Shqiptarja.com, Anila Basha: Ja çfarë bëmë në një vit!

3 Nëntor 2012, 18:14Blog TEMA

Nesër mbushet një vit nga koha e daljes në treg të gazetës shqiptarja.com. Drejtoresha Anila Basha, në një intervistë për Temën, tregon sesi ka qenë ky vit i parë për zërin më të ri të shtypit shqiptar.

Zonja Basha, u bë një vit nga dalja në treg e Shqiptarja.com. A ia arriti qëllimit për të cilën e ndërtuat këtë gazetë?

Faleminderit për këtë intervistë dhe gazetës Tema, e cila ka qenë një ndër mbështetëset dhe promovueset e gazetës shqiptarja.com në portalin e vet online. Por qëllimi i një gazete nuk arrihet për një ditë, e as për një vit, e as për ndonjë mandat disavjeçar, vetëm nëse do të mendonim se do të kishim të bënim me ndonjë gazetë partiake që i shërben një qëllimi të caktuar. Gazeta Shqiptarja.com lindi si një nevojë e domosdoshmëri në tregun shqiptar, të tejngopur në fakt me gazeta, por të vendosura keq në panoramën e përgjithshme. Disa gjobëvënëse, disa në shërbim të qeverisë, të tjera me mungesë të theksuar profesionalizmi dhe pak zëra që kishin mbetur për të folur e rrëfyer të vërtetën. Shkurt, një vit më parë kur ne lindëm, ishte me të vërtetë një treg kaotik.

Po sot?

Pas një viti i shoh dhe i vlerësoj gjërat ndryshe. Dua të falenderoj gazetarin Bollino për ndihmën e vyer që na dha për këtë gazetë, por pothuajse gjithë gazetarisë shqiptare. Dua të falenderoj edhe atë armatë gazetarësh që atë ditë të parë punuan me shumë përkushtim. Pa ndihmën e tyre s’do të ishim këtu ku jemi sot. Pra 1 vjeç. Eshtë shumë e rëndësishme të punohet në ekip. Dhe mendoj se shqiptarja.com e ka arritur këtë.

Çfarë keni realizuar?

Po mendoj se kemi filluar të thellojmë atë mision për të cilin u krijuam: investigimin. Kështu ishte dosja e trafikut të armëve apo konfliktit të interesit që çoi në dorëheqjen e shefit të SHIU. E mandej e-mailet e blerjes së fotos së kryeministrit Berisha me kryeministrin Cameron, apo edhe skandale të tipit legjislativ e abuzime me fondet publike. Kemi qenë mbështetësit kryesorë të shtresave në nevojë, duke përfshirë komunitetin rom, i cili përjetoi edhe “reprezalje” nga më të “ndyrat” nga ana e policisë bashkiake. Nuk do harrohet kurrë ajo që mbeti në mendjet e shqiptarëve si “kioskat e kunatit”, dhe bëhet fjalë për abuzimet në Bashkinë e Tiranës e mungesën e transparencës…pra kemi pasur shumë investigime që kanë lënë gjurmë këtë vit.

Po keni pasur edhe kontrolle?

Po është e vërtetë, falë natyrës kritike të gazetës, Shqiptarja.com u bë pjesë e një kontrolli e zyrës së taksave dhe tatimeve të Bashkisë së Tiranës, 6 muaj pas krijimit dhe daljes në treg. Nuk kam parë asnjëherë më parë ndonjë media të kontrollohet kaq shpejt. Megjithatë, nuk shqetësohemi për këtë.

E rëndësishme është që puna në këtë gazetë të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme, për të qenë profesional. Gazeta vërtet mund të ketë shumë, por investigative më ngjan se është vetëm shqiptarja.com.

4 komente në “Shqiptarja.com, Anila Basha: Ja çfarë bëmë në një vit!”

  1. k says:

    mbiemri basha eshte koicidence apo ka lidhje?????????????????????????????

  2. Isuf says:

    Nje gazete plot rrena jeni edhe ju.

  3. sokol says:

    Femer intrigante marionete e nanos dhe Metes;si besohet nje fjale qe thote(variant tjeter i Mesila Dodes)

    1. Anonim Fisteku says:

      O Sokol, nese Sokol ta thone vertete emrin. Per te gjitha sa ka fol Anila dhe ka pretenduar Anila ne kete interviste e ke te lehte ta verifikosh informacionin. Ka fol me ceshtje dhe emra konkrete, keshtuqe perpara se (mos) ti besosh, verifikoje njehere mor cun, vertetoje dyshimin tend dhe diskretitoje fare me fakte Anilen, por jo keshtu, si lexues dhe komentues anonim portalesh. Se 1001 te keqija te kete kjo Anila Basha, fakti qe del me emer dhe reale ne intervista e ben ku e ku me te fisme se ty, palo burre qe komenton e shan si struci ne pozita anonimati.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje