Nga deklaratat e kohëve të fundit të partive të vogla, duket se skena paraelektorale e 2013-ës do t’i ngjajë shumë asaj të 2009-ës. Në zgjedhjet e 2009-ës, u futën në garë dy koalicione të mëdha, të udhëhequra përkatësisht nga Berisha e Rama, dhe dy koalicione të vogla, të udhëhequra përkatësisht nga Meta e Meksi. Në zgjedhjet e ardhshme, duket se Meta përsëri do të udhëheqë një koalicion partish të vogla, kurse koalicionit të udhëhequr nga Meksi duket se do t’ia zërë vendin një koalicion i udhëhequr nga Topi (Partitë e koalicionit të dikurshëm “Meksi”, si PDK-ja, LZHK-ja, etj., po i bashkohen koalicionit qeverisës).
Falë ngjashmërisë mes këtyre dy skenave paraelektorale, një analizë e gjeografisë së votës në 2009-ën mund të vlejë për të bërë një prognozë paraprake për 2013-ën.
Le të shohim së pari sesi ka qenë ndarja e votës mes zonave urbane e atyre rurale. Për lehtësi analize, elektoratin shqiptar mund ta ndajmë në banues në 20 qytetet tradicionalë më të mëdhej të Shqipërisë (për konvencion, po e quajmë urban këtë elektorat) dhe banues në pjesën tjetër të vendit (për konvencion, po e quajmë rural këtë elektorat).
Nga rezultatet e raportuara nga KQZ-ja, vërehet se në elektoratin urban u regjistruan 43% e votave të vlefshme, ndërsa në elektoratin rural u regjistruan 57% të votave. Dhe tabela shoqëruese (Tabela 1) tregon se në elektoratin urban, koalicioni i udhëhequr nga Rama pati një epërsi prej rreth 20.5 mijë votash ndaj koalicionit të udhëhequr nga Berisha. Por, nga ana tjetër, koalicioni i udhëhequr nga ky i fundit pati një epërsi prej rreth 44.5 mijë votash në elektoratin rural. Dhe si rezultat, koalicioni “Berisha” regjistroi një epërsi prej rreth 24 mijë votash në rang vendi.
Përse kjo epërsi e koalicionit “Berisha” në elektoratin rural? Shpiegimet mund të jenë të shumta; të karakterit antropologjik, social, ekonomik, politik, etj. Por kjo analizë do të fokusohet vetëm në shpiegime politike.
Tabela 1
Qyteti
Koalicioni “Rama”
Koalicioni “Berisha”
Diferenca “Rama”-“Berisha”
Koalicioni “Meta”
Koalicioni “Meksi”
121,317
106,438
14,879
14,623
27,548
30,456
-2,908
20,987
21,502
22,930
16,617
12,218
25,603
-13,385
17,197
13,877
17,576
11,574
11,174
10,798
-4,964
-2,081
-1,037
-1,320
310,823
290,352
20,471
35,136
13,586
377,925
422,393
-44,468
49,271
19,690
688,748
712,745
-23,997
84,407
33,276
Së pari, dy raste të mirënjohura të votimit fiktiv në emër të emigrantëve që nuk kanë qenë fare në Shqipëri ditën e votimit janë regjistruar jo rastësisht në zona rurale këto vitet e fundit – njëri në komunën Ruzhdie e tjetri në komunën Dajç. Pra, duket se, në zonat rurale, opozita e ka patur më të vështirë të ushtrojë kontroll mbi komisionerët e saj, për të mos lejuar votimin fiktiv. Mosbërja e transaprencës së votimit pas zgjedhjeve të 2009-ës nuk krijoi mundësinë për matjen e ndikimit të votave fiktive në epërsinë e koalicionit “Berisha” në zonat rurale, por dy rastet e sipërpërmendura përbëjnë një indicie të fortë të ndikimit të votave fiktive në rezultatin përfundimtar.
Së dyti, bie në sy se në komunat dhe qytezat e vogla që qeveriseshin lokalisht nga njerëz të koalicionit “Berisha”, epërsia në zgjedhjet parlamentare ishte pothuaj e sigurtë, dhe anasjelltas. Ndërkohë, kjo ndërlidhje statistikore nuk u vërtetua domosdoshmërisht edhe në zonat urbane. Kështu, në dy qytetet më të mëdha pas kryeqytetit, në Durrës dhe Elbasan, të cilat drejtoheshin nga kreybashkiakë socialistë, koalicioni “Rama” rezultoi me një disavantazh total prej rreth 3400 vota. Kjo tregon se patja në kontroll e njësive të vogla lokale ndikon më shumë në votën politike sesa patja në kontroll e njësive të mëdha.
Dhe për çfarë vlen kjo analizë e ndarjes mes votës urbane e ruale në 2009-ën? Në një farë mase, për të bërë një prognozë paraprake për 2013-ën.
Në zgjedhjet e fundit lokale, raporti i komunave të kontrolluara nga njëra apo tjetra palë ndryshoi në favor të koalicionit të udhëhequr nga Rama. Pas vitit 2007, pothuaj 67% e komunave kontrolloheshin nga koalicioni i udhëhequr prej Berishës, ndërsa sot kjo epërsi është zbutur ndjeshëm – vetëm 55% e komunave kontrollohen nga ky koalicion dhe ato janë kryesisht komuna me popullsi të vogël. Ndërkohë eksperienca elektorale tregon se kalimi i një komune nga njëri krah në tjetrin shoqërohet edhe me ndryshimin e kahut të rezultatit në zgjedhjet politike. Për shembull, komuna Dajt, e cila ishte kontrolluar historikisht nga PD-ja, kaloi në duart e PS-së në vitin 2007, por me një diferencë të vogël votash. Dhe pas dy vjetësh, në zgjedhjet politike, koalicioni “Rama” fitoi me një epërsi gjigande në këtë komunë – pothuaj me 2500 vota …
Përveç kontrastit urban-rural, vota e 2009-ës ofroi edhe një kontrast tjetër të dukshëm; atë Jug-Veri. Tabela 2 tregon se në qarqet veriore, koalicioni i udhëhequr nga Berisha ka patur një epërsi të thellë ndaj atij të udhëhequr prej Ramës. Por sa më në jug të zbritet, aq më shumë kjo epërsi zvogëlohet dhe, në qarkun e Tiranës, ka patur pothuaj një barazim mes dy koalicioneve. Ndërsa duke filluar nga qarku i Elabasanit e poshtë ka patur një epërsi gjithnjë në rritje të koalicionit të hudhëhequr nga Rama, sidomos në drejtimin jug-perëndim.
Përse kjo epërsi e koalicionit “Berisha” në elektoratin verior? Përsëri shpiegimet mund të jenë të shumta; të karakterit antropologjik, social, ekonomik, politik, etj. Por kjo analizë do të vazhdojë të fokusohet vetëm në shpiegimet politike.
Tabela 2
Së pari, zonat veriore janë më të thyera nga pikpamja e relievit dhe, si rrjedhojë, edhe më pak të kontrollueshme nga opozita për parandalimin e votimit fiktiv. Së dyti, në vitin 2009, pothuaj të gjitha komunat dhe qytezat e vogla veriore qeveriseshin nga drejtues lokalë të koalicionit “Berisha”. Dhe siç u shpiegua më lart, ky është një faktor i rëndësishëm në zgjedhjet politike.
Por sidoqoftë, për koalicionin e udhëhequr nga Rama ka një lajm të mirë në prag të zgjedhjeve të 2013-ës. Aktualisht, dominanca e dikurshme e PD-së në njësitë vendore veriore është thyer. Në shumë komuna e qyteza të vogla veri-perëndimore, por edhe disa veri-lindore ka sot drejtues të zgjedhur me votat e koalicionit të udhëhequr nga Rama. Dhe kjo, siç u shpiegua më sipër, mund të përkthehet në një rezultat më të mirë për koalicionin “Rama” në zgjedhjet e 2013-ës.
Shënim: Analiza e mësipërme është bazuar në presupozimin se Meta dhe Topi do të udhëheqin secili nga një koalicion të vogël, që do të garojë veças dy koalicioneve të mëdha në zgjedhjet e 2013-ës. Në rast të kundërt, siç edhe shifrat në tabelat shoqëruese sinjalizojnë, analiza duhet bërë nga e para…
(Botuar fillimisht në gazetën Dita me titullin “Ku humbet dhe ku fiton Berisha”)
Nuk eshte problemi tek zonat e veriut , Problemi eshte se Sala ka shume elektorat edhe ne jug
Rote me rote jane edhe ne jug votat midis Sales dhe Rames _-Nje avantazh shume te vogel ka Rama ne jug
Ndaj do jete shume e veshtire te mundet Sala, me kete lloj PS-je
Nga ana tjeter do thosha qe ne votimet qe vije duhet te merret parasysh edhe Ak,
e cila ka me shume elektorat se Partite e Metes dhe Bamirit
AK-ja rezik del Partia e dyte ose e trete_
-Dhe gjithe fatin e zgjedhjeve do vendosi partia Aleanca kuq e zi
o raimondi, po a e sheh kete tabelen me siper, apo s’sheh nga syte, vella? ne jug rama ka avantazh 12-21, ti thua rrote me rrote me berishen!!!!!
Na doli Kaci nr 2.
Si i i pariu dhe i dyti nuk e kuptojne se ne shqiperi kur vjen puna per zgjedhjet nuk ha buke as per arithmetika e as teoria e propabilitetit
Viktor Hoti
Zonat e qyteteruara e me me kulture, votojne PS. Ne zonat e varfera, te prambetura, te majta tradicionale, votojne PD. Pra kush eshte parti e majte. Sigurisht ajo qe udhehiqet nga nje komunist…
Nuk rezulton ashtu. Sipas tabeles del se:
Tirana,Shkodra,Durresi jane pro PD.
Elbasan,Korce asnjeanes.
Vlora pro PS.
Keto jane qendrat urbane te Shqiperise.
Ku jane zonat e qyteteruara qe votojne per PS,Fieri si gerdalle,apo Berati tashme teresisht i fshatarizuar?
ore anal-its, ne tirane qytet, jo qark (tabela 1, jo tabela 2), rama ka avantazh 14,879 vota. per shkodren ke te drejte, por n’shkoder kane ardh malsuerit tash, se qytetart kan ik me kohe…
Arsyeja qe Sala avantazheh per fshatra eshte shume e thjeshte edhe shume e dukshme nga nje sy i thjeshte . Sala shumicen e zyrave edhe zyrtare i ka fshatare , edhe kta kan shume ndikime , ne fshatrat e tyre ose mese fisit , se duke pase nje fshatarin e tyre ose nje te fisit te tyre ne ndo nje zyre administrate e japin voten me kollaj. pastaj ka edhe nje arsye tjeter qe kta fshatarte neper administra bejne shume per njeri tjetrin . kjo eshte arma kryesore e Sales qe fiton shume vota ne fshat
Bashkepunimi midis PS, FRD, dhe AK duhet te jete ne prapaskene. Cdo dalje e perbashket ne publik do te duhej shmangur, qe te mos humbiten votat e atyre (budallenjve) qe nuk mendohen thelle kur degjojne propaganden e Saliut. Propaganda, sado e genjeshtert dhe e peshtire te jete, funksionon (deri ne subkoshience) ne nje pjese te mire te popullates. Prandaj Hitleri kishte nje minstri te tere per kete pune.
Nje opozite e bashkuar do te ishte zgjidhja e pare, por jo me e mira ne situaten e krijuar ne Shqiperi tani. Eshte nje situate komplekse, me shume dizinformim, dhe ku nderkombtaret nuk duan te nderhyjne drejtperdrejt.
FRD dhe AK duhet te luajne rolin e LSI ne 2009, por ne kahun e kundert. Nese keto parti marrin vota nga PD dhe kalojne pragun elektoral me vete, vetvetiu PD del ne opozite dhe c’organizohet brenda nje kohe te shkurter (do e shikoni). Duke u bashkuar me PS pas zgjedhjeve, ato e nxjerrin Berishen ne pension, dhe gjithashtu hapin rrugen qe ai t’i kaloje vitet e pleqerise midis kater muresh ne meditim per ato qe ka bere.
Ketu eshte dhe themra e Akilit per kete strategji. Saliu, ky sekretar partie i pandrequr, do te luftoje deri ne fund qe keto parti te mos kalojne pragun elektoral. Vjedhjet e votave do te behen ne kurriz te ketyre dy partive, dhe me e kollajshme kjo vjedhje do te jete ne “bastionet e PD” ose ne veri, pikerisht aty ku FRD dhe AK mund te marrin shumicen e votave. Nje sondazh i fshehte per mbeshtetjen e vertete qe kane keto parti eshte jetike per kete strategji.
Eshte ne te kundert te intuites, pot nje Berishe i mundur me vote, brenda rregullave te kushtetutes (edhe nese ai i ka shkelur te tera), eshte nje Berishe i poshteruar dhe i c’burreruar (Do e shikoni sa shpejt do te plaket ose do hiqet i semure, ma pare se ti vije rradha e gjyqit, dhe bile ka per te na ardhur keq). Nje Berishe i perzene me force, nuk mund te dergohet kurre ne gjyq per arsye politike dhe ligjore (e kemi nje shembull), madje dhe, qofte larg, mund te na hiqet si shpetimtar ose martir i demokracise dhe shtetit (e kemi nje shembull dhe per kete). Kjo eshte arsyeja e mosnderhyrjes publike te nderkombetareve. Nese largohet nje diktator me vote, asnje tjeter s’mundet dot as te enderroje te bej te ngjashmen, dhe rrota e politikes kthehet vetvetiu drejt nje rendi vertet demokratik.
Shpresoj qe Edi Rama ka mesuar plot nga Berisha vitet e fundit, dhe ashtu sic nuk ishte gati te digjte Shqiperine per Berishen, te mos jete gati ta djege te ardhmen e Shqiperise per disa thela torte per jetimet (per te mos me thene dobicat) e Saliut!
kryeqendra historike e dijes kultures trimerise SHKODRA+RRETHINA VOTON GJITHMONE KUNDER PS E DINI PERSE MOR FUNDERRINA TE JUGUT?
Na thuaj:1 shkodran te ditur ,1 te kulturuar e nje trim mor ti vitor.akoma me pallavrat e enverit fle ti.Asnje pushke se ka qit shkodra per SHqipni.
visari, duhet te jeni shume fshatar i pa edukate qe ben pyetje te tilla.nuk ja vlene te pergjigjet kush ty,