Teksa “trioja” Sali Berisha, Hashim Thaçi dhe Atifete Jahjaga po festonin e nderonin njëri-tjetrin të rrethuar nga qindra truproja në qytetin “piktoresk” të Deçanit, lajmi që vinte nga Tirana, ishte për të katërtin qytetar të atjeshëm që po tentonte të hidhte vetes flakën, i pakënaqur me trajtimin që kryeministri i atjeshëm po u bënte ish-të persekutuarve politikë.
Është kjo një tablo e një pashpirtësie njerëzore e politike, që po e kultivojnë “liderët” tanë këndej e andej kufirit, të një turpi që tentojnë ta fshehin duke i dhënë njëri-tjetrit dhurata e peshqeshe. Një tentim ky bizar për të mbuluar realitete e hidhura, punët e papërfunduara, gabimet e përsëritura e çka mos tjetër me lajme që krijojnë imazhe pozitive të rrejshme.
Të tre liderët, që në esencë nuk e duan e as nuk e çmojnë njëri-tjetrin, ka një kohë të gjatë që “koketojnë” e bëjnë politike mes vete duke i hedhur njëri-tjetrit gomën e shpëtimit nga fundosja politike, ku janë duke e çuar veten, sa herë që njëri nga ta është ngushtë.
E dimë shumë qartë që Berisha nuk ishte asnjëherë mik me Thaçin. E dimë shumë mirë që miqësia e Thaçit në Shqipëri fillonte e përmbyllej me Fatos Nanon. E dimë fare mirë që edhe Thaçi edhe Berisha, për presidenten e sotme dinë prej datës kur edhe e mori këtë post. Mund ta hedhë gjithë pasurinë time në bast, se të dy kryeministrat si “macho-men” që janë e përbuzin presidenten e me qëllim nuk ia thonë emrin ashtu si e ka të plotë.
Armiqësitë e tyre nga e kaluara, sot janë zëvendësuar me miqësitë për të mbetur në pushtet e për të sunduar. Do të ishte mirë sikur ato të ishin shndërruar në miqësi, por nuk janë bërë ashtu-janë shndërruar në një aleancë, e cila një emërim të përbashkët- ka keqmenaxhimin, keq-qeverisjen e korrupsionin, ashtu siç na thonë kronikat e lajmeve nga të dyja vendet. Edhe vetë Berisha e Nano, sot janë miq dhe kane të njëjtit armik.
Berisha duhet të ketë qenë në zor që të marrë një statujë të re dhe atë nga Kosova. Në ditët e tij më të mira nuk e besoj që “madhështia” e tij do të pranonte të shpallej qytetar nderi i kujtdo më pak se i vetë shtetit të Kosovës. Por, derisa në vendin ku ai qeveris të persekutuarit e ish-sistemit komunist, në emër të agjendës e besimit të së cilëve ai dhe partia e tij edhe kanë ndërtuar qenien e tyre, po digjen nga pakënaqësia, Berishës i është dukur mjaft edhe një dhuratë si kjo nga një qytezë e vogël si Deçani.
Nuk kishte si të mos e merrte, edhe pse në mendjen e tij nuk është vetëm kryeministër i Shqipërisë, por edhe i Kosovës, edhe i shqiptarëve të Maqedonisë, edhe të atyre në Mal te Zi, e madje dhe të gjithë atyre që janë në diasporë.
Një tablo e shtrembëruar edhe kjo, sepse Berisha si kryeministër sot në Kosovë nuk e ka atë popullaritetin që e kishte dikur si lider anti-komunist e si opozitar.
Popullariteti i tij këtu është duke u humbur për shkak të mënyrës se si ai qeveris në Shqipëri, dhe jo sepse kosovarët e duan Ramën apo ndonjë lider tjetër. Sepse mënyra se si qeveriset në Shqipëri sot, ngjan shumë me atë çka ndodh në vendin tonë, madje ndonjëherë edhe e tejkalon për nga e keqja. Nuk është mirë edhe për shkak se ai, ashtu siç është, këtu te ne tash identifikohet si mik e shok i keqmenaxhuesve të vendit.
Liderët tanë politikë, si zakonisht janë të vonshëm në kapjen e disponimeve dhe trendëve, sepse ata jetojnë të izoluar nga qytetarët. Ata i ofrohen dhe i japin Berishës medalje, sepse njëkohësisht edhe i frikësohen edhe e admirojnë fuqinë e tij.
Duan të fitojnë në krah të tij, dhe ta largojnë atë nga ndikimi imagjinar që ka këtu. Duan edhe të thonë se Berisha është po kaq i mirë e i keq sa ata vetë- prandaj nuk ka pse të vlerësohet shumë. Kjo është edhe arsyeja se pse kaq shumë ngarend ndaj tij edhe AAK-ja që nuk është sot në pushtet. Prandaj, sot Berishën në Kosovë e kanë bërë për vete dhe e kanë ndarë mes vete- kush tjetër pos PDK-së dhe AAK-së, partive që në të ardhmen mund të jenë koalicioni qeverisës i vendit.
Berisha medaljen e ka marrë, mund t’i shijojë edhe minutat e kënaqësisë me nxënësit e shkollave fillore e të mesme, por të mos mendojë se e kanë ftuar për t’i bërë nder. Jo, e kanë ftuar për ta djegur politikisht ashtu siç po djegen në Tiranë të persekutuarit e ish-sistemit komunist. Turpin s’e kanë dert se e bartin mbi supet e tyre.
*Astrit Gashi është kryeredaktor i gazetës Zëri në Kosovë
Zoti Gashi,po mijerat e kosovareve qe derguan ne Shqiperi me 8 maj 2011,per te nbytur voten e popullit te Tiranes (edhe pse ne shesh te mejadanit nuk ja arriten) ,si e shpjegoni Ju?????Nje falnderim ne avance,nese me pergjigjeni.Duhet ta dini qe ky krim monstruoz i autoriteteve kosovare ,ka ngjallur nje urrejtje te pashlyeshme per anen tuaj te kufirit.Sa per dekoratat qe i japin gangsteret njeri tjetrit,as qe na plas trapi.Nuk gjej gjuhe me te bute, per demin qe na keni bere.
Po çfaj ka Gashi moj zonje apo zotni me KOQEVARET qe erdhen me votu ne 2011.Zotni Gashi po ban demaskimin e rralles te Sali Qenit dhe hajdutave te kosoves.
“… mos të kish kanë Gashi i Vendit,
ish lidhë Berisha në hekura’ të qenit!”
(popullore)
Shumë bukur Astrit!Analizë perfekte!Ironi e madhe fati jo vetëm për Berishën por edhe për liderët Kosovarë…të cilët miqësia me të..(berishën)i çvlerëson në sy të publikut e qytetarëve kosovarë…Në Deçan,nisen nga motive patriotike e dashamirëse,por nuk kanë gjetur veçse,patriotin e vërtetë…!Shpresoj të mos pendohen dikur…për atë vlerësim të pa drejtë…!Nejse,berisha është akoma opium në Kosovë…Përshëndetje Astrit!
Eshte e vertete qe keta letyra ketej e andej kufirit jane duke i hedhur njëri-tjetrit gomën e shpëtimit nga fundosja politike, ku janë duke e çuar veten.
As Tropoja nuk do ta pranonte qytetar nderi kete moster serbe dhe jo me qytetaret kosovare, qe kurre nuk duhet te harojne shkopinjte nen rrote dhe minat qe kjo kellire u ka vene çeshtjes kosovare dhe popullit te kosoves.
Ka ardhur koha qe mendjet e shqiptareve andej e kendej kufirit te kthjellohen dhe te mendojne jo per kocken qe lepijne sot, per per ate qe neser do t’u lene femijve te tyre.
Me keta horra dhe tradhetare nuk ka te ardhme!
Ore bija e Zotit, aq mire po i dishe punet e kryeagjenteve te policeve ushtarak serbe, sa me la pa mend. Sigurisht qe je ne nje grup me ata te SHIK-ut te Kosoves, se edhe ata jane “inteligjente” njesoj sikurse ti.
Keli dikur kelmendi dhe “bija e Zotit” me nivelin e tyre per te vene duart ne koke, bejne biografine e gazetave duke shkuar deri aty sa te profetizojne mbylljen e “Zerit”.
Me kelin nuk merrem, se aq i ka dhene Zoti dhe kete “bija e Zotit” e di mire se ndoshta e ka pyetur ta atin e saj se perse i ka hedhur aq pak tru ketij “biri tjeter te Zotit”, qe quhet keli.
Kjo “bija e Zotit” duket si nje pjelle e atyre mejhaneve te tymosura kosovare, ku vec thashethemeve me nje tas kafe perpara, pune tjeter nuk bejne.
Ne dy rrufites kafeje, i treti qe do te jete ulur ne tavolinen perbri eshte ose ka qene agjent serb!!!
Jane aq te verber, sa nuk shohin agjentin serb ne krye te qeverise shqiptare, nuk shohin ish-sherbetoret e Serbise qe mblidhnin 3%-ca si Bujar Bukoshin me kompani qe sot qeverisin ne harmoni te plote me Hashim Thacin.
Boll kemi replikuar me keto qenie njerezore. Kur truri eshte i lemuar si peciglas, kete “bijen e Zotit”, as i babai Zot nuk e ndihmon dot. Shkurt muhabeti, me pak perjashtime, injoranca eshte ulur bashke me ta ne mejhanet e tyre.
Po ajo Sllobodanka (Liri Berisha) moj “bije e Zotit” c`fare kerkonte ne Decan? Apo e kishte marre malli per per bashkpunetoret tashme pleq te nenes se saj, oficere e OZNA-s, dikur e Rankovicit?
hajt se ta plotesoi deshiren drejtori i temes, ma fshiu komentin…mire e keni ju…claus, bema hallall, te perbeje pashe perendine, se une e mberrire sjam, gaboj. me qene une intelegjente qe thua ti, nuk kisha komentu’ neper berllog-shkrime…nje gazete qe censuron çiften time-e vret Zoti…! Ju lashe!
——Ciftja jote paska qellu forte ne shenje qe po i castis kaq shume —Hajt mos e prish qejfin –Cdo vleresim moral eshte produkt i nje semundjeje emocionale , i impulseve te tendosura te shkaktuara nga konflikte te se kaluares — te censurosh eshte krim i mendimit te tjetrit
Për komentuesen Lora!Votuesit e 8 Majit,ishin vullnetarë,njësoj si vullnetarët e Enverit në shkollën e bashkuar të oficerëve që u rreshtuan në krah të presidentit aktual shqiptar,Bujar Nishanit(Mehmetit)oficer në atë kohë pranë shkollës që merrte në krahë bustin e Enverit,ta mbronte nga dëmtimet…Njësoj do të ishte ata vullnetarë të zjarrtë do të ishin atje,tek shkolla e oficerave,sepse i thërriste dashuria për Enverin nga brenda,dhe jo sepse atje ishte edhe Nishani,presidenti i ardhshëm i shqiptarëve 20 vite më vonë…Edhe ata,votuesit e 8 majit,nuk u ndihmuan nga autoritetet kosovare,por edhe nuk u penguan për këtë gjë…Ndërsa fajtorët kryesorë janë komisjonerët që u shitën aq lirë,për një thes miell…apo 100 mijë lekë…Dhe kryesorja fajtori nr 1,është vetë ideatori dhe zbatuesi i planeve antishqiptare,berisha…Sa për kryeredaktorin e gazetës Zëri,A.Gashin,bën një gabim fatal që e fyen…Kam menduar gjithmonë se je inteligjente edhe në komentet që bën…Fyerja ndaj gazetarit,nuk shkon…Është krejtësisht e padrejtë…Kërkoi falje…!
Jeni plotësisht i saktë në vlerësimet tuaja për realitetin politik që ekziston prej kohësh në vendet tona. Mirë ne, në Shqipëri, që jemi zhytur në një batak të rrezikshëm gjithë planësh, por, konstatojmë me keqardhje se infeksioni i zgjebes prej nesh, ka depërtuar edhe në Kosovë, çka do të ndikojë shumë kqeq në konsolidimin e shtetit të ri të Kosovës duke u bërë pengesë serioze për integrimet e më tejshëm në organizmat euro-atlantike… Opinioni publik shqiptar, veçanërisht ai kosovar, duhet të sqarohet e të vetëdijësohet se ç’përfaqëson realisht k/ministri i Shqipërisë dhe pastaj ti japin tituj e dekorata. ,,Dallja bie për ata që kanë veshë”. ,,Qorri më i keq është ai që nuk do sy”! Respekt për juve, z. Gashi.
analizë mbresëlënëse !
o bija e djallit, po ik e gris bythen andej, se kur ben propagande per Sali kafshen, dukesh bajate fare si ata deshmitaret e jehovait.. ik moj bije e Zotit, se te ka vrare Zoti qe kur ke lindur.. e degjeneruar.. vjen dhe ben komente pa kuptim, do te na besh per loqe ti neve? ik moj e felliqur andej, mbaje me shendet dashnorin tend te cmendur, Sali varkarin, Sali pedofilin.. felliqesira te ndyra..
ok. ika. qetesohu se po cmendesh edhe ti si ne….
Alban ,pak rrespekt o burri i dheut se eshte dhe femer,tregoju pak kavalier
ZOTI ASTRIT GASHI JU PERGEZOJ PER ARTIKULLIN DHE JU URJ SHENDET DHE SUKSESE NE TE ARDHMEN PER TE DEMASKUAR AKOMA ME SHUME TRADHETARET E KOMBIT SIDOMOS DIKTATORIN SALI BERISHA. SALIU E DI SE SA SHUME E DON POPULLI DHE CFARE PERFAQESON NE ATE KARIKE. NESE MENDON SE ESHTE KRYEMINISTER I GJITHE SHQIPETAREVE, LETE LEZOJE KOMENTET QE BEHEN NE SHTYP CDO DITE PER TE, DHE E NXJER KONKLUZJONIN QE ME VJEDHJE, VRASJE DHE KORUPSJON NUKE MBAHET ME FORCE DHE ME DIKTATURE PUSHTETI. TA DIJE MIRE SE ATE NUKE E DON PJESA ME E MADHE E SHQIPTAREVE NE SHQIPERI, PORE EDHE NE DIASPORE NUKE DUAM TJA DEGJOJME EMRIN, PALETASHIKOJME ME SY.EDHE ENVERI MERTE DEKORATA PORE ERDHI NJE DITE DHE U TERHOQ ZVARE, EDHE KETE AI FUND E PRET. KAMARDARJA NJE DITE DOTE CAHET DHE AI BASHKE ME JELEKUN E BLINDUAR DOTA GJEJNE VENDIN.
Te me falni te dashtun komentues por ndoshta nuk jam gabim,komentuesi me pseudonimin “Lora”,nuk ma merr mendje se kerkon te ofendoje gazetarin A.Gashi,pasi e njeh ndoshta ma mire se ne qe kerkojme me dhane mendime nese e ka mire apo keq komentin!Me lejoni te shpreh mendimin tim personal duke menduar se komentuesi ne fjale e ka te holle ate ashpersi qe u drejton atyre”kosovareve” te cilet erdhen si lopet e votuen per ket te zeze qe ne sot e 22 vjete e mbajme ne kry,fale punve te pista gjat kesaj kariere.Shpresoj qe si une edhe znj.Lora te gezoje nje respekt per gazetarin ne fjale e qe edhe z.Gashi ka kete kuptue qe fjala nuk ashte per at kategori por per nivele ma te ulta qe fatkeqesisht nuk mungojne e jane te shumte edhe ketu pertej kufinit.Respekt per te dy palet.
Te persekutuarit greviste jane ne dore te Beogradit. Atje meret vendimi per ta.
Z. Gashi! Kaq keq jua ka helmu mendjet e shpirtin ju kosovareve, Tito e Miloshevici. Si mor vdisni per nji qi ua ka koj nonen kosovareve?
A e botoni shkrimin tuj, ne gazetat e Kosoves dhe a dijne me lexu kosovart?
C’ka bani bre vllazen, se na keni marru krejt…! Si mer keni dashni per axhentin e UDB… Luani bre, vendit…
o bija e zotit nuk e di se si mundesh e me pas durim dhe vullnet me repliku me komentuesit e gazetes tema!Ve re menyren si komentojne ,fjalorin e nivelin e tyre ,,kjo eshte fytyra e socialisteve shqiptare! Kjo eshte arsyeja qe kosovaret duan akoma berishen
Te uroj c’do te mire Z. GASHI per shkrimin ne gazete por nji gje dua te rikujtoj. Jam kosovar nga DECANI. Me vjen turp qe kjo Komune i dha titull SALI BERISHES.AIJ U DESH ME I DHENE NJI TITULL T U R P I .
MORE ZOTNI A E DIN TI SE NE VOTIMET E 8 majit KANE KALUAR KUFIRIN NE VERMICE MBI 3500 BURRA E GRA QE VOTUAN PER kriminelin E 21 Janarit.
PRA SALA JU DON VETEM PER VOTA EDHE ju.( Te dhenat jane nga dogana te transmetuara ne lajme me 7Maj.)
zoti Gashi ju uroje pune te mbare,njeherit ju uroje per guximin qe keni per shkrime te ketilla, sepse ne kosovaret besimin ne lider e ndertojme ,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,, pa bere ndonje analize se kush eshte,,,, nga vjen ,,,, cka ka bere ,,,cka po bene ,,,, po punon ,,,nuk po punon,,,, po vjedh po gjithsesi, po shet po natyrisht, teritorin e shqiperise ,, besa mik me kende eshte , kur conin misit per nuse ,, me u tesh dikund me shkije nuk ja jepnin nusen,,,,,,,, e ky eshte sali vii-cidoli,,
kur i pyeta disa krer te kosoves se pse po i beni kete pritje sali miloshit ,,, me thane se eshte kryeminister dhe duhet , valle ,,,,, kane harruar salen e viteve 1998 dh 1999,,, se cka thoshte per UCK-en, ata kane mundur me dergu per prit sllobodan petrovicin ,, besoje se edhe slobodanka e sali milloshit kish me pas qejf, nje fat e kishim ne kohen e luftes qe nuk ishte ne pushtet se na kish vra te gjitheve ,, sikur azem hajdarin , remzi hoxhen etj
Shqipetaret nuk duan lloqe,duan vepra.Ata bam e ju ham…