Shqipëria e Madhe, Serbia e Madhe dhe Kosova

27 Tetor 2012, 17:16Blog TEMA

Nga Adriatik Kelmendi

TASHMË NUK ËSHTË vetëm Shqipëria shteti i vetëm në Ballkan, i cili është i rrethuar me popullatë etnike përreth gjithë kufijve të vet të shpërndarë në shtete të ndryshme, megjithëse kjo ka qenë një e vërtetë e pamohueshme përgjatë pjesës më të madhe të shekullit të kaluar.

Ndonëse thuajse krejt e anashkaluar dhe e patrajtuar në hapësirën intelektuale shqiptare, këtë fat tash e ka edhe Serbia.

Me shpërbërjen e Jugosllavisë, Serbia ka humbur fuqinë e të qenit republika dominuese brenda ish-federatës, por edhe është bërë realitet fakti që jo të gjithë serbët të jetojnë më brenda kufijve të një shteti.

Ky realitet i ri gjithsesi se është krijuar në mënyrën bukur klasike të formimit të shteteve përgjatë historisë, që i bie të jetë si rezultatet i luftërave. Serbia, duke dashur që të arrijë synimin e Serbisë së Madhe, ka zhvilluar dhe humbur katër luftëra, atë në Slloveni, Kroaci, Bosnjë dhe Kosovë, si dhe ka humbur pa luftë pjesë të territoreve të banuara me popullatë serbe, në rastin e pavarësimit të Malit të Zi dhe të Maqedonisë.

Pra, Serbia është humbëse e luftërave që ka zhvilluar. Në këtë kontekst kufijtë e Serbisë së sotme janë rezultat i kapitullimit të Serbisë në luftërat e zhvilluara gjatë të ’90-ave, si dhe i vendimeve të konferencave, organizatave dhe shteteve të fuqishme të globit.

Ky është realiteti i patjetërsueshëm i mijëvjeçarit të ri për Serbinë, ashtu siç ka qenë dhe mbetet ai i Shqipërisë.

Perëndimi i shekullit të luftërave

TASH, ME MËSIMET e nxjerra nga shekulli i përgjakshëm i kaluar në Ballkan, duket se janë ndërgjegjësuar edhe shqiptarët e edhe serbët.

Nga të dy popujt sigurisht më të hasmuar në Ballkan, sot jemi dëshmitarë të deklarimeve të elitave politike se luftërat duhet të mos përsëriten dhe se gjithçka duhet të arrihet me anë të dialogut.

Ky është një lajm i mirë për të gjithë banorët e gadishullit, pasi që jep shpresë për normalizim të jetës dhe mirëqenies së qytetarëve që jetojnë aty.

E kompromisi më i madh i gjithë kësaj hasmërie të gjatë shqiptaro-serbe është pikërisht shteti i Kosovës.

Ndonëse nuk është pranuar ende si e tillë nga Beogradi, Kosova sot është shtet i pavarur. Kosovën e kanë njohur mbi 90 shtete, shumica prej të cilëve janë demokracitë më të mëdha botërore, me territor të garantuar nga NATO-ja dhe BE-ja, e njohur si entitet i veçantë edhe nga OKB-ja me Rezolutën 1244, si dhe e kornizuar nga Tri Parimet e Grupit të Kontaktit, pjesë e të cilit është edhe Federata Ruse. Këto fakte do të duhej të mjaftonin që edhe shqiptarët e edhe serbët ta pranonin Kosovën e pavarur dhe integrale, si kompromisi i dakorduar i të gjitha forcave politike globale të mijëvjeçarit të ri, e cila përjashton idetë e krijimit të Shqipërisë Etnike ose “Shqipërisë së Madhe”, respektivisht Serbisë Etnike ose “Serbisë së Madhe”.

Rreziku i luftës së re

MIRËPO, EDHE TE kompromisi Kosovë, sërish shtizat shqiptaro-serbe thyhen për një pjesë të serbëve dhe të shqiptarëve që janë zënë të jetojnë jashtë kufijve të shteteve që konsiderojnë se u takojnë etnikisht. Serbët që jetojnë në veri e që kërkojnë të jenë pjesë e Serbisë dhe shqiptarët që jetojnë në Luginë të Preshevës e që kërkojnë të bashkohen me Kosovën.

Natyrisht se një ndryshim i këtyre kufijve me vullnetin e vetëm njërës palë dhe me kundërshtimin e palës tjetër do të çonte pashmangshëm në luftë të re.

Thjesht, në qoftë se serbët e veriut dhe Beogradi do të donin që me forcë ta ndanin Kosovën, kjo s’do të mund të bëhej meqë territorin e Kosovës e garantojnë forcat ushtarake të NATO-s dhe kjo me automatizëm do ta fuste Serbinë në luftë me Aleancën Veriatlantike e edhe me shqiptarët.

Në anën tjetër, e kemi parë se në fillim të dhjetëvjeçarit të kaluar në Luginë luftoi UÇPMB-ja dhe kjo pjesë nuk ia doli që të bashkohej me Kosovën.

Pa dyshim, ky duhet të jetë leksioni të cilin do të duhej ta kuptonte më së qarti kryeministri i tashëm serb, Ivica Daçiq, i cili është i vetmi lider institucional nga serbët dhe nga shqiptarët që e kërkon ndarjen e Kosovës si zgjidhje të problemit.

Ndarja e Kosovës vetëm me vullnetin e Serbisë çon në luftë. Prandaj duhet kuptuar se jo të gjithë serbët dhe jo të gjithë shqiptarët mund të jetojnë brenda shteteve etnike.

Këtë duket ta kenë kuptuar më seriozisht politikanët kryesorë shqiptarë, por, siç po shihet, jo edhe të gjithë nga ata serbë.

Të rikujtojmë se edhe shqiptarët në Luginë të Preshevës kanë mbajtur një referendum për “Autonomi politiko-territoriale me të drejtë bashkimi me Kosovën” më 2002, ku shumica kanë votuar Pro, mirëpo mesazhi nga institucionet e Prishtinës ka qenë: “Nuk do të ketë ndryshim kufijsh”.

Edhe serbët e veriut në fillim të këtij viti votuan me shumicë Kundër në referendumin e tyre lidhur me pranimin e autoriteteve të Prishtinës atje, mirëpo edhe pse nuk u përkrah zyrtarisht nga Qeveria e atëhershme serbe, mesazhi nga Beogradi nuk ishte se s’do të ketë ndarje, gjë që po kërkohet tash haptas nga Daçiqi.

Standardet për Kosovë dhe Serbi evropiane

SI TË TRAJTOHET kjo çështje?

Besoj se në qoftë se edhe Prishtina e edhe Beogradi e kuptojnë se Kosova dhe pavarësia e saj nuk janë vetëm vullnete të shqiptarëve dhe të serbëve, por se ka pasur luftë, se ka pasur humbës e fitues dhe ka pasur një bashkësi ndërkombëtare që ka marrë pjesë në atë luftë, e ka vendosur paqen dhe ka treguar se ku janë kufijtë – atëherë do të ishte më e lehtë. Formula për shqiptarët dhe serbët e pakënaqur do të ishte zgjidhja evropiane për të drejta të komuniteteve pakicë në shtetet ku janë.

Në qoftë se edhe Kosova, edhe Serbia janë të sinqertë se dëshirojnë të jenë pjesë e Bashkimit Evropian dhe të praktikojnë vlerat evropiane, nuk kanë se si të shprehen kundër të drejtave që duan komunitetet pakicë në vendet e tyre, në mënyrë që qytetarët e këtyre komuniteteve ta ndiejnë veten me të drejta të barabarta me popullin shumicë e jo qytetarë të rendit të dytë.

Në këtë frymë, në bazë të të drejtave të njeriut, do të mund të avancoheshin statuset e popullatës serbe në veri të Kosovës dhe të popullatës shqiptare në Luginë të Preshevës.

Si do të mund të arrihej kjo?

Po në një Kosovë evropiane do të duhej të kishte respektim evropian të të drejtave të komunitetit pakicë serb, njësoj siç do të duhej që në një Serbi evropiane të kishte respektim evropian të të drejtave të komunitetit pakicë shqiptar.

Pra, me reciprocitet të plotë.

Përndryshe, nuk do të ishte e kapshme se si serbët në një Kosovë që përbush standardet e BE-së për komunitetet pakicë do të kishin më shumë të drejta sesa shqiptarët në një Serbi që përmbush standardet e BE-së për komunitetet pakicë. Standardet e BE-së do të duhej të vlenin njësoj e barabar për të gjithë, dhe të mos jenë të dyfishta.

Reciprociteti mundëson edhe shkëmbim territoresh

SË KËNDEJMI pastaj do të ishte shumë e lehtë që të merren vesh ndërmjet vete Prishtina dhe Beogradi për gjithçka që ka të bëjë me shqiptarët e serbët në veri dhe në Luginë.

E nëse do të pajtoheshin plotësisht ndërmjet vete një ditë që në bazë të reciprocitetit të plotë të ketë edhe shkëmbim territoresh, s’shoh ndonjë problem që kjo të mos pranohej nga bashkësia ndërkombëtare.

Deri atëherë dhe në atë mundësi duhet pranuar realiteti i sotëm.

Ai flet qartë për të drejta të njeriut në kufijtë e tashëm dhe pamundësi për krijim të shteteve njëetnike.

15 komente në “Shqipëria e Madhe, Serbia e Madhe dhe Kosova”

  1. DRITA HOXHAJ says:

    Mor po Shqiperine po na e coptojne keshtu te vogel sic eshte , ju thoni Shqiperia e Madhe!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/rojet-bregdetare.html

  2. Hallambri says:

    I biri i prokurorit jugosllav, ligjeron status quon, si zgjidhja me e mire. ashtu sic beri edhe i jati. Por, perfitimet ditore ne kurriz te popullit nuk i harrojne. Rrace e poshter kjo e komunisteve te konvertuar.

    1. Gresa says:

      Mos je gje gabim, Hallambri, apo ke dicka qe te ben ta sulmosh kur nuk mund te kunderargumentosh me autorin. Ma ha mendja se ti do te duhej te thoshe djali i prokurorit shqiptar ne Kosove, te cilin serbet e perjashtuan nga puna shkaku qe e klasifikonin si nacionalist shqiptar. Kjo eshte e verteta. Por ty te mbaka koka ere. Miope si puna jote do te deshironin t’i shihnin gjithe shqiptaret ne ishJugosllavi vetem si cobane e bukepjekes, te pashkolluar e pa asnje funksion, ne menyre qe serbet pergjithmone te ishin zoter. Ja qe dolen disa shqiptare qe u arsimuan edhe ne ishJugosllavi, asimuan edhe te tjeret dhe sot Kosova eshte shtet i pavarur.
      Sa per shkrimin e Kelmendiy, eshte per disa shkalle me i larte se sa lexojme cdo dite ne gazetat tona.

      1. Hallambri says:

        Gresa, nuk je në ngjarjet e Kosovës, ndaj tashmë bëheshke edhe avokate e prokurorëve jugosllavë që denonin shqiptarët nacionalist. Prokurorët shqiptarë, ashtu u thënçin, ishin më të tmerrshëm se vet serbët. Ky djalka edhe sot do të dorëzohen shqiptarët para situatës, të mos e ndërrojnë atë mbase është më e mira ndonjëherë për ta. I tillë ishte edhe babka i tij, nuk kontribonte për ta ndryshuar por për tu dorëzuar para jugosllavëve. Analizë e konformitetit, asgjë më shumë, të tillë ka me mijëra që i hanë frutat e krimeve dhe vijojnë të bëjnë krime kundër unifikimit të kombit.

        1. Gresa says:

          Jo Hallambri, ti po ia fusje kot. Une jam nga Kosova dhe njoh personat e situaten e nuk bej pergjithesime si puna jote.
          Artikulli eshte i mrekullueshem. Ti ndoshta nuk e paske lexuar. Ai thote qe nese preken kufijt per shkakun e Serbise atehere do te preken edhe per te miren e shqiptareve.
          Perndryshe, cka ka punuar nena jote qe te ka bere nje trap te ketille?

  3. Gagi says:

    Analiza me e thelle dhe me e sakte qe kam lexuar nder vite. Rrofsh z. Adriatik Kelmendi. Mendje qe te mbush shprese per shqiptarine.

  4. fule says:

    Pergezime per atikullin. Tersisht e llogjikshme ideja e reciprocitetit te plote.

  5. Din Kruja says:

    Analiza e z. Kelmendi edhe ne rast si ka ardhur e gateshme nga Beogradi, mbron teresisht interesat e semura nacionaliste te Serbise. Ky pseudo ekspert ne shkrimin e tij ka disa kontradiksione. Nje here thote ne rast se nuk shkembehen territoret do te kete lufte dhe nje here thote se Serbia nuk mund ta sulmoje dot Kosoven se do te perballet perseri me Nato-n.
    Nje teze tjeter antikombetare eshte edhe kur thote se ne rast se do te bashkohet Kosova me Shqiperine do te behet hataja. Per kete po lufton me fort aktualisht politika serbe, sepse nje bashkim i tille e mbyll ne menyren me perfundimtare ceshtjen e ribashkimit te Kosoves me Serbine. Kjo sepse nje bashkim i tille automatikisht zgjidh perpjekjet per njohje te reja, territori i saj me pas eshte pjese e nje shteti anetar i OKB-se,i Natos dhe i shume organizmave nderkombetare OSB, BE, etj.
    Bashkimi i dy trojeve ku jeton i njejti komb eshte nje dicka qe legjitimohet nga te gjitha konventat nderkombetare.
    Sot ne Serbi nga pjesa e politikaneve me pragmatiste, qe jane te ndergjegjeshem se kafshata e madhe te ngelet ne gryke, eshte hedhur kjo teze”… He e humbem qe e humbem Kosoven, te pakten te marrim Mitrovicen. Tu japim shqiptareve dy krahina Bujonavcin dhe Medvegjen ku vetem gure e shkemb ka dhe te marrim Mitrovicen, ku ka zona mjaft te pasura minerare, te pakten rezervat e plumbit dhe qymyrit jane nga te medhate ne Europe.

  6. Cakalli7 says:

    po me turqine si do bashkohemi or tej se skemi kufij tokesore? apo nji shtet si pakistani me bangladeshin

  7. koka says:

    Artikull skandaloz. Nuk di cfare kane ne sy keta qe thone artikull qe te jep shprese per shqiptarine. Ky sikur me qene avokat i Serbeve. Ore KELMEND te morte dreqi dhe mbiemrin qe ke nga na dole keshtu, ata nuk kane kerkuar as minimumin e fajit, ende vazhdojne kerkojne shtepija fantazem ku na qekan therre dynjaja. Po te qe ashtu ku jane keto nenat Serbe te dalin te na thone se kush jane qe ne Shqiptaret u paskemi therrur djemt e vajzat per trafik organesh. Serbia vendosi nje nga liderat me ekstremist ky thote paqe. Kush ja ka fajin Serbise qe jetojne jashte te gjithe ? Me kete logjike mund te thote dhe Rusia qe jam dhe une shtet i persektum se rrethohem nga sllave. Por ja qe jo te gjithe jane Sllave ore shoku gazetar. Ata Malazezet mut si mut qe jane kane nje aresye qe dolen vec, Kroatet po ashtu, edhe ate qe vetquhen sot Maqedonas e neser Jashtokesor kane areyset e tyre qe kane dalur vec. Ne rastin e Shqiperise ky u imponua nga jasht. Shqiperia e kater vilajeteve u copetua. Nuk mbeti fuqi perendimore pa e bombarduar shqiperine veriore qe humbem pjese kyce ne Dioklea(Mal te Zi), territore historikisht nga kahmoti 100000% shqiptare dhe te banuar me shqiptar.

    Prandaj ti shoku gazetar boll na mbrojte keto teza te shpifura. Enveri thoshte dy popuj miq per Gerqine, ti po na thua dy popuj viktima. Shko ore mbushu. Keni apo jo ju palce kurrizore. Boll qe kemi dhe Sali Mavricin ne krye peshqesh nga politika serbomadhe, boll se ata zgjodhen nje ultranacionalist qe e ben Tadicin te ngjaj lule, tash duhet me degju dhe ju si kakarisni.

    1. Asi says:

      Ose kemi lexuar artikuj te ndryshem, ose ty te kane rrjedhur trute. Autori flet per nevojen qe serbet te mos mashtrojne shqiptaret, te do te krijohet Shqiperia Etnike ne qofte se serbet duan ta ndajne Kosoven, e ky Koka ia fut kot. C’mjeran.

      1. koka says:

        Lexoje dhe nje here se paske proshute tek syte, ti dhe ai qe e ka shkruajtur kete pacavure sllave.

  8. Avni says:

    Eshte hera e pare qe komentoj online. Mirepo, disa kometues kokebosh te bejne qe te lemeritesh me nivelin qe lexuesve sot.
    Z. Kelmendi e ka qendisur ne menyren me te mire idene perse nuk mund te ndahet Kosova.
    Kush ka sy ne artikull e lexon se ai hedh paralelen me Luginen e Presheves dhe thote se ne qofte se ndahet veriu atehere duhet te ndahet edhe Lugina e Presheves. Ne qofte se serbet duan qe te gjithe serbet te jetojne brenda nje shteti atehere edhe te gjithe shqiptaret duhet te jetojne brenda nje shteti.
    Serbia, sic thote autori, sot ka popullate serbe ne Maqedoni, ne Kosove, ne Mal te Zi, ne Bosnje… Kush nuk e sheh kete eshte i marre.
    Une kam vetem komplimentet me te mira per Adriatik Kelmendin.

  9. Asi says:

    Shkrim brilant. Te lexohet tri here ne dite, para dhe pas buke.

    1. Leka says:

      Lexoni analfabete lexoni, se do perfitoni gje!!! Te trashet e surles, kuptohet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje