Nga Griselda Qosja
“Thone per Aleksandrin e madh se nen jastek mbante shkrime te Iliades se Homerit, mund t’i recitonte bash te tera vargjet po te qe nevoja dhe dite te tij mbrujteshin me admirim per heroin e parapelqyer, Akilin. Sigurisht i madhi Aleksander, ndofta mund edhe te mos e kish njohur Iliaden nese i dituri, i urti Aristotel te mos i kish dhene nje dite te bukur, ne tempullin e nimfave nje doreshkrim te tij, qe e pat prure me vete qe prej Stageiras. Aq me keq sikur Filipi, te kish zgjedhur nje tjeter edukues per te birin, deshirat, pasionet, frymezimi dhe adhurimi i ketij te fundit mund te qene drejtuar tjeterkund, e me gjasa Aleksandri nuk do te qe ai qe ne njohim sot.”
Te jesh student sot ne Shqiperi nuk eshte e lehte, jo vetem per hir te kushteve ne te cilat je i detyruar te mesosh por edhe per te gjithe andrallat qe te vine nga mungesa e nje boshti te qendrueshem etike nga i cili do te duhej te frymezoheshin ata qe japin mesim sot. Pa dashur te ndalem gjate ne metodat arkaike e te mykura te mesimdhenies, qe jo vetem nuk nxisin mendimin kritik por edhe promovojne nje qasje krejt mekanike ne perftimin e informacionit, ne nje rrafsh aspak praktik dhe ne cilesine e mesimdhenies e cila me se shumti le per te deshiruar, jo si rezultat i aftesive te munguara por i mungeses se seriozitetit dhe devotshmerise ndaj detyres.
Te mos e respektosh nje student si te tille ne mendimin tim eshte nje goditje e rende per sistemin deja lengues ne vendin tone. Kjo i detyrohet me gjasa edhe faktit, se profesioni i mesimdhenesit nuk eshte i vetmi qe mbajne mbi supe edukuesit tane, por eshte me se shumti nje angazhim periferik me karakter dytesor. Se shumti ankohen, per bibliotekat e braktisura nga studentet, por jo, me se shumti duhet te ankohen prej bibliotekave te braktisura nga petagoget, c’ka eshte nje fyerje jo vetem ndaj procesit edukues ne teresi por kryesisht ndaj studenteve, te cilet i kane pikerisht ata udheheqes ne hapesiren e dijeve.
E si mund te ndjehet i vleresuar e objekt respekti nje student, kur nuk i kerkohet mendim, kur nuk i nxitet te menduarit kritik, e nuk pergezohet per kete? Kur i nenshtrohet nje procesi mesimdhenes diktatorial, ku zeri i degjuar eshte vetem ai i ligjeruesit? Nuk mund te respektohet nje student nese nuk i krijohet hapesire per mendimin ndryshe, e te clirohet nga mundi per ta kerkuar me pahir. Nuk mund te ndjehet student, nje student te cilit i heqin deshiren per te shkuar me deshire ne universitet. Te cilit i drejtohen me ti, jo nga dashamiresia por fodulluku. Te cilit i duhet te shpresoje ne humorin e mire per nje vleresim te drejte, sepse standartizimi, etika, bon sensi dhe ne pacin ekzistuar na kane lene shendene me kohe.
Ndaj me vjen rend tek degjoj, te perseritura pafund here, qe studentet dhe te rinjte ne Shqiperi, nuk jane keshtu e ashtu, e jane kesioj e kesilloj. Te perseritura pa fund qe nga vitrinat e programeve mbremesore televizive e deri ne bisedat e perditshme kafeneve. Me vjen rende sepse nuk ndalojne te mendojne se cili eshte edukimi, modeli qe ju ofrohet sot te rinjve, studenteve ne auditore.
Me se shumti eshte ai i arrogances, fodullekut, mosbesimit dhe paragjykimit, qe nis qe me favorizimin e nje studenti me diplome te huaj ndaj atij me nje diplome shqiptare. Shvleresimi dhe percmimi i dukshem, ndaj sistemit nga vete ata njerez qe e mbajne ne kembe dhe qe jane gjithaq produkt i tij. E cili eshte mesazhi qe ju dergohet mijera studenteve qe derdhin kohe, mund, perkushtim ne shkollat tona? Qe ju nuk jeni aq te mire sa ata qe studiojne jashte? Apo edhe pse ata kane studiuar ne kolegje te dores se dyte, me nota shume here me te pakta se te tuajat, serish do te admirohen meqenese kane kaluar do kohe jashte?
E megjithese ne shkollat tona, sekretaret e fakulteteve s’te buzeqeshin asesi, e te duhet shume mund t’u besh te kuptojne se per hir te taksave te tua dhe deshires tende per t’u shkolluar, jane aty. Se jane te detyruara te te pergjigjen, madje edhe per hir te etikes edhe te buzeqeshin, e te te trajtojne e te respektojne si student. E pedagoget, duhet sinqerisht te kujdesen qe ti te mesosh, te nxesh, sic do te thosh ime gjyshe, te te mesojne te arsyetosh, te duash dijen. Te mos e shohin marredhenien tuaj si nje raport varesie, por si nje raport me ngjyrime prinderore ku ata jane frymezuesit. Jo nenpunesit e rendomte qe e lidhin funksionin e tyre me zhgarrivitjen e nje note, e cila nuk eshte vetem nota juaj, por edhe e tyrja, deshmi edhe e perkushtimit dhe mundit qe kane derdhur.
E megjithese ne shkollat tona, mungon ngrohja, bibliotekat e medha dhe frymezuese, hollet e zbukuruara ne dru e tapicerite elegante, teknologjia, ndertesat me arkitekture mbreselenese. E megjithese mungojne shpesh here edhe dashamiresia, perkushtimi, modestia, jetike per nje mesimdhenie cilesore. A nuk eshte per t’u vleresuar qe studentet tane, edhe ne te tilla kushte ia dalin? Ia dalin aq sa te shkollohen jashte jo vetem me parate e mamit dhe babit, por me mundin e tyre e bursave qe ju jane ofruar. A nuk eshte per t’u krenuar, qe studentet tane durojne edhe kur aksh profesor u jep mesim ne nje salle shume me te vogel se sa eshte e duhura per t’i nxene, e shpesh here edhe nuk vjen asfare? Durojne edhe kur i detyrojne te blejne libra me cmime te renda?
Sigurisht, e di qe ndokush nga vitrinat televize do te thote se nuk eshte durim i perkore por konformizem me situaten, mos interes, dobesi. Edhe mund te jete do t’i thoja, dhe nese eshte kur na qenkan edukuar te rinjte tane me tonin e protestes, me sigurine e mbrojtjes prej inatit idhnak, te atyre qe uzurpojne sistemin e edukimit? Asnjehere dhe kete e dine, ndaj heshtin, e bejne me te miren qe mund te bejne ne nje vend si ky i yni.
E jam e bindur se nese studentet tane do te kishin mundesite e Alexandrit apo ekuivalentit te tij modern, eh c’studente qe do te besheshin! C’studente do te beheshin, po te kishim me shume besim, vemendje dhe te trajtoheshin me respektin qe meritojne. Sepse pesha bie me se shumti mbi ata qe kritikojne me fodullek, por qe s’ndalin te mendojne, se edhe vete jane pjese e sistemit, se edhe nese nje student te vetem te mund frymezojne me modelin e tyre, ky vendi yne do te qe me i mire. Ndaj duhet t’i edukoni kokat thosh i miri Hygo ne mesfundin e shekullit te nentembedhjete, te mos i prisni. Qofte edhe me fjale.
Te lumte Griseld, ke kapur nje teme qe nuk para ju vjen per shtat per ta trajtuar vet drejtuesit dhe mesimedhenesit neper universitete, ti leme akademiket apo shoqerite civile qe jane shume larg.
Shpresojme qe vajza dhe djem si ty, se shpejti, te marrin ne dore dhe te drejtojne shtetin!
Komplimenta GRIS.Shume bashkohore e shkruajtur me vertetesi e shum fines Edhe nje here komplimente.
EDHE NE EUROPE NUK ESHTE E LEHTE TE JESH SDUDENT POR ATO PROTESTOJNE EDHE PER TE DREJTEN ME TE VOGEL ZBRESIN NE SHESH EDHE GJAKOSEN SHPESH HERE…. KUR KA QENE NE SHQIPERI PROTESTA E FUNDIT PA NGJYRA POLITIKE SIKUR CDO GJE SHKON VAJ… AI POPULL QE NUK PROTESTON NUK MERITON DEMOCRACI
Dakort me ty, ai popull bageti nuk meriton demokraci, le te shuhen ngadale ngadale deri sa t’ju dale gjumi pak para se te shuhen dhe ta kuptojne se ça kane bere, vetem se atehere do te jete shume vone.
Cfare eshte kjo Griselda, me cfare merret, sepse kuptohet qe ju qe keni komentuar jeni mikeshat e saj dhe e njihni. Thjesht kuriozitet! Flm
Griselda je kinge , mos degjo ato ca thone per Aleksandrin e madh se jane llafe grash ..lool
Keni te drejte! Por si mund t’i kerkohet mendim nje studenti, kur ai, apo ajo, nuk mendojne se jane me te vertete studente, por thjesht disa te rinj dhe te reja qe prinderit i kane detyruar te ndjekin arsimin universitar se u duhet nje diplome. Studenti, qe e quan veten student, duhet te respektoje veten me sjellje, me veprime dhe kunderveprime. Te jete shembull per njerezit perreth tij/saj. Por kur studentet e kalojne tere diten dhe nje pjese te mire te nates neper klube, ku drogohen, neper kafene dhe pube, dhe jo ne sallat e leksioneve dhe ne biblioteka, atehere ketu nuk ka vend per respekt. Respekti fitohet, nuk dhurohet. Sigurisht, ketu perjashtohen ata qindra e qindra studente serioze dhe te ndergjegjshem per misionin dhe detyren e tyre, jo vetem si studente, por edhe si nje brez qe pret te marre ne dore pergjegjesine e edukimit te brezave pasardhese dhe pergjegjesine e drejtimit te shtetit shqiptar. A keni degjuar ndonjehere gjate ketyre 22 vjeteve qe studentet te veprojne per padrejtesite e politikes dhe politikaneve shqiptare ndaj popullit, Shqiperise dhe trojeve te Shqiperise? Jo! Ja kjo eshte rinia jone studentore. Por edhe politikanet e sotem ia dine mendjen dhe deshirat rinise studentore dhe i kane krijuar te gjitha mundesite qe te merren me to.
Hmmm…nji shkrim realist ,qe prek ne pikat e ndjeshme ,
mbi dobesise arsimimit te studenteve ne ate vend e cila penetron ne nonsens .
Nji sensibilizim i tille eshte aq i nevojshem nqs vertet ,
kerkohet vertet kualitet ne arsim.
Nji shqetesim korrekt per ate shoqeri per te ardhmen e arsimit .
Rrespekt shkrimeve te tilla .
Pedagoget ne Shqiperi kane humbur respektin per veten, le me te kene per studentet. Ata e kane mendjen vetem tek paraja. Shume prej tyre jane medioker, qe nuk lexojne dhe nuk perpiqen te shtojne dijet e tyre,dhe per kete i ulin studentet se i konsiderojne konkurente te ardhshem dhe e dine qe sa me shume studente te mire te kete aq me teper u rrezikohen vendet e punes. Kapadajllekun dhe arrogancen i kane tiparet e tyre me kryesore. Nuk dine te diskutojne me studentet dhe shume prej tyre nuk kane as bonsensin me te vogel per t’i shpjeguar studentit ose i ka vene kete apo ate note. Bejne sikur jane superiore, por nga brenda ndihen shume inferiore dhe inferioritetin e tyre mundohen ta fshehin duke shtypur studentet. Te pakte jane ata pedagoge qe ia vlen< cis thote populli, t'u heqesh kapelen.
Zonjusha ka kapur nje aspekt shume serioz dhe problematik te arsimit dhe shoqerise ne pergjithesi. Pergezime
Më pëlqeu! Sigurisht që ka përjashtime, por fatkeqsisht kjo është fryma mbizotruese në kto kohë. Si student të falenderoi për shkrimin.
Griselda qenka si shpirt..se di ne eshte e fejuar apo jo? ?
Latua qenka Shejtan, hahaaa
Une per vehte kam shume respekt per studentet. Ata jane e ardhmja e dheut. Zonja flet per Aleksanderin e Madh se ka qene student i mire une dua ta bie me afer me shembuj te bukur.
Student i jashtezakonshem ka qene Azem Hajdari, ai nuk studionte fare por i dinte te gjitha. Aq i madh ishte sa na pru demokracine. Ne kohen e komunizmit korrupsioni behej me arra, ndersa vajzat ofronin ne natyre.
Ne demokracine Tuaj e çfare ka ndryshuar, mendoj studentet e dobet nuk çojne arra por leke, euro, dollare, ndersa ajo e shkreta ka mbetur ne natyre akoma. Ate te shkreten e merr ne natyre edhe Saliu, e keni pare si dalin vajza te reja e kakarisin “Saliu eshte i vetmi gjel ne shqiperi” i quajne “sekretare” e “zedhenese”. Njoh studente (jo djalin e Bossit) qe kane mbarue fakultetin pa hyre fare ne shqiperi.
Sipas mendimit tim jeni shume mire duhet dhjere fare studimi e puna duhet ngritur ne piedestal “kristal” e Salistan.
Po dhe te kjo teme e futet Hajdarin?! Dhe jo me Aleksandrin e Madh por dhe me Jezusin e Muhamedinta krahasojme. Katunar!
Per shkrimin tani… Shkrimi ishte shume i mire ne permbajtje dhe mentre argumentimi.