Nga Xhovani Shyti
Kur institucioni i lartë i Bashkimit Europian(BE) komunikoi vendimin e dhënies së statusit të vendit kandidat Shqipërisë, duke vënë si kusht kryesor realizmin e votës së lirë në zgjedhjet e pritshme të vitit 2013, kryeministri i vendit Sali Berisha e kaloi këtë pa përfillje. Pa përfillje ngaqë e konsideroi një kërkesë të thjeshtë, madje fare të thjeshtë, që varej tërësisht dhe vetëm nga dora e qeverisë, që drejton, dhe nga askush tjetër. Ndaj dhe u zotua gjoksngrehur se do të bëjë të gjitha përpjekjet dhe do të harxhojë të gjithë fishekët për të realizuar votime të ndershme, e vota të lira. Dhe këtu nuk gënjeu e as bëri demagogji. Megjithatë, prapa këtij qëndrimi “garantues” e “zotues” të Kryeministrit tonë dinastik, nuk mund të mos konstatohen dy sjellje. Një që dëshmon qenien e tij plotësisht i sinqertë,dhe, njëkohësisht qenien e tij demagog klasik, d.m.th jo i sinqertë.
Për rastin në fjalë, sinqeriteti i kreut të qeverisë, Sali Berisha, lidhet me faktin se cilësia e zgjedhjeve 2013 është plotësisht në dorën e qeverisë, që ai e dikton prej më shumë se shtatë vite, pra në këtë pikë prej tij nuk ka kurrfarë demagogjie, ndërkohë që zotimi për të garantuar votime të lira e të ndershme në qershorin e vitit 2013 nuk mund të vlerësohet i tillë. Përkundrazi duhet thënë, me gojën plotë, se është një shaka, pra një angazhim jo i sinqertë. Një lloj dopingu politik, të cilin kryeministri, Sali Berisha (por edhe të tjerë homologë të spektrit politik shqiptar, që kanë qenë në pushtet), e kanë përdorur rëndom gjatë viteve të karrierës së tyre qeverisëse. Vite gjatë të cilave, angazhimi dhe gjoksngrehja për të realizuar zgjedhje të lira e të ndershme, del të ketë qenë më shumë demagogji sunduese, sesa realitet. Sepse zotimin për të realizuar zgjedhje të ndershme e të lira Kryeministri ynë i sotëm nuk e lëshoi për të parën herë, këtë fundtetori, pasi BE-ja ia vuri si kusht Shqipërisë për të nisur negociatat e qenies vend kandidat për marrjen e statusit. Manipulimi i votave paskomuniste të shqiptarëve ka qenë permanent, pothuajse gjatë tetëmbëdhjetë vajtjeve të tyre përpara kutive të votimit. Procese ndër të cilët Sali Berisha ka qenë protagonist herë nën pushtetin e Presidentit e herë nën atë të Kryeministrit.
Angazhimet dhe gjoksngrehjet e Berishës për të garantuar vota të lira e të ndershme rezultojnë të kenë qenë demagogji edhe në nëntorin e 1994-ës, kur ditën e mbajtjes së votimeve për projektkushtetutën “Berisha”(siç u etiketua), dajaku i policisë çoi nëpër spitale qindra kundërshtarë. Por, po demagogji del të kenë qenë angazhimet e tij edhe në mbajtjen e zgjedhjeve të 26 majit 1996, kur së bashku me opozitarët e kundërshtarët e dhunës masive, viktimë ranë edhe gazetarë e shtetas të huaj. Atëherë Sali Berisha ishte President i vendit. Çka don të thotë se ishte akoma më shumë i detyruar të garantonte kushtetueshmërinë e mbajtjes së zgjedhjeve të lira e të ndershme.
Nga 1992 deri në 1998, kur Kryeministri i sotëm u detyrua ta lërë presidencën, janë zhvilluar pesë herë votime. Që të pesta problemore. Ku grabitja e votës,represioni, dhuna policore,manipulimi me certifikata false etj., kanë njohur pika kulmore, duke eklipsuar zotimet e garancitë publike të ish Presidentit. Por e njëjta sjellje manipuluese e votave të shqiptarëve, nga ana e të angazhuarit para BE-së për të realizuar zgjedhje të lira e ndershme në 2013, ka sunduar edhe në dy palë votimet e mbajtura përgjatë periudhës kohore kur ai ka qenë kryesues i qeverisë, pra Kryeministër. Që parakupton mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të qershorit 2009 dhe atyre lokale të majit 2011. Që janë proceset më të fundit zgjedhore, e që mbahen mënd jo vetëm si sjellëse të krizës më të thellë, që ka kaluar politika shqiptare,por edhe si votime që zbritën në tapetin e zhvillimit të tyre ambasadorët e vendeve perëndimore. Prania e të cilëve, me gjithë sfilitjen e tyre, nuk arriti të ndalte përdorimin e kartave të identitetit fallso, hedhjen e votave fisnore nga një dorë, hapërdarjen e votuesve dhe nxjerrjen e një rezultati përfundimtar të pakontestuar.
Pas votimeve të kësisojshme pllakosi kriza më e thellë dhe më e gjatë e politikës shqiptare. Në të dyja këto palë votime krizëmbjellëse Sali Berisha ka qenë kryeministër i vendit. Çka don të thotë se, si votimet e mbajtura në nëntor 1994, për të etiketuarën si “projekt kushtetuta Berisha” ashtu edhe manipulimi i madh të 26 majit 1996, apo zgjedhjet e Qershorit 2009 e ato të Majit 2011, kanë qenë dirigjuar po nga Kryeministri në detyrë. Nga Kryeministrit që këtë fundtetori, pak ditë pasi BE vendosi kualitetin e zhvillimit të zgjedhjeve të Qershorit 2013, si kusht për hapjen e negociatave me Shqipërisë për vend kandidat, nuk nguroi t’i parashpallë ato të lira e të ndershme. Madje garantoi, se ato do të jenë të tilla. Një angazhim ky që vërtetë nuk do të vihej në dyshim, nëse veprimet e ndërmarra prej tij, në realitet, do të ishin krejt të kundërta.
Sepse, nëse kryeministri Sali Berisha do të dëshironte që vërtetë gara e mbajtjes së zgjedhjeve të qershorit 2013 të zhvillohej e ndershme, më së pari duhej të kishte degraduar nga posti i zv.ministrit të Pushtetit lokal Ferdinand Ponen, bëmat antiligjore të të cilit nisin qysh në zgjedhjet diskredituese të 26 majit 1996, për të mos pasur të sosur as sot e kësaj dite.
Nëse garancia e dhënë nga Sali Berisha, për mbajtjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme në 2013, do të ishte e sinqertë, ai nuk do të kishte emëruar në postin e Ministrit të Brendshëm, Flamur Nokën,një njeri që karrierën politike e ka arritur falë qenies shkop gome i Kryeministrit. Por, gjoksngrehja dhe garancia që Kryeministri Sali Berisha i jep BE-së për mbajtjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme në 2013 do të kishte ca dozë sinqeriteti nëse ai nuk do të vendoste në postin e zv.ministrit të Brendshëm Arben Ristanin, njeriun që për të zbatuar me fanatizëm dëshirat e Berishës, në votimet e fundit, bëri “lesh e li” kushtetutë e ligj zgjedhor. Dhe së fundi, nëse kryeministri aktual, Sali Berisha do ta kishte me gjithë mend angazhimin e bërë publik, pasi BE-ja shpalli cilësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të 2013, si kushtin kryesor për çeljen e negociatave të marrjes së statusit kandidat, nuk do të luante gurë e kusur për të ngjitur në krye të Komisionit të ri Zgjedhor, d.m.th në krye të ish Komisionit të drejtuar nga Arben Ristani, Lefteri Lleshin. Sikurse është deklaruar: një ish këshilltare fanatike e drejtueses së pushtetit legjislativ, Jozefina Topalli.
Ne koke te doktor gangrenes!
http://imazheshqip.blogspot.com
saliu zakonisht genjen keshtu qe kur thote do bej zgjedhje te ndershme me siguri do vjedhe vota
Po Saliu nuk lufton per tu zgjedhur mos besoni kete gje. Ai do te jete i sigurte qe mund te jetoje ne shqiperi bashke me familjen dhe pasurine e tij te kontrolloj shqiperine te komandoje nga shtepia e tij. Shikoni Topin (AKZ)ose Meten sepse andej do ai te kaloj rruga.
Saliu zotohet por ai nuk ka faj qe parashikon qysh tani qe opozita destruktive do te denoncoje vjedhjet e votave sepse nuk do integrimin e Shqiperise. Faji eshte i tyre.
Ai nuk ka ruge tjeter -Vetem te vjedh votat me te gjitha menyrat qofte edhe me gjakderdhje-.Kjo sepse ai eshte KRIMINEL.Me humbjen e kariges ai do te perballet me GJYQIN E VERTET prandaj edhe eshte bere si QEN I TERBUAR.Por kete radhe-haroi mushka valaren-Ike plaku sal ike-Populli do te shemb me vot te drejt dhe ti nuk do te mundesh te dalesh mbi HAKMARJEN e MADHE te POPULLIT qe po vuan ne diktaturen berishjane.
Europa or Zotni nuyk na shkruan ne shpatull. Nuk i intereson fare se kush qeveris ne shqiperi i intereson kur problemet e shqiperise duhet ti paguaje Europa. Kur vjen puna per te paguar Europa nuk te fal. Per shqiptaret jam i sigurt se prapa skenes ata thone “jane muslimane e s’dine te bejne shtet, ti mbajme liro-shterngo”. Sali Berisha e kriminelet nuk jane problem per Europen por per shqiperine e shqipetaret e nuk i perket askujt te zgjidhe problemet e shtepise sone te huajt. Sali Berisha tallet gjasem me Europen por ai tallet me shqiptaret por edhe me vehten e vet. Nga ana ime i thone “me ja ba me sy vetvetes” “me u tall me vehten” edhe Sala ne fund do tallet me vehten dhe familjen e vet pasi shqipetaret nuk do t’ja falin kurren e kurres.
Une qe nje kohe kam deshiruar qe mos te shkruaj per ket njeri,por me detyrojn disa shkrime ketu qe dalin dhe ja futin kot jo keshtu po asht,qka jeni ka pritni prej tije,ky eshte i 97es,ky eshte i 98es kur deshi te bej puq ndaj pushtetit.Dhe per ate qdo levizjeje protestuese qe behet ky automatikisht e vlereson rrzuareje te qeveris,se ky me vote te lir nuk leshon pushtet,ky ishte i vitit 2009 ,ky ishte i vitit 2011 ku vodhi votat ne tavolin,ky ishte i 21 janarit,ky ishte ai qe lufton per demokraci pushtete te balancueme muerr kryetarine shtetit kukul e tij,muar SHIK,tash dota merr dhe prokurorin ,dhe zgjedhejet e vitit 2013 dote jen shum demokratike sipas qefit te tije,besa ai shef dhe ender duke ju zgjatur jeta ne karrig si AMET ZOGU MBRET,
Por deshira ime eshte qe ky njeri edhe nje min ,te mos jet ne qeveri te ngrihet i gjith populli dhe te bllokoj gjitha instutucionet dhe shtetin opozita e ka ket force por mungon vetum vullneti.