TEC-i i Vlorës në gjykatë, por më parë në prokurori

8 Nëntor 2012, 14:46Blog TEMA

Nga Lavdosh Ferruni

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare dhe shoqëria italiane që ndërtoi termocentralin e Vlorës do të përplasen në Gjykatën e Arbitrazhit për çështjen e TEC-it – u bë e njojtur së fundmi nga media. Gjykata e Arbitrazhit do vendosë se cila palë do t’i paguajë ca miliona palës tjetër. Në rastin më të mirë Shqipëria do të marrë 11 milion euro që ka kërkur si dëmshpërblim. Por eksperienca ka treguar që shteti shqiptar është gjithnjë humbës në këto arbitrazhe dhe në këtë rast më shumë shanse ka që jo vetëm të mos marrë 11 milion, po të paguajë miliona. Në të dy rastet mbetet pa sqaruar se kush do të paguajë për vlerën e plotë prej 100 milion euro për TEC-in me naftë, që gabimisht u  ngul në Vlorë, e që veç humbjes së pastër në valutë që prodhon çdo ditë në kurriz të taksapaguesve shqiptarë, ka bllokuar minimalisht 10 hektarë plazh ranor nga më të mrekullueshmit në Adriatikun Lindor, që nëse do ishte shfrytëzuar për turizëm do kish gjeneruar miliona euro fitim këto 10 vite.

Zgjidhja nuk është arbitrazhi ndërkombëtar, por hetimi ndërkombëtar. Një aktor i rëndësishëm që mban përgjegjësi direkte për investimin antiekonomik e antimjedisor të TEC-it të Vlorës është vetë Banka Botërore, si dhe bashkëfinancuesit, Banka Europiane për Rindërtim e Zhvillim dhe Banka Europiane e Investimeve. Aktor tjetër, pjesë e dështimit të këtij investimi 100 milionësh, është kompania zvicerane e konsulencës Colenco, që është paguar me miliona për të këshilluar për TEC-in e Vlorës. Pa dyshim përgjegjësia kryesore bie mbi vendimmarrjen e qeverisë shqiptare nën drejtimin e z. Berisha e ministrave të tij Ruli e Xhuveli, drejtorët e KESH-it, duke filluar qysh nga Andis Harasani. Natyrisht pisllëku me TEC-in e Vlorës filloi me Fatos Nanon, që udhëhoqi pazaret e para me TEC-in e parkun energjetik në Vlorë.

Çështja e TEC-it të Vlorës nuk është çështje thjesht arbitrazhi se “kush do t’i japë kujt ca para”. TEC-i i Vlorës është simbol i gjallë i një korrupsioni shtetëror, edhe në bashkpunim me organizma ndërkombëtarë e kompani të huaja. Në rastin më të mirë është një vendimmarrje krejt e papërgjegjshme, që nëse nuk analizohet e ndëshkohet përbën një precedent të rrezikshëm për të ardhmen e vendit, edhe pse nuk është rast unikal, por padyshim më sinjifikativi.

TEC-i u ndërtua në një kohë kur ishte fare e qartë për këdo se ishte një vepër e pajustifikuar nga pikëpamja ekonomike, pasi çmimi i naftës ishte 4 herë më i lartë se studimi i fizibilitetit, dhe u ndërtua në një vend ku, ndotja që krijon dëmton mjedisin dhe sektorët e tjerë të ekonomisë, turizmin, peshkimin, bujqësinë etj.

Informacionet janë që kompania italiane fituese Maire Enginiering ka konkuruar në tender me një turbinë tip i vjetër, që nuk i plotëson parametrat e parashikuar në studimin e ndikimit në mjedis. Informacione të tjera tregojnë se pajisje të tjera të TEC-it janë të përdorura.

Pas një verdikti të hetimit dhe ndëshkimit të përgjegjësve, vendimmarrja duhet të rishikohet e të mos thellohet gabimi, siç thoshte z. Ruli, ish- ministri i Ekonomisë se do çojmë gazin nga Fieri, ku parashikohet të kalojë TAP, tek TEC-i në Vlorë. Banka Botërore, duke qenë pjesë e drejtpërdrejtë e dështimit spektakolar me TEC-in e Vlorës, duke investiguar thellë problemin me mekanizmat e saj të kontrollit nuk mund të bëjë vetëm moral për rritjen e borxhit të Shqipërisë, por të anulojë borxhin për TEC-in e Vlorës.

TEC-i i Vlorës duhet të shkulet nga Vlora. Të studiohet mirë nëse vlen të vendoset diku tjetër, ose të shkojë për skrap dhe territori që ai ka pushtuar t’i kthehet Vlorës për të investuar në zhvillimin turistik të zonës.

Edhe kryeministri tashmë (ndoshta qysh nga fillimi?) e ka të qartë se kemi të bëjmë me miliona të varrosuara me TEC-in e Vlorës dhe tani (çudi jo atëherë) flet për superfuqi të gjelbër, e që do 4- fishojë energjinë e prodhuar nga burimet hidrike. Sidoqoftë kryeministri nuk mund të heshtë në këtë prag zgjedhjesh pa dhënë llogari për famëkeqin TEC të Vlorës, që mban vulën e tij.

7 komente në “TEC-i i Vlorës në gjykatë, por më parë në prokurori”

  1. Gregori says:

    O Lavdosh,
    Mire ia ben analizen TEC-it te Vlores, sepse ishte me i dobet se TEC-i i Fierit, duke akuzuar me plote te drejte edhe nderkombetaret, por pse ne fund e qullos qe kerkon te transferohet ne ndonje vend tjeter. Ai eshte thjesht produkt korrupsioni qe fillon mes dy ortakeve te politikes, Nano e Berisha, te cilet kane marre pjesen e tyre dhe ia lane Vlores peshqeshin. Berisha jo e ka kuptuar tani si thoni ju, por e dinte qe do te fitonte vete,prandaj i dha OK, dhe milionat jane “varrosur” ne xhepat e tyre dhe ti ke shprese qe tani ai do t’ia fute vehtes. E ke gabim, cdo veprim ai e ben me koshience te plote dhe nuk pendohet qe e ka bere.

  2. al says:

    banka boterore dhe fmn me ndihmen e qeverise do ta falimentojne shqiperine per kursin e gabuar ekonomik qe e ka keshilluar ,per privatizimin total per investimet e medha si rruga e kombit [per te cilen nuk jam kunder ]po duhej dhene me koncension, per tecin e vlores per cezin per albtelekomin e tjer.nuk e njohin mire ekonomistet shqiptar sa duhet ekonomine e tregut qe ligjet e veta qe e rregullojne.ato nuk njohin as bb e as fmn qe jane sherbim te fionanciereve te medhenj te cileve nuk irreh shume se sa vuajne njerezit por shohin vetem fitimin nepermjet kredive me interes te madh.

  3. Latif Dreqi says:

    nje nder te paktet investime te viteve te fundit, i cili nuk eshte ne funksionim.Njehere kishte problem ne tubat e ujit, tani thuhet ne sistemin ftohes.Vec kesaj cmimi i energjise eshte me i larte se hidrikja.TECi nuk mund te ‘shkulet’ a te shkoje per skrap sic thote Ferruni, nuk eshte peme apo kerpudhe.Nqs KESHi e menaxhon me seriozitet, atehere ai fare mire mund te perdoret ne peridha te thata.Sa per turizmin se demton aspak..

    1. Oketo says:

      Or Dreq, per 100 mln euro investim te deshtuar ne cdo vend normal te Botes do ishin burgosur pergjegjisit kryesore.
      Nuk do ishte keq ta menaxhoje Ti ne periudha te thata,nderkohe une po bej gati emerimin tend dhe si bonus do kesh nje vile prane TEC-it qe ta shfrytezosh per turizem ne “beach”-in e satome.

      1. Latif Dreqi says:

        Miss Oketo, une nuk jam prokuror!..nqs do te me ndertosh mua vile, mire do beje, mund te vish ti atje ne plazh me mua, ose jot moter..Tet’eme, nuk e pranoj..pasi do jete me rrospi se ti, ligesi osmane!

  4. TEC-i says:

    Lavdosh ! Ne nje faqe shkrim ke marre persiper te besh ambjentalistin,inxhinierin, ekonomistin ,hetuesin ….Sa keq!

    1. Shqiptar says:

      Kurse ti TEC po ben mafiozin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje