Andej ruhej nga armiku, këtej ruhej nga i ligu… shkruante poeti atdhetar Ali Asllani për tradhtitë dhe armiqësitë që i duhej të përballonte Ismail Qemali në rrugëtimin për të bërë SHTETIN E PARE E SHQIPTAR, armiqësi dhe ligësi të cilat ende s’kanë të sosur kundrejt babait të kombit tonë!
Ish 68 vjeç sa dhe Ju zoti Kryeministër, ndaj Ju duhet ta kuptoni mirë barrën e tij shumëplanëshe, pavarësisht imazhit dhe energjisë që duhet të përçosh me gjasme në popull, personalisht Ju e keni të pamundur të bëni bashkë mbarë shqiptarët e çdo treve, keni të pamundur të ngrini zërin për Çamërinë, zbehtas dhe nënshtruar për Kosovën, dhe aq më pak të arrini të shpallni një shtet nga e para në historinë botërore. Dhe kush, pikërisht Ju, finok dhe nuhatës si pak’kush, Ju që arrini të luani për mbijetesë me 7 porta, me botën islamike dhe perëndimore, ndaç evropiane, ndaç amerikane… ndaj pikërisht Ju KURRE nuk duhet të silleshit dhe luanit kaq pandershëm me gjyshin tuaj Ismail Qemalin!
Nuk kam rrjedhur jo! Po, po… gjyshin tuaj, pasi pa atë nuk do ishit Ju sot Kryeministri Berisha, mund të ishit kudo, por jo këtu dhe jo Kryeministër, as unë, pasi si ju dhe si unë ka plot ky rruzull, por themelues shtetesh janë me gishta, dhe janë në piedestal. Mos më thuaj që nuk njeh ç’ka qenë Qemal Ataturku për Turqinë, Garibaldi për Italinë, De Goli për Francën, Xhorxh Uashingtoni për Amerikën etj, etj, mos më thuaj… pasi thonë që dikur keni pas lexuar shumë dhe këto janë njohuri bazë për një Kryeministër që përfaqëson një shtet, që bredh dhe negocion me dynjanë.
Mos më trishto duke më zbehur dhe luajtur pabesisht me Babanë e Kombit tonë. Ismail Qemalin, i humbur do jeni veç Ju. Pasi i nderuar Kryeministri i radhës, Ju nuk mund të vazhdoni të udhëhiqeni nga deviza shqiptare kobzezë “që kur lind nipi, vritet gjyshi”. Jo zotëri, nuk mundesh dot, është si t’i presësh karriges ku je ulur këmbët. Për të pasur një ide më të qartë të kësaj devize kobzezë, pyet një herë këshilltarin tuaj personal të Kulturës dhe Historisë z. Neritan Ceka për kalvarin e llahtareve që ka hequr nga vëllavrasja dhe Skënderbeu sypatrembur (mbas vdekjes kuptohet), pse Ju zoti Kryeministër nuk Ju flisni dhe kallëzoni shqiptarëve për varrin e rremë të Skënderbeut të ngritur dikur me urdhër partie në Lezhë (ku sot e kësaj dite përulet turpshëm në mashtrim dhe me pabesi dynjaja), dhe të vërtetën e shqyerjes dhe zhdukjes së varrit të Skënderbeut, të cilit s’i gjendet askund shenja, por për zhdukjen e Flamurit të parë Kombëtar të ngritur në Vlorë pse nuk informoni, po për zhdukjen e Deklaratës Origjinale të Pavarësisë pse heshtni?!! Pse dhe ju trishtueshëm ricikloni këtë asgjësim agresiv vlerash të origjinës.
Pse në mënyrë djallëzore keni muaj që dhunoni shpirtin e shqiptarëve duke heshtur dhe injoruar Atin tonë të shpirtit, Ismail Qemalin, kjo nuk është në nderin tuaj. Nuk kam komente për të dikurshmin “Mbretin” Zog, as për qasjen dhe piedestalin e rremë që po i ofroni Ju personalisht në një vit dhe kohë që s’ka të bëjë hiç me të, duke mos përgjuar heshturazi dhe mençur shpirtin e shqiptarëve, por kisha veç një sugjerim, atë Memorandumin pse nuk ia ngrini në Shën Naum?!! Pa bërë ciniken, duke mos bërë gjakun ujë ndryshe nga shumë bashkëkohës të mi, doja me patjetër atë çka ata vuajnë në heshtje në këtë prag 100 vjetor, t’ua them me zë dhe me fytyrë, qoftë kjo dhe e fundit gjë që bëj si shqiptare mbi tokë!! Politikës kam kohë që i kam qëlluar këllqeve me shqelm, por Vlorës dhe Ismail Qemalit, kurrë, dhe Ju zoti Kryeministër mos u bëni bukëshkalë, mjaft heshtët dhe injoruat Ismail Qemalin në këtë vit dhe jubile që është totalisht i tij, mos kujtoni se heshtja e Edi Ramës është heshtja jonë, kurrë, ai është i yti, por ne jemi të Ismail Qemalit, ndaj s’heshtim. Ju keni kohë që injoroni simbolet e Rilindjes dhe të Kombit, Ju injoroni dhe heshtni nën thundrën e harresës për simbolin e patriotizmit të zonës nga keni personalisht origjinën, Bajram Currin, ju heshtni për Vëllezërit Frashëri, për Hasan Prishtinën, Fan Nolin, Luigj Gurakuqin, Isa Boletinin, Sali Gjukën, Bedri Pejanin, Rexhep Bej Mitrovicën, Vehbi Agollin, Nikollë Kaçorrin, Jani Mingën, Abdi Bej Toptanin, Pandeli Calen, Dudë Karbunarën, Lef Nosin, Mit’hat Frashërin, Mehmet Pashë Derallën, Hasan Hysen Budakovën e shumë e shumë të tjerë, biles përkundrazi dhe kur përmendni ndonjë emër e bëni për diversion dhe trallisje të shpirtit shqiptar.
Pa merak zoti Kryeministër, koha dhe perëndia çon çdo gjë dhe çdo figurë në dimensionet e veta. Por brenga ime mbetet kryekëput injorimi dhe pabesia që po përdoret me dashje ndaj figurës madhështore të Ismail Qemalit nga pasardhësit e tij shtetarë. Ky 100 vjetor nuk është i Juaji, është i kombit, është minimalisht në nderin tuaj që Plakut të vetëmohuar të Vlorës Ismail Qemalit t’i japësh hakën, Vlorës gjithashtu, pasi pikërisht kështu Ju i jepni hakën vetes!
Po, 100 vjetori nuk èshtè festa e Saliut. AI èshtè aty nè majè tè hurit jo pèr tè koordinuar Shqipèrinè e festèn madhore tè sajè por, pèr ta injoruar e shkatèruar mè shumè se sa vetè serbèt e grekèrit sè bashku.
Shqipèria jonè nuk duhej lènè nè dorèn e Saliut, Metès, Nanos e disa Rama-ve. Kèro BURRA kètu lartè nè kètè foto tè vogèl e disa tè tjerè qè i dhanè kèsajè Shqipèrie gjithça sa mundèn janè lènè jo pa qèllim nè hije, pèr tè ngritur mè pas figura tè shèmtuara si E.Toptani, A.Zogolli qè ofendojnè vlerat patriotike e liridashèse tè shqipètarève.
Kètè festè tè 100 tè pavarsisè po na e prishin e pèrçmojnè shèrbètorèt e armiqve historikè tè shqipètarève. Kjo edhe pèr indiferencèn she korupsionin e atyre qè janè nè opozitè ose qè pretendojnè tè jenè opozitarè. Por ne jemi para sè gjithash tè gjithè shqipètarè dhe kur èshtè fjala pèr shqipèrinè tè ngrihemi nè kèmbè si potriotèt e vèrtetè tè kombit e jo si tradhèterèt e tijè Hamza, Esat, Ahmet, Sali tè gjithè faqe ZI. Nuk bèhet njè shqipèria as nga zoti e as nga perendia por me forcat e tua e me forcat e mia zonja Gjikondi.
Po une nuk kuptoj perse te mos bisedohet me qetesi me Salen, pa e stigmatizuar
Mire eshte te gjendet ruga e perbashket per te gjithe
Ose te krijohet nje komision parlamentar per festimet e 100 vjetorit te pavaresise dhe aty te caktohen aktivitetet kryesore qe do mbahen ne ate dite dhe po ashtu si do procedohet me vendin e fesitmeve
Se vertet duhet festuar ne Vlore, por nuk duhet lene pas dore edhe Tirana
Pra te gjendet nje menyre organizimi qe te respektohen te gjitha palet ,edhe festa te dali me e bukur dhe me domethenese
___Jo te ulerijme “Eureka” kur dikush gabon , por te bejme kritika konstruktive qe edhe gabimi te ndreqet por edhe ai qe gabon te mos e hedhim poshte….
Nuk duhet me e shqetsue bacen i tash se asht i xanun me do pune me shkjaun minister.
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/albania-100-years-of-liberty-official.html
ESHTE KOHA TE REMBEJME.
Te lumte moj Brizide,Saliu eshte dashuruar me veteveten deri ne marezi,kete e kane kuptuar edhe antikapet,tjeter pune se ai edhe sikur te jete ne palce te gafave qe ben,ve masken e njeriut qe qesh.Kjo eshte nje lojrat e tij te shumta.Saliu po te ishte burre shqiptar rafshonte gjakmarjen andej nga ka origjinen,tani kete plage e perhapi ne gjithe atdheun, s’ka kuptim ta zgjatim me kete teme.Edhe saliu ate po ben c’kane bere Zogu,Enveri,Ramizi,Nanoja,pasurim te familjes se tyre per 7-8 breza.Punet e tjera te tij jane garniture.Thjesht:Rembe te rembejme,me sa me shume borxhe fronin ta leme.
Te lumte per kurajon patriotizmin dhe penen e forte Gjikond.
Brisida nuk të njoh personalisht, por nga mbiemri që trashëgon Gjik Nuri, qoftë bijë ose nusja e shtëpisë që ke marrë mbiemrin, meritoni këtë mbiemër të shënjtë Gjik Nuri. Pra kudo lëshoni nur, hijeshi, bukuri etj. Ndërkohë ju nderoni trevën e Himarës duke i treguar dhe bandës pseudopatriote që e akuzon si për greke, se ajo është elita e kombit, dhe jo e llozhurave ose e renegatëve të kambillaqëve të megali idesë.Përfundimisht ju nderoni Vlorën historike e për pasojë nderoni Shqipërinë. Vlora dhe Ismaili janë të Shqipërisë. Gruaja shqiptare është shpatëtare e patriotizmit dhe jo skutinë në duart e një Sërbi të hegër që ka uzurpuar Shqipërinë. Ju gjithçka e kini prekur në artikull, por si njeri publik dhe familja patriote doja ti drejtoheshe me një thirrje qytetarëve të Vlorës së pari dhe më tej kombit që të mos shkojnë në Tiranë në datën 28 nëndor, por të gjithë në Vlorë. Kjo do ishte përgjigja unikale karshi tradhëtisë. Ndërkohë ti bëhet e qartë moralisht, se kushdo Vlonjat që do shkojë mbas tradhëtis më 28 nëtdor do shpallet “BALASH” nga historia.
-Rroftë 100 vjetori i pamvarësis së Shqipëris!
-Rroftë Shqipëria natzrore!
-Poshtë tradhëtarët Sërbo Grek që po shbëjnë kombin!
Hedh nje budall nje gur ne pus….
Po bota nuk po ndalet me 28 te ketij nentori…..
Psh. Brisida kur ishte adoleshente as qe mund ta kishte marre me mend se pikerisht I Biri i Ahmet Zogut do te kthehej ne atdhe pasi Enver Hoxha te nderronte jete—Prandaj sa me shume ironi aq me mire dhe e kunderta sa me shum nerv aq me shume harxhim energjishe boshe
Miqesisht
Te lumte moj Bije e Vlores ,ke nje Pende dhe Aresyetim te ARTE!
vertet varrin a mazoleumin Zogut ky Berisha hipokrit duhet tja ngrej ne Shen Naum, sa per Gjikondin do ish mire te kishim dhe inteketuale te tjere kaq te pavarur dhe trima.
Në 28 Nëntor të gjithë në vlorë,të festojmë ditën e Flamurit dhe pavarsisë,të nderojmë figurën madhështore dhe të paarritëshme të babait dhe Kryeministrit të parë të Kombit tonë,ISMAIL QEMAL BEJ VLORA.Mirupafshim në Vlorën tonë Heroike,atje tek sheshi Flamurit më 28 Nëntor 2012,në 100 vjetorin tonë të shënjtë.
Nëse qeveria tenton që në 27 nëntor të organizoj festën ,bojkotoheni atë.
Atje rruges per ne Vloren heroike do tiu çfaqet nje pallat gjigand mu ne buze te detit, pastaj matane tunelit rreth 15 km do tiu çfaqet Orikumi me plantacione me pallate…po gjithsesi edhe pergjate rruges per atje ne te majte do te shihni pamje te bukura me pallate te mbjella mbi kodra….
Pse na ka debuar Perendia si popull? zemerohemi vetem per data, kur ne fakt me datat meren historianet. Shqiperia po renkon nga koka tek kembet e nuk po i del njeri per zot. Saliu hedh nje gur e shkrihet gazit me nervat tona…
ti assault qenke i lodhur nga nervat ndaj ben diversion me duket jo mor “trim qymezi” edhe populli duhet ti respektoj dishepujt e tij, ndaj mjaft u fshehe mbrapa perdes, keni gjetur nje avaz ju oportunistet dhe thoni lereni mos u shprehni se merren kompetentet. I lumte dora zonjes.
Ismail Qemali eshte babai i kombit shqiptar,duam apo nuk duam,a ka gabime ai,ka,por a ka njeri pa gabime?Ska.Ahmet Zogu duhet gjithashtu te marre vendin e tij ne histori,duam apo nuk duam ne.A ka gabime Zogu?Ka.E kush nuk ka gabime,qofte edhe faje.Politika eshte kurve,perderisa e dime kete nuk duhet t,i meshojme gabimeve e fajeve.Perjashtim ben vetem gjakpiresi i kombit shqiptar,djali i hoxhes Enver;Ai e do ne lule te bythes edhe pse eshte i vdekur.Sepse eshte ai qe zhduku familjen Vlora me soj e sorollop.Eshte ai qe i futi djemte e babait te kombit ne burg.
—-Edhe zogu e ka vendin e tij ne historin e shqiperise —Kur ti behet piedestali ti vene edhe ca valixhe aty prane dhe nje harte te cunguar te shqiperise –ky eshte vendi i tij ne histori —
—-100 vjetori i pavarsise eshte festa e cdo shqiptari kush e njeh 28 nentorin e 1912 e di vendin ku festohet
—-Saliu eshte nje qytetar i ketij vendi le ta festoi ku te doje
Orosh, mos krahaso Zogun dhe Sale satrapin me Enver Hoxhen, nuk krahasohen, ata e duan plumbin e tradhetise ballit jo Enveri.
Bravo artikullshkrueses ! Eshte thene gjithçka.Ky artikull dhe kenga ” Nje komb ,nje flamur” kenduar nga Petrit Lulo e Fahrije Zogaj mendoj se jane simbolet me te bukur e me shprehes te 100 Vjetorit te Shpalljes se Pavaresise .Per paçavuret e tjera qe ben nje qeveri fallco dhe jo gjithshqiptare nuk ia vlen te komentosh.Kush ndjen festen dhe kush ka mundesine,me 28 Nentor te gjithe ne Vlore ! Lavdi emerit te Ismail Qemalit dhe lavdi atyre qe e kane nderuar dhe e nderojne kete simbol te paharruar dhe te pandryshuar te Kombit Shqiptar !
ISMAHIL QEMALI
Gur i rende i ketij vatani,
Gur qe s’shkulet nga tabani,
Gur me brume sterralli,
Gur mermer nga me i bardhi.
Artikullshkrueses i lumte dora dhe mendja ,100 vjetori patjeter qe do te festohet ne Vloren tone heroike.
Prandaj nje thirrje te gjitheve qe e ndjeni se jeni shqiptare me 28 Nentor te shkojme te gjithe ne Vlore,ti japim vendin qe i takon asaj.
si ka mundesi qe nuk ndeshkohet me vote ky njeri, qe sipas shume e shume njerezve e ka mbushur dhe derdhur kupen,kjo do ishte nje analize llogjike e problemit e jo lla,lla,lla,gati 20 vjet per kte perbindesh,boll me kto artikuj se duken si sfilata personale,problemi kapet nga rrenjet per te aritur fitoren qe e deshirojme te gjithe te vihen pikat mbi i .
Qe te kemi penen tone te mencur kete e kam ditur me kohe o Brizita , Samiu te ka vleresuar me koheme komentet e tija ne familje,por qe je dhe patriote dhe e guximshme kete ma vertetove dhe njehere tjeter. jam me ty dhe do te jeme me ty derisa teme ngelet nje pike gjaku Njerez si ty. na duhen . Shqiperise i duhen njerez me horizont intelektuale dhe patriote.