Makth!

13 Tetor 2012, 11:11Blog TEMA

Nga Bilal Kola

Ankth, dhimbje, trishtim! Ashtu i përhumbur, mendja më rri tek të burgosurit politikë shqiptarë, të gjakosur nga diktatura komuniste për 50 vjet dhe të poshtëruar nga demokratura pluraliste për 22 vjet, që prej tre javësh janë në grevë urie në kërkim të së drejtave që iu njihen me ligj, por thjesht nuk zbatohen se ka maliq. I kam parë dhe kam biseduar thuajse përditë me ta. Kam parë edhe ndonjë moment se si janë përmallur me fëmijët e të tyre të mitur…. Di plot për vuajtjet e tyre…. Ata janë personifikimi i njeriut, që padrejtësia i ka lënduar trupin, por forcuar karakterin….

Historia ka provuar se pseudo-demokracitë, demokraturat, gjysëm-tiranitë dhe të gjitha sistemet hibride (për lehtësi përkufizimi “palo sistemet”) të cilat emërues të përbashkët kanë një element – fasadën e ligjit ose ligjin fasadë, kur i kundërvihen kërkesave legjitime të shtetasve të tyre, llogarinë eventuale natyrshëm nuk e bëjnë me forcën e arsyes për drejtësi sociale dhe kohezion shoqëror, por me “arsyen” e forcës që buron nga ligji fasadë, që pjell padrejtësi dhe përçarje shoqërore.

Historia gjithashtu ka provuar se palo sistemet, në antagonizëm permanent me kërkesat për drejtësi nga grupe të ndryshme shoqërore, duke përdorur “arsyen” e forcës, që buron nga ligji fasadë, ndoshta kanë fituar po aq beteja sa edhe kanë humbur, por në terma afatgjatë, palo sistemet kanë humbur gjithmonë luftën. Palo sistemet kanë humbur luftën se e vetmja llogore që ata (dinë të) luftojnë është lufta kundër qenies fizike të individit, bash kundër mishit të “armikut”, duke harruar se nga ajo llogore ata kurrsesi nuk mund të mposhtin “frymën” për drejtësi, qoftë edhe të një individi të vetëm e aq më pak të një grupi shoqëror.

Duke provokuar së fundmi edhe bastisjen e ujit nga “greva e vdekjes” së një grupi shqiptarësh, të cilët janë bij shqiptarësh, prindër shqiptarësh, të afërm shqiptarësh, miq shqiptarësh… por gjithsesi të etikuar pareshturi nga qeveria shqiptare si “kundërshtarë politikë”, për pasojë të “papërfillshëm dhe të padenjë” për t’i dëgjuar e për të negociuar me ta, palo sistemi e dha goditjen tij fundore bash ndaj mishit të tyre. Por një shprehje thotë: Ҫfarë nuk të vret, të bën më të fortë! Fryma e tyre për drejtësi nuk u vra nga diktatura më gjakatare në Europë dhe nuk ka si të vritet nga një palo sistem.

Zhurma e fishekzjarreve (jo sirenat e ambulancave të padëgjueshme që transportojnë trupat e vetëdjegur të Gjergjit dhe Lirakut) më ç’tulasin. Në një kanal televiziv spikerja e parlamentit rrezaton lumturi, në një tjetër kanal kryeministri valëvit krenar njëfarë blloku të zi. Ҫ’ka ndodhur vallë?! Paskemi marrë statusin! Nëse ky lajm fantastik është i vërtetë, atëherë sigurisht që të burgosurit politikë, që u martirizuan për kauzën e lirisë, nuk mund të jenë në grevë urie! Ata tashmë janë të integruar. Ne kurrsesi nuk mund të kemi një palo sistem. Ne kemi një qeveri, që respekton demokracinë dhe shtetin e së drejtës, e cila vetëm kontigjentin e të burgosurve politikë që u martirizuan për këtë kauzë nuk mund t’i ketë kundërshtarë…. Ç’fat, paska qenë i gjithi një makth!

12 komente në “Makth!”

  1. loni says:

    ky njeri mbas 1997 nuk duhesh te votohesh me,,por socialistet jane fajtoret,,mire qe nuk e plasen ne burg per tere jeten po i dhane dhe qeverine,,fatos nano kurva e gjithe koherave,,ai njeri eshte fajtori i te gjithe kesaj shqiperie,,tani saliu ka te gjitha te drejtat te rri si diktator,,eshte njelloj sikur libia te votonte perseri gadafin kur e hullen nga pushteti,,e cfare priste pastaj ai popull mireqenie,,do ti shtypte me keq,,keshtu berem edhe ne me saliun,,kur i dhame voten ne 2005,,cfare po prisnim ne mireqenie,,dita e bukur duket qe ne mengjes,,edhe saliu e tregoj fytyren ne presidence se cfare trathtari ishte,,por ky popull si VK qe eshte e votoj perseri,,me pak fjale ne nuk mund te jetojme pa diktature,,na pelqene kot lodhemi per demokraci,,keshtu qe z berisha eshte tamam per kete pune,,rrofte diktatura e re shqiptare bashke me udheheqsin tone sali berisha…

  2. HORRI bulevardit says:

    Shqiptaret kane jetuar gjithmone me makthin e ndergjegjes se tyre, shqiptaret jane ata qe e shembin makthin, kur kali ka ngordhur, atehere shqiptaret behen trima, duke vjedhur dhe duke vrare njeri tjetrin, atehere shqiptaret nxjerrin me te zezen qe kane, urrejtjen per njeri tjetrin, shqiptaret skane dinjitet, dikush per patriotizem mund te me kundershtoje, por e verteta eshte atje tek greva e ish te denuarve dhe te ridenuar per se dyti sot, atje ku po sakrifikohet dhe shqiptaret, shofin dhe presin se ishalla nje Gjergj Ndrec me shoket e tyre atje ta heqin Sali Berishen dhe ne te clirohemi, jo shqiptaret kurre sdo te clirohen nga frika se jane te lindur frikacake dhe te pamoralshem, shqiptare kur ngordh kali, hazdisen dhe luftojne me buste, i nxjerrin ujin e zi atij busti se kane inatin se skishin bythe ta kapnindhe ta rrjepnin per se gjalli, se jane frikacake.
    Rdhe sot po keta jemi, frikacake dhe shajme grekun, po jua deklarojm, ti hajme mutin grekut, se ai grek qe ne shajme dhe turfullojme, per nje 15-vjecar qe u vra ndoshta edhe pa dashje, u ngrit e gjithe Greqia ne kembe dhe rrezoi qeveri njera pas tjeters dhe nuk gjen qetesi, sa i detyron partite ti luten popullit ti japi kohe.
    Kete rradhe ta mbyyllim goje, ne na e ka mbushur Sali Berisha gojen me mutin e frikes. Kur skemi dinjitet ti pergjigjemi ketij shteti makaber, qe te vret dhe te ben me zorr te gezosh me fishekzjare qe kushtojne miljona, atehre sna mbetet gje tjeter, vetem ti urojme Sali Berishes, rrofsh sa malet tona dhe vazhdo keshtu se ke gjetur popullin e duhur, per te mbreteruar.

    1. homeri says:

      —Ndjenja e solidaritetit na ka munguar si komb . Ka arsyet e veta historiko -shoqerore me krahina e princa te percar —Per mua mungesa e solidaritetit nuk perben makth edhe me kete greve jemi ne mentalitetin tone , seicili per interesin e vete
      —–Makthi im eshte —a do ta shporrim kete regjim- pushtet te neveritur ?

  3. VERONIKA says:

    Pershendetje zt.Bilal!Po ju prisja,ju pashe te te burgosurit,sepse jane akoma te tille,refuzoj ti quaje greviste.Nuk kane strehe,nuk kane te hane,nuk kane Lirine e fjales–kane nje gardh policie–qe ne njefare menyre po i nderon–vetem rreth vetes se tij salija mban kaq lakenj–hehe po e ndjen friken.Me kujtohet ai artikulli,ku na benit thirrje per votimin e PS,ndoshta nuk kujtoj dhe mire.Problemi eshte se zerat tuaj ,po na vijne ca te mekur,sikur nuk po ju degjojme mire,fort,qarte.Qe jeni perdite atje ,kjo ju nderon si qytetar,qe Piktori,i nxori jashte,kjo e nderon si qytetar,dhe une kam qene shume dite atje,e kam per detyre,nqs kjo demon-kraci vazhdon keshtu,do jemi te detyruar te vemi te gjithe ne greve–ose me e keqja do detyrohemi te behemi skllever te saj.Nejse,ju jeni qytetare,por jeni dhe opozite,dhe pak kohe do kerkoni prape vota—-çfare ka qe zeri juaj nuk degjohet i qarte—per nje video te pleheres se I.te Mete,NGRITET GJITHE SHQIPERINE NE KEMBE.PER KTA NUK JA VLEN ZOTI BILAL???PER TE GJITHE TE PUSHKATUARIT E FAMILJES KOLA E SA TE TJERE,NUK JA VLEN????PER TE GJITHA VITET E INTERNIMIT,THUAJSE GJYSEM SHEKULLI VETEM TE FAMILJES TENDE,ne mos gaboj dhe ju keni qene,NUK JA VLEN????NUK JA VLEN ,PER NJEREZ QE PO BEHEN PISHTARE,PO FUTEN NE QELI PERSERI,NUK PO LEJOHET MEDIA-VETE FEVZIU I SHOQERUAR ME POLICE-,U BEJNE BIOGRAFINE SA STALLA DERRASH KA PATUR-DERRI I FELLIQUR–CFARE KA QE NUK VLEN???CFARE KA QE NUK SHKON KETU I NDERUAR????MOS JENI GJE REHAT,SE 2013 E KENI TE MARRE???MOS JU KA GARANTUAR GJE EUROPA PLAKE KARRIGEN???APO AI AFRO-AMERIKANI–MOS JU KA THENE QE KSAJ RADHE BURRI I SHTETIT DO JETE PIKTORI????NUK DO TE JETE KESHTU BILAL KOLA!!!JO SE NUK DUA UNE,POR E SHOH TEPER TE PAQARTE KTE SITUATE,ATA KANE NGRITUR PERANDORINE EKONOMIKE,DO TI BLEJNE NJEREZ DHE VOTA!!!!APO MOS GRAMOZ RUCI KA HALL SE MOS DO JEMI ARMIQTE E TIJ TE RINJ???JO SE MUA ME KA TE VJETER DHE TE RI-kte duhej ta thoshja e kam fiksim shokun mozi..PRA CFARE KA KETU ,QE NUK SHKON,QE NUK VLEN????!!!!PO BEN ME SHUME MERO BAZE ,SE JU!!NQS DO GARONTE AI,TE JESH I SIGURT ,SE DO MERRTE ME SHUME VOTA SE SIMPATIA JOTE ROZE.

  4. Z.Bilal, marrveshja e Katovices po realizohet pike per pike ne Shqiperi. Kjo eshte e gjitha. http://gazetavotra.blogspot.it/2012/10/lenia-ne-harrese-e-dom-nikoll-kacorrit.html

  5. SHEQERJA VICIDOL says:

    keto jane pasojat qe na la pijaneci Tos Nanen ku ta kete qe na la kete ujk ne pushtet dhe tani bashkpunojne te dy,demokracia e ashtu quajtur ishte e deshtuar qe ne 90 ten .

  6. vz gjirokastriti says:

    Do te vdes i vetmuar,ne kasolle i braktisur
    se nuk shkoj ne mitinjgje,me te dya gishtat ngritur

    Do te shuhem i vetmuar,neper shelgje te buze e lumit
    se nuk bhem nje antar,i partise se katundit

    Do humbas i vetmuar,ne nje guve ne maje te malit
    se nuk shkoj te degjoj,nje fjalim te shpellarit

    Do te vdes ne varferi,me nje pare brek te cjera
    se nuk dua te jem i pasur,e me thonjte e pa prera

    Do harohem i vetmuar ,ne Nju Jork larg ne mergim
    se nuk kthehem perseri,qe te shoh ate shemtim.

    Shqiperija eshte nje shemtim demokratik,me ata qe ju eshte dhene roli
    kriesor per kete demokraci te shemtuar.Per kete vlere kaq te keqe atij
    popullit te mjere i vendosen mbi kuriz lloi lloi epitetesh,qe nuk i takojne.

  7. Llogjika says:

    Ky Bilal Kola,
    mos eshte i biri i Kurt Koles qe nje dite e akuzoi njeri sy me sy,se ke bere tre vila ne Tirane me parat e te persekutuareve?Dhe kurti iu pergjigj:I kam bere me parat qe kan fituar djemt ne Greqi.Akuzuesi qeshi me ironi.Te me fale ne se e kam gabim,por kete dialog e kam degjuar me veshet e mi.

    VERONIKA,
    Ty s’te mirret vesh se cfar shkruan,moj zonjushe a zoteri,cfar je.Hidhesh dege me dege e asgje se nxjerre ne breg.Dukesh si shum konfuze ne mendime,megjithse shkrimin rrekesh ta qendisesh si hartimet e kalamajve,qe hyjnizonin partine e shokun Envet dhe “dermonin”imperjazmin.Ndermjet te tjerave,ne referatin tend te bien ne sy ca fraza vertete te rralla: “…mos ju ka ganatuar Europa plake ne 2013 karrigen,…dhe burri shtetit do jete piktori?”
    Zor ta kuptoi ndokush kete llogjike,ndonse na zbulon nje cudi te padegjuar:Nje pjestar i familjes Kola,i persekjutuar dhe i masakruar me fare e me fis nga regjimi komunist na qenka bere(Ose e bere ti me konfuzionin tend),antari i partise se Rucit,te djalit te Kristaq Rames,te djalit te Xhelil Gjonit,”ideologut”Dokle,filozofit marksist Pellumbi e tj., e tj…?

    Gjirokastriti,
    Jo keq me ate”poezi”.Vetem sikur e ke katranosur dicka me ata kapercimet nga shpellaret e guvat e maleve te breket e cjerra atje ne Nju Jork.Te kishe marre ca pale me vete,o zoteri,nga ata qe nena parti disave qe e krienin mire detyren ia jepte falas…

    1. Mbi Makthin says:

      Te shkruash me shprehje dhe fjale te bukura nuk eshte aftesi! Kushdo mund ta beje! Nuk quhet talent! As mendje mprehtesi! Te mashtrosh bukur quhet aftesi! Bile edhe mendje mprehtesi! Autori i ketij makthi vrapon ne gjurmet e te atit! Kurt Koles! Personi qe shiste nen dore apartamentet qe iu shperndane flas ish te perndjekurve ne kohen e asaj periudhe qe Makthi e quan mizori! Ky person u shkollua per te thene keto fjali te kopjuara nga parate qe i ati i perfitonte duke vjedhur! Nese do duhej ti bente ndonje shkrim per dike do duhej ta fillonte pikerisht nga familja e tij! I ati ka lepire dhe vjedhur nga te gjithe! Edhe nga Berisha! Edhe nga Nano! Tani kerkon te vjedhe dhe nga Rama ashtu si Ngjela me shoke! Ata greviste jane per tu qare hallin si nga vuajtjet dhe varferia ku ndodhen ashtu dhe mendjengushtesia qe tregojne! Kurtet me soj e sorollop perseri do vazhdojne te vjedhin mbi kurrizin e tyre ashtu si atehere qe shisnin pakot me ushqime qe vinin nga jashte! I respektoj grevistet per ate qe po bejne por mos kujtoni qe ketyre palacove tu behet vone per ju!

    2. VERONIKA says:

      Llogjika…do ishte me mire ti kishit vene emrin vetes…profesori qe korrigjon bukurshkrimin…..nqs emri Veronika ,ju duket zoteri,,atehere nuk jeni as profesor dhe do keni ndonje problem dhe me llogjiken…B.KOLA eshte eksponent i PS.djali i K.Rames me duhet tu kujtoj qe ndoshta eshte i vetmi qe vetem komunist nuk ka qene ndonjehere.Llogjika e shoh qe ke pr me llogjiken time,dhe te gjithe komentuesve te tjere,por mos ma vrisni shume llogjiken,komentoni artikullin–dhe e lini me kaq.do me kurseni dhe repliken.

  8. na mbyten budallenjte says:

    O “llogjike” qe mendon se e ke! Pervec se ke pyetur veten se i biri i kujt eshte artikull shkruesi,dhe na ke kujtuar nje dialog dhe mbi te gjitha je vecse nje i mjere qe ke xhelozi pse kane bere leke njerezit. Iu lumte!! Ke ndonje koment per artikullin?!!! O mjerane prandaj nuk ecim si vend ne,se kemi inate,pse x apo y kane fituar me shume leke e jane me te zote! Me sa e njoh une zoterine qe ka shkruar artikullin eshte jurist shume i zoti qe eshte diplomuar e ka punuar ne Amerike. Juve mire t’ju behet atje ne Shqiperi,se jeni ai fare populli keni ata njerez qe ju shtypin koken,ata desgironi ju,nuk doni djem e vajza te pergatitur

  9. llogjika says:

    O qyp,qe te genjeke sy ne sy.Nuk e kisha fjalen pse kan bere para njerezit,por si i kan bere.Nuk thashe se i persekutuari e akuzoi Kurtin
    pse ka fituar para me bisnes,por ay e akuzoi se ka ndertuar tre vila me parat e te persekutuarve.Qarte?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje