Pse i tuten të majtës!

11 Tetor 2012, 19:44Blog TEMA

Nga Adrian Çollaku

Partia Demokratike e Kosovës, po heq të zitë e ullirit tash e sa vjet që të distancohet nga e majta. Partia më e madhe në vend, ndoshta pa “qëllim” ishte rreshtuar si e majtë. Madje, lideri i saj, Hashim Thaçi, kishte marrë pjesë në një takim të Internacionales Socialiste, që ishte mbajtur në Athinë.

Dhe nga ajo kohë, PDK-ja ende nuk ka mundur të “shërohet” nga kompleksi i të qenit e majtë. Zyrtarët e saj në çdo prononcim nga ai moment kanë filluar të deklarohen si të djathtë. Madje, nëse ke “guxuar” t’u thuash atyre se je i majtë, ata të kanë “rënë në qafë”.

Kështu ndodhi edhe të hënën pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, ku shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, u përplas me homologun e tij nga LDK-ja, Ismet Beqiri. E, gjithë kjo luftë ndodh për t’u bërë të “djathtë”. Ky debat u ndez nga partia, e cila ia mban vetes si “pishtare” e partive të djathta.

Ishte lideri i LDK-së, Isa Mustafa, ai i cili u bëri ftesë publike partive të djathta në Kosovë, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Aleancës Kosova e Re dhe Lidhjes Demokratike të Dardanisë që të bashkohen, për ta mposhtur Qeverinë, e cila udhëhiqet nga e majta. Pavarësisht se çfarë përgjigje do të marrë LDK-ja, krijimi i blloqeve politike në Kosovë do të jetë shumë vështirë i realizueshëm. Kjo pikërisht për faktin se partitë politike në Kosovë nuk janë të profilizuara në programe dhe koncepte, pos në mënyrë deklarative.

Po t’i shikosh programet e partive, përjashto lëvizjen “Vetëvendosje”, e cila është përcaktuar si parti e majtë, të tjerat thuajse nuk dallojnë fare.

Ideja e krijimit të blloqeve politike po të realizohej, natyrisht se do të shkonte në të mirë të vendit. Por, kjo gjë vështirë se mund të ndodhë për faktin se te partitë nuk dominon koncepti, si bazë e funksionimit të tyre, por mbretëron interesi. Dhe pikërisht, për këtë arsye në Kosovë, që nga paslufta, i kemi provuar të gjitha koalicionet e mundshme. Në qeveri kemi pasur edhe partitë që aksidentalisht u deklaruan të majta dhe ato që po thonë se janë të djathta, edhe ato të qendrës edhe të qendrës liberale. Dhe asnjëra prej tyre deri më tani nuk ka arritur që ta ndryshojë qeverisjen në vend. Përkundrazi, secila qeveri që ka ardhur, pos që nuk ka arritur ta zhvillojë vendin, është korruptuar edhe më shumë se sa ajo paraprakja.

Një trend i tillë ndodh për faktin se programet e shumicës së subjekteve politike, si të PDK-së, LDK-së, AAK-së.., janë të “importuara” nga partitë simotra të vendeve të ndryshme evropiane, pa iu përshtatur nevojave dhe rrethanave në të cilat ndodhet vendi. Si pasojë e mungesës së një programi të mirëfilltë, ka degraduar edhe qeverisja në vend, e cila sot funksionon mbi logjikën “odave”, derisa institucionet janë vetëm formale dhe nuk i pyet askush për asgjë.

Prandaj, partitë nuk duhen t’i frikësohen as të majtës e as të djathtës. Por, ato duhet t’i frikësohen mungesës së ideve dhe koncepteve, për ndërtimin e një qeverisjeje të suksesshme, mbi bazën e të cilës do të forcohej demokracia në vend, do të zhvillohej ekonomia, do të zbutej varfëria, do të shtoheshin vendet e punës, dhe vendi do të merrte të mbarën…

6 komente në “Pse i tuten të majtës!”

  1. Internacionalsocialisti says:

    Gati ne te gjitha shtetet e europes qeverisin partite e majta. Hulumtoni dhe binduni.

  2. anonimus says:

    vetevendosja eshte deklaruare qendres!

  3. HORRI bulevardit says:

    Po eshte shume e qarte, se kur merr pushtetin, i drejtohen gjithe popullit, se do te bej kete e do te bej ate, do ju nxjerr ne selamet thone, por mbasi vjedhin e presin koka e shofin qe populli ka filluar ti urreje, atehere fillon faza e kameleonizimit, ku i pershtaten kushteve te reja qe i ka sjelle politika.
    Mbasi u bene te pasur ne miljona dollare e euro, ata e shohin vehten tashme te shkeputur nga ajo pjesa e turmes, qe me zorr e fitojne lekun, mbas nje pune te lodhshme, ne qofte se kane fat ta gjejne.
    Per kete keta pasanike te rinj, behen te ditur dhe klase e larte, panvaresisht se kultura si perfaqeson ne ate shtrese ku mendojne se jane, ne shtresen e larte, por ata mendojne se kane kulture, jane te ditur, se mbas xhepit dikur te grisur, sot jane disa diploma, te blera dhe qe ne siperfaqe perfaqesojne nje njeri shume te ditur, sic mendohet ndonje qe ka mbaruar dy ose me shume universitete.
    Ata tani mendojne se i perkasin pjese se pasur te shoqerise, ku mbasi hyjne, nuk arrijne te hyjne ne biseda qe per keta megjithese kane disa diploma te blera, keto biseda jane shume te komplikuara dhe qendrojne te heshtur, duke kapur cdo fraze dhe mundohen mos ta harrojne, qe ta kene si objekt bisede, kur rasti i con ndonjehere ne mjedisin e tyre te hershem.
    Ata mendojne se kane hyre ne shtresen e larte, por kur e shofin se kjo shtrese e larte, i perbuz per shume arsye, panvaresisht se kane miljona, atehere keta zengjine te rinj, shkojne dhe bejne te diturin ne shtresen qe sapo kane lene me perbuzje.
    Te hysh tek e djathta, seshte koha tani per te hyre, se e djathta, perfaqesohet nga 100 vjet e me shume, kur u krijuan fiset e familjet qe kishin per baze pronen private, por qe edhe me kete prone, punesuan te tjeret.
    Keta sjane te djathte, keta jane thjesht Zengjine te Rinj, qe simbas nje proverbi popullor, thuhet, Ruaju nga Zengjini i Ri.

    1. Shefqet Cela says:

      I ke thene te tera, ne menyre te shkelqyer:
      HYJNE FUKARENJ ne qeverisje, si gjithe populli qe i voton. MAJMEN SI DERRAT ME DJERSEN E TE TJEREVE dhe u duket vetja te djathte.
      Ne fakt, nuk jane as te djathte as te majte por MAFJOZE, PA IDEALE.
      Kam patur rrespekt te thelle per Thaçin si luftetar i lirise se Kosoves. Qe kur u çfaq prane Saliut, si Saliu, ne tunelin e rruges (vjedhjes) se Kombit; u çperfytyrua si njeri. Nuk pipetin fare, as kur i sabotojne linjen elektrike te Kosoves me Shqiperine.
      A thua se edhe ata duan te jene te varur nga furnizimi serb, siç po e ben fakt Saliu?
      Vjen Saliu ne Deçan me 3OO asqere e xhephane te rende. Ata memece.
      Mos valle Kosova ka harruar zakonin shqiptar qe miku dorezon armet sapo hyn ne porte dhe i zoti i shtepise pergjigjet me koke per jeten e tije?

    2. homeri says:

      —–Kur kovaci u be industrialist dhe faidexhiu u be bankier mori fund dhe u pordh fisnikeria—LLumi i mashtruseve drejtojne vendet

  4. mali says:

    Kur ishim te vegjel luanim luftash dhe me short ndanim kush do ishte partizan dhe kush gjerman.
    A ju hengert mortja juve qe kur behet politikan dhe i biri i tetkes, Thaçi mafishja me shoke.
    Ashtu si ne Shqiperi nuk merret vesh pse je parti e majte dhe pse je e djathte-pa program politik, pa koke dhe pa bythe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje