërhiqte “në ferr” edhe demokracinë izraelite, sepse ekzistenca e Palestinës është e ndërvarur nga ekzistenca e shtetit të lirë dhe demokratik të Izraelit.  Duke u përpjekur kundër paradigmës së të keqes njerëzore (llagerit) dhe për një patriotizëm konstitucional, sot, dëshiroj të besoj se me Obaman sërish në Shtëpinë e Bardhë, konflikti në Kosovë do të jetë çështje e historisë tashmë, shteti palestinez do të etablohet dhe së treti lufta kërcënuese në Iran do të shmanget!? A nuk janë këto tri arsye të bollshme për të qenë në krah të Obamas?.

Obama, dua të besoj, me mbështetjen e politikës së re “nobele” të BE-së, të mbështetur në vlerat e përbashkëta evropiane, dhe me bekimin e kombit të paepur në shpirt altruist amerikan, si dhe tërë mendësisë së re botërore që të gjitha vlerat ia nënshtron diskutimit, mund t’i përafrohet idealit veprues të demokracisë pa armiq (Giovani Sartori) dhe do të jetë model qeverisjeje edhe për vendin tim, sepse ndonëse në krizë të thellë, besoj se pikërisht kriza do të prodhojë alternativa të reja, sidomos ndër të rinjtë mendjehapur që nuk kapen pas tablove bardhezi të origjinës dhe gjakut, pas pikëpamjeve historike dhe biologjistike të botës. Ndiej një krenari, për më tepër një besim se po rilind një botë jo e errët. Kjo është (do të jetë) njëherësh përgjigjja më e mirë ndaj të keqes universale dhe terroristëve, kudo që të shfaqen. Kjo është edhe përgjigjja më e mirë ndaj qeverive tona të këqija: Të refuzojmë që të na frikësojnë.

15 komente në “Lutem që Obama të jetë fitues!”

  1. Drini says:

    Ik ore koqe , kosovaret jane populli mepro turko arab, ndreq halen kur dhjet! Shiko pak ngae majta e gazetes se e merr vesh sa proamerikane jeni

    1. turqeliu prizren says:

      merhaba drini
      Thene te drejten na ke mungu koheve te fundit
      Ke qene i zene me pune a po si ishte halli????!!!!!
      Si do qofte i bo selam ijes .
      Hajt tung mos na harro neve tyrqelive
      .

  2. L.Itali says:

    Bravo,Matoshi!T’i shkulim me kulturizëm dhe politikë morale!…

  3. Taulant/Tirane says:

    Drini i Zi dhe ky Matoshi jane dy ekstremete e paraqitjes se popullit shqiptar ne Kosove.
    Matosh ,nje nga kenaqesite e tua eshte qe te thuash “kombi kosovar”. Po shqiptaret ne Maqedoni ca kombi jane o Matosh?Po ne Mal te Zi?Po per “kombin cam” ca mendimi ke o Matosh?
    Kurre nuk ju je pergjigjur ketyre pyetjeve.

    Ti “Drin” je llumi i Drinit por te duket vetja si Drin,mezi pret te hedhesh helm kunder shqiptareve nga Kosova

    1. Vlora says:

      Taulant,komenti yt dhe percaktimi i te dy modeleve eshte shume i sakte! Personalisht ndiej keqardhje qe keto hapesira te lira te komunikimit ndohten nga ky revansh ekstremizmi, dhe behen joterheqese per kedo qe parapelqen nje komunikim civil. Uroj te mund te lexoj ne te ardhmen mesazhe konstruktive, e jo personazhe deshtake qe mendojne se marrin rendesi duke provokuar reagime me gjuhen e urrejtjes.
      Sa per kete Matoshin…: i kam lexuar disa here prononcimet e tij,por realisht nuk i kam gjetur ndonje vlere intelektuale me shume se nje mesatare mediokre.
      Kurse deshtake si ky Drini, do ishte mire qe thjesht te injorohen. Duket qe te njejtat ndyresi perhapen ne te gjithe forumet ne nje menyre ndoshta te organizuar,nga shume pak njerez qe nuk na perfaqesojne.

  4. iu falenderoj per mesazhet qe percillni , per mu jane me te vlefshme se shkrimi i matoshit

  5. Taulant says:

    Vlora,une do te doja ti injoroja por keta antishqiptaret ,marrin krahe dhe behen kaq shume sa duken si shumice,pikerisht nga injorimi yne.Nuk eshte problemi se keta jane kunder ekstremizmit fetar(ashtu sic jam dhe une),por keta shajne dhe helmojne gjithe popullin tone atje.Pra nuk kane dashamiresi ,por kane keqdashje.Se verejtje eshte normale qe te kete,dhe deshire per ti permirsuar gjerat,por ata hedhin ujin bashke me femijen.Dhe na quajne mua dhe ty “pseudopatriote”,thua se ne po kerkojme Athinen apo Beogradin.Shajne shqiptaret e Kosoves ,thua se ne ne Shqiperi kemi nivelin e Luksemburgut.Harrojne qe ne Shqiperi gjen monstruozitete qe nuk I sheh ne shtete me 100 milione banore.Dhi e zgjebosur dhe bishtin perpjete ,themi ne nga Jugu.

    1. Vlora says:

      Taulant,reagimi yt ndaj Drinit ishte proporcional dhe vleresimi me beri edhe mua te komentoj, per te vene ne dukje se keta “bertitesit” deshtake qe dine vetem te urrejne nuk jane shumice. Por dihet, ulerimat e urrejtjes bejne me shume zhurme se komunikimi civil e krijon pershtypjen sikur mbizoteron. Per injorim ftoj ndonje te genjyer gjaknxehte, qe nxiton te pergjigjet “me te njejten monedhe” duke kaluar ne ekstremin tjeter. Kur dikush provokon duke ofenduar shqiptaret e nje ane te viseve shqiptare, nuk duhet reaguar duke sulmuar ate grupim shqiptaresh qe provokuesi pretendon se perfaqeson,pasi do realizonim synimin e tyre. Dyshoj se kjo levizje e ketyre komenteve te shemtuara mund te jete e organizuar. Ne fillim dyshoja se ishte nje loje e shemtuar e vete mediave per te provokuar komente dhe interes ne forumet e tyre, por nuk do e perjashtoja edhe dicka me shume. E them pasi neper forumet te tilla si ky (ku mund te hedhe gurin kushdo duke fshehur doren), sic thua edhe ti ndonjehere duket sikur te tillet behen shumice. Nderkohe qe jemi deshmitare qe ne jeten reale bashkepunimi i gjithe shqiptareve pa dallim eshte mjaft i mire. Po bej vetem nje shembull banal nga brezi i ri, meqe sapo e hasa rastesisht tek spektakli “The voice of Albania” (me bukur “Zeri i Shqiperise”)ku te rinje nga te gjitha viset shqiptare bashkeveprojne me njeri-tjetrin apo edhe me mesuesit e tyre pa asnje lloj preference krahinore. Per t`u krenuar vertet,nje rini e shkelqyer. Shqiptaret me vlera e gjejne njeri-tjetrin,ndersa deshtaket si ky Drini kane humbur edhe veten.

  6. L.Itali says:

    Mbase Matoshi quan komb Dardanët!…Por fakti që nuk janë komb,por degë pellazgo-Ilirike,pra nuk ka komb kosovar,por shtet kosovar në “miniaturë”,ne perberje të kombit shqiptar!Mbase ka mendim tjeter dhe jam gati të debatojmë,pasi shkrimi është shume i mirë,pa këtë dukuri që pafalshëm,mua më kish shpetuar dhe dy të nderuar komentues(të ashper por të vertetë)ma kujtuan!Mbase me kete teme ben një shkrim,z.Matoshi(Kombi kosovar-?!-)duke e sqaruar këtë konteks dhe të debatojmë!Pa kete ky,shkrim eshte shume i mire dhe nuk ndryshoj mendimin që kam dhenë shpejt e shpejt,siper!…Faleminderit dy kritikuesve të ashper qe me “zgjuan” edhe mua!…

  7. Bini_Shkupi says:

    Matosh , une jam nga Shkupi. Desha t’ju pyes meqe e njifni aq mire historine e ketij rajoni!!! Cfar kombi duhet te jem une? Enkelejd, Kosovar, Dardan, Thac , Sop…sju vije turp qe mundohesh te krijosh kombesi te reja! Mendon se do merni perkrahjen e te huajve , do kesh ndoshta, por nga kush ?
    Nuk eshte puna vetem te shkruash gjera, por analizo cka shkruan para se ti besh publike sepse dukshem ben percarje permes Shqipetareve.
    Nuk egziston komb Kosovar, Preshevar, Tetovar.Ne gjithe jemi Shqipetar.
    Ku bazohesh ti se egziston ky komb, ke lexu ndonje artikull per dardanet? Zoti te na ndihmoj nga keta njerez qe ne baza krahinore, , klane mundohen te percajne Shqipetaret dhe se paku gjunah per gjeneratat e reja qe lexojne shkrime te tilla ku edhe mund te besojne nje gje e tille te egzistoj.

  8. DUMBABEN says:

    Po mire mor vlora dhe taulanti ,po me ata dylberet e maqedonise dhe kosoves qe duan “VEQ ISLAM ” si da ja beni ju ,provoni ti fusni dashurine per ameriken atyre ,pastak hajdeni dhe komentoni ketu

  9. ''evgjitngrenesi'' says:

    po mire more, nuk e njifni matoshin ,kolonen e 5-te serbe?
    ky deshtak i sorrosit paguhet qe ne cdo shkrim te tij ,pavaresisht tematikes,te permende kombin ”kosovar”.
    si per sportin te shkruaje ,si per kulturen ,si per seksin ,te gjitha keto i ka mburoja per te folur per ate qe paguhet.
    detyra e tij ne fakt eshte eshte qe te familjarizoje shqiptaret me idene e kombit inekzistent ”kosovar”.
    kete rruge kane zgjedhur serbo-greket per shkaterrimin e ceshtjes shqiptare,pasi me lufte deshtuan.
    ndonje matosh,ndonje lubonje,ndonje kelmend.
    gjithe llumin.

  10. Taulant/Tirane says:

    Dumbaben,
    e pe pritjen e Hillari Klintonit ne Kosove?
    Po zbulimin e statujes se Billit ne Prishtine e ke pare?Po pritjen e gjen.Clark? Po pritjen e Blerit? Ne te gjitha keto pritje ishte populli ne rruge.POPULLI.Dhjetera mijera vete.
    Une them fakte te dukshme.Nese ti ruan gjirizeve apo haleve te xhamive dhe ke te dhena te tjera ,as mos u lodh te na i thuash.Ne halet e xhamive dhe ne Shqiperi ka plot antiamerikane
    Me shume ka antiamerikanizem ne USa se ne Kosove dhe Shqiperi(ne% popullsie flas,jo ne numra abstrakte)

  11. Drini says:

    O tao tao, te ka lene mendja!
    ato pritjet madheshtore i ka rrezuar Arif Uka ne gjermani dhe ai talibani i quajtur sherif. Mjaftojne keto edhe bej pritje sa te duash. Bej njehre muhabet me kosovar edhe e merr vesh menjhere mentalitetin prej arabi. Mos mbulobi diellin me shoshe.

  12. DUMBABEN says:

    Gjirizeve dhe haleve ? ti me duket se rron akoma ne boten tende sot bylmezet antiamerikane i ke te ulur kembekryq ne parlamentin e kosoves ,ai prezanton ato masat qe dalin me flamur jeshil dhe hedhin parrulla anti-amerikane perdite e ne mes te dites ,ju qe dukeni si me te zgjuar dhe qe kuptoni gjithcka si ty ,vlora etj ,,ju jeni me naivet qe ekzistojne

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje