“Stupci” i regjimit

23 Tetor 2012, 20:41Blog TEMA

Nga Arbana Xharra

Sa herë më bie rruga nga ndonjë stacion policor, apo të shoh rastësisht ndonjë polic teksa kam për dore djalit tim trevjeçar, më duhet të ndaloj, ai nuk largohet pa i përshëndetur nga afër ata, apo edhe t’i përqafojë, përndryshe tërhiqet zvarrë. I adhuron, në çdo përfytyrim imagjinar të tij ka një polic protagonist pozitiv. Ka kohë që kërkon t’i blej uniformën e policëve, ai vdes të jetë një i tillë. Policin e ka fiksim, mbrojtje dhe krenohet qysh tani me ta.

Krahasoj adhurimin e tij me ndjesinë time si e vogël, frikën e tmerrin që më fusnin në palcë, kur rastisja të shoh policë me uniformë të regjimit. S’e di, ndoshta janë pasojat e luftës, por kordonët policorë me helmeta dhe me shufra gome në dorë, me kthejnë në atë kohë. As dje nuk do të kisha dashur të parakaloj rastësisht nga protesta me djalin për dore, as të shoh në edicionet e lajmeve se si ata rrahin pamëshirshëm protestuesit, nuk dua t’ia shuaj adhurimin e sinqertë që ka për Policinë e Kosovës. Sepse ai s’ka se si ta kuptojë se kjo polici është duke u shfrytëzuar nga shtetit totalitar e që s’ka të bëjë as për së afërmi me demokraci.

Të rrahësh brutalisht protestuesit, pamëshirshëm në mesin e tyre edhe gra, nuk ka se si të mos krahasohesh me policinë e Milosheviqit. Dikush ka dhënë një urdhër, sepse edhe ata policë janë pjesë e këtij populli dhe nuk e besoj se pa direktivat e dikujt nga lart do të përgjaknin deputetë në rrugë vetëm pse janë kundër takimit të Thaçit me Daçiqin. Policëve nuk u ka mjaftuar në shesh “mbrojtja e qeverisë”, ata kanë ndjekur protestuesit edhe nëpër rrugë e deri në spital ku në gjendje kome ka mbetur deputetja Albulena Haxhiu.

Ditë më parë njësitë speciale rrethuan institucionet më të larta shtetërore, Qeverinë dhe Kuvendin e Kosovës. Forcat speciale duke rrahur deputetët, i shtojnë edhe një fakt realitetit kosovar, dëshmojë se pushteti e ka në duar edhe policinë, përmes të cilëve diktatura përpiqet të godasë.

Protesta e lëvizjes “Vetëvendosje” na bëri me dije dy gjëra thelbësore:

1. Kosova është gati të shndërrohet në shtet njëpartiak, në favor të bashkëpunëtorëve dhe duartrokistëve të tyre. Ku policia e sistemi gjyqësor shfrytëzohet për interesat e pushtetit e që në të njëjtën kohë degradojnë shtetin. Të trishtë mbesin ata që e duan një shtet, polici e gjyqësi në shërbim të popullit e jo të një nomenklature politike.

2. “Vetëvendosja” e ka të kotë me protesta që të synojë ta rrëzojë qeverinë, edhe pse e ka epitetin e hajdutëve, dhe më së paku Hashim Thaçin. Sepse kjo lëvizje nuk po mund të arrijë të tubojë në rrugë as elektoratin e tij të Prishtinës. Me 200-300 veta nuk mund të rrezohet asnjë individ e lëre më një pushtet. Nuk është hera e parë që thirrja për protestë qoftë ajo për interes kombëtar apo partiak, nuk po arrin të tubojë as simpatizantët e kësaj partie. E sidomos këto ditë kur ka mbetur e vetme në opozitë, derisa Thaçi negocion disa punë në të njëjtën kohë.

Çfarë motivi duhet pasur qytetarët që përmes protestave të bashkohen i madh e i vogël kundër qeverisë? Sepse ndryshimi realizohet vetëm kur me lëvizje të tilla solidarizohen fuqishëm mijëra veta. Por, indiferenca e qytetarëve është në rritje, ata nuk reagojnë as për veriun e as për faljen e pasurisë së tyre. Ky është realiteti, të cilin e ka të qartë edhe Thaçi edhe bashkësia ndërkombëtare.

Në të kundërtën Thaçi nuk do të kishte kohë me komoditet të informonte një nga një partitë në opozitë për takimin me Daçiqin, i cili njëkohësisht nga bashkësia ndërkombëtare është duke marrë poenë për ndikim pozitiv në stabilitetin rajonal.

Por, ata policë që brutalisht rrahën protestuesit duhet ta dinë se partitë shkojnë e vijnë kurse ata mbesin pas betimit se do të jenë në shërbim të Kosovës dhe jo në shërbim të grupeve të caktuara të Qeverisë.

16 komente në ““Stupci” i regjimit”

  1. kel ukaj says:

    Te bajme gallate. Ha! ha! ha! shtet Kosova! Kane rrahe edhe parlamentare! Eshte e forte te rrahesh edhe deputete! Kur rrihet deputete e çfare ndodh me qytetaret e thjeshte! Jam i sigurt qe policia e Sllobodanit nuk do te rrihte deputete. Hajde shtet, hajde!

    1. Hithri says:

      Po ti mor mender, perse permend serbine ketu, apo je “simpatizant’ i qelbur i krimineleve serbe. Muuuuuuuuuuuut!

    2. raimondi says:

      Po e kemi zakon ne _Edhe ne Shqiperi jane rahur depudetet ne kohe te Sales
      dhe jane vrare depudetet ne kohe te Nanos

      Shefat e policise ne kohe te Nanos , bashke me kriminelet shoke te Nnaos vrane depudetin Azem Hajdari

      Shume bukur e ka bere artikullin Adriana, dhe problemi me vetvendosjen eshte qe te beje njerezit te ndergjegjeshem per aspiratat e saj patriotike

      _-Kjo behet duke perdorur mjetet e medias , duke bere propagande ne to, si dhe duke punuar me nejrezit ne terren
      Dmth seksionet e partise se Vetvendosjes duhet te bejne nje propagande kapilare , dmth te bejne takime nper lagje te qyteteve dhe neper fshatra ku ti sqarojne njerezit per qellimet e politkes se tyre dhe te kerkojne edhe mendimin e njerezve per keto probleme ne menyre qe njerezit te ndihen si bashkevveprues dhe bashkedrejtues ne parti….Dmth duke qendruar njerezit sa me prane Partise se Vetvendosjes nepermjet nga takimet ne terren me njerezit behet e mundur qe edhe pjesemarja te jete me e madhe ne tubimet kunder qeverise

      Ne lidhje me policen e Kosoves, do thosha se ata bejne shume gabim qe godasin depduetet, epudeti nuk goditet , absolutisht –Edhe qytetarin e thjeshte nuk duhet ta godasi policia , por ta mari menjane me metoda civile dhe ta largoje

      Po sic thashe fajin e ka Shqiperia qe e ka policine beter per vete dhe jep shembull te keq edhe ne Kosoven

      By the way , Do thosha se Adriana eshte shume kinge

  2. THAci eshte bere si berisha. ata qe nuk i blen dot. do ti shkaterroje. e gjithe popullata e kosoves duhet te ngrihet kunder thacit. Serbia po eshfrytezon thacin per politikat e veta kurse nrkombetareve ju leverdis sepse ju duhet nje dore e forte per te ptur stabilitet.

  3. Oroshi Mirdite says:

    Katunarizmi i shtetareve te Kosoves po bahet gjithnje e me i frikshem.A ka nevoje populli i Kosoves t,i fusesh friken?S,e besoj,populli i Kosoves ka nevoje per besim,mirqenie dhe trajtim qytetar.Shtetaret e Kosoves me kujtojne katunaret shtetare te Shqiperise te viteve mbas ’44,e njejta strategji,e njejta dhune,e njejta metode eliminimi e vrasjeje.

  4. toni says:

    O albin.Shtriji kembet sa ke jorganin I themi ne dhe ndrroje nje here ate dreq berberi se me mire do dukesh besoj.

  5. suzana(Kosove) says:

    He moj Arbana, i paske plotesuar “kriteret”, qe edhe shkrimet tua te nxirren tek TemA…kjo do te thote shume Arbana, si per Ty, ashtu edhe per popullin e Kosoves, nuk eshte popull indeferent ai, i njeh te gjithe, te miret e te keqite, te njef edhe Ty Arbana.
    Shume keq qe Albulena Haxhiu qenka rrahur nga Policia, tjeter here do te ishte mire ta shkruante Biografine ne balle se kush e tek eshte ajo dhe ai, se Policia nuk ka mundesi ti njef nga fytyra, as une se njoh ate “deputete”…

    1. albert says:

      Suzana, perse nxiton? Arbana eshte nder te paktat opioniste kosovare qe e tregon te verteten.

      1. suzana(Kosove) says:

        albert, s,kam gje kunder kesaj, jo, vetem me bene pershtypje pse na serviret nje shkrim aq i dobet, me duket se “kriteret” ketu jane sa me shume shaj e fyej pushtetin ne fuqi, aq me mire.
        Sinqerisht do te doja te dija cfare shkolle kane bere keta “gazetar”, shumica prej tyre, si ne Shq. ashtu edhe ne Kosove…bija ime ne klase te tete (11 vjec), shkruan tregime me te bukura dhe me shume shije.

        1. albert says:

          Suzana!
          Se pari ky shkrim nuk eshte i dobet sic thua ti.Se dyti ato “kritere ” qe i permend ti d.m.th. sa me shume qe e shan dhe e fyen pushtetin, aq me mire, nuk qendrojne. Nuk qendrojne sepse pushteti i Kosoves eshte per tu kritikuar sepse nuk i solli prosperitet vendit. Ky pushtet, zj. Suzana eshte pushteti i vrasesve dhe i hajduteve qe e mbyten Kosoven dhe popullin e saje.
          Zj. Suzana, une cuditem se si vajza e juaj me njembedhjete vjet eshte ne kl. e tete? A thua ajo e filloi shkollen me tre-kater vjet?

          1. suzana(Kosove) says:

            Albert, femijet e mij si gjithe moshataret e tyre ketu, fillojne shkollen ne moshen 4 vjece, c,eshte per tu cuditur ketu?.

        2. tironsi says:

          Po “hidhu” e shkruaj edhe ti moj zonje! kush te ndalon? Pastaj ti qenke edhe “mesuese” se di te korrigjosh edhe shkrimet! Pse nuk merresh me thelbin e shqetesimit te zonjes qe ka shkruar? Ka te paverteta ne ato qe shkruan ajo? Une jam nga Tirana dhe ajo qe kuptoj eshte qe Kosoves po i vjen rrotull nje tjeter diktature, tashme nga duar thaço-shqiptari!

          1. suzana(Kosove) says:

            tironsi, me mire do ishte te shqetesoheshe per problemet qe i ke ne Shqiperine tende, mos qaj hallin e Kosoves ti.

  6. Drini says:

    Suzi te ka shkuar mendja per shkop gome me duket!!

  7. Agoni says:

    O suzi mos xhelozo Arbanen se e kemi nder te paktat gazetare antikorrupsion. Pse po te vjen inati..

  8. luis says:

    Njehere e nje kohe nje sundimtar i perandorise osmane me nje kryeminister shqiptar sepse perndoria osmane njeh mbi 25 kryeministra shqiptar per periudhen 500 vjecare te sundimit te tyre dhe qe keta maskarenj nuk bene asgje per vendin e tyre perdori nje thenie kur e pyeti sulltani se cfare duhet bere me shqiptaret qe ti vesh ne vije.Tua q.. nenen te thone baba.The kjo shprehje gjeti zbatim ne kohet e pastajme aq sa ka mbetur si fjale urte ne popull dhe qe vertet sundimtaret e mevonshem e zbatuan dhe po e zbatojne me perpikmeri.
    Tjeter problem eshte se keta qe sundojne si Kosovem si Shqiperine quhen Hashim dhe Sali,se po te ishin Albini dhe Edi ne pushtet korraket shqipfoles do i shihje vertet me mijera neper rruge.
    Prite Zot siku te ishte takuar Albini apo Edi me ministin e jashtem dhe kryeministrin e Serbise me pakta e ofendimeve do ishte,ky pis,ky kaurr,ky serb,ky grek,ky tradhetar dhe sheshet do ishin plot.
    Nuk ka gje me te bukur se te te shiten trojet e tua cope nga nje cope dhe te ndjehen te lumtur sepse nuk e shiten kaurret por patriotet e medhenj Thaci dhe Berisha.
    Te dy keta sundues atdheun e tyre kane pasurine familjare te tyre dhe populli islamik shqiptar i mbeshtet.
    Turp per kete pakice te krishtere qe ka dashur ne shekuj dhe tani ta shpetoje kete vend sepse nuk eshte vendi i tyre por i islamikeve shqipfoles.Lereni te hane njeri tjetrin se ashtu e meritojne.Pse kot i thane Fatos Nanos amerikanet qe te largohet nga pushteti sepse interesat serbe plotesohen me mire kur kane si sundues islamiket e tyre ne pushtet dhe vertet Serbia po ecen perpara ne te gjitha drejtimet duke zaptuar komplet ekonomine kosovare dhe te Shqiperise dhe po shkon drejt europes me nje potencial te fuqishem ekonomik e ndersa shqiptaret le te kenaqen duke ia ferkuar koqet Saliut dhe Thacit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje