Grevistët e urisë janë vërtet pishtarë të demokracisë tek digjen në heshtjen e tyre solemne për të dhënë pak dritë një shoqërie që e gjendur kaq gjatë në tunelin e errët të tranzicionit poshtërues, ndruhet ende të hapë sytë. Me ta ndjehemi të gjithë krenar, njëkohësisht dhe bosh, teksa martirizimi i tyre është dëshmi tronditëse e mëkatit tonë të pafuqisë qytetare.
Këtu nuk bëhet fjalë për mirëqenien dhe dinjitetin e individëve të caktuar por për mirëqenien dhe dinjitetin e secilit prej nesh. Nëse i braktisim ata, kemi braktisur vetveten duke lejuar kësisoj vjedhjen e të ardhmes së fëmijëve tanë. Mes llokoçitjes pafund në llucën e kompromisit me heshtjen për pak mbijetesë për sot e nesër dhe rikthimit të dinjitetit dhe koshiencës qytetare për të gjithë dhe përgjithmonë, nuk duhet të ketë dilemë. Kjo grevë, sikurse Gërdeci, 1997, vjedhja e votës, 21 janari apo pazari me detin Jon, shkund një shoqëri nga themelet dhe nuk mundet të abstenojë kërrkush.
Nëse fajin e ka politika, fajin e kemi ne!
Ai vend tek Komuna e Parisit, që ditën e parë të grevës duhet të ishte i vogël. Jo për grevistët por për mijërat dhe qindra-mijërat e qytetarëve, medias dhe shoqërisë civile që duhet tashmë të gëlonin atje duke mos pritur kushtrimet nga lart për solidaritet. Një mizëri njerëzish që e do bënin rrethimin policor të pavlerë dhe do i jepte dinjitet të gjithëve në këtë 100 vjetor të pavarësisë të një shteti të qytetarëve. Një solidaritet paqësor dhe civil larg çdo eksesi por i patundur në mbrojtjen e dinjitetit të atyre që janë atje por jo vetëm sepse drama e denigrimi në këtë vend sot nuk kursen më askënd.
Dy dekada postmonizëm dhe në prag të 100 vjetorit të pavarësisë, është e pajustifikueshme për një shoqëri me aspirata perëndimore të mbetet nën ‘narkozën’ e abuzimit të pushtetit. Ajo duhet të kishte dalë prej kohësh dhe kjo grevë martire nuk duhet të jetë një zë në shkretëtirë. Përtej dasive të së shkuarës dhe të sotmes, duhet të bashkojë revolta për dinjitetin e qytetarit dhe respekti, qoftë dhe për kundërshtarin fisnik, ndryshe thjesht ‘ fajin e ka politika’ mbetet një alibi për një shoqëri që nuk gjen ende vetveten.
Filloi si protestë ekonomike por absurdi i pushtetit me karshillëkun dhe prepotencën e tij, e shndërroi në politike dhe tashmë zgjidhja duhet të jetë po e tillë. Të mos negociosh me ta nuk të bën demokratik dhe europian në një kohë që bëhen ujdira për ujërat me grekun, negociohet me serbët për hetime për krime imagjinare, flitet për Zotin mëshirëmadh në Himnin e Flamurit apo hidhen fishekzjarre butaforike për një integrim europian me ‘brekë nëpër këmbë’. Të mos negociosh me ta do të thotë të shpallësh të pavlerë dinjitetin e qytetarit dhe aspiratën demokratike për drejtësi dhe shtet ligjor të kujtdo që e sheh të nesërmen e fëmijëve në këtë vend.
Prioritet qytetare kësisoj duhet të jenë të qarta duke i dhënë fund për rrjedhojë edhe axhendave kokëposhtë të politikës së ditës. Për t’u dukur dhe për t’i thënë boll debateve shterpe rreth grevës dhe turrjes më pas për të parë telenovelën e radhës, pirë kafen e vazhduar me rutinën e mjerimit ndërkohë që për grevistët sekondi është i tepërt dhe zemra nuk mund të rrahë pafund. Është koha e ndërgjegjes dhe e respektit ndaj vetvetes sepse e ardhmja e fëmijëve nuk është mbijetesa poshtëruese që po u trashëgojmë por dinjiteti dhe shansi i mirëqenies për të gjithë që kjo grevë simbolizon.
Sfida e bashkimit opozitar
Drama e tyre është drama e jonë. Përballë një mazhorance që veç krijon probleme, opozita duhet të promovojë dhe monitorojë reagimin qytetar. Përtej humanizmit për shëndetin, më shumë duhet bërë për parandalimin e tragjedisë së rradhës. Përtej llogarive të vogla për protagonizëm, kjo grevë është apel për bashkim dhe veprim të koordinuar opozitar – PS dhe aleatët e saj, AK dhe FRD. Edhe nëse dikush thotë ‘Jo’, kjo nuk do të thotë se pala tjetër duhet të reshtë së provuari afrimin ndryshe tingëllon alibi. Interesi i qytetarit nuk emri i kryeministrit por qeverisja e vendit me mesazhin e parë të bashkëpunimit të dhënë që sot në opozitë. Përtej egos individuale dhe asaj partiake, interesi qytetar prevalon. Me një mazhorancë të paskrupullt që tashmë i bën të gjitha, zgjedhjet e 2013 janë apriori të ‘humbura’ sepse ajo do t’i vjedhë edhe me maune ditën me diell nëse e nevojshme duke u rikthyer në pikën zero dhe zhgënjyer sërish. Opozita e ndarë veçse e lehtëson këtë proces. Edhe nëse opozita ‘fiton’, duke ditur natyrën e kësaj mazhorance që nuk lëshon pe për asgjë dhe askënd, fitorja do të jetë e paragjykuar padrejtësisht si ujdi me palën ikëse për imunitet për abuzimet e shkuara!
Por dhe nëse fitorja e opozitës vjen objektivisht dhe nuk preket, (mision i ‘pamundur’ jo se nuk i ka numrat porse mazhoranca i shtrembëron ato si të dojë), ajo do të qeverisë një vend post-qamet ku janë të panumërt ‘litarët përjashta’ – financat bosh, borxhi publik masiv, krimi i organizuar, pasuritë publike të tjetërsuara, kontrata 99 vjeçare dhe koncesione absurde pafund kombinuar këto me një qasje agresive të opozitës së re (që do të arrijë sërish më këtë ligj zgjedhor të marrë numër të madh vendesh në parlament), një prokuror të përgjithshëm dhe një president militant, një trupe gjyqësore de-fakto të zgjedhur me ‘pikatore’ etj.
Tek Komuna e Parisit
Një fitore si e Pirros nuk i vlen shoqërisë ndaj shanset që kjo të mos ndodhë rriten vetëm nëse opozita bashkohet dhe imponon zgjedhje të parakohshme përpara 2013 ose qeverisje teknike deri atëherë, pasuar më pas me një qeverisje të urtë që i hap udhë shpresës për dinjitet demokratik. Një shtet që vendos drejtësi përmes ndëshkimit të abuzimit të tranzicionit dhe konfiskimit të pasurisë së pamerituar të klasës së vjetër politike dhe që i hap udhë respektimit dhe rikthimit të pronës dhe vlerësimit të punës së ndershme dhe legale. Për një shoqëri që konvergon në vlera dhe që në 100 vjetorin e pavarësisë përulet me respekt jo vetëm përballë monumentit të Skënderbeut dhe Ismail Qemalit, heroit të luftës, punës dhe letrave, heroit shqiptar dhe Presidentëve Wilson, Clinton, Bush, Kryeministrit Blair që ‘folën’ shqip atëherë kur kishim nevojë për dorën e miqve por dhe veteranit të luftës dhe atij të disidentit martir. Një shoqëri ku do e shohim shoqi-shoqin në sy dhe do ndjehemi mirë kur të gjithë të ndjehen mirë.
Duke filluar sot me ish-të përndjekurit, është shansi historik që duke shprehur qoftë besnikërinë, respektin apo pendesën për sakrificat e kauzën e tyre, të dëshmojmë qytetari europiane. Sesa ‘etiketa’ europiane që veç krediton klasën e diskretituar politike që prodhon vetëm ‘verë të thartuar’ demokratike, kemi nevojë për integrim real drejt një Europe ku nëse dëshmojmë sot qytetari perëndimore, nuk kemi më nevojë të trokasim sepse dyert do t’i gjejmë të hapura. Është koha për qytetari, është koha për t’u dukur. Tek Komuna e Parisit.
Fjale me vend. Uroj qe te djegin kafshen te gjalle.
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/10/f-r-i-k-e.html
nuk shikoj qe te kete opozite ne Shqiperi si ne te gjitha vendetdemokratike pamvaresisht se Shqiperia nuk eshte e tille.
Persa i perket solidaritetit dhe mbeshtetjes popullore, grevistet e kane vet fajin. Kerkuan te mos instrumentalizohet greva. Te mos politizohet. Rane ne gracken e ngritur nga SRB-i.
SRB-i e di mire se po qendroj greva brenda guackes ekonomike, edhe po te vdesin te gjithe pjesmarresit e saj, askush nuk do te levize. Ai e di po aq mire, qe ne castin qe greva do te instrumentalizohet dhe perdoret politikisht, atij i rrezikohet pushteti.
Mirepo te persekutuarit, nuk duan ti kombinojne kerkesat ekonomike me ato politike. Kur te mesojne se kjo duhet bere, vetem atehere te presin mbeshtetje nga populli. Perndryshe, vuajtja e tyre rrezikon te shkoje kot… Reflektoni sa nuk eshte vone….
Shume i sakte shkrimi yt ARTAN XH DUKA por kjo si gjithe te tjerat do bien ne vesh te shurdher sepse opozite nuk do thote nje grusht njerezish qe jane ne krye te nje partie por nje popull i tere kur e sheh se po neperkembet.
Fatkeqesi por duhet kuptuar qarte se shqiptaret kane lindur dhe vazhdojne te lindin te vdekur.
Neqoftese ekziston sot kombi yne nuk eshte aspak rezultat i luftes per liri sic trumpetohet ngahera nga gojet gjoja patriotike te disa pseudopatrioteve por sepse disa individe qe vertet e kane dashur vendin me dipllomacine e tyre dhe me shpirtgjeresine e te disa miqve te huaj jemi sot nje shtet me kufij zyrtar.
Ne asnjehere nuk jemi cliruar vete as nga pushtimet e huaja as nga diktaturat vendase por gjithnje me nderhyrjen e te huajve.
Kesaj here te huajt,flas per periudhen kur ne vete shqiptaret e rehabilituam Berishen ne krye te pushtetit pas asaj qe beri ne 97 te huajt perkundrazi e kane mbeshtetur Berishen deri ne ate mase sa na duket neveri por duke na lene te kuptojme kush i ka dy pare mend se kjo ishte zgjidhja e juaj.
Ja te marrim shembull nje fakt konkret shume te fresket,demonstraten e 21 janarit ne vend qe revolta te merrte permasa gjigante pas atyre vrasjeve u shua ne menyre te habitshme dhe me pasoje qe po i vuajme sot dhe me nje perforcim nga ata qe duken trima qe jane me pushtet dhe ne fakt i bejme ne te tille se ata jane thjeshte lepuj.
Imagjinoni sikur ajo demonstrate te kishte perfshire te gjitha qytetet e Shqiperise,cili Berishe do i kishte bere balle.
Fajesojne Edi Ramen plot njerez se perse i dergoj atje qe te vriten,plot te tjere pse u terhoq.
Megjithe kercenimin e Berishes qe i beri publikisht liderit te opozites se po e provoj edhe njehere do jesh ti ai qe do vritesh,Rama iu pergjigj si burrat e tha une nuk kam frike sepse ne fund te fundit jam ne ate pozite dhe kam arsye me shume se ata qe u vrane krejt padrejtesisht dhe te pafajshem,por ai nuk e vazhdoj me tutje kete mision si nje njeri me tjeter gjykim dhe ka njerzillek sepse ato jete te humbura te atyre njerezeve iu duk sikur te ishin vrare nga dora e tij dhe nuk donte tjera jete te humbura,por reagimi jone si qytetar ku ishte,sepse neve vertete te gjitheve na dhimbset jeta por nuk eshte e moralshme qe kete jete ta jape i pari ai per te cilin mendojme qe ta kemi dretues te vendit.
Edhe ne lufte nje komandant skuadre qe nuk eshte asgje vritet pasi jane vrare te gjithe ushtaret e ndersa shume nga ne kane kerkuar qe Edi Rama te vritet i pari.Ky nuk eshte arsyetim por thjeshte lenie fajit tek ai tjetri kur ne nuk jemi vete te vendosur.
Berisha nuk eshte perbindesh por jeni ne qe e bejme te tille me indeferencen tone.
Plot arsye kane patur shqiptaret per tu ngritur ne revolta ndaj kesaj qeveri por nuk e kane marre mundimin me te vogel sepse shqiptaret nuk kerkojne shume thjeshte nje kashore buke dhe te lepijne shalet e grave te tyre.
Burrat shqiptar nuk duhet te veshin pantollona se nuk u shkojne por fustanella.
Bibla e thote se Zoti e urren skamnorin krenar dhe hipokritin dhe se huq kane per ti shkuar synimet e tija e prandaj ne jemi te tille mbase te denuar nga vete Perendia.
Per ilustrim po jap thjesht nje barcolete ku nje delingji i thote nje grupi prej 10 burrave shqiptar se 9 prej jush i kane grate kurva.Asnjeri nga keta burra nuk lujti nga vendi duke rrahur gjoksin se une jam ai burri qe e kam gruan e ndershme,e ndersa kur ky zoteria e provoj me 10 burra amerikane ata iu versulen te gjithe dhe ia thyen kockat.
Zotrote Luis fajeson popullin opozitar duke shfaqesuar Liderin?E ke gabim lol.Populli. Mbete turme po nuk pati udheheqje ne cdo aksion.Kjo. Eshte arsyeja e arrogances se pushtetit sot.Nje opozite e percare me synon pushtetin e nje grupi e nuk gjen gjuhen e bashkimit e frymezimit per fitore
SHQIPTARET 22 VITE JETOJNE ME C’DREJTESINE DHE NEODIKTATUREN.
***********************************************************************
Greva e urise te shqiptareve te persekutuar po i sqaron te gjithe shqiptareve te kudondodhur nje fakt te math politik:sot PS dhe PD jane nje parti,mbrojtese te komunzmit kafsheror ne nje tranzicion fallco.Pozite opozite eshte mashtrimi me i math,me dredharak,me mafioz, ne 22 vite.
PD-PS kane bere nje betim nen rogos duke ja fshehur popullit,te mos tradhetojne komunizmin enverist.E verteton fakti qe enveri s’eshte denuar me gjyq ne Shqiperi,ai gezon dekoratat si ish kriminel diktator.
Kete te vertete po vulos sakte edhe vetedjegia,e shqiptareve qe me shume se kushdo dha jeten,gjakun per demokraci.
PS-PD s’duan demokraci Perendimore si e ka Amerika ose Evropa.JO,keta kelyshe enveriste duan demokraci alla shqiptaro moniste me ligje te tjera,me ligjet e kokave te kalbura nga trute.
Saliu po te ishte burre normalizonte gjakmarjen,ngaqe prej andej ka origjinen,s’ka pranuar qe ishte spiun dhe komunist.Ndaj c’do gje me te eshte absurdiditet ti besosh.Edhe gjithe ish komunistet dikur me pozita,jo per ata te rendomtit,nde s’kane djegur testrat e PKSH para popullit shqiptar per ti kerkuar atij faljen.S’ka popull ne bote qe duron te tilla pseudoparti si PD dhe PS.Shqiptaret sot me shume se kure jetojne ne kaosin qe s’jell c’drejtesia dhe neodiktatura me kostume demon-krati.Shqiperia sot e mot me kete drejtesi s’ka shtet.