Komisionerin për zgjerimin në BE, z. Fyle, e njohin gjithë shqiptarët. Nuk është dëshira e z. Fyle për tu dukur në mediat shqiptare çdo ditë. Atë e tërheq në ekranet e faqet e gazetave tona politika shqiptare, e cila luan për më shumë se 20 vjet me ëndrrën e shqiptarëve për të qenë qytetar i barabartë europian. Katër ditë më parë, kur u bë publik raporti progresiv i BE-së për Shqipërinë, ku pasqyrohej se nuk ka progres ose ka pak progres (të sforcuar) këtu e aty, kjo mungesë progresi u përshëndet me fishekzjarrë nga qeveria. Loja me popullin vazhdon.
Së fundmi, ndryshe nga gjithë komisionerët e tjerë të Brukselit, ka filluar të bëhet i njohur në Shqipëri Komisioneri i Mjedisit, z. Janez Potocnik. Jo se z. Potocnik dëshiron të jetë figurë e njohur në Shqipëri, por figura e tij i intereson z. Mediu për të certifikuar pisllëkun anembanë vendit, që nuk e pastron, por e shton për ditë edhe me import plehrash vetë z. Mediu dhe qeveria ku ai bën pjesë.
Disa muaj më parë, me kërkesën e Mediut, z. Potocnik e priti atë në një takim. Do ketë qenë habi për z. Potocnik kur ka parë që z. Mediu kish marrë televizionin qysh nga Shqipëria. Mediu erdhi në Shqipëri e sajoi lajmin se Potocnik ka thënë: “Ligji i mbetjeve është një ligj në përputhje të plotë me prioritetet politike të BE për mjedisin, madje ai është më i avancuar se edhe në disa vende të BE”.
Në fakt, siç u mor vesh nga vetë punonjës të BE-së, fjala e z. Potocnik nuk ka qenë ashtu si e ka interpretuar Mediu. Por përpara se të shkonte tek Potocnik, Mediut i duhej një raport nga një ekspert i pavarur, në të cilin të konfirmohej se nenet e importit të plehrave në ligjin për menaxhimin e integruar të mbetjeve nuk i kish futur Mediu e Saliu, por ishin në përputhshmëri të plotë me direktivën përkatëse të BE-së, pasi kështu ishte shkruar dhe në ligjin e miratuar.
Një sërë politikanësh, përfshi dhe Mediun e vetë Potocnik, kanë folur duke iu referuar edhe këtij eksperti, krahas dhe një eksperti këtu në Tiranë me emrin Paolo, që i fiton të gjithë tenderët për bërjen e ligjeve (tani dhe për zbatimin e tyre) dhe që ha çamçakëz e nuk vë kufje të dëgjojë kur flitet shqip në takime me publikun.
AKIP (Aleanca Kundër Importit të Plehrave) kërkoi disa herë prej muajsh nga Mediu raportin e ekspertit të pavarur dhe ky raport nuk iu dha, as stafi i delegacionit të BE-së këtu në Tiranë nuk e dha. Raporti nuk u dha se ishte diskreditues jo vetëm për Ministrinë e Mediut, por dhe vetë Komisionin Europian që e merrte si referencë, pasi ai ishte vetëm 2 fjali (edhe pse i financuar nga projekti i Komisionit Europinan RENA) që kërkonte Mediu, që ligji është në përputhje të plotë me direktivën dhe madje më strikt se legjislacioni i BE-së.
Po pse i duhet kaq shumë Mediut e qeverisë që ta certifikojë ligjin e plehrave si ligj në përputhje me direktivën e BE-së, ndërkohë kur asnjë ligj tjetër sipas progres raportit të fundit nuk është në linjë me BE, ose mbahet pezull?
Shumë e thjeshtë. I vënë para një zemërimi popullor për sjelljen e plehrave nga importi, në një kohë që Shqipëria kutërbon plehra nga të katër anët, ai dhe qeveria e tij shohin si kalë beteje kundër armikut popull, kalin e lodhur të BE-së.
Edhe pse duket se Mediu ka luftuar shumë për të marrë një “disi progres” në raportin e BE-së për Shqipërinë në kapitullin për mjedisin lidhur me legjislacionin horizontal, e gjithë kjo “disi” bie, qëkurse në paragrafin që pason thuhet se “mungesa e zbatimit të legjislacionit mbetet shqetësim”. Kjo fare thjesht përkthehet që ligji që lejon importin e plehrave do shkelet, që do të thotë se kompanitë e Europës dhe botës, që duan të pastrojnë plehrat e rrezikshme nga vendet e tyre kundrejt shumave të mëdha të parave që jepen për këtë biznes (për shembull Palermo jep 300 euro për ton plehra që çon në Gjermani), do t’i sjellin në Shqipëri ku “ka disi progres ne bërjen e ligjit” dhe “ka mungesë në zbatimin e ligjit”, aq më tepër që mungesa e zbatimit të ligjit ka qenë dhe mbetet. Ky është vendi ideal për të sjellë plehra. Pra ligji e lejon t’i sjellësh plehrat dhe është e garantuar se ligji nuk zbatohet. Por BE në raportin e saj, me veten e saj dhe ata që kanë shkruar ato rreshta, janë përsëri në rregull se e kanë shkruar pak a shume që “Zbatimi i ligjit për menaxhimin e mbetjeve dhe importin legal (që më sipër u tha se nuk zbatohet) duhet të garantohet që të zbatohet”. Dhe Mediu tha pardje në një konferencë shtypi se do zbatoj me përpikmëri (vini re, me përpikmëri) ligjin e plehrave.
Dialogu i shoqërisë civile me Potocnik
Për të tretin vit radhazi përfaqësues të shoqatave mjedisore nga vendet e Europës Juglindore, prej të cilave edhe 3 nga Shqipëria, para daljes së progres- raportit, bëjnë një takim me Komisionerin e Mjedisit, Potocnik në Bruksel. Në takimin e sivjetëm grupi Shqiptar (edhe artikullshkruesi në të) nuk mund të mos ngrinte çështjen e rrezikshmërisë për mjedisin shqiptar shkaktuar nga importi i plehrave, spekulimin që bëhet me atashimin e importit të mbetjeve si çështje që e kërkon BE, si dhe kërkesën për referendum për heqjen e neneve që lejojnë importin e mbetjeve. Çështja e pengesave për referendumin kundra importit të plehrave u paraqit para z. Potocnik edhe në dokumentin e përbashkët të shoqërisë civile të rajonit si dhe në takimin e Ministrave të Mjedisit të rajonit, ku ishte prezent dhe z. Mediu.
Fjala e gjatë e z. Potocik si përgjigje e pyetjeve e çështjeve të shtruara prej grupit shqiptar lidhur me importin e mbetjeve ishte vërtet inkurajuese. Z. Potocnik e mbylli fjalën e tij duke thënë: “Ju keni mundësitë për të shkuar në një regjim më strikt”… “unë ndaj plotësisht të njëjtin opinion me ju”.
Mediu duhet të heqë dorë nga strategjia për të penguar referendumin. Atij i takon të kërkojë moratorium për importin e mbetjeve, deri në bërjen e referendumit, ku do të vendosë populli pro apo kundër importit të mbetjeve, plehrave më saktë.
Sic duket, keta europianet vijne ne Shqiperi vetem per te bere para. http://gazetavotra.blogspot.it/2012/10/shqiperia-e-zogut-korrupsion-deri-ne.html
Un them ti fusin nje kenge se erdhen ato!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/banda-berisha-co.html
I nderuar Lavdosh, jeni pér t’u pérgézuar, ti dhe shokét e tu, pér
kontributin tuaj né mbrojtje té mjedisit. Por, ju duhet té ndérgjegjsoheni se né regjimet diktatoriale e, pér mé tepér, mafiozo
diktatoriale, si né rastin e Shqipérisé, interesat e popullit e té
vendit, nuk merren kurré né konsideraté. Nuk vlen t’i ankoheni buro-
kratéve té Evropés pér ligjin, sepse ata e diné qé ligjet né Shqipéri
s’kané asnjé vleré. E vetmja gjé qé i ka mbetur popullit shqiptar pér
té béré éshté pérmbysja e regjimit té Berishés. Vetém atheré Evropa
do t’ju kuptojé e mbéshtesé, siç ju kuptoj né 97-én.
po ky pao;o a ka nje mbiemer? Coje deri ne fund zoti FERRUNI,JEPE MBIEMRIN E ZOTIR POPOLO CAMCAKEZI PA KUFJE
…@Z.Lavdosh, pergezime shkrimi juaj eshte me se real..Une personalisht nuk kame asgje per te shtuar ne shkrimin tuaj por do te komentoja vetem dy-Fjalite e fundit dhe KOnkretish”Permbysja e regjimit te Berishes”..
1-Diskutojme me shoke te Ndryshem(Qe nuk i Mbane xhepi i Pushtetit Berisha me Rroge Mujore)..dhe ata thone vetem te “Thyej Qafen Berisha”..
po edhe une jame Dakord….Berisha ky Matufi_Shejtan -Budalla, edhe po te ike neser, a do te zgjidhen Problemet e Shqipetareve???Dhe nese themi po ,si???Shqiperia ne keto 22-vjete te “Demokracise Feudalo-Klanore”, qe po na Qeveris , ka bere vetem Hapa Mbrapa, dhe nuk shikoj asnje Lloje Permiresimi ne jeten e atij Mase Njerezish qe ne e quajme Popull.
Thejesht Qeveria si e Nanosit apo Berishes, ka Prodhuar Feudalet e Rinje qe jane me te Paskrupull, dhe thjeshte jane Ndare ne Pole:PD.ja..Ps-ja…LIS-i…ect…Dhe jane pikerisht keta Feudale te rinje qe Drejtojne Politiken Shqipetare..por ..pyetja eshte si e Drejtojne dhe C´fare Interesash Perfaqesojne??
80% e Politikaneve dhe Qeveritareve Shqipetare jane ashtu sikurese e theksjoni edhe ju :”Ne lufte me Popullin e tyre”…Pra Shkurt keta nuk perfaqesojne ASGJE SHqipetare…por Vetem e vetem si te Mbushin Xhepat e tyre…
Ne Shqiperi nuk ka (Per te ardhur keq..)Politikane me Principe Kombetare….Politikanet Shqipetare (80% Heqim AK-ne)..jo vetem qe kerkojne te Mbushin Xhepin e tyre, por Harrojne se qe te Mbushesh “Xhepin” (qe nuk eshte i vogel Por Llogari Bankare ne Luksemburg..Qipro..Turqi..ect)kujtojne se te Tjeret nuk Shikojne..se jane Budallenje dhe vetem keta ,Mediu…Berisha…meta..Nanosi..Lul Basha Joi Topalli..ect..kujtojne se jane te Zgjuar….Por ne Rruget e tyre te Shkurtera per te bere Miljona, harrojne qe Perzihen edhe me Peshkaqene te Politikes dhe Mafjes , te vendeve tona fqinje :si Serbia..Greqia..Italia…..
Pra qe te vime aty ku edhe Filluam:Fatmire Mediu, si Mashe e Sali Berishes..do te beje ashtu sikurese i thote ky i Fundit ..por edhe sikurese i thone edhe NJerezit “Hije” te Mafjes Italjane..
Pra shkurte nga se jane Pleksur keq, ne Korrupsjon jo vetem Shteteror -KOmbetar..por edhe me Banda te tjera si e Damir Fazllicit ne Serbi..
Mafja e Mbetjeve Toksike (Itali)…Marrveshjet e Fshefura me Greqine..Qeveritaret Shqipetare nuk munde te dalin dote nga “Loja” e Filluar..dhe duan apo nuk duan ata do ta cojne deri ne Funde..
Parate e zeza kane edhe anen e Zeze te tyre..ate te Zise..qe e trembin aqe shume Sali Berishen..Fatmir Mediun ..Ilir Meten..ect…ndaj dhe keta do te bejne ashtu sikurese thone Padronet e tyre qe permendem me siper…Por a thua se flen te Qete???Dhe me e keqa eshte se ne Shqiperi ka Shume Sali Berisha…prandaj mbetem Skeptik..shqiperija e jone eshte me keq se para Lidhjes se Prizerenit…te 1878-es..keshtu e katandisi Serbi Sali Berishovici…lol