Politika nuk ndërton statuja

20 Tetor 2012, 17:12Blog TEMA
Politika nuk ndërton statuja

Nga Lorenc Vangjeli

Ka një mallkim të hershëm në shqip: “U marrsh me politikë”! Në shekullin që Shqipëria njohu veten si vend i pavarur, politika lokale ka qenë vërtet një mallkim fatal për të gjithë ata që kanë hedhur zarat e fatit në këtë fushë. Nuk ka pasur përjashtime që të përforcojnë rregullin: kush merret me politikë duhet të presë, herët a vonë, fat të zi. Për veten dhe të afërmit. Kështu ka ndodhur, edhe kur ky mallkim ka tingëlluar përkohësisht, vetëm përkohësisht si bekim. Për njerëz pa vlerë, të rastësishëm dhe pa identitet që politika duket se u ka dhënë përmasë rëndësie që kurrë nuk e kanë merituar. Por edhe për ta, ka pasur një çast fundor, që vërtet politika është u shndërruar në mallkim. Qoftë dhe duke i dërguar thjesht nga “lavdia” në harresë apo dhe më keq, kur janë harruar burgjeve.

Kush ka shpëtuar nga një short i tillë? Ngjan se askush. Në të gjithë rreshtin e burrave që firmosën Deklaratën e Pavarësisë, nuk gjen asnjë prej tyre që fatin vetjak apo të pasardhësve të mos e ketë pasur të shenjuar me të zi për shkak të politikës.

Nga gjithë klasa politike e viteve 20’-30’, askush nuk mundi të mbijetojë deri në një pleqëri të qetë pa jetuar apo pa u ekzekutuar për shkak të politikës. Katër dekadat nën komunizëm e përforcuan edhe më shumë këtë trill ballkanik të fatit që në Shqipëri shkoi në ekstrem. I mbijetuari i vetëm Enver Hoxha, e pësoi në bronz mbas vdekjes. Deri në vdekje nuk ishte i qetë as pasardhësi i tij Ramiz Alia.

20 vjet pluralizëm? As këto nuk bëjnë përjashtim nga rregulli, sa më lart të të ngjitë politika, aq më e egër dhe e dhembshme rënia. Në skenën kaotike të politikës ka parakaluar një brigadë e tërë me individë që janë marrë me këtë sport, shumica e të cilëve janë të zhytur në anonimitet sot, ndërsa çfarë ka mbetur në skalionin e parë, domethënë, që janë ende në lajme televizive, herët a vonë, do të kenë sërish të njëjtin fund e përbuzje. Pse ndodh kështu? Sepse politika në Shqipëri është një profesion që nuk lejon të të bëjnë bust. Ose edhe kur derdhesh në bronz, metali dhe piedestali është thjesht i përkohshëm. Ose hipokrit. Si në rastin e statujave që do të ngrihen në Tiranë për 100 vjetorin e pavarësisë kur do të bëhen bashkë edhe viktima, edhe vrasësi.

Këtij fati duket se kërkon t’i shpëtojë me dëshpërim Sali Berisha që për të nesërmen, i bën hesapet kryesisht me historinë dhe bronzin që i ka premtuar vetes. E bën këtë edhe kur i flet subkoshienca përpara kamerave me zë të lartë, edhe kur lutet për 30 vjet të tjera pushtet, në përpjekje për ta larguar sa më shumë çastin e mbramë. E kotë! Do ta duan shumë sa ndodhet në krye, do ta urrejnë pafund e do ta dënojnë me vetmi sapo të largohet nga pushteti duke ringjizur atë raport të pandashëm dashuri-urrejtje, që në fakt i referohet thjesht dhe vetëm politikës. Dashuria e radhës do t’i blatohet me të njëjtën hipokrizi pushtetit të radhës. A nuk ndodhi kështu dhe me Fatos Nanon?

Ka dhe një kategori tjetër shqiptarësh. Më të mjerët, më të vuajturit, më të dëshpëruarit. Ish-të përndjekurit politikë, prej një muaji pothuaj, në grevë urie, e kanë provuar në lëkurën e tyre se të marrit me politikë në Shqipëri është një sport i marrë, një sport ekstrem dhe tragjik. Të mallkuar në dy sisteme, ata janë larg rivendosjes së të drejtës së tyre, kryesisht morale. Instikti i viktimës së përhershme i ka shtyrë ata t’i largohen të vërtetës dhe të shmangin shkakun e vërtetë të situatës së tyre: sa më shumë greva e tyre bëhet politike, aq më shumë ata kërkojnë ta largojnë atë përmasë. Kjo është dhe një nga arsyet se edhe pse kanë krijuar tashmë një kauzë, kanë mbetur të vetmuar nga përkrahja e munguar e qytetarëve të tjerë. Duke mbetur me premtime pothuaj të parealizueshme në formë ligji në xhep. Ndaj sakrifica e tyre ekstreme kësaj here, ndoshta kësaj here më shumë se cilëndo herë tjetër, më shumë se atyre vetë, do t’i shërbejë shoqërisë shqiptare. Si një shembull tjetër ulëritës që vërteton se politika deri më tani, ka qenë mallkim në këtë vend. Sepse ka qenë gjithmonë meskine, e egër, egoiste. Ka qenë e paaftë dhe hakmarrëse. Kështu ka ndodhur dhe kështu do të ndodhë edhe më tej. Edhe atëherë kur duket se marrëdhënia me djallin politikë ka dhënë lumturi, edhe atëherë kur djajtë politikë kanë afruar statuja të rreme e të përkohshme prej bronzi. Piedestali ka qenë e do të jetë gjithmonë i mallkuar.

7 komente në “Politika nuk ndërton statuja”

  1. Beni says:

    Ueeeee, u ktheve ti Vangjelo? Me vjen mire qe po reflekton per politiken shqiptare, por mos harro se dhe ti je nje nga ata qe u lepin b… Nuk e harroj dot ate shkrimin mallengjyes per gocen e Shpresa Becajt, qe pasi e hoqen nga puna ne Vjene, filloi te vuante nga urija dhe gati po lypte rrugeve. Me ate shkrim respekti im per ty vdiq. Mos guxo te flasesh per grevistet, je 1000 drite vite moralisht larg tyre. Legen.

  2. Mentari says:

    Lorencit ju desh 20 vjet qe te maturohesh dhe te largohet nga trillimet eintrigat e socialisteve te diskretituar dhe te reagoj me pak vertetesi.Ne kete shkrim ai pak a shum tregon te verteten me disa perjashtime por per ate punen e greves se urise per tu bere milioner me parate e taksapaguesve shqiptare eshte me se politike kur ne ate greve eshte udheheqes Edvin Imoral Rama qe nuk ka dit qe te mos flasi gjoja per “keqardhjen” e tyre qe nuk kane marre kestin e dyte apo te trete nga nje shtet dhe popull fukara se kur zoterote Edvini ishte kabinet ministri ne qeverine socialiste jo vetem qe nuk e moren ne diskutim shperblimin e te persekutuarve por ato shperblyen te persekutoret e tyre qe edvi ni ben sikur qan sot per ato dhe atehere edvin kurva asnjehere nuk e hapi gojen per keto por hapi dhe ndihmoje dajon e tij Spiro Servil krimiel Koleka.

    1. xhoni says:

      Mentar pa mend!
      Qe je kelysh i Berishes,duket,por qe je TRAP ZALLI eshte e vertetuar!!!
      Ke urrejtje se e ndjen qe po te vjen NGORDHJA!!!
      Ulurini sa te doni:FUNDIN E TMERRSHEM E KENI PRANE!!!
      97-te do ju duket e EMBEL,o zagar,se do t’i lani te tera gjynahet,qe diten e pare,qe te SHPORRENI NGA SUNDIMI!!!
      Te perndjekurit politike jane KONTIGJENTI I JUAJ,ndaj mos kerkoni asgje nga Edi Rama!!!

  3. Dr John says:

    Shikoni cfare populli jemi ne meqe po flitet per buste dhe per udheheqes

    https://www.youtube.com/watch?v=4ZCNiC7iIkc

  4. o vangjooo says:

    shko kerko pune o vagjo, se, ti per analist politik je zero !Mire qe je bosh po luan edhe rolin e nevrikut edhe te fortit

  5. ToriUSA says:

    Ti moj xhoni, mire sundimin na e hoqe ti te falenderojme per kete po kete tjetren cfar e ke o tu perbefsha? Apo shiko Edvin delli endrra me kryeminister shiko edhe ju nga mbrapa. Mbaje mushken o shoku…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje