Nga Evis Plaku
Qëndrimi që kemi ndaj Nënë Terezës ngjason shumë me qëndrimin që kemi ndaj ndonjë popstar-i. Ekziston një admirim i përgjithshëm, por që shpesh është i cekët e sipërfaqësor. Kur dëgjojmë këngën tonë të preferuar, lëvizim disi vendit, e ngremë volumin dhe fillojmë ta imitojmë atë në zë e lëvizje. Derisa muzika përfundon. Në mënyrë të ngjashme, Nënë Terezës ia lexojmë poezitë nëpër shkolla, ia përdorim citatet vend e pa vend, themi gjithë krenari që “Ajo është e jona”, por shumë rrallë shkojmë më thellë se sa kaq.
Nënë Terezës ia duam famën, por jo frymën.
Duam që ajo të jetë e jona, por jo që ne të jemi të sajtë, pra, të ngjashëm me të. Në përvjetorin e lumturimit të saj, e patjetër edhe në përvjetorin tonë të 100-të si shtet, jemi nevojtarë më shumë se sa kurrë për Nënë Terezën si individë dhe si shoqëri. Të varfër në trup e në shpirt, të rrënuar ekonomikisht e moralisht, të vjedhur e poshtëruar, të vrarë e të pasigurt, në ditët që e përkujtojmë atë jemi më larg saj se sa kurrë më parë.
Pa dyshim që dimensioni më i zhvilluar i jetës së Nënë Terezës ishte ndihma dhe kujdesi për tjetrin. “Tjetri’ si i afërmi ynë, po aq sa edhe si një i panjohur që ka nevojë për ndihmë.
Ajo e kishte kuptuar që ‘uni’ nuk mund ta arrijë plotësinë pa ‘ti’-në. Çdo ‘vete’ nuk mund të jetë e tillë pa ‘vetët’ e tjera. Për kontrast ne si shoqëri e kemi pasur gjithnjë tmerrësisht të vështirë ta kuptojmë këtë të vërtetë të madhe: se të gjithë njerëzit janë të ndërvarur dhe prandaj janë të përfshirë në një proces të vetëm. Vrasjet e fundit që kanë ndodhur janë, për fat keq, dëshmi e gjithë kësaj. Solidariteti është gjithnjë post-factum, dhe përveç titujve të gazetave që pas pak ditësh fillojnë të ndiqen më kuriozitetin e kronikave rozë, shumë pak realisht ndodh pas një tragjedie, në mënyrë që ajo të mos përsëritet më.
Edhe të varfrit, mes të cilëve Nënë Tereza kaloi gjithë jetën e saj, shpesh i shohim si aksesorë të punës së saj. si objekte, por jo si persona, që vuajnë urinë deri në vdekje. Shtresat në nevojë trajtohen me indiferentizëm vrastar. Sidomos nga shteti. Komuniteti rom vazhdon të ngelet objekt përçmimesh. Problemet e tij asnjëherë nuk janë marrë seriozisht. Pensionistët janë lënë në harresë dhe nëpërkëmbur. Asistenca sociale gjithashtu nuk është mjaft që të asistojë askënd. Personat me aftësi të kufizuar janë gjithnjë e me tepër subjekt i kufizimeve të vazhdueshme. E nëse është e vërtetë që, forca e një shteti dhe e një shoqërie tregohet në mënyrën se si ajo trajton njerëzit në nevojë, ky është një test në të cilin kemi dështuar.
Indiferenca ndaj problemit të tjetrit, e pastaj të bërit bashkë, duket se është diçka gati e pamundur për ne. Në këtë vend mund të ndodhë gjithçka, e në fakt po ndodh gjithçka, e përsëri e megjithatë ne vazhdojmë të mos i japim një dorë tjetrit. Jemi si një pacient në koma. Që për definicion është i pandërgjegjshëm dhe i paaftë të reagojë ndaj çka ndodh përreth, duke mos iu përgjigjur asnjë stimuli, sado i dhimbshëm qoftë, e duke mos reaguar as ndaj dritës, sado e fortë të jetë ajo.
Një tjetër dimension i jetës së Nënë Terezës, në mos më i rëndësishmi, ishte besimi në Zot. Ky ‘perpetuum mobile’ i jetës së saj, është në një shumicë prej nesh një qiri që nuk është ndezur kurrë. Duket sikur jemi kaq shumë të lidhur më tokën, sa shpesh jetojmë pa një qiell. Ndoshta duke mos e pasur bindjen se ka diçka përtej nesh e më të madhe se sa ne, jetojmë si mbretër të përjetshëm. Kaq shpesh e kemi parë këtë ide të mishëruar, sidomos në politikë, ku titanë e tiranë përplasen shpesh për të vjedhur e plaçkitur kush të mundë e sa të mundë.
Nga ana tjetër, edhe ato që e kanë vetëmarrë monopolin e besimit, pra institucionet fetare, shpesh sillen si shtojca të pushtetit, duke iu bashkëngjitur atij në qoka e përvjetore, duke shtruar bankete për të pasurit e duke folur për të varfrit. E harrojnë kështu se institucionet fetare nuk janë aneksi i një shteti, por janë, ose më së paku duhet të jenë, ndërgjegjja e tij.
Së fundmi, nuk duhet të harrojmë se përpara se të bëhej Nënë Tereza, pra një nga personat që ridimensionoi shekullin e XX, ajo ishte thjesht një vajzë e vogël, me emrin shpërthyes e domethënës, Gonxhe. Një njeri i zakonshëm. Si ne. E rritur mes vuajtjeve e vështirësive. Që nuk e braktisën kurrë, por vetëm sa u shtuan. Megjithatë, përmes tyre, ajo vendosi të mos konformohej me realitetin përreth saj. E flaku tej rehatinë e një jete prej spektatori dhe pa u ankuar për padrejtësitë e panumërta, e shkundi nga themelet status quo-n që e kishte mbështjellë krejt vendin si një tel me gjemba. Sepse, siç na mëson ajo, mes gjembave, lind një Gonxhe.
Ka vetëm një mënyrë për ta dashur e nderuar Nënë Terezën. Të kujdesemi për tjetrin.
Kur sheh se vendin e Nene Terezes e ka zene Jozefina Topalli e kupton se sa keq ka shkuar shqiperia
Nene Tereza nuk besonte ne Zot, dhe emgjithse keta ketu e kane justifikuar me dyshimin qe ka besimtari ne cdo gje , prpae s eprape del se Nena Tereze nuk ishte nje besimtare e verber , por nje njeri inteligjent qe donte me punen e saj, dhe duke perdorur emrin e zotit te permiresonte jeten e njerezve te varfer
,_-Ne letrat, qe nxori Kardinali i saj , qe kish qene dikur udheheqesi i saj shpirteror,
thuhej se ajo megjithse i lutej zotit per dite nuk e shifte Ate–Ai, Zoti, tregoehj i shurdher ndaj dashurise se saj
_-Ne fakt kur e degjoja Nene Terezen qe fliste dhe qe bente humor shume te holle, (shenja te nje njeriu shume itneligjent ,) thosha si ka mundesi qe kjo beson ne zot?
Por ku dolen letrat e saj, aty e kuptova se ajo besonte ne Zot me shume per force zakoni , dhe per te ndihmuar boten, se sa sibesim be vet vete
Une e kam takuar njehere Nene Terezen ne 1993 ne Tirane , tek Banka qendrore,
….Binte shi i imet ate dite ne Tirane ,Une me nje shok u nisem nga Vlora per Tirane me makinen e tij. Kur po hynim ne Tirane u ndalem aty tek banka qendrore …dhe une po shifja anash,
Shof nje pale snadale lekure, pa corape ..Ngre koken te shifja kush ishte …..Kur c’te shof !
Nene Tereza me nje nga ato motrat po qendronin ne buze te trotuarit , ne shi…..
U cudita .I them ketij shokut :WOW! Nene Tereza , Atehere ula xhamin e makines dhe i thira : Mother Teresa, Mother Teresa!Ajo vuri duart ne gjoks sikur lutej dhe po me pershendetete
Atehere i bera me shenje per te me dhene nje varse me Shen merine qe kishte ne qafe
Ajo e hoqi nga qafa dhe ma zgjati …Dola nga makina dhe e mora
Ky shoku im me tha :Kekroji dhe nje tjeter per mua !
Une ja bere prape me shenje Nene Terezes qe te me jepte edhe nje tjeter
Por ajo po thoshte me shenja qe nuk kma me …Atehere ikem
Ky ishte takimi im i vetem me Nene Terezen, ne Tirane , ne ate dite me shi
_____Mendoj se shkrimi i ketij zoterise eshte i mire, por tek dashruia e zotit e ka gabim
Ne nuk na duhet dashuria e nje zoti qe nuk ekziston _-Aq me teper qe kesaj punes se Zotit po i del boja gradualisht, se sa me shume avancon Shkenca , aq me shume humbet zoti
_-Dhe konkretisht per ne shqiptaret qe kemi 3 fe, eshte me mire te qendrojme larg ketyre idhujtarive te ..zotit_ se ne keto kohe moderne dhe ne kontinentin ku jeotjme ne duhet te jemi shume te kujdeseshem per kete [unen e zotit , ndaj me mire ti qendrojme larg e me larg, dhe Librave te shkence,
librave te Teknikes moderne
dhe mbi te gjitha
librave te patriotizmit, librave te Rilindasve tane te medhenj tu qendrojme afer
Ato libra duhet te jene Bibla dhe Kurani yne
_.Le ta eme Zotin ne qetesine e tij qiellore dhe te merremi me Zotin tone ne
Toke Shqiptarizmin…..
me se e vertete.
Te paket,shume te paket i kemi dishepujt,heronjt e njerezit e medhej ne Shqiptaret.Po edhe ata pak qe kemi,po te ishin gjalle ne i vrasim.Ma mire me thane i shfrytezojme,i shtryllim,mundohena me i tjetersu ne interesa te ngushta e te castit,pastaj i flakim ne harresen injorante e tinzare.Shikoni elokuencen idiote te Jozit ne aktivitete per Nane Terezen,ne aktivitete artificiale me gra e vajza. Shikoni Saliun kur kalon ne orgazem prej psikopati,tek flet ne ceremoni fetare,ku deklamon “Humanitetin” e tije kameleonian. Por rruga te tregon tjeter gja.Femije e gra qe lypin,me duart e thata te zgjatuna.Por,,,,, ajo greve urie,atje tek qoshja flet shume.Jozi,qe i ka marre me kohe paret e veta,pa ba asnji dite burg,pronat e veta plus dicka teper te vjedhun,”Nuk ka koment per greven” Saliu si mjek,qe nuk ka ba betimin e Hipokratit,por ate te Hipokritit,leshon me gojen e tije dhe halete e 70 deputeteve te tredhun te gjithe diarrene e urrejtjes,kunder grevisteve.Te djegesh veten,duhet nje urrejtje e madhe.Ajo urrejtje atij i fut tmerrin.Kam fol me zotin-thote ky zift,por nuk besoj.Perendia e tije asht djalli,e me te flet.
Evis Plaku Te lumte dora ok vertere Te lumte dora, dhe zemra ? tjeter nuk di cfare Te them sepse I ke theme Te gjitha. Te pergezoj.
UNE JAM MUNDUAR NE JETE TE JEM NJE NENE TEREZA PER SHUME NJEREZ;SE AJO MU ME KA BEKUAR DHE NENA IME KESHTU ME KA MESUAR!
Nuk duhet te jesh si Nene Tereza , boll eshte ajo ,_-Ti duhet te jesh si Shote Galica ose si Gjyshja ime qe luftonte per Shqiperine, jo te luftosh per gjithe boten
Eshte nje shkrim i vertete, real. Pajtohem !
E na duhet te kapemi pas qiellit, me dashurine si folje, jo si emer!
Zoti te bekofte Evis !:)
Bravo!
Bravo!
Bravo!
Z. Mero, kam nje koment per kete shkrim, por nuk po e shohe, nuk di cila eshte shkelja?
Z. Mero, kam nje koment per kete shkrim, por nuk po e shohe, nuk di cila eshte shkelja? Faleminderit!
Shkrim i bukur. Jam dakord me Raimondin ama. Gjeja e fundit qe duhet te bejne shqiptaret eshte te behen fetar. Ardhja e shkollave fetare dhe shtimi i “besimtareve” eshte mjaftueshem duke pasur parasysh sa lehte manipulohemi ne si popull. Feja e shqiptarit eshte Shqiptaria dhe cdo lloj feje tjeter do e shkaterroj vendin tone, “tolerancen” fetare me te cilen krenohemi kaq shume gjithandej. Nuk duhet ngaterruar asnjehere se te qenit njeri me morale, etik, respekt per token dhe njerezit qe te rrethojne nuk ka ASNJE lidhje me te qenit “besimtar i Zotit”. Nje edukim i mire familjar dhe shkollor eshte me se i mjaftueshem per te bere mire ne kete bote.
Bravo,Kol dhe Rajmond,ju lumte…