1. Analistët faqebardhë
Është shumë e admirueshme puna e analistëve politikë në Shqipëri. Ata, ndryshe nga qeveria, kanë shumë ideale për të ndarë me ne. Ata, ndryshe nga qeveria, e kryejnë shumë mirë dhënien e imazhit të një shteti pluralist, ku debati dhe diskursi kritik janë ende një komoditet i lexuesit. Provë e kësaj është edhe mënyra sesi u analizua prej tyre mbërritja e Sekretares së Shtetit, znj. Klinton, në Tiranë. Deklarata para mbërritjes së saj u analizua në mënyrë të përkryer; aq mirë u analizua, sa vetë takimi i ditës së enjte në Kuvend u kthye në një déjà-vu. Fjalimi i saj pati një polifoni analizash, si prej atyre që e shohin gotën gjysmë plot, ashtu edhe prej atyre që e shohin drejtësisht gotën e thyer dhe të pangjitshme. Po ashtu, analistët dhe gazetarët interpretuan deklaratat për shtyp të liderëve politikë pas takimit kokë më kokë me znj. Klinton, si dhe impaktin e “hangover-it politik të një dite më vonë”. Nuk munguan këtu as detajet tragjiko-makabre si fytyra e pezmatuar e Kryeministrit të Pezmatimit, zvarritja e ish-të përndjekurve politikë-heronj prej të drejtës së shenjtë të protestës, mënyra patetike sesi Znj. Topalli organizoi vendosjen e të ftuarve nëpër lozha, busti fatkeq i Uillson (jo më pak fatkeq se punonjësit bashkiakë), e me radhë. Analistët politikë bënë një punë të mirë.
2. Ne, të rinjtë
Megjithatë, mua, si analist i ri, më hyn në sy dhe ndërgjegje një aspekt i ri dhe shumë i rëndësishëm i takimeve të znj. Klinton në Tiranë. Ky aspekt nuk u analizua këto ditë prej analistëve politikë, të cilët janë aq të zënë duke bërë një punë të mirë me çështjet makro, sa harrojnë një çështje si mirëqenia e të rinjve në shtetin e kalbur berishian. Po për të rinjtë shqiptarë, kush foli me znj. Klinton? U fol për ndëshkueshmërinë, për minimizimin e korrupsionit, për zgjedhje të lira e të drejta, për dialog mes palëve, por mua, si i ri, më intereson më shumë se çfarë u fol për ata që si mua ende vazhdojnë shkollën dhe abuzohen politikisht prej klikës në pushtet. Në këtë pikë, vetëm Z. Edi Rama e shprehu shqetësimin tim. Në takimin e tij 35-minutësh me znj. Klinton, Rama shfrytëzoi një pjesë të mirë të kohës për t’u konsultuar me të për cështje që kanë të bëjnë me gjeneratën e re, me të rinjtë shqiptarë, me shkollimin e tyre dhe mospërsëritjen e abuzimeve që i janë bërë këtij target group në të kaluarën. Prej gjithë liderave që takuan znj. Klinton (Berisha, Rama, Nishani), vetëm kryetari i opozitës e shfrytëzoi kohën e tij “ndërkombëtare” për të folur për shqetësimin e vërtetë, për të rinjtë shqiptarë, për fatin e tyre, për mënyrën sesi ata duhet të shkollohen dhe edukohen, për mënyrën sesi ata duhet të sjellin ndryshimin për këtë vend. Pikërisht kjo duhet analizuar. Marrëdhënia mes të rinjve dhe shtetit është harruar, sado të suksesshëm analistët politikë të jenë. Ne, të rinjtë, duam njohje.
3. Elita rinore
Teksa ditën e premte Kryeministri mendonte i shqetësuar mënyra shpëtimi ndaj pezmit të tij të madh, ndaj fshikullimit që znj. Klinton i bëri para një Kuvendi të tërë, të rinjtë e FRESSH udhëtonin me furgona nëpër komuna të Korçës, për të përhapur idealin e një Shqipërie të re Rilindase. Duket se z. Rama po ndërmerr një fushatë ndryshe nga të mëparshmet, ndryshe nga mënyra sesi sistemi politik shqiptar ka funksionuar në vitet e mëparshme. Që prej vitit 2005, Shqipëria është e stigmatizuar prej mendimit se “leku të jep votën”. Partia Socialiste dhe FRESSH po ndërmarrin një fushatë për të treguar se votuesi nuk blihet, idealet nuk blihen, rinia nuk mund të korruptohet kurrsesi. FRESSH këto ditë është kthyer në modelin e entuziazmit të gjithë të rinjve shqiptarë. Karavani i FRESSH pas përfundimit të primareve, të cilat u shoqëruan jo pak me telenovela skeptikësh dhe maskerada demokratësh të regjur, ka çuar deri më tani në Tiranë, Elbasan, Lushnjë dhe Durrës manifestin e një Shqipërie ndryshe; manifestin e një rinie ndryshe, e cila nuk duhet të jetë e mpirë prej politikës së kundërshtimeve që disa politikanë ndërmarrin. Sikundër edhe Z. Rama shprehu në kohën më të madhe të takimit me znj. Klinton, të rinjtë shqiptarë duhet të kthehen në ingranazhin e fitores dhe krijimit të elitës rinore shqiptare.
Ka një problem shumë të madh me elitat shqiptare. Shtresa e mesme është ajo që, teorikisht, duhet të furnizojë elitat me të rinj energjikë dhe shpresëdhënës. Nëpërmjet një sistemi arsimor konkurrencial dhe meritokratik duhet të filtrohen ata të rinj të cilët në mënyrë specifike do të kthehen në përbërësit kryesorë të elitës politike të një vendi. Megjithatë, siç dihet, ky proces ka hasur me një stanjacion moçalor në Shqipëri. Të rinjtë shqiptarë mendojnë se nuk mund të ecin përpara në politikë, pasi “ata të vjetrit” kanë kapur gjithçka dhe i margjinalizojnë prej këtij konteksti. Për këtë arsye, Partisë Socialiste dhe FRESSH iu nevojit një proces i gjatë “spastrimi dhe meditimi”, nën moton e suksesshme “RE:FRESSH”. Fushata e modeluar sipas primareve amerikane, jo pak e frymëzuar prej Sekretarit të Rinisë, E. Veliaj, duhet të konceptohet si një model filtrimi meritokratik i elitës së ardhshme politike; të rinj të cilët nuk përfaqësojnë si të rinj vetëm për shkak të moshës, por edhe për shkak të idealit, qëllimeve, detajeve të vogla të cilat e përafrojnë me modelin perëndimor. Sot përfaqësuesit e këtyre të rinjve ishin në etapën e radhës, nëpër komunat e Korçës, teksa Kryeministri harronte të rinjtë e tij dhe mendonte për mënyra sesi të mashtrojë duke e paraqitur takimin e znj. Klinton si një festë. Sot, këta të rinj ishin duke u dhënë shqiptarëve një model të asaj se çfarë duhet të jetë, një model për t’iu përgjigjur pyetjes: Ç’rëndësi kanë të rinjtë në kontekstin politik?
Kryeministër, me të rinjtë s’ka shaka! Në çdo eveniment për të cilin dëgjon për FRESSH prej televizorit dhe telefonatave, kujto çfarë ke humbur dhe po humb. Po humb një gjeneratë të tërë njerëzish. Ti që adhuron të jesh nëpër libra historie, i ilustruar dhe me foto, do të jesh; veçse do të të kujtojnë për keq. Do të të kujtojnë si një njeri, të cilit nuk i interesonin të rinjtë, por sheikët; nuk i interesonte edukimi, por pedofilia politika nëpër shkolla fillore. Forumi i Rinisë Eurosocialiste ka hasur në shumë pengesa, shumë bërryla mediatikë, shumë konflikte, por ne na bashkon të gjithëve ai ideali që për ty është aq i parëndësishëm: demokracia. Do të të mundim, Kryeministër, me të rinjtë nuk ka shaka!
Ne nuk jemi thjesht të rinjtë e Ramës apo Partisë Socialiste. Ne jemi një gjeneratë që kërkon më në fund drejtësi.
Te drejte ke! Te rinjte jane forca e cila do ta shpartalloje Salen dhe qeverine e tij te terrorit. Punoni sa me fort me FRESSH dhe do t’ia arrini!
Demokratet s’kan as forum rinor, kan nje hierarki te till ku vetem diktatori vendos cfar ata do bejn. te rinjt e ps jan te kulturuar, te lexuar, me nje te ardhme. Bravo autorit.
Ka bere buje ky fressh manifest neper qytetet e shqiperis. organizime fantastike. urime
Edhe Spiropali sikur esht zbutur keto koh, e ka perfshir edhe ate fryma e grupit qe esht krijuar te Fressh
keta jan te mire te gjith, pervec asaj kanoces palo arkitekte joleza. te zhduket ajo dhe funksionon cdo gje te fressh
Sidomos fjalia e fundit esht sh e goditur… fressh mos konceptohet si nje grup te rinjsh te filanit a filanit, po si nje grup te rinjsh qe i bejne gjerat per pasion dhe me forc. pres shum nga fressh.
Saliu Lirakun e vrau.
Saliu te rinjte do i vrase.
Prandaj si FRESSH te rrim bashkuar dhe tja nxjerrim syte katilit.
Te lumte Arnold!!
Mendo se si do te kunder pergjigjej nje SHPELLAR demokratikas ideve te tua!!!
Me siguri do shkruante:
-JENI KELYSH KOMUNISTESH!!!AKOMA DONI ME PUSHTET???
-MBAROI KOHA JUEJ!!
Hiqen si anti komuniste,por jane FASHISTE!!!
Fushata qe po bejn kta t forumit eurosocialist esht dicka e gjall, kam qen prezent ne takimin e tyre ne elbasan dhe ishin spektakolare, entusiazmi n max
Ngrijeni zerin dhe lerini konfliktet brenda llojit, jepini shqipris ate qe duhet ti jepni, nje rini te re dhe t fort………..
Ama c’fusni kot ju te rinjte e sotem. Kerkokeni dhe shkollim te mire!
Pse o, Saliut ja kerkon o? Pak ka bere ay o!
Po gjithe keto shkollka te bukura e te mira qe jane ngritur o!
Te universiteti i Naim Çilit studentet lene studimet ne Sapiensa te Italise dhe mbajne rradhe per te paguar qe te hyne aty.
Djali i Umberto Bossi-t beri te pamundur derisa u regjistrua dhe mbaroi me sukses Universitetin “Kristal”.
Te gjitha keto jane frut i punes dhe vizionit largpames te Kryeministrit tone, qe mundesoi te hapen Universitete me shume se shkolla 8-vjecare.
Pse akoma universitetet qe na la trashegim diktatura doni ju? Po atje keto vite behet mesimi me klasa kolektive more-nga viti I deri ne te IV bejne mesim ne nje klase, me nje pedagog.
Kur lexoj keto mendime nga te rinjte e sotem, bindem akoma me shume qe diktatura ne Shqiperi, do te kete fundin me te keq.
Them me te keq, se keta te rinj te zgjuar, te hijshem, plot nur dhe hijerende, por edhe shume serioze dhe te sigurte per ate qe thone, do ta mundin Sali Berishen me cdo kusht, se vete bota demokratike, tashme po e kupton se Sali Berisha, nuk eshte ne gjendje te udheheqe nje armate te rinjsh qe skane asgje te perbashket me diktaturat.
Ju luftojeni me argumente dhe me urtesi, se vetem aty Sali Berisha smundet te qendroje urte dhe tju jape pergjigje, se vete jeta e tij prej kafshe, nuk njeh urtesine, por vetem te shaje edhe te gerthase.
i dashur analist i RI!. lexova me shume vemendje shkrimin tuaj, jam i bindur se afrimi i analizes ne kete drejtim eshte nje pune e mire e cila duhet pergezuar. por mik sepse ka perhere nje por, me duket se edhe ju po rrembeheni nga temperaturat partiake gje te cilen jua keshilloj ta keni vazhdimisht ne konsiderate sepse eshte nje semundje qe ne mos tani, me vone mund te shkaktoje deformime te pa riparueshme ne karakterin tuaj,mik semundja qe ka mberthyer vendin tone nuk luftohet duke lavderuar vetem me superlativa njerin krah, dhe duke hedhur poshte ç’do gje te krahut tjeter,te kujtoj me dashamiresi jemi te dy krahe ose me mire pjese te nje te tere, dhe te dyja bashke bejne shqiperine tone.ju flisni per inisiativa shume te mira sipas pikepamjes suaj per punen e organizates se rinise se PS, “RE:FRESSH”,,,mire miku im. po vetem ju jeni e ardhmja ketu? vetem ju mendoni se do perparoni vendin tone,duke perjashtuar anen tjeter te te njejtes pjese?.tifoslleku politik miku im i ri eshte semundja me e keqe qe ne po mundohemi ta sherojme per te miren e vendit tone, fryerja per fat te keq ,ose tendenca yte per te ngritur nje pjese dhe per te nxire tjetren nuk i ndimojne perparimin te vendit tone ,te lutem kijeni ne konsiderate kete,.une e kuptoj inspirimin tend, por dhe ti mundohu ta kuptosh inspirimin e te tjereve sepse jemi nje MIKU im.eshte e vertete se me te rijte nuk behet shaka,po MIK,nuk behet ,por dhe ju mos beni shaka me gjysmen tjeter, jo per gje por do te ndiheni shume i zhgenjyer sikur kjo gjysma tjetet pas votimeve qe nuk jane shume larg mund te jete me e madhe se pjesa yte, dhe atehere nuk duhet te shani, e madhkoni se nuk ju kane kuptuar.ME SHUME RRESPEKT NJE I RI E FORUMIT RINOR TE PARTISE DEMOKRATIKE!.
(
Ne pergjithesi jam dakort cfare shkruan ore djale dhe besoj se edhe ty ste la lene mendja si shoket e tu te rinj, qe te vetmen pune qe kane, eshte mbushja e sallave ne koncertet e fotireve te Sali Berishes dhe roli i policeve civile ne rrafjen masive te qeverise, qe i ben popullit, neper protesta paqesore, qe Sali Berisha, kur e shef qe cdo gje po shkon paqesisht, dergon rinine e tij per te bere provokimin e zakonshem qe qeverija Berisha, te intervenoje sic e ka zakon.
Djale demokrat, do te besoja ne qofte se keto qe ke shkruajtur, ti shihja edhe ne realitetin berishian, por faktet tregojne te kunderten, atje ne shohim te rinj te egersuar, qe me shkopinj rahin dhe masakrojne popullin e vet.
Megjithate kjo eshte e perkohshme, ashtu si eshte i perkohshem angazhimi juaj, ne mbrojtjr tr diktatures, por besoj se edhe ti e ke vene masken e zeze, ne masakrimet e zakonshme ne rruget e Tiranes, se ne qofte se ke dale ballehapur dhe sot njhesh si nje nga ata qe bene keto poshtersira, vertet qe duhet te mendosh, nje rruge qe te coje drejt shpetimit, se duhet ta dish ti dhe ata te tjeret, jane skanuar te gjithe dhe asnje sdo te mund te shpetoje, qofte edhe duke nderruar krahun politik.
Njehere na ndodhi qe komunistet e spiunet na uzurpuan ate parti qe ne e kemi ndertuar, duke u ndeshur rrugeve te Tiranes, ne nje kohe qe shefi jot, na sillte mesazhe urimi dhe kerkonte qe te na bente qe edhe ne te dergonim mesazhin e miqesise Ramiz Alise.
Keto ti shkruan nje ish demonstrues i plagosur nga plumbat e Bujar Memhmetit alisa Nishani, sot uzurpues i presidences shqiptare.
Shume pergjigje te bukur i ke kthyer ketij zoterise qe i vjen keq per te rinjte dhe se thote qe kete here do ta munde Saliun, por per te rinjte qe ju merrte lek mamaja kur ju bente viza nuk i vinte keq.
Nuk i mund dot sepse ju nuk keni idealet tuaja por keni te baballareve dhe gjysherve tuaj, madje edhe shrimin nuk jam e sigur ne e ka bere vete apo ja ka bere familja.
Une rastisa ne Durres ate dite po kaloja perball teatrit dhe pash shume te rinj, bravo mnfund. Kam pare te Opinion ato kandidatet, mu duke mire Juxhini dhe Elisa te tjeret skishin ndonje te jastezakoshme per te qen prfaqesues te te rinjve
Juxhini eshte me fantastiku atje!
te rinjte e FRESSH-it jane transformuar ne shoqeri eskursionistesh dhe pubesh per te bere party! FRESSH duhet te trendisi qeverine ore, me protesta e me fytyra rinore qe rrezatojne energji. Ky djali flet se si FRESSH iken me fugon ne fshatrat e Korces. Po iken te mbushin mitingjet e kryetarit ore djale. Sa dite te tjera iken keta FRESSH-istat ne ato fshatra?-kurre me pervec asaj dite! Vetem me pune serioze rrezohet pushteti i Berishes, nuk rrezohet me ca cuna e goca pa ideale qe trajtohen thjeshte si dele.
Dite per dite mblidhen te rinjte e FRESSH neper komuna e bashki per te diskutuar dhe per te gjetur mesataren e arte per te gjithe. Nje rryme e re njerezish me vullnet po lind.
pergezime arnold per shkrimin tuaj qe percjell mesazhin e rizgjimit per te rinjte shqiptar duke nxjere ne pah te keqen e sistemit tone politik te kalbezuar duke ngritur zerin per te drejtat dhe dinjitetin e munguar dhe te cunguar nga klasa jone e piset politike. uroj qe me potencialin tuaj te jeni ne rrugetimin e arsyes per idealin tend qe e kerkojne dhe shume te rinje.
Z. Grabocka! Ju falenderoj sinqerisht per kurajon dhe mprehtesine tuaj ne analizen e ceshtjeve. Te gjitha qe thoni ju jane te verteta, por problemi se Z. Berisha nuk ka nevoje per rinine e Tiranes dhe te Shqiperise, sepse ka rinine kosovare dhe paramilitaret e PD.
Me lejoni t’ju them edhe dicka: Eshte e vertete se shqiptaret i ka zene frika per te dale ne proteste per te drejtat e tyre. Mua me duket se problemi nuk eshte tek dalja ne proteste, por kthimi nga protesta, sepse aty fillon puna e rrugaceve, paramilitareve, dhe kontigjenti nga Kosova dhe nga Serbia. Sepse ne tani, pra Shqiperia eshte njesh me Serbine dhe rruget prandaj u bene, per serbet dhe per mercenaret serbe ne sherbim te Sali Berishes kur ky te mbetet keq. Suksese!
Forumi sot eshte me i gjalle se me pare dhe nga cdo kohe bravo!
Elisa Spiropali eshte me e vjetra, ka eksperienc si ne televizore por dhe ne debate. Erlisi eshte nje pedagog i respektuar ndersa Joleza eshte nje femije i lumtur!!!!!!!!
Joleza te ik! Eshte arrogante! Sdi te sillet! Mendon se eshte mbreteresha aty meqenese e mbeshteti Erjon Veljaj dhe e votuan per te
Ama gjete kujt ti thuash arrogante dhe ti. Rri o Anilë per koken tende ? merru me Saliun dhe leri Jolezat rehat ?
Nje entuziazem i papare ndonjeher me pare ne FRESSH. Ju sot na treguat se cfare nuk kishte bere E. Spiropali dhe na treguat se cdo te thote rini!
Ajo me X5 ndersa ju sot me furgona!
Tani a e kuptuat qe te gjithe se si ishte FRESSH me Elisen dhe si eshte tani me keta te rinjt?
Ne komunen Dushk kur skaardh meperpara dikush per fresh kete muaj ka qen juxhini 2 here dhe erlisi me
marian 1 here
Duet pune e madhe qe ka filuar
Ai Salarjoni qe po i jep leke elises plus makina dhe shofer qe ajo te behet kryetare ta lere elisen te bej ca ti doj qefi dhe te merret me ujsjellsin se na ka rritur cmimet dhe po na vendos gjoba qe te mbaj ate me leke, ps-ja si do vi ne pushtet me keta drejtora ujsjellsash??
Ajo elisa eshte e pangopur bashke me salarjonin ca rini thoni ju, ata duan pushtet qe te han bashke
Ashtu esht!
Te rinjt mund ta shpartallojne Berishen!
Ata jane forca e shqiperise sot!
Keni tejkaluar cdo pritshmeri me energjin dhe atmosferen qe kini sjell ne cdo qytet. Une isha ne Elbasan edhe njerezit qendrun ne mes te shiut!
Te rinjve gjithandej po ja fusin koken tek bytha, qe te rrijne Salirat ne krye kudo qe ndodhen. Po projektohet nje lufte gjeneracionale ne bote qe eshte e pashmangshme.