A ka besë shqiptari?

11 Tetor 2012, 19:39Blog TEMA

Nga Halil Matoshi

Filmi premierë “Taken 2” që po shfaqet këto ditë në Amerikë, i paraqet shqiptarët mizorë e egërshanë sikur në historiografinë e Vladan Gjorgjeviqit, kurse, sipas regjisorëve francezë të Hollywoodit, Olivier Megaton dhe Luc Besson, fjalën e dhënë – besën, shqiptarët e shkelin hala pa ua kthyer shpinën. Të lë shije të hidhur postulati stereotip që regjisorët kanë zgjedhur për “të huajt e këqij” e jo për “trafikantët e këqij”

 

Fabula e filmit të Hollywoodit “Taken 2” (“Rrëmbimi 2”)  ngërthen një temë mode, me trafikantë qeniesh njerëzore dhe gangsterë, ndërkaq që gjeografia ku zhvillohet ngjarja e filmit (Ballkani Perëndimor) imponon gjithsesi temat ekzotike si besën/pabesinë dhe hakmarrjen që rëndom u përshkruhen traditës dhe socio-psikologjisë shqiptare.Këto ditë në New York nëpër kinema ka nisur të shfaqet premiera e filmit të ri të regjisorit francez Olivier Megaton (“Transporter 3” dhe “Columbiana”) në bashkëpunim me regjisorin dhe skenaristin po ashtu të njohur francez Luc Besson, “Taken 2”, i cili është vazhdim i serisë së parë “Taken”.

Të gjithë ata që e kanë parë pjesën e parë të këtij filmi dhe trilerin e pjesës së dytë, e dinë se pjesa më e rëndësishme apo ajo që e bën një film interesant dhe intrigues, ajo pjesa negative, kishte të bënte me shqiptarët.

Sipas një kritike të “The New York Times”, filmi është vlerësuara si PG-13 (Prindërit paralajmërohen rreptësisht) për shumë shqiptarë të vdekur!?

PG-13, sipas American Heritage Dictionary, është një standard që përdoret për një vlerësim filmi e që tregon se përmbajtja është e pranueshme për personat e të gjitha moshave, por që në rastin e fëmijëve nën moshën 13-vjeçare, prania e prindit ose kujdestarit sugjerohet si e domosdoshme.

Ngase, në këtë film, kokat e shqiptarëve bien si kunguj…

A merret dikush ndër shqiptarët me këso analizash se a jemi ashtu si mendojmë ne që jemi, apo ne jemi ashtu siç na perceptojnë të tjerët?

Në veçanti shqiptarët tradicionalisht krenohen me fjalën e dhënë apo “Besën”.

Sot kur bota moderne funksionin mbi bazë të patriotizmit ligjor, shumë shqiptarë ende mburren me postulatin e gjakut që buron nga Kanuni i Maleve, apo siç njihet në literaturë “Kanuni i Lekë Dukagjinit”.

Dhe sipas këtij këndvështrimi, janë të tjerët ata që na e kanë inat apo zili, dhe na perceptojnë për të tillë, të pabesë e të dhunshëm, ngase shqiptarët nuk bëjnë keq, prandaj krejt këto janë shpifje që e kanë bazën te stereotipat dashakëqij.

Apo shqiptarëve vërtet diçka nuk po u ec!?

Qysh është e mundshme që shqiptarët ndër vite të krijojnë një reputacion kaq të keq dhe a po e vuajnë ata një patologji shoqërore duke mos ia dalë të ndërtojnë shtet ligjor dhe t’i binden ligjit. A janë shqiptarët masivisht agresorë dhe të pacivilizuar, përderisa, të thuash të gjitha “vlerat” që ua njohin të tjerët ia kanë nënshtruar industrisë së pafundme të krimit të organizuar!?

“Taken 2” është i përmbytur me elementet më të pështira dhe kriminale dhe fatkeqësisht të gjitha këto atribute u përshkruhen shqiptarëve.

Thuajse licencën botërore për dhunë, arrogancë dhe për të vrarë e mbajnë vetë ata!?

“Mjeshtëria shqiptare e krimit”, prej trafiqeve me qenie njerëzore, armë e narkotikë e deri tek vjedhja, shpëlarja e parave, mitëdhënia/mitëmarrja dhe vrasja gjakftohtë, sikurse në propagandën mediale serbe, po ashtu edhe në industrinë e filmit evropian dhe hollywoodian, del të jetë ekskluzivitet i kësaj bashkësie.

Përderisa shtetit shqiptar s’i bëhet vonë të reagojë as kur në ekran (film) shfaqet një sekuencë ku shihet ndërtesa e Qeverisë shqiptare në Tiranë, e ku një zyrtar pranon para nga mafia për të treguar vendndodhjen e ish-agjentit të rrëmbyer të CIA-s Bryan Mills.

Ndërsa kosovarët edhe 13 vjet pas një lufte të drejtë, për liri kombëtare e dinjitet njerëzor nuk kanë arritur që ta plasojnë të vërtetën e tyre as në libra e media ndërkombëtare dhe hiç se hiç në artin filmik.

Kështu besa/pabesia dhe hakmarrja, të thuash i përshkruhet shtetit shqiptar, pra, këto atribute tribale në film dalin të kenë depërtuar thellë në palcën kurrizore të shtetit.

Shkelja e fjalës së dhënë, besës, është rëndomtësi në “Taken 2”, të cilën ironikisht e thyen aktori kroat me origjinë serbe, Rade Sherbexhia (në rolin e Murad Krasniqit, babai i një djali të vrarë nga Tropoja, i cili kërkon hakmarrje.)

Ngjarja zhvillohet ne Stamboll, ku ish-agjenti Mills është në udhëtim zyrtar, mirëpo të cilin më pas e befasojnë, me ardhjen e tyre, vajza dhe ish-gruaja e tij që kishin vendosur t’i kalonin disa ditë pushimi.

Mirëpo, makthi që kishte kaluar kjo familje disa vite më parë ende pa u harruar mirë, do të rikthehet në megapolisin turk. Babai i Markos (të vrarë në pjesën e parë nga Mills, pasi që i kishte grabitur vajzën), Murad Krasniqi (Rade Serbedzija) së bashku me pjesëtarë të tjerë të familjeve shqiptare e bëjnë betimin në Tropojë se do të marrin hak për vrasjet e djemve të tyre dhe duke përdorur lidhjet e tyre edhe me Qeverinë e korruptuar të Shqipërisë, e zbulojnë se ku gjendet agjenti Mills dhe nisen për të kryer amanetin.

Më të arritur në Stamboll, mafia shqiptare e cila gjatë tërë filmit flet një shqipe të lodhtë, shpesh edhe banale, arrijnë që të rrëmbejnë ish-agjentin amerikan dhe gruan e tij, mirëpo jo edhe vajzën, e cila bëhet shkaktare që Mills të lirohet nga rrëmbimi dhe të fillojë “ritualin” e tij, me lehtësi të padurueshme, të vrasë shqiptar pas shqiptari, në mes të Stambollit, deri në “Happy end”-in hollywoodian – shpëtimin e gruas, në këtë rast.

Situata më tragjikomike vjen në pjesën e fundit të filmit, kur njeriut të fundit nga klani shqiptar, Murad Krasniqi, kokës së mafisë, megjithëse të zënë rob, i jepet një mundësi për të jetuar së bashku me dy djemtë e tij, me premtimin se nuk do t’i vijë kurrë më prapa agjentit amerikan. Autorët e filmit, ndërkaq, nuk e harrojnë detajin më ekzotik.

Shqiptari i jep besën Millsit se tregimi mbaron me kaq.

Mirëpo më ta kthyer kokën agjenti Mills, Muradi kap revolen të cilën që më parë vetë Mills e kishte lëshuar në tokë si sprovë dhe do ta qëllojë amerikanin, mirëpo, revolja ishte e zbrazur më parë dhe shqiptari dështon.

Kështu, një shkelje e inskenuar bese dhe filmat Hollywoodian rrëshqasin në stereotipin për shqiptarin e pabesë e egërshan dhe gjithmonë “bad boy’s” – sikur në logjikën e historiografisë serbe gjatë shekujve, “si njerëz me bishta”, që nuk dinë ç‘është dashuria dhe puthja, që vrasin pas shpine dhe grabisin femrat e fqinjëve…

Fjala e dhënë është postulat tribal dhe i karakterizon bashkësitë para shoqërore dhe para politike (vendet tributë e jo ligjet janë nomos të ekzistencës).

Së këndejmi, vetë nomosi i besës duhet të përjashtohet nga rendi shoqëror shqiptar, që të mos përdoret si mjet “artistik” nga të tjerët, për nxjerrjen e tyre nga moderniteti.

Po të bëhej një film në Kosovë, kushtimisht, nga një regjisor me origjinë shqiptare, e ku amerikanët do të përshkruheshin si brutalë, hajna e besëpremë, madje ku kokat e tyre do të binin në ndonjë shesh të ndonjë qyteti ballkanik, si kunguj, sigurisht se shumë amerikanë do ta shihnin autorin besëpremë të vërtet, mosmirënjohës, komunist apo xhihadist, kurse po ai autor i supozuar, ndër shqiptarët do të leçitej përjetë, duke e damkosur si antiamerikan, tradhtar të kauzës shqiptare e çka mos tjetër.

Ndërkaq që diplomacia amerikane do të reagonte tek autoritetet shqiptare dhe kosovare për mungesë sensi dhe shijeje artistike.

Ndërsa në Hollywood prototipi i shqiptarit është thjesht trafikant i pashpirt dhe vrasës gjakftohtë, dhe s’u bë nami!

I shikoni në TV, dokumentarët për gangsterë amerikanë që grabisin banka dhe vrasin zyrtarët, pastaj i shihni disa marinsa të papërgjegjshëm amerikanë duke urinuar mbi të vrarët në Afganistan; ose i shikoni në CNN disa qytetarë amerikanë duke vjedhur kompjuterë pas Hurricane Katrina në New Orleans më 2005; kur së bashku me uraganin ra edhe shteti ligjor për disa ditë? Po!

Janë thjesht disa gangsterë të ligj, disa ushtarë të papërgjegjshëm (më pas të ndëshkuar nga gjyqësia amerikane) dhe disa qytetarë hajna…

Po këta nuk janë amerikanët.

Nuk e përthekojnë dhe as nuk e prezantojnë civilizimin amerikan.

Këta janë njerëz të këqij, nga ana tjetër e ligjit, por nuk janë të “huajt e këqij”, në përgjithësi, si shqiptarët e regjisorit Megaton.

Skemat bardhë-zi, për tjetrin – të keq dhe kriminelët tanë të mirë, janë të tejkaluara qoftë edhe për një film mediokër, e lëre më në historiografi.

Me pak fjalë, imazhi i shqiptarit në botë, hala vazhdon të jetë po ai i fizikanit, historianit e shkrimtarit prolific, politikanit (prefekt i Beogradit e pastaj edhe ministër arsimi dhe i jashtëm e kryeministër serb), Vladan Gjorgjeviq (1844-1930.)

Vladan Gjorgjeviq është “arkitekti” modern i stereotipit mbi shqiptarët si “njerëz me bisht”, sipas historianes Olivera Milosavleviq, ligjëruese në Fakultetin Filozofik në Beograd, e cila sipas modelit dekonstruksionist i ka bërë një qasje kritike historiografisë bashkëkohore serbe, duke thyer mitet kombëtare të përhapura në librat e historisë. Gjorgjeviq shkruante se gjakmarrja te shqiptarët “edhe gratë e urta i kthen në bisha që pinë gjak njeriu”, se në gjuhën shqipe nuk ekziston fjala “dashuri” dhe “puthje”.

Kurse kolegu i tij, Jovan Tomiq, shkruan se “arnaut ka qenë sinonim për dhunuesit dhe plaçkitësit.”

E kuptueshme, përdorimi dhe manipulimi i skajshëm i të vërtetës për qëllime politike (sundim) nuk është diçka e re dhe e rrallë për serbët në raport me shqiptarët.

Por është e pakuptueshme kur të vërtetën për shqiptarët e shohin me të njëjtën dritë në Hollywood.

Çfarë i shtynë shqiptarët në patologji të tilla, në egërsi, agresion, pabesi, qoftë vetëm verbalisht?

Janë primitivë apo kanë shumë xhelozi për suksesin e tjetrit?

Apo thjesht, nuk e duan tjetrin sepse janë ksenofobë!?

A thua që të gjitha atributet si në filmin “Taken 2” janë propagandë dhe shpifje të armiqve, sepse shqiptarët janë engjëjt e fundit në Tokë!?

Kujt me i zanë besë?

Besë, askujt më.

Faktografia dhe e vërteta (as në shkenca sociale e literaturë dhe as në arte) nuk është çështje bese (besimi), por çështje analize e filozofisë së historisë dhe çështje e analizës kritike të vlerave humane e estetike.

Regjisori Megaton ia ka futur kot.

Profilizimi i shqiptarit sipas skemës “masivisht i egër” nuk shkon.

E ka sa të duash shqiptarë egërshanë e kriminelë.

Siç ka të tillë në të gjitha shoqëritë.

 

39 komente në “A ka besë shqiptari?”

  1. mirel says:

    Ka Halil, po jo tradhetari.

    1. raimondi says:

      Shkrim tamam realist qe prek nje teme nga e cila vuajme te gjithe ne emigracion , Propaganda qe te huajte bejne kudner nesh

      Problemi eshte qe ne nuk kemi shtet qe te reagoje ne keto raste–Se psh ai filmi- Taken – , une kam pare ate pjesen me shqiptare, eshte shume fyese . Na dermon fare

      Por nuk ka shtet qe te bente njefare ankese , se ai film duket qe ben propagande antishqiptare…

    2. Arbnor says:

      Mendoj se me perpara ka pasur bese dhe nder,ndersa Shqiptari i sotem do te thoja se ska bese..jemi kthyer ne kafshe…

    3. gimi says:

      Ne flilm behet fjale per tropojane. Nese ata konsiderohen shqiptare atehere kot i biem ne qafe regjisorit.

  2. kitara e thyer says:

    kane te drejte ne hollivud. kur kryeministr yne , prs i shqipetareve ne janar beri aktin me te pabese ,detajet nuk ja vlejne te gjithe i dine.

  3. Burgaxhiu UK says:

    Vari hajdarin film eshte, po dutch people qe ne cdo film i paraqesin si tregtare armesh berthamore te lidhur me terrorizem ne cdo cep te botes apo italianet ca do thone qe 90% e kinemase flet per keq vetem per ata

    1. Genci says:

      E vertete, nuk e kuptoj pse po merremi me nje film? Z. Halil, regjizori ka te drejte te shprehet, c’lidhje ka shteti ketu?

      Kur doli filmi “Borat” qeveria e Kazakistanit u ankua ne Washington, e cfare u be? Asgje, shumica e amerikaneve qeshen me kete kerkese. Arabet dogjen ambasada e vrane ambasadore kur doli filmi i Muhametit, e ca u be? Asgje, me shume filma kane per te nxjerre nga inati.

      Cfare pret nga filmi kur rolin e mafiozit shqiptar e luan nje serb? E kemi zakon ne shqiptaret qe kerkojme shume nga te tjeret. Ne qofte se do qe dicka te behet mire, beje vete. Perderisa nuk kemi aktore e regjizore te famshem shqiptare ne Hollywood qe te bejne filma te nivelit te larte, filmat per ne do i bejne komshijte dhe historine tone do e shkruajne te tjeret.

      Nuk kemi hic pse te qahemi, serbet na na munden kesaj rradhe ne Hollywood, ashtu sic na munden ne fillim te shekullit me librat neper Evrope me “njerëzit me bisht”. Prandaj futju punes shqiptar, e mos u anko shume.

  4. Tepelena. says:

    Filmit i nderuar Matoshi,i kanë paraprirë përveç literaturës e propagandës serbe,siç thoni edhe juve me të drejtë për sundim …(Çka,mbajnë flamurin në këtë propagandë ndaj shqiptarëve,sidomos…Por ka edhe shumë libra të tjerë të cilët nuk i përshkruajnë shqiptarët realisht…Dhe kjo ndodh ndoshta(mendoj unë…)Ngaqë shfrytëzohen disa instikte dhe ekstremizma,shqiptarësh,çka i kemi parë e përjetuar edhe vetë…Por,dy nga librat që mund të jenë shkruar më vonë janë….(pa përjashtuar edhe të tjerë..)”Valixhja Diplomatike”e një ish-diplomati italian edhe në Shqipëri mes të tjerave…(Pietro Kuaroni…) Ky libër ndoshta i takon viteve të largëta’50-’60 shek. e kaluar…Më tepër autori trajton karaktere të klasës politike të vendit..Karakterizon periudhën Zogiste…Shpesh,jo pa të drejtë shfrytëzon pabesinë dhe sjelljen e atij rregjimi ndaj kundërshtarëve…Por ka një libër tjetër..nisur nga histori reale..të rregjimit të berishës…dhe më mbrapa…që konsideron ngjarjet e viteve ’97-‘2006 dhe ngjarjet në këtë rrëfim janë sa tragjike aq edhe komike….Libri titullohet…”Shqipëria,Mision i Pamundur”Një libër plot tmerre,krime monstruoze dhe frikë të përçudnuar….Por,ajo që dua të them,dhe më vjen shumë keq,që asnjë herë nuk ka pasur ndonjë reagim nga institucione shtetërore…Për ta lokalizuar këtë propagandë..Nga fundi i viteve ’20- deri në fillimin e luftës së dytë botërore..në Shqipëri ka ndenjur dhe punuar misionarja britanike Margaret Hasluk,e cila në librin e saj ”Kanuni Shqiptar”jep një histori të gjatë dhe të qartë të zhvillimit socio-historik të popullit shqiptar..Traditat,doket,zakonet,veçoritë e karakteri,etnografi,kod zakonor…historikun e formimit të kanunit shqiptar,e gjithçka gjen në atë libër..I shkruar me dashuri,atij libri nuk ju përmbajtën më tej shqiptarët…e përdhosën..dhe na vunë atë ”emër të keq”që e vuajmë edhe sot e më tej..të gjithë…Shkrim me shumë nivel Halil,të përgëzoj!

  5. tani says:

    jo shqiptari nuk ka bese! besa ne shqiperi ka qene nje institucion. drejtesia u kthye ne insitutcion atehere kur humbi. e njejta gje ndodhi dhe me besen, u kthye ne institucion atehere kur nuk ekzistonte me. me renien e institucionit te beses po e tregojme fytyren e vertete. pse ju vjen keq juve kur kriminelat shqiptare kane krijuar rrjete te papenetrueshme mafioze qe terrorrizojne evropen? cfare eshte e pavertete ne film qe shqiptaret shesin femra dhe jane te paret ne ate biznez? apo qe jane bere kapot e shperndarjes se droges ne evrope?!?!?
    harrova ne fakt, krenaria boshe e shqiptarit eshte per tu patur zili.

  6. mirel says:

    O halil,,si i thone llafit Fshati digjet ketej nga ne,,Kurva – aktori Liam Neson krihet.
    Po del ne pesnion e nuk ka cben.
    Pastaj dhe amerikanet jane publiku me idiot i botes.
    Ata jane te etur per keto lloj skenaresh me vrasje, terror, fantazma, perbindesha, kafshe qe flasin, vampire..
    Imagjinata e tyre perfshin tere kete game boshe dhe te dhunshme, qe i ben te kenaqur.
    Dhe perpos kesaj nuk do kursejne asnje lloj subjekti qe ta bejne objekt te shpagimit te kesaj kenaqesie.
    Mos u merzit..ne te heqim qafe kete mut qe kemi ketu pa mire te tjerat.
    Po te ishte me serioz filmi do merrej me politikat e larta qe bejne krimet dhe kontrabandat, apo dhe me kriminelet e vertete te njerezimit qe jane sot ne Europe, serbet.
    Ndaj ne si popull na lind nevoja per njohje, dhe kjo njohje vjen nga vetja.
    Duhet te ringrihemi fuqishem shpirterisht dhe menderisht, qe te bejem art te madh, shtet te ligjshem, dhe pastaj dhe filma te medhenj ku te paraqesim dhe ne historine tone, njelloj si do e kishte ender amerikani driteshkurter prodhues i Taken.

  7. suzana(Kosove) says:

    Me pelqeu ky shkrim, Halil, me ne fund shkrove dicka te logjikshme.
    Shqiptaret dhe Besa?!!! ehe, ndoshta Besa ka ekzistuar 100 vite me pare
    sot per sot shqiptaret (jo te gjithe) jane te pabese, mu ashtu sic jane pershkruar ne film, na pelqeu apo jo. Dhe qfare eshte Besa? Kjo lloj “Bese” eshte dicka qe ka te beje me te kaluaren tone, te jetes sone primitive, te te jetuarit ne hasmeri me Fiset tjera, dhe Besa i jepej hasmit (gjakesit), ky kishte Besen ( e cila ndermjetesohej nga te tjeret, neutral) 6 mujore apo 1 vjecare te dilte i lire, pa frike se do te vritej ne pusi (per gjakemarrje), me te kaluar ky afat kohor, duhej prape te ngujohej e te priste “Besen” tjeter. Po te vritej “hasmi” ne kohen e Beses, ateher vrasesi do te shpallej i pabese dhe do binte ne hasmeri edhe me ndermjetesuesit. Keshtu ka qene ne Kosove.
    Po si eshte puna sot, ne Shqiperi ta zeme. Une, shqiptare nga Kosova, kam frike ta vizitoje Shqiperine vetem me femijet e mij, pa pasur nje burre ne krah, une nuk kisha aspak frike te veja ne Spanje, France, kroaci…vetem me femije. Ato qe ju kane ndodhur turisteve ceke, apo gruas italiane ne Shqiperi, jane raste te pakta fatemiresisht, por jehona e nje lajmi te keq eshte shume me e madhe se sa e 100 lajmeve te mira. Keshtuqe mburrja jone se gjoja jemi popull besnik, eshte sa primitive, po aq edhe e rrejshme.

    1. gjakova says:

      suzana, ske pse shkon ne Shqiperi , vazhdo me kroaci, spanjen etj. Edhe pa ofendim por je nje lloj i budallices qe sja vlen te diskutosh me ty.

      1. suzana(Kosove) says:

        gjakova, ti nuk diskuton, jo se une jam budallice, por niveli yt eshte shume i ulet per te diskutuar me te tjeret…
        gjithe problemi eshte se nuk guxojme ta kritikojme popullin tone, sepse shpallemi tradhetar, mburremi per kurrgje, fakt eshte se jemi me primitivet ne Europe, thene si shkurt e shqip, te pelqeu ty apo jo.

        1. Taulant says:

          Halil, po ty nuk duhet te dhembi ky portretizim i shqiptareve se i perket identitetit te ri kosovar!Eshte kaq i ri ky identitet sa me duket se vetem ti ben pjese.

    2. mirel says:

      Syzana kujdes,,cupen ja rrembyen qe filmin e pare ne France atij,,( Taken 1).

    3. Ben Chicago says:

      Suzana pe Kosove,une isha kete vit ne Shqiperi,ja kaluam per bukuri,dhe gruaja ime ka ardhe disa here vete apo me femijet,Nuk kam degjuar qe te rrembejne ndonje grua qe ka ardhe per pushime,shqiptare e huaj apo kosovare,,Je e sigurt qe je nga Kosova???.Vrasje e krime ka kudo.Te ky shkrimi pa koke e ketij gazetarit,,,filmi me shume eshte nje reklame per Shqiptaret ( te pakten ketu ne USA),,ne nuk kemi pse te kompleksohemi,te mire e kriminel ka cdo komb.Filmat me te shumte qe ka bere Holliwoodi per mafien jane per ate italiane, nje pjese e te cileve kane qene vertet mafioze,por kjo nuk do te thote qe italianet tregohen me gisht ketu,,perkundrazi cdo gje qe eshte italiane eshte high class,dhe jane nje nga komunitetet me te zote dhe te respektuar.

      1. tani says:

        O Ben, kalove ndonjehere andej nga selia e PD-se se Bathorres kte vit?
        O gjakova, qe jemi popull i keq kete e ka treguar historia mijevjecare.Te gjithe kombet e tjere, edhe pse ishin me te vegjel, formuan identitetin e vet, kurse shqiptaret u katandisen keshtu,qe po tallin by… serbet,malazeset, bullgaret dhe greket.
        Ka ardhur koha qe kypopull te guxoje te pranoje te verteten e te ndryshoje.

    4. kanacja says:

      Suzana cfare thoni keshtu moj e nderuar ,je e mirepritur ne shqiperi ,nuk mbaj mend ndonje epizod ku familjet dhe qytetaret nga kosova qe vine per pushime ne shqiperi te jene ankuar per frike ne rruget e shqiperise .fakte te egra ndodhin kudo ,qe shqiptaret kane bere jehone fale edhe mediave evropiane dihet dhe kjo ,qe kemi lene nam dihet dhe kjo ,po jo ne ate pike qe te refuzosh te vish ne shqiperi ,un te them mire se vjen .,je e mirepritur

  8. DIZ_HONI says:

    Pasi qe shqipetari e ndjeu veten si i ngritur intelektualisht ja ktheu shpinen beses,dhe te gjithe te tjeret i mori ne qafe,e them kete, sepse akoma i kam ne mendje fjalet dhe porosit e pleqve tane te pa shkolle se besa duhet mbajtur,dhe ishin qe e mbanin.E thash kete per ata pleq qe i kam njohur dhe i kan kaluar te njiqindtat.

  9. tani says:

    Shkaku kryesor qe ndodhin keto ne shqiperi nuk eshte mungesa e beses por mungesa e shtetit.

  10. Roni says:

    E vleresoj perpjekient tuaj ne kete shkrim per ta thyer sadopak ate ndjenje poshteruese por dhe fajsie qe te len shikimi i ketij filmi.Un e pash para tre ditesh.Ja gelltita gjithshka deri ne momentin e skenes kur Bryan perballet me Muradin tek per tek.Kjo sken ne menyre te papritur me shkaktoi nje gjendie qe kurre nuk e kisha provuar me pare.Ma tronditi te gjithe qenien time dhe me eshte dashur gati dhe dita e neserme qe te qetesohem.Ishte tamam nje goditje nga ato asgjesueset.Ne tre sekonda,boterisht e treten Besen e Shqiptarit dhe te Burrit.Aty per aty mendova se Serbet si njohes te mire te traditave tona kan investuar pikerisht aty ku ata ndihen me inferior,tek BESA.Por deshperimi im nga ofeza qe ndjeva brenda meje nuk zgjati shume.Ne mendie me erdhi Muradi i Tiranes,me 21 Janar,pabesisht dhe paburrerisht Ai,pikerisht ne momentin kur protestuesit i kthyen kurrizin K/Ministris,tamam si Murad Serbi kapi armen dhe vrau kater shqiptar te nje gjaku.Keshtu qe filmin e harrova dhe deshperimi me vazhdoi me Muradin e Tiranes i cili eshte inspiruesi i te gjithe antishqiptareve,njeriu qe po e ben ate vend dhe ata njerez te duken si plehra ne mbar Boten.Jemi fajtor sepse filmi nuk eshte me i eger nga realiteti ne Tirane.Sot sjellia prej katili te pabesi e te paburri e Muradit te Tiranes,ndaj ish te perndjekurve qe po vetflijohen pasi ndjehen te prere ne BESE, ka kaluar jehonen e filmit ne Bote.Ngjariet e fundit me vet djegie po shikohen nga nje audience me e madhe se spektatoret ne kinemat e US….Muradi eshte realitet ne Tirane.Ky eshte ofendimi me i madh.Shteti shqiptar perfaqsohet nga Pabesia dhe ky eshte nje ushqim i mire per te gjithe antishqiptaret.

  11. pelivan says:

    Kur ka lindur Besa? Kush kerkon bese?
    Per te paren s’kam pergjigje,mbase ajo lind bashke me njeriun! Per kete te dyten them se, bese kerkon ai qe s’ka bese!

    Pse o Zot na ke mallkuar
    dhe per dit’na dergon nema!
    Ne ke fjetur me Djalleshen,
    C’faj kam une qe ngjaj nga nena?!

  12. fadili says:

    o roni peperoni mos hajde verdalle me hartime e poezi,,,,ai murati yt i pabese ishin rama me kompani qe mblodhen nje grusht me bandite dhe i vune flaken bulevardit duke menduar se do merrnin pushtetin,,,,ne ate kohe pergjigjen endvinit kollarekuqit ja dha tirana more ronipeperoni ,,,neqoftese ste mbushet mendja (po deshe me per belulin), shiko ceremonine ne decan si kosovaret do e presin berishen.

  13. Liri says:

    Nuk ka te bej fare,kto jan thjesht fjal te kota..ne jemi tegjith ne dijeni qe vete Amerika qe ne kete rast po na dilka si engjell,po ben luftera gjithandej,dhe ktej thot qe ne nderhyjm per luftera paqesh dhe ktej shohin interesat e tyre,politika eshte gjithkund e keqja e botes,aty ku ka politik nuk ka as nuk do kete drejtesi

  14. mergimtari fv says:

    Luc Besson eshte ant-shqiptar mos u habisni , djali im nuk pranoi te merrte pjese ne nje film si figurant ne rol si gjithmone negativ te ketij pisi , ne atdheun e ketij hale qe eshte vendi me shume kulture ne çdo 2 dite vdes nje femer nga dhuna e burrit ose dashnoreve ne te shumten e rasteve , ne France nuk i behet reklame ne lajme dhunes si ne Shqiperi , por jepen bilance zyrtare vjetore .

  15. cuf dabioni says:

    se pari eshte “mosbesimi” (difidenza)

    prej saj lind “pabesia”

    prandaj per raste konkrete jepet “besa”.

    Kjo per sa kohe qe jane primitiv- “gjindje e egër” i quante Edith Durham

    Nuk jane te gjithe te gjithe shqiptaret te tille. shteti i sotem me nje primitiv ne krye e mundeson kete sjellje te keqe, bandat e klientet e tij nuk mbijetojne ndryshe, Dhuna per ta eshte e vetmja mundesi mbijetese- sot nje polis rreh policen , pyeteni nga eshte

  16. Shqipo says:

    ai film ka thene te verteten e hidhur por ne menyre groteske dhe artistike dhe po ashtu te egzagjeruar sepse nuk jane te gjithe shqiptaret krimineler!

    e verteta eshte se

    -shqiptari i kendon asaj qe i mungon me teper – beses
    -shqiptari ate qe thote se e ka(besen) pikerisht ate se ka fare
    -shqiptari ne jet te jeteve ka vrare pas shpine
    -shqiptari ne jet te jeteve ka prere ne bese dhe ka vrare duke zene prite dhe duke u larguar
    -shqiptari per mos me dal “i keq” i ka dhane bes mikut deri ne kufi te tokes vet, dhe me pas ka lan fjal me gjakesin qe pas atij kufini baji ca te dush, dmth i pabese
    -shqiptari ka dhan bes ne kanun mos me vra femren dhe femine, dhe ka vra femren dhe femine si i pabese
    -shqiptari nuk ka bisht por eshte i pabese
    -shqiptari eshte nje perzjerje bizantin-romak ku si ka bese as hijes vet jo ma te jap a te marre bese prej tjeter kujt!
    -shqiptari eshte njeri i pacivilizuar dhe vazhdon te jete patriarkal sot e kesaj dite, flas per zonat rurale
    -shqiptari gjith jeten ka luftu per flori dhe per mireqenie fisnore ne dam te kombit tu shit e tu fal komb
    -shqiptari e din qe jane te verteta ca thuhen por e sulmon me vendosmeri te verteten per me mbrojt te paverteten
    -shqiptari eshte mallkimi i vetvetes
    -shqiptarin ska nevoje ta luftosh leji ne paqe bashke se vriten mes vedi
    -shqiptari eshte i mir vec per familje te vet por jo per shtet e komb!

    kam dhe te tjera por po e le me kaq

    kaloni mire.

    1. korcari says:

      NJE BRAVO E MADHE PER KOMENTIN.

  17. historia e shqiptareve says:

    Shqiptaret e edukuar i shfarosi enver kasapi.
    Shqiptaret e mire,te edukuar,me orizont,te afte,qe ngelen pasi zhduku me genocid shumicen e tyre enver kasapi, ja la trashegim ramizit, te mos pranohen ne Parlament.Ramizi kete helm ja la nanos,nanoja saliut dhe neser vazhdon avazi,qe Parlamenti i shqiptareve eshte vendi ku ulen grindavecet,anadollaket qe jane kunder Evropes.
    A s’ka kercitur pisqolla ne parlamentin allamonisto shqiptar? mos kuitojme grindjet e c’do dite ngaqe atje jane agresoret,sherxhinjte,percaresit,ai qe c’faq eduktate,aftesi,orizont, e perjashton nga Parlamenti saliu,qe nga S.Ngjela etj,etj.

  18. altin says:

    Z.Halit te pelqyer tej mase ky skenari i ketij filmi megjithe aludimet per qejf-mbetje se nga organet shqiptare nuk ka reagim.Sa do kishe qejf te ishe ti skenaristi por ska gajle ka plot te tjere jashte kufijve,ti boll po ben nga brenda.

  19. historia says:

    SI TE JETE KOMANDANTI JANE DHE USHTARET.
    ********************************************************
    Kur ne krye te shtetit lejojme ajdute,vrasesa,e tregon pasuria e tyre mbi roge,e deshmojne vrasjet e tij,mjer populli ngaqe shtohen ajdutet,maskarenjte,grinavecet,vrasesit,sepse shohin modelin ne krye te shtetit.

  20. R.Fevzo says:

    Edhe ne Shqiperi jane shqiptaret e mire te afte jane dhe te keqinjte.
    Gjithe puna eshte ke veme ne krye,populli ate imiton kreun.
    Deri me sot ne krye te shqiptareve vetem nje Gjergj Kastrioiti ka qene i drejte i ndershem jo ajdut,te tjetret te gjithe kane vjedhur.Qe nga Zogu deri ne Saliu.

  21. fatmiri says:

    Shkrim i gjate, komente te shumta, por une do te perqendrohem vetem te “a ka bese shqiptari”. Jo te gjitha krahinat kane te njejtin relief. Zakonisht eshte folur me shume per besen e malsorit, por qe ta mbyll: ai qe kerkon bese per te te futur ne shtepi, eshte i pabese.

  22. elefandi says:

    shqiptari osht shum besnik.
    ma besnik se qeni madje!
    sidomos kur esht fjala me i dhan bes t’hujve…

  23. ariu polar says:

    shqiptari osht besnik bash si qeni!
    aqsa, gabim te quhen bijt e shqipes shqiptart,por duhet te quhen bijt e qenve.
    d.m.th.”bir qeni”! si bicim “qen i biri qenit”!
    ha haaa pra jo me shqipetar por ‘qenetar’………
    ose ‘qenor’,dhe meqe jan trupvegjel mund te quhen edhe ‘qenush’.

  24. malcori says:

    normale qe skane bese shqiptaret gjersa jane te detyruar ta lypin ate

  25. DARDHARI says:

    JU pergezoj je shume korekt per sa shkruan por me pare duhesh te kishte reagim nga elisa qe saliu me pompozitet i dha pashaporten shqipetare(apo ja ka shitur duke e paguar ai cmimin). SErbi dhe greku kure nuk heqin dore per te na prezantuar si djaj sepse ata kane politikane qe dine te punojne per kete ceshtje qe fatkeqesisht perkrahen dhe nga bicim politikanesh qe kemi patur ne gjithe koheve. neve mburemi me te drejte per SKENDERBEUN por shikoni dhe atje nipi vet e tradheton kjo tregon aftesine e kundershtareve per te na percare . por me gjithate nuk ka pull pa dera dhe neve duhet tju kunder vihemi ketyre fenomeneve pa pritur reagimin e qeverise se ajo ka problem si te gllaberoje gjithe prnen e shqipetareve.

  26. shqiptari says:

    Ne nje bisede me nje Malesor,i shtrova pyetje persa i perket_Fjalise_
    Besa: Ai me shppjegoi .Nese Shqiptaret duhet te kishin bese,perse duhet te mesohej kjo __Fjali___Bese___
    Nese une per mendimin tim,___MENDOJE___duhet te pyesim Sekretarin e PPSH,ose ate shushunjen Panteren e zeze nexhmijen,ose te tjere shoket e Partise Komuniste,te fshehur me Emra te tjere.Ata mbase mund te na tregojne mbi preardhjen e __Fjalise__ Bese_Besa:
    Ose mund te peysim grate e ketyre qe permenda me siper..Mbase mund te marim ndonje pergjigje te sakte.
    Flm..

  27. ILIA says:

    Artikull vertete qe te shqeteson ne shpirt ,sepse besen shqiptaret e hodhen tutje pasi Skenderbeu vdiq dhe i la te percare.Nuk kemi pse ia hedhim fajin te huajve se po na percane ata se pastaj tregon se sa te lehte dhe te pashpirt jemi ne qe te na terheqin prej hunde.Turqit per ne thonin;NE paguajme me leke per spiunat keta shqiptaret vijne pa leke..dhe spiunojne njeri-tjetrin.pra ku eshte besa ketu??A nuk e cuan koken e Ali pashait me nje pjese te thesarit ne stamboll po vete shqiptaret??Nuk po flas per kohen e diktatures qe me shume nga frika se sa nga besa shqiptaret rrinin sus dhe nuk kishin bese dhe te gruaja qe ndanin krevatin??.A nuk tregon JO-bese kur grekerit 20 vite me pare na futnin ne shtepiat e tyre dhe ne ja shkulnim mjekren priftit,A nuk tregon pabesi kur italiani te fuste ne shtepi dhe pas disa diteve gjithe plackat e shtepise se tij i gjente tek tageti te ngarkuara per shqiperi??Ne qofte se jemi te beses atehere perse dyert i kemi te gjithe te blinduar dhe nuk e besojme dhe komshiun??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje