Nga Rudina Xhunga
Aisha e pa vdekjen në sy.
Policia deklaron që vrasësi i saj është një 80-vjeçar dhe ndoshta ai është. Por tanimë, kur Aisha s’është më, besoj se, kushdoqoftë monstra, nuk do të merret vesh kurrë cili vërtet e vrau Aishën.
Sepse as u mësua, as u dënua kush e vrau Erietën. Qentë e gjetën gruan e gjorë, të copëtuar dhe mbaruan punën që nisi vrasësi. Edhe media i dha një dorë, me botimin e përgojimin e moralit të së vdekurës që s’kishte gojë të përgjigjej.
Po Irena Selin, u gjet kush e vrau? Po Kozetën? Po Aurorën? Asgjë. U harruan. Vetëm nënat i qajnë.
Aisha ishte jetime. Nuk ka as nënë ta qajë. Po bëhej vetë nënë, e vogla. Mbante në bark një jetë 11-javëshe.
E kërcënuan ta hiqte. Nuk e bëri. E vranë që të mos bëhej nënë. E vranë se donte të mbronte beben e vet.
I këputën kokën si zog dhe ia hodhën në një arë me misër.
Unë nuk kam fjalë të tregoj dhimbjen, neverinë dhe llahtarën që provoj, kur mendoj për këtë vdekje. Dhe mendoj për të gjithë kohën. Nuk arrij ta shkëpus veten nga tronditja që provova për këtë makabritet.
Vetëm mendoj për atë të mjerë, për fshatin ku lindi, fshatin ku erdhi, për nënën që humbi, për vëllezërit e motrat që iu bë nënë. Për vetminë, për varfërinë, për ëndrrat që ka një vajzë e vogël. Një vajze e mjerë.
E përdhunuan të mitur. E lanë shtatzënë të vogël. E masakruan në mes të një are. Ajo e vdekur ishte, por e vranë përfare.
Po, pse moj zemër e vogël nuk kishe një armë, si Nazimja, me vete, atë natë?
Nuk është ky arsyetimi që duhet të ndaj në publik, por ky realitet nuk mban më arsyetim.
Një e mitur kokëprerë. Një mort i ndërprerë se vajza ishte shtatzënë. Një familje që ka të njëjtin version. Një motër që nuk flet. Që nuk di gjë. Për të motrën që e rriti, që ndante dhomën, që ndante tmerrin. Tani ndajnë heshtjen. Në emër të nderit.
Një media që çfarë nuk shkruan, për vrasës kasapë, profesionistë, sekte muslimane, për lloj-lloj banalitetesh të paprovuara, duke i vënë damkën e vulgaritetit, dramës së madhe të këtij kombi.
Këtij kombi që po i vrasin gratë. Dhe nuk i gjejnë kurrë vrasësit. Se jeta e grave këtu s’rrit peshë. Ka gra me shumicë…
Gra me vrasës pa emër. Po të kishte pasur emër vrasësi i Erietës, Aurorës, Kozetës, nuk do guxonte ky katil ta këpuste pa frikë e faj kokën e Aishës. Ky i marrë që i mori jetën një nëne. Por ai e pati të lehtë ta bënte, se ky yni është një vend i mallkuar për gratë. Ky yni nuk është vend për gratë. Për gratë e mjera të provincës, që vijnë në qytet me shpresë të jetojnë. Për vajzat e mitura të fshatit që humbasin në këtë qytet të madh, pa një dorë, pa një zë, pa një ndihmë, pa një fat. Qyteti i madh pa rregulla, pa ligje, pa shtet, pa solidaritet, pa zemër, po i ha, po i vret.
Unë nuk di të them, ku do shkojë e gjithë kjo? Si do të mund të rrojë qetësisht një shoqëri që vret gruan kaq normalisht?
Unë nuk di të them, a do të flasë Jozefina Topalli? A do të thotë një fjalë, do të mbajë një minutë heshtje, do të ndezë një qiri, do të kërkojë rishikimin e një ligji?
Po Liri Berisha, gruaja e Kryeministrit të vendit; po Linda Rama, gruaja e kreut te opozitës? Po Monika Kryemadhi? Do shkunden që të shkundin burrat e tyre, që bashkë kanë ndërtuar këtë sistem që po na vret?
Kanë ndonjë fjalë për të thënë, kanë ndonjë gjë në dorë? Unë nuk mundem të fajësoj asnjërën prej këtyre dhe atyre që s’kam përmendur, sepse fajin e kam dhe vetë. Edhe unë jam fajtore që Aisha vdiq. Me çfarë bëj edhe s’bëj, kam faj që s’ndalova ta thernin si zog.
Ndiej përgjegjësi për çfarëdo gjëje që u ndodh grave të vendit tim, sepse kam një zë dhe nuk e përdor sa duhet, duke besuar e menduar se këtu ka marrë fund, s’ia vlen. Po fundi s’paska fund.
Ndaj nuk kam të drejtë t’i hakërrehem kujt pse nuk bëri çfarë.
Ndaj thjesht po ju lutem. Këtyre grave publike dhe gjithë grave të këtij vendi, që e kanë një zë. Lëshojeni! Ndizni një qiri në shtëpi, a në shesh për Aishën. Bëni një shkrim, jepni një intervistë, shkojini në shtëpi, çojini lule në varr, bëni çfarë të mundeni, por mos rrini duarkryq! Vajza të FRPD, të FRESH, të LRI, të AK. Vajza të “Petro Ninit”, të FB, të Bllokut, bëni një gjë! Gjejeni vetë çfarë. Aq mend i keni. Po bëjeni! Kanë vrarë Aishën. E ke radhën ti pas saj, po nuk fole, sot.
Mos e bëj për Aishën, nëse nuk e ndien. Bëje për vete!/MAPO
Nje perle e vertete!
Shkruar me fjale zemre nga nje grua e mençur, nje model i gruas moderne.
Bravo!
Rudina.FALEMINDERIT qe shkruan.
Fjala jote duhet te degjohet
Ky eshte vend lirie!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/10/600-hyrja-per-te-liri-berisha.html
bravo Rudina, fjale prekese per ata qe skane gje ne dore.
ndersa ata qe kane shume ne dore as i lexojne keto shkrime.
atyre ju interesojne vetem pazaret,per te shtuar numrat 0 ne llogari.
kz vend eshte per bijte e oficereve te Sigurimit. ketu e ka fjalen nusja e djalit te oficerit te sigurimit, i cili u punoi qindin grave, sidomos atzre te huaja. oficeri quhet ylli hila. babai i nje mediokri si dritan hila.
Kush e di sa here e ke pare filmin qe transmeton Fevziu o Aleks Rrocka dhe te duket se jane filma te ndryshem. Shiko se c’behet ne kete vend o idiot ku i pritet koka nje femije e mos vazhdoni me me biografira se late nam.Iku nje jete femije, iku nje femer e vrare nga nje pjelle bastarde si puna jote. Bravo Rudina. Si ty, si yt shoq Dritani, si Mero e si Blendi duhet te kete ca me teper pena se po na con pjella e malokut ne gremine
Ik ore idjot! Po ti o vemje, djali i kujt je? Akoma merresh me thashetheme, djali i ketij e babai i atij! Dukesh qe je insuficient.
Ti qenke Ale Koshi
Shpellaret e Partise se Druvarve i bien po te njejtes fizarmonike te prishur. I ka dale boja tashme… nuk pi me uje
Sali Ram Berisha ka qene 20 vjet sekretar i pare i PPSH-se. Per nga fanatizmi ideologjik , eshte njesoj si te kesh qene Major i SS-ve ne kohen e Hitlerit.
Te lumte Rudina .Nje shkrim renqethes jo vetem per aktin vrases por dhe per thirjen qe ben .Cdo grua duhet te flase jo vetm si grua,por si nene , si moter si bije .A ka kuptim jeta kur shikon se ne cfare gjendje e kemi katandisur ne kete jete , kur na vrasin , na perdhunojne dhe na pergojojne me vend e pa vend sikur te ishim ne shitje te lire dhe perpara blerjes do nata provonimn disa here dhe neqoftse nuk do tu pelqente do ta flaknin dhe do ta shkelnin me perbuzje se nuk plotesonte deshiren e tyre .Jemi te paragjykuara per shkak te inferioritetit te te qenit femer sepse keshtu eshte trasheguar tek ne jo per fajin tone por per faj te atyre qe nuk dine te na vleresojne sepse kane frike nga feminiliteti kane frike nga te qenit e sinqerte , e bukur sepse bukuria vret . Me bere qe brenda meje te vlonte revolta per Z.Topallin , per Z Berisha per Z Kryemadhi qe sot jane ne pushtet e tu drejtohesha sikur nena e Aishese ku i keni vajzat tuaja , kush ua mbron a keni pasur ndonjehere frike se dikush do tua perdhunoje ?Jam e bindur qe jo sepse ata jane te rethuar nga sere mburojash njerezore dhe materiale , me nje sere te larte jetese qe ke frike ti mendosh e jo tu qasesh sepse dhe ne ndodhte e kunderta do te mobilizonit gjithe shpuren tuaj dhe ate qe sadopak mund te fshikullonte vetem me mendje e jo me gjste do ta kishit shkaperdredhur si koken e Aishes . Sepese vetem ju jeni nena sepese vetem ju e dini cdo te thote shembesheuri sepse vetem ju dini te jetoni mes luksit sepse kete privilegj ua kemi dhene ne te gj, qe votojme per ju dhe jo per veten tone sepose jeta jone nuk vlen per asgje perpara jetes suaj mondane .Dhe neqoftse u ndodh nje dite ndonje fatkeqesi e tille mos ia hidhni fajin askujt por kerkojani vetes qe e katandiset kete shoqeri ne nje antivlere.
ALLAHU te shperbleft moter per ket shkrim te shkelqyer,AISHJA,e bukur meriton qe te ket nderin qe te gjith ne ta meshirojm e ta vajtojm,e cila u mundua ta mbroj nderin e saj,por perbindshi shum i fort,spati vler as agjerimi e as namazi,por nje dit do te dalim para Zotit dhe do ta shohim AISHEN HYRI qe fytyra e saj dote shkelqej nga nuri e drita.
Te lumte Rudina!Eshte e vertete,te ze tmerri kur te thone se do lindesh vajze.Te ze tmerri se e di cdo heqi ne kete vend e ti nuk do mund ta mbrosh dot.Rritemi ne familje ku nena eshte tere jeten e nenshtruar,mesohemi me thashethemet e lagjes ku nuk lihet femer pa u pergojuar,dhunohemi ne pune dhe heshtim pasi na vjen turp.nuk flasim dot ne nje shoqeri ku pa e ditur fare rrethanat,menjehere thuhet per femrat se vete e pati fajin.Ne qe sot jemi nena duhet te flasim,te cirremi kunder cdo kujt qe na ben ne femrave me faj,sidomos ne familjet tona ,qofte edhe kunder babait apo vellait tone primitiv.Ndryshe te njejtat vuajtje do kene edhe vajzat tona neser.o te ndryshojme dicka ose te ikim pa e kthyer koken mbrapa nga ky vend.respek Rudina!
JU LUMTE DORA PER SHKRIMIN I MREKULLUESHEM, I PA SHOQI MERITON VLESIMIN MA T’NALTE. POR KUR THONI QE NDJENI EDHE JU FAJ SI GAZETARE TREGONI KULTURE HUMANIZEM T’PASHOQ. NJI KRITIKE TE VOGEL MA SHUME SHKRIME T TILLA E E MA HIç SHKRIME E INTERVISTA PER VEJUSHEN NEXHI ME SHOKE. RESPEKTE TE SINQERTA
Ne dukje artikulli te len pershtypjen e nji kritike dhe autokritike pak a shume konstruktive. Ne fakt nuk thote, asgje, jo vetem te vecante por as edhe grishese. Te gjithe e dime se ku po na con kjo rruge. E gjithe makina shteterore, mediatike, kulturore dhe artistike, i kane meshuar me nje force te papare degjenerimit total te te gjithe brezave. Ne vendin tone, makabriteti eshte kthyer ne stil jete, madje edhe i deshirueshem. Nuk egziston asnje dege apo kontekst ku te mos mbizoteroje e keqja, e dhuneshmja, e peshtira, e padrejta dhe prepotentja. Keto metoda te perqafuara fatkeqesisht nga shumica, kane krijuar nje model dhe nje stil skajesisht origjinal shqiptar.
Krijimi i strukturave dhe superstrukturave arrogante nuk lejon ne asnje menyre te krijohen kushtet per nje rikthim te jetes normale.
Asnje prej shqiptareve nuk e din se si funksionon shqiperia, dhe cuditerisht kerkojne prej saje mrekullira.
Keto gjera autorja e artikullit i din mire dhe per te mos dale ne skene i kerkon terthorazi maskarejve te politikes te nderrojne rruge, ate rruge qe e kan krijuar me deshire te tyre dhe te te gjitheve. Kush merr cadren pas shiut nuk tregon inteligjence, rasti i Aishes eshte akoma me i mbrapshte, sepse po tentohet te perdoret cadra pas pushimut te shiut.
Autokritika e autores, ka format e nje shperlarje dhe fton te tjeret te ndermarrin aksione.
Mosprekja e pushteteve te forta nga mediat, tregon qarte se indirekt jane ne sherbim te tyre.
Vete forma e organizimit te shtetit shqiptar, mundeson format makabre ne jeten civile.
Ne nje vend ku koncentrimi i popullsise behet me kritere idiote, te pambeshtetura aspak ne format e krijimit te te mirave materiale, tregon aftesi teper te uleta civile ne ndertimin e nje shoqerie normale civile.
Aishja nuk eshte viktime, por eshte prodhim i asaj qe thashe me siper. Fatkeqesisht, mos venja dore mbi bazat e mesiperme, ngjarje si keto kane vetem nje shans; te riperseriten, dhe me frequence sequenciale.
Mediat, duhet ta falenderojne Aishen sepse i jep mundesi qe historia e saje te mbushe faqet e gazetave, dhe njekohesisht perfitojne nje larje te ndergjegjes te paguar nga te denuarit e perhershem, qe jane masat.
Ju pershendes gjithashtu Lora! Me vjen mire qe ka akoma njerez qe kane kuptuar se fundosja sa patetike aq e vendosur e se vertetes reale behet vetem nga mediat dhe lakejte qe shkruajne per ta.
Personalisht nuk e kam njohur auoren, por tashma mund te deduktohet lehtesisht se nuk egziston asnje organ ku te mos i sherbeje me devotshmeri sistemit.
Dhe neqoftese ky sistem ka makabritetin ne qelizat e tije, automatikisht te gjithe autoret me koshjence te plote i sherbejne kesaj katrahure ne kembim te nje mireqenje skajesisht te pamerituar dhe teresisht ne kurriz te popullit shqiptar.
Po ta analizojme holle, jane keto monstrat e vertete, te cilet, kane krijuar nje amulli konceptuale te popullit shqiptar. Honoraret korresponduese me punen e bere, jane marramendesisht te pajustifikueshme. Dhe kjo tregon se cfare sherbimit special i kane bere dhe i bejne ata te gjithe sistemit politik shqiptar. Por zonja ne fjale, akoma beson te mashtroje shqiptaret se duke mbjellur grure mund te korret edhe kafe.
Sa me fat qenka Rudina moj Shkoder Locja qe nuk te njihka ty. Ne fakt nuk e ka ate shans pasi ne studion e saj ka vetem politikane te rangut te larte e nobeliste e jo nulitete si puna jote qe as nje koment nuk dine te shkruajne. Edhe ti po ta lexosh vete, nuk e kupton c’ke dashur te thuash. Lere me pastaj ne te tjeret apo Rudina.
Kush nuk komenton me argumenta, asht tipik idiot.
e ku ka ma t’poshten sesa shqiptart!
Pergezime Rudina per shkrimin. Jo nje,por histori te pafund te dhunes ndaj gruas. Jeta e gruas po zhvleresohet cdo dite ne vendin tim.Eshte me te vertete ore alarmi per te gjithe shoqerine.Te mitura qe per kushtet e edukimit familjar e shoqeror ,ekonomik ,krahinor apo per cdo lloj shkaku perdhunohen ,vuajne ,ju merret jeta ne menyre makabre dhe mbeten ne faj,pa e patur ate. Gra qe perdhunohen publikisht qe mund te jene cdo dite viktima te burrave.Zgjohu o shoqeri,ku po arrin!! Jeta eshte e shtrenjte dhe zoti ta ka dhene per ta jetuar.Zgjohuni nga gjumi ju dhjetra shoqata te grave,cfare prisni!!
Per viktimen e fundit Ajshe.Ajshe tu prefte shpirti ne paqe.Ke vuajtur qe femije,ti e di.Ike nga kjo jete femije me shpirtin tend te madh se doje te ishe nene,kjo te fisnikeron. Babait te Ajshes ,ne se do te kishte mundesine ta lezonte do ti thoja viktima mbeshtetet.Rrethanat tani qe Ajshja nuk eshte askush nuk i di.Ajo i ka marre me vete.Nje gje eshte e sigurte qe ajo nuk ka deshiruar nje mardhenie me gjyshin e saj per jeten e saj. E ka perdhunuar dhe e perdhunuara nuk kishte kujt ti qahej,ka vuajtur e ndjera dhe per kete,nuk mund te behet fajtore. Babait te Ajshes i them se i kuptoj momentet e veshtira qe kalon.Zoti te dhente force per te qene dinjitoz dhe dinjotoz je kur mbron dinjitetin e Ajshes.
Shkrim i paarritshem! Teksa e lexon, njeriun e pershkojne emocione te te gjitha llojeve; zemerim, neveri, keqardhje, dhimbsuri, por edhe krenari per nje grua te larte shqiptare si Rudina.
Gjithcka ne kete shkrim eshte e sakte ne menyre te pamohueshme!
a kish facebook ky shabani?
Po pse jemi ky lloj populli qe jemi. Nuk e di cfare eshte, mallkim a e kemi ne gen qe te mos e duam njeri tjetrin.Po ti lexosh te gjitha komentet te vin turp ne me te shumten e rasteve.Po lexojeni dhe kuptojeni shkrimin o njerez.Vetem sulmoni gazetaren.Ajo ne dore ka te beje ate qe di ta beje mjeshterisht.Ju c’fare po beni.Pastaj dalin ca lloj filozofesh qe shkruajne artikuj mbi artikullin e gazetares.Po lexojeni ,kuptoni reflektoni,bisedoni ne shtepite tuaja me te afermit, se eshte kollaj te gjykosh.Kush nuk ka faj pastaj ne kete bote, le ta hedhi ai gurin e pare.
Nje hartim i bukur prej KOMSOMOLSKEJE. Ne te gjitha vendet vendet demokratike,qe ecin perpara duke u mbeshtetur ne traditen e tyre dhe parimet e mendjes se hapur, lititr dhe te drejtat e gruas kane ardhur deri ne barazimin me ligj dhe real me ato te burrave. Kjo eshte e veshtire te kryhet ne nje vend ku gruaja u kthye, per 45 vjet, nen petkun e te drejtave te saj, ne nje leve te fuqishme te Partise se Punes dhe Sigurimit te Shtetit per mbajtjen me kembe te sistemit antinjeri, antifamilje e antishoqeri. Pasardhesit e pasardheset e Dites se Zeze 8 Nentor 1941 nuk mund te punojne asnje grime per lumturine e femres sepse ata jane varremihesit e vlerave shoqerore e familjare te popullit shqiptar. e Vetme gje qe dine te bejne eshte te thone fjale te bukura e te bejne pune te zeza…
Shkrim i mrekullueshem, qe me ndjell revolte si shume gjera te tjera qe po ndodhin ne shqiperi.
Bravo!Si gjithmonë!Vetem se…nga gjithshka mungon dicka:Pergjegjësia e kthimit të këtij vendi në ketë gjendje.Rudina shkon gjer atje,troket në portën e autorëve të vdekjeve dhe kthehet pas!Jooooo!Nuk ka shumë vlerë pergjegjësia e saj që realisht flet,godet,por pergjegjësia e burrave të atyre grave të felliqura që u permend emrat dhe askush nuk largohet me dorheqje…Ato kanë mundesinë t’i detyrojnë burrat e tyre maskarenjë të largohen per keto turpe të tyre!Ato duhet të bëjnë si gruaja e një xhandari ne kohen e merhumit tiran,Zogut,qe rrahu fshataret pse nuk paguanin taksat.Gruaja u turperua per burrin që e gjeti vet duke rrahur nje plak të gjorë.I bertiti të shoqit:”Lere atë të mjer se e paske bere gjak sheshin…!” “Ik t’i moj,se Mbreti per kete me ka vënë!”Ja ktheu gruaja:”O faqezi,nuk shikon si askush s’të do më me këto që ke berë në zonë?Lere ketë të mjer dhe do lësh edhe xhandarin!”
“Si?”Fshataret degjonin!
“Leri të gjitha,të them,se po nuk e le këtë punë të ndyre që s’è bën mirë,nuk do kesh më në darkë këtë…”dhe bëri dy duartë në formen e gurabisë,domethënë Pi..
Xhandari pasi tundi kokën hodhi ne tokë kamzhikun dhe pasi liroi plakun e gjorë tha:
“Kur puna paska arritur gjer këtu,tek gopi gruas time,do të thotë që të them:”Të dhjefsha taksat o mbreti Zog!Nuk bej për xhandar.”Dhe xhandari ishte nga zona e Skraparit.Nga është “xhandar Zogu”sot Meta.Por Monika nuk e bën dot dorën gurabi gopi…të largohet Meta.Më keq Liria,të qërohet xhandari duargjakosur i Zogut,Berisha….Keta janë sot pushteti!Ti e bere detyren z.Rudina!Si përherë mirë,pa theksuar kush e ka fajin!Unë tregova një të vertetë të vjetër,për pakëz plotsim…shkëlqyer të tjerat!…
Rudina jam me ty 50% jo 100%.Ne kohen e Enverit ishim te varfer lanim pantalonat dhe fustanet te shtunen dhe mezi prisnim te thaheshin ti vishnim te henen ne pune.Enveri dhe policet nuk na ruanin nderin.Nderi ishte i shenjte mernim borxhe per te mbyllur muajin por nuk shisnim Pucin per leke.Kush ka sy e tru di cfare ben.
Ja ky eshte paradoksi i kohes, nje realitet kokel e lemesh qe i ka hypur ne shpine dhe me te dy duart i ka zene frymen progresit. Thjesht katastrofike. Nje mendje e kultivuar dhe e kthjellet si uji i Valbones ne vere, eshte e detyruar t’ju drejtohet per ndihme Jozefinave te kupoles ketyre zheleve qe fatalisht koha e harbutit nxori ne krye, dhe kjo eshte njelloj si dita ti thot nates: Na ndrico! Zoti le ta shohe Shqiperine duke bekuar dhe vene ne vendin e merituar mendje si kjo ketu qe na dhuron kete shkrim “testament”. Jete e shendet ne familjen tende moj vajze…
Ky nuk eshte vend per vajza, nuk eshte vend per motra, nuk eshte vend per vellezer, nuk eshte vend per prinder, nuk eshte vend per familjare, nuk eshte vend per njerez.
Znj.Rudina shume nga komentet ju shkruajne urime , bukur fjala te prekshme ,te medha me vend kurse un te them asgje nuk bere thjesht u kujtove.
Ju znj. Rudina (gazetaret) duke qene se jeni dhe pushteti i katert e kuptoni ndonjehere se sa large standarteve evropiane jeni e keni menduar ndonjehere se jeni ju pjesa me e forte ne nje rregjime apo sistem dhe kur ju flini apo beni sikur nuk shikoni sa vuan nje komb.
Znj. Rudina po ju drejtohem juve por duke pasur parasysh te gjithe gazetaret dhe analistet apo edhe intelektualet emirefilte te shqiperise nuk e bete nje here bam bam bam sot nesser pasneser nuk punojmmmme nuk duaaa te punooojjjj me juuu o traaapppp t’ju drejtoheni nje here shefave apo ministrit apo kryeministrit mos i shkoni ne mitingje mos e merrni ne intervista mos i flisni ne rruge epo Znj. Rudina jeni ju qe po e reklamoni ate vend me ata njerez saa sa sa 22 vjet e po duhet te ndryshoni ju znj. rudina ju vetem ne.
Te lodha kam shummmmeeee
sali berisha paska faj a? i poshtri i botes, pse e ka inkuraju ate plak 80 vjecar me ja pre koken kesaj Aishes!…E kur del naj vajze si nazmija e ja pren koken dashnorit te saj, a ben me shkru: Ky vend nuk eshte per djem! Flm nese ben.
ju lumte rudina!ju,por jo vetem ju,jeni e ardhmja e shqiprise.uroj qe thirrja e juaj te mos mbetet vetem ne faqjet e nje gazete,por te hyje thelle ne mendjet dhe zemrat e çdo shqiptareje apo shqiptari!
uroj, dhe dua te kem besim,qe nje beteje e tille te mos jete sezonale,por katerstineshe;qe ngjarje te tilla te mbeten nje kujtim i hidhur dhe i zbehte i nje te kaluare te larget.
yll je pasha nanën
bija e Zotit, a e lexove shkrimin e Rudines para se te komentoje?????
jo bre. pse me lexu? dihet qe eshte perfekt. jane do t’verteta kategorike!
bija e Zotit ju jeni nje shtrige.
E mrekullueshme!! Bravo Rudina per kete artikull! Eshte e vertete, ky nuk eshte vend per gratedhe fundi vertete nuk paska fund
Te vrasesh femren sot eshte te vrasesh trupin qe mban te ardhmen.Ne shumicen e rasteve te vrasjeve te femrave por edhe te meshkujve autorja kresore ka vetem nje emer:Varferia si e keqja e gjithçkaje.Ne vendin tone te mjere varferine e kane mbarsur dhe lindur ne trupin e nenes Shqiperi imoralet,perverset politikane.Pas çdo vrasje,vetevrasje grabitje dhunime eshte vetem politika kriminale.Jane grate burra politikane qe kurre nuk kane ngritur zerin per te drejtat e grave por jane bere me heshtjen e tyre mbeshtetese te dhunimit e vrasjeve te tyre.Varferia po e detyron kete popull te mjere te humbase perdite dhe ato pak vlera qe i kane mbetur per te bere te mundur mbijetesen.Njeriu i ri i krijuar nga bisha enveriste po ushqehet perdite me vuajtjet,gjakun dhe humbjen e dinjitetit te shqiptareve te mjere.
Shkoder loce, komplimentet e mia per ate analize te perkryer. Besoj shume se njerez si ju kane tere mundesite te krijojne nje berthame qe une do ta emertoja “berthame atomike” per shperthimin e kupoles ku brenda saje fshihen tradhetia, krimi po dhe ku mbahen penge guximi, vetedija kombetare, mundesia per tu ndricuar dhe forca per te vepruar e nje populli qe si fillim ka nevoje per tu yshtur…
Me vjen shum keq per Aishen , e vogel e pa rritur dhe ja preu gjithe ebderrat ne mes ai pedofil i ndyre . Nuk duhet pasur meshire per te ta vrasin edhe ate sic vrau ate vajz te pa rritur.
Rudina eshte ushtarja me e bindur e padronit. Ajo ben sikur i ben sherbime shoqerise, por i ben padronit, se ashtu i ka thene ai. Neser, kur t’i thote ndryshe(dmth kur te vija Rama me Top cannel ne pushtet) do te shkruaj ndryshe.
Ti besian perpara asaj fjales “kur” duhe te vendosesh dy germa SI. Pra sikur skizo-Rama te vije ne pushtet…