Përse besoj tek ndershmëria e Lirak Bejkos?

15 Tetor 2012, 18:04Blog TEMA
Përse besoj tek ndershmëria e Lirak Bejkos?

Nga Kristo Mërtiri

Një histori personale që flet për karaktere të forta: Babai i Lirakut dinte të hidhej në “flakë” për Njeriun

Dy fletë nga arkivi i gazetarit:

“…Udha hekurudhore e Yzberishit, gjarpëronte dëshpërimisht vetëm me vagonët e mallrave mbi shpinë, në këmbët e repartit ushtarak(1118) të këmbësorisë. Bashkë me një batalion tjetër qe transferuar nga Yrsheku pranë Brigadës së Parë/

Pas një “rrëmbimi” arbitrar e dramatik nga bankat e shkollës së mesme pedagogjike “Pandeli Sotiri” në Gjirokastër (vitin e ardhshëm do diplomoheshim për mësues!), ashtu kokëqethur me Xhafon nga Selcka e Buzit të Tepelenës hodhëm prapa krahëve ëndrrat e këputura dhunshëm dhe ikëm përmes një deti dëshpërimi e hidhërimi të pafund. Njëri në Shkodër e tjetri në Tiranë! Xhafua 2 vjet, unë 3.

Sot e kësaj dite, ajo ligësi e padrejtësi dallkaukësh me pushtet, ka mbetur jetime dhe e pazbardhur ende, të paktën për 4 breza të Pedagogjikes së famshme…

Por e keqja nuk shkoi deri në fund. U gjend dikush aty në repartin ku bëja ushtrinë të më jepte dorën. Një prej tyre ishte komisari Dalan Memushi. Mu lejua të jepja provimet e pedagogjikes me korrespodencë!… Kur dhashë provimet e fundit të maturës dhe do sulmoja për të hyrë në konkursin e degës së gazetarisë në universitet, “theva” i detyruar një a dy ditë afatin e lejes së shkruar. Po çfarë ndodhi? Kur zbrita në Yzberisht, gëzimi i ligjshëm për shkollën e përfunduar në një kohë me konviktorët që lashë në Gjirokastër, u kthye në makth e gjëmë të madhe. Në një mbledhje rrufe të kompanisë ushtarake, organizuar si në ilegalitet nga dy oficerë hakmarrës, zemërzinj e me kulturë tepër të cunguar, ishte vendosur të më çonin në prokurorinë e gjykatën ushtarake! Gjok Lleshi nga Lezha, shoku im i togës e fjetores, bashkë me Sami Fekën nga Përrenjasi, kishin bërtitur e qarë me të madhe…

Me disa paketa cigaresh në xhepat e ushtarit dhe pa pasur nevojë për shkrepëse, buzëmbrëmja më gjeti në udhën hekurudhore të Yzberishit. Zhytur në vetminë e ankthin e sapongritur sa një mal, i hutuar dhe me plot vramendje të mjegullta djaloshare, ecja si i ngrirë mbi një akullnajë dëshpërimi të paparë. Pikëpyetjet e dilemat dallgë-dallgë më pushtuan gjithçka. Mirëpo çfarë bie minuti nuk bie sahati! Papritur e pa kujtuar, afër fabrikës së tullave u përballa me komandantin e Batalionit, që më donte shumë. Doja t’i shmangesha si i “turpëruar”, por ishte e pamundur. Kur i thashë si nëpër dhëmbë se të nesërmen mund të përfundoja në pranga, qeshi me zë të lartë dhe menjëherë pyeti se a i mbarova të gjitha provimet. Pak sekonda më pas, ngriti të dy krahët lart dhe thirri: “Dale të të puthi në ballë…”. Dhe këputi ca të shara për ata vartës intrigantë që kishin vendosur prapa krahëve të tij. “-Thuaje tamam, më qafsh, atëherë të kish vajtur mëndja edhe për ndonjë hata të zezë që do nxinte përfundimisht jetën tënde dhe të njerëzve të tu më të afërt, apo jo?

Komandanti më hodhi krahun dhe më çoi në një kafene pranë ish Kombinatit Tekstil. Shumë ditë më vonë më tha se isha zverdhur e bërë dyllë dhe nuk kish parë pikë gjaku në fytyrë. Në fund, pasi më pyeti se a kisha lekë dhe ndonjë të afërm në Tiranë, nxori nga xhepi një fletëleje 24 orëshe të vulosur, e plotësoi dhe e firmosi”.

Ky ishte Petrit Bejko, babi i Lirak Bejkos që sot po dergjet i djegur në një spital në Itali.

Këtë rrëfim publik e mediatik (për herë të parë), e ringjalla të premten në mbrëmje teksa shkoja te spitali i djegieve për të takuar Lirak Bejko flakadanin. Por 3-4 orë më parë e kishin çuar me avion të posaçëm në Itali. Shiu që binte si me gjyma ma shumëfishoi mërzinë. Sa për pavijonin, preka një situatë tepër irrituese e revoltuese (mund të flas herë tjetër). S’kisha shumë orë që mësova se i kujt ishte Liraku, me origjinë nga Sevrani i Skraparit: Djali i komandantit tonë shumë të dashur të batalionit, Petrit Bejko. Se lufta për drejtësi e barazi para ligjit provon trimin, por siç thoshte gjyshi im i mençur, hallet, vuajtjet e fatkeqësitë provojnë shokun a mikun e vërtetë. Rruga për aty nuk është asnjëherë e gjatë…Aq më tepër kur disa liderë kalanderë vrapojnë të vjedhin sadopak kapital politik, si të “thekur” për të drejtat e njeriut ! Unë, nuk u ngazëlleva aspak nga flaka e vetëflijimit në trupin e Lirak Bejkos, flakë që u mbajti frymën mjaft shikuesve në mbarë globin. Vallë, vetëm Europa e Perëndimi duhet të brengosen për shpirtrat dhe trupat e sfilitur nga monizmi e pluralizmi shqiptar ?!…Po kush dëgjon nga ky vesh i të pavdekshmit Hipokrat ?…

Të vetëflijosh veten dhe interesat vetjake, nuk është një fjalë goje lëshuar në tribunat e orgjirat elektorale. Dhe as një flakë kashte. Ndoshta thjesht për hir të kafshatës së gojës, disa intelektualë jo pa peshë për opinionin publik, nuk po bëzajnë fare(?!).Ajo grevë urie nuk ka nevojë për pagëzime “politike”, “ekonomike” etj. Çdo pushtet a shtet sadopak demokratik, nuk ka të drejtë t’i braktisë. Nuk ka të drejtë as t’i fyejë. E, aq më tepër nuk ka aspak të drejtë t’i poshtërojë e mallkojë. Ka vetëm një të drejtë e detyrë urgjente: Të ulet e të dialogojë sy më sy dhe në shesh-mejdan ! “- Me pak raki e shumë dashuri !,-thoshte shpesh babai i ndjerë i Lirakut, nëpër sebepe e gëzime të ndryshme.-Dëgjoni mua, frikacakët vdesin shumë herë para vdekjes natyrale, trimat e provojnë vdekjen vetëm 1 herë…”.Por nuk është fjala për heronj të stisur. Përballë mizërisë me Sanço, Zylo, Demka etj. të majtë e të djathtë, që përdorin e keqpërdorin vetëflijimin e njeriut, parmbrëmë erdhi një mesazh burrëror dhe i pastër si burimet e malit Tomor: “Vazhdoni grevën, por mos u digjni !”.Erdhi përmes dhimbjeve e lëngimit mbinjerëzor në një spital Italian. Foli Lirak Bejko flakadani, jo ndonjë lider partiak që vrapon pas ëndrrave me pushtet e bereqet(para). Se dardha bie nën dardhë. Babë e bir nuk e ngritën kurrë flamurin e bardhë përballë ligësive e poshtërsive pushtetare. Mirënjohja e vërtetë paska rrënjë të thella. Ajo s’përthahet kurrë! “Mirëpo koha është herë nënë e herë njerkë. Kur të merr flakë shpirti, edhe burri di të lotojë…”. Bashkë me bubullimat dhe litarët e pafund të shiut të premten mbrëma, këto 2 fjali më kanë mbetur ende si komb në grykë. Se babai i Lirakut dinte të hidhej në “flakë” për Njeriun.

8 komente në “Përse besoj tek ndershmëria e Lirak Bejkos?”

  1. Genc Tr says:

    Zoti Kristo!
    Te jesh i sigurte se po te ishte Sala komandati yt, do i kishe ngrene ca vite burg si armik i popullit dhe tradhetar i Atdheut …
    http://youtu.be/HFzYi2QTVWM

  2. Kol Tivari says:

    Mbylle sqepin o koleksion korbash.Sepse ne kete pejsazh gri ne te erret te kesaj toke fatkeqe,korbat si ti krrokasin,nen komanden e korbit plak.Koleksionist i tredhun i pushtetit,qe asht pervijezu taman zgjatim i atij qe u mori andrrat ketyre te mjere.Te mjere per c’fare humben por me larte se pushteti ne karakter,moral e pastersi.Mos krrokatni o korba,qe hiqeni si antikomuniste.Shkoni o njerez aty ku ata shpirtra te lire ju kerkojne.Nuk po kerkojne lemoshe nga ju.Ata jane mbyllur te gjalle ne arkivolin e diktatorit mesjetar e kriminel Sali Rrumpalla.Asht kjo qenje perverse dhe propoganda e tije Gebelsiane,qe mundohet ti vetmoje,ti percaje,ti mohoje.Ata vijne nga sketrra e jetojne ne sketerre.Ate qe u bente kerbaci i xhelatit dje,po ju ban kerbaci i demagogjise se kryeministrit skizofren sot,gjithnje me diarrene nga goja e Gebelseve te tije.Por mos harroni.Shpirti i tyre asht i lire.Ishte i lire edhe ne zgafellat e Spacit e Burrelit,asht i lire edhe ne Zgafellen ,qe me rrethim xhandaresh ka kriju Sali Diktatori,tek ajo cader e vogel,ku rrahin zemra te medha.Zemrat e tyre nuk kane nevoje per nje doktor psikopat zemrash artificiale,por per ngrohtesine tuaj e mbeshtetjen.Shkoni o njerez aty,pran tyre e le t’ju quaj Shpellari komuniste.NQS ata qe jane solidare me ata qe vuajne per buke,per dinjitet e liri,i quan komuniste,atehere le te jeni te tille.Diten e veres ju mbulojne mushkonjat e karkalecat,ne Vjeshte ju trazojne mizerite e korbave,qe vrapojne pas Korbit te Lugut te Zi,dimrit ju shkyejn gjithcka cakenjte me kollare,atehere kur do jeni rehat??? 4 stine ka viti,por te katra per regjimin e korbave Ngrihuni e shkoni tek ajo cader,tek ajo ulerime kushtrimi per te nesermen Sot,shkoni sot.Neser do ju nxjerri syte korbat.Neser do jete vone,shume vone

  3. GjonMazo says:

    Zoti Mërtiri,

    Nuk e vë në dyshim çfarë shkruani më lart. Por mashtrimi më i hollë është kur bën të ditur një të vërtetë të shkëputur nga konteksti. Batalioni i atij komandanti i shërbente një sistemi që u kishte hequr shqiptarëve të drejtat njerëzore natyrore si:
    -Të besonin e të praktitkonin besimin fetar
    – Të trashëgonin e të punonin tokën e trashëguar e të mbrojtur me gjak brez pas brezi
    – Të mbarështonin qoftë dhe një dhi apo një dele

    Nuk di që këto të drejta t’i jenë mohuar njerëzisë në gjithë historinë e tij që nga Eva e Adami.
    Nga ana tjetër kishin të drejtën dhe detyrimin të punonin tokën qilizëm me kazmë 10 orë në ditë për 40 lekë të vjetra aq sa vlente një bukë dykilogramëshe

    Me gjithë karakterin burrëror të komandantit, ai batalion mbante në këmbë një regjim genocidi aq të sofistikuar sa kur ti e sjell ndërmend, ma do mendja, përjeton orgazëm shpirtërore o këlysh i KOMINTERN-it.

    Të djeg shumë që greva të jetë dhe të shprehet si politike

  4. Ilirian Beduli says:

    Gjon-fazor,
    Urrejtjen e paske ne gene o Gjon-fazor. Keqardhje per ty. Regjimi qe iku, nuk kthehet me, larg tij. Po njerezit qe punuan me ndershmeri, qe aspiruan per nje Bote te paster, pa dallkauke qe vetem vjellin poshtersi si ty, edhe ata te ndercmit ti flakem? Mos keshtu, boll, booooll me keto. E more, gazetar Mertiri, te beka ky Pafazori dhe klysh te Kominternit. Qaje moj malule. E cpolitike e do greven ti, te marrin ate qe u takon, kjo eshte e rendesishme e te qetesohen shpirtrat e ketyre njerezve te vuajtur.
    Sa per Petritin babain e Lirakut me thone fqinjet e mi te Sevranit paska nderruar jete. Drite paste.

    Dhe une te them them ty zot Mertiri te lumte Pena.

    Me respekte

    Ilirian Beduli

  5. fatmiri says:

    E kam degjuar historine e Kristo Mertirit qe e moren ushtar nga shkolla “Pandeli Sotiri” ne Gjirokaster, vete nga nxenes te kesaj shkolle. Dhe sa po e lexoja me kujtoheshin ato gjera dhe thashe; sa mire qe thote te verteten! Eshte veshtire sot te besosh njeri! Po ja , ata qe e kane ne origjine, sado te dredhin, do shkojne te rrenja e tyre. Dikush aty larte, Gjon Mazo, fillon e na tregon se ai bataljon paska sherbyer regjimit dhe ai komandant drejtonte kete bataljon; Nuk mund te bej koment se me indnjojne keto gjallesa shqiptare qe mund ta theme edhe per kundervenie: paska pase te drejte Enveri me ca nga ju se jeni te pandreqshem dhe te lindur per te bere keq e per te folur keq , o Gjon Mazo. Sa me dhimbset vendi im qe ne barkune tij ka dhe njerez te tille akoma sot! Megjithate eshte zgjedhje e tyre, mbi toke ka zhapinj, bretkosa, gjarpeinj, por ka dhe kafshe te tjera e njerez humane. Po duhet ta keshe ne gjak.

  6. Kol Tivari says:

    Mazi asht zogu i kalit ose gomarit.Me than troc ky quhet Gjon Krrici.Nje plak pederast me prostate,qe ala vazhdon me ken kerric gomarit.Nuk ka pas te papune ne Shqiperine e Enverit,por nuk mund ti quash sherbetore te kominternit.Shko tek shoket tu,qe po vdesin ne greve,kunder spiuneve e gjykuesve te tyre te djeshem.Jane dy pale ne konflikt.Antikomunistet e kalbun ne galerite e Spacit,kunder “Antikomunisteve”,qe vozisnin varken e femijve te Enverit.Gjon Kerrici i gomarit,a din tash ke me perkrah,nese je vertet antikomunist e jo ish spiun???

  7. Fllad says:

    Shoqeria shqiptare ka nevoje per shkrime te tilla. Ka mjerane te trashe qe ju pret thika trashe dhe ndoshta vertet nuk kuptojne dhe ju ben mire te lexojne keto shkrime, e te tjera si keto.
    Por ka dhe zhapinj e bretkosa -si thote fatmiri, dhe pergjigjen ja ka dhene shume bukur dhe Kol Tivati

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje