Nga Ilir Yzeiri, Media & komunikim
Nëse do të donim të jepnim imazhin e kohës që po jetojmë apo të sistemit shoqëror që kemi ndërtuar, do të na mjaftonin ngjarjet e këtyre ditëve të fundit që të tregonim se ne kemi ndërtuar një të ashtuquajtur demokraci që është me trup të djegur dhe me kokë të prerë. Trupi i djegur i demokracisë shqiptare vjen nga gjuhët e flakës që përpinë trupin e Gjergj Ndrecës dhe të Lirak Bejkos, ndërsa koka e prerë, siç e dimë të gjithë, vjen nga krimi makabër mbi 18-vjeçaren me origjinë nga Kukësi që jetonte bashkë me familjen e saj në një fshat në rrethinat e Shijakut. Nëse do të shtyhemi më tej për të zbërthyer këtë simbolikë dhe për ta analizuar atë, do të shohim se shoqëria shqiptare sot mbështetet mbi dy shtylla kriminale që janë përjashtimi i tjetrit të kundërtit me ty që e çon këtë të fundit në dëshpërim e në vetësakrifikim dhe dhuna makabre. Po të shtyhemi më tej do të duhet të pohojmë gjithashtu se shtresat më të vuajtura të shoqërisë shqiptare, të burgosurit politikë dhe femrat shqiptare janë objekt mbi të cilat është derdhur këto ditë përjashtimi shoqëror dhe dhuna makabre. Vështruar nga kjo pikë, demokracia shqiptare nuk ngjet me asnjë sistem qeverisës në të cilin populli delegon pushtetin dhe vendi qeveriset nga një mazhorancë që kontrollohet nga opozita dhe që respekton ndarjen e pushteteve. Për fat të keq, sistemi politik që kemi ndërtuar është një diktaturë e zbehtë dhe një model pervers i shtetit autoritar që komandohet jo nga arsyeja, por nga emocionet e një njeriu të vetëm. Për ta plotësuar më tej këtë panoramë do të më duhet të shtoj edhe krimet apo vrasjet për gjakmarrje dhe ngujimin e fëmijëve në Shqipëri. Kjo plagë e rëndë i shtohet portretit edhe ashtu të shfytyruar të shoqërisë shqiptare. Por le t’i marrim sendet me radhë. Disa të burgosur politikë vendosin të futen në grevë urie dhe në shenjë dëshpërimi të thellë vetëdigjen. Këta të burgosur politikë, me Gjergj Ndrecën në ballë, janë njohur në opinionin publik si kundërshtarë të regjimit të Berishës dhe, në më shumë se një rast, e kanë denoncuar regjimin e tij me veprime e gjeste spektakolare, ndër të cilët mund të përmendim gjuajtjen me miell. Pas kësaj, ata vendosin që të futen në grevë urie dhe i kërkojnë qeverisë dëmshpërblimet për vitet e burgut. Ata paraqesin vështirësitë e familjeve të tyre dhe të shumë të tjerëve dhe situata nis e përshkallëzohet. Mirëpo në psikikën e Kryeministrit shqiptar dhe të qeverisë që ai drejton nuk funksionon parimi i dialogut me kundërshtarin politik. Për Ahmet Zogun, për Enver Hoxhën dhe për kopjen e zbehtë apo për surrogaton e këtyre të dyve, Sali Berishën, ai që të kundërshton politikisht nuk është partneri yt. Ai përjashtohet nga komunikimi politik, ai duhet margjinalizuar dhe duhet trajtuar si pjesë e armikut. Në demokraci, në fakt, nuk ekziston nocioni i armikut apo i kundërshtarit që duhet eliminuar. Ekziston, siç dihet, parimi i konkurrencës demokratike dhe ballafaqimit e dialogut. Moskomunikimi me grevistët nuk është akt heroik që të frymëzon. Unë e kuptoj se semantika e heroizmit berishian vjen nga nënshtresa e fjalorit dhe veprimit heroik komunist ku heroi pozitiv e vriste dhe e zhdukte armikun, se heroi nuk nënshtrohej nga presionet e armikut etj., etj. Institucioni i bashkëbisedimit apo i dialogut nuk ekziston në semantikën politike të Zogut, Enver Hoxhës dhe të surrogatos së tyre, Sali Berisha. Edhe ata apo ato sejmenë e sejmene të tij që të kujtojnë Lalë Krosët apo Simon Stefanët e Lenka Çukot e kohëve të shkuara dhe që dalin nëpër media duke justifikuar marrëzitë e Kryeministrit surrogato të Enver Hoxhës e të Zogut, jo vetëm që bëhen qesharakë, por vërtetojnë me këtë rast thënien e famshme se një fatkeqësi asnjëherë nuk vjen vetëm. Në rastin tonë një budalla dhe një i marrë nuk është kurrë vetëm, është plot me idiotë të tjerë që jemi të detyruar t’i dëgjojmë. Trimëria që po tregon qeveria për të mos komunikuar me grevistët është një shenjë e kalbëzimit psikik e socialpolitik. Të dialogosh me kundërshtarin tënd nuk do të thotë se do t’ia zgjidhësh problemin. Do të thotë që t’i të pranosh problemin dhe të pranosh se kundërshtarët e tu, pra ata që nuk të duan ty, duhet të qeverisen njësoj si ata që të duan ty dhe duhet të respektohen po ashtu njëlloj si ata. Mirëpo kjo krenari e ndyrë, tipike komuniste është në themel të të gjitha krimeve që kryhen në Shqipëri. Edhe në themel të gjakmarrjes është sedra e lënduar dhe krenaria. Ne kemi nevojë urgjente që të ndërtojmë institucionin e faljes. Dhe për këtë shembullin e parë duhet ta japë qeveria. Ajo duhet të ulë kokën dhe duhet të heqë dorë nga trajtimi i kundërshtarëve si armiq. Institucioni i faljes është në themel të shoqërive perëndimore, europiane. Po çfarë them edhe unë. Harroj që kjo qeveri dhe gjithë sejemenët e saj vijojnë ende ta quajnë të drejtë vrasjen e katër protestuesve të pafajshëm. Shqip/
TE LUMTE PENA Z ILIR !!!
kete rradhe na zhgenjeu mulja :p
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/the-outsider-fn.html
Kjo eshte demokracia qe instaloi ne Shqiperi, Doktori i diktatorit dhe
supervizori i vdekjes se femijeve qe ushqyen me gjakun e tyre Enver Hoxhen dhe kryeinfermieren e spitalit te femijeve e beri shefe kuadri Senatoriumi. Te hapen dosjet.
Ahmet Zogu, mbreti i shqiptareve, …ishte shakaxhiu i perparimit.
Enver Hoxha,sekretari i pare i PPSH,ishte diktatori me i eger ne Europe.
Sali Berisha, ish shpellar, ish sekretar i organizates se PPSH, eshte kryetari i PD, eshte projektuesi dhe zbatuesi i ” Demokracise me trup te djegur me benzine dhe koke te prere ne menyre makabre” dhe njekohesisht eshte , pa as me te voglin dyshim : ” Qelbi i qelbit shqiptar “.
Ne shqiptaret si popull punetor dhe me seder meritojme te jemi krenaria e Europes dhe jo turpi i saj.
Nje korrigjim kisha per artikullin.Keta qeveritare nuk jane budallenj dhe idiote siç i quan ti zoteri,por jane hajdute,kriminela dhe vampira te popullit te tyre.Nuk i bejne keto te zeza qe degjojme cdo dite nga budallalleku i tyre,por nga ligesia dhe makuteria qe kane ne shpirt.Dhe nuk jane pak.Jane me qindra,per te mos thene me mijra.Ketu futen dhe kelyshet e tyre,qe kurre nuk e marrin mundimin te pyesin baballaret e tyre vampira se ku e gjeten kete pasuri,por jane te kenaqur me baballaret e tyre hajdute,dhe jo vetem kaq,por jane dhe krenare me ta.Kjo duket nga menyra se si kapardisen rrugeve te Shqiperise keta bij dhe bija ministrash,zv/ministrash,drejtoresh,doganieresh,shefa policie,pedagoge,”biznesmenesh”…… dhe lista nuk mbaron.Shoqeria shqiptare eshte infektuar aq keq saqe vetem nje revolucion mbarepopullor mund ta sheroje.Ti zoteri thua qe opozita ka rolin e kontrolluesit te mazhorances.Por cfare duhet te ndodhe atehere kur opozita fle edhe kur ke nje mazhorance qe prodhon cdo dite megaskandale?? Edhe opozita kontrollohet nga nje njeri ashtu si dhe mazhoranca.A e imagjinoni se cfare presioni do te krijohesh nqs te gjithe deputet e opozites do te reagonin ashper kundra skandaleve te panumerta??Sikur cdonjeri nga ata te padiste publikisht nje skandal me vete?Dhe skandalet nuk jane veshtire per tu gjetur.I ke me thes.Por jo nuk mund te ndodhe keshtu,sepse ata presin tu thote kryetari kur te dalin te prononcohen publikisht dhe te denoncojne makuterine dhe kriminalitetin e kesaj tufe qe dikush e quan qeveri.Opozita nuk ka kohe te merret me keto gjera(me perjashtim te disa prej tyre), sepse eshte e zene duke enderruar dhe llogaritur se si edhe ata “te bejne ndonje lek” kur te vijne ne pushtet vitin tjeter.Cfare turpi,cfare fatkeqsie,cfare tragjedie per kete popull..Vetem elita dhe shoqeria civile E PAPERLYER mund te zgjoje reagimin popullor i cili do te sillte ndryshime rrenjesore. Jam i sigurte qe nqs 10 figura te nderuara te shoqerise civile do te dilnin te protestonin atje ne shesh,te nesermen do te behen 100,pasneser 1000,pastjeter 10000,mbi pasneser 100,000 dhe kaq do ta kishte dhe ky rregjim i kalbur fashisto-mafioz.Te falenderoj per shkrimin.
Sa shikim te pjerdhur qe ka ky cuni ne foto ! hahahahahaha
Apo ja do puna ndoshta ..loool
Por shkrimin e ka shume te sakte, ne lidhje me mungesen e dialogut nga ana e Sales .
Ca ti besh Sales ,ka inat ….Homerik, 3000 vjet te vjeter.
Bravo Ilir je Krenaria e Mallakastres…..
PER RAJMONDIN
PO ME PERZIHET NGA SHKRIMI I KETIJ FARE RAIMONDIT QE VETEM FJALEN LOL DI TA SHKRUAJE DREJT. DO JESH NDONJE BUCE TI RAIMOND QE VE RE ME VEMENDJE PAMJEN E AUTORIT.
ILIRI ESHTE GJITHE TRU , S KA NEVOJE PER KLINIKA BUKURIE.ATJE SHKO TI ME SHPUREN QE SIMPATIZON ,MBASE JU NDERROJNE LEKUREN QE E KENI SHOLLE
O Ilir qe sipas emrit s’ke qene asnjehere po me sqaro sa paguhesh per te shkruar keshtu. Vetem te zezat qe ndodhin ia ve ne kurriz PD-se dhe Berishes qe te hapen gojen te flasesh lirshem dhe sipas interesit qe te kam vene re gjate viteve te pluralizmit. Interesin ten shfrytezoje por pa degraduar veten sa e ke be ne fakt
O Mentor mos turpero emrin.Jam totalisht kundra asaj qe thua.U njoh te dyve si ty si Ilirin.Te dy ish komshi te vjeter,familje te shkelqyera.Por nuk te takon te flasesh dhe ta shvleftesosh Ilirin keshtu.Ilir Yzeiri eshte nder penat e ralla te gazetarise shqiptare dhe ti e une duhet te krenohemi qe e njohim nga afer,kemi jetuar me te dhe kemi ndare dite te bukura te femijerise tone.Iliri ka qene dhe nje aktor i shkelqyer kur populli dibran shihte Ilirin ne skene derdhte lote nuk besoj ti kesh haruar megjithese ti ke qene me i prire drejt basketbollit dhe jo arteve.Iliri nuk eshte i ngjitur pas kepuceve te pushtetit.Tung.
Oh,si eshte puna e juaj!Ju te gjithe i ndertoni shkrimet dhe komentet tuaja mbeshtetur ne tre kollona:Urrejtjen,shpifjen dhe hipokrizine.Vertete iu vjen keqe juve per ata fatkeqet,apo ne fakt gezoheni qe vepruan ashtu?Bejani kete pyetje vetes tuaj dhe tregohuni se paku te sinqerte me vetveten.Zoterija e ketij artikulli sikur para ca koshesh i pati derguar nje leter me ankesa z.Klinton,por s’na ka thane gje se c’pergjigje ka marre.Apo hajd,ta nxijme e te shperndajme bloze ne te gjith anet,se mos na ngjit diku… Zoterinj,njrezit qe kan sy te shohi faktet,s’genjehen nga llafet..
Boooo kush duron deri mot televizorin!?
Sakt!Asnjë kundërshti!Vizionar dhe tepër preciz në idetë e shprehura!Mentori ka mendimin e tij,natyrisht ka të drejtë të kritikojë,por kritika,sipas mendimit tim,është tepër ofensive dhe merret me “honoraret”e pagesës,devijimet e ideve të fuqishme që ngerthen shkrimi në këtë situatë tragjike simbolikisht e vërtetuar(trupdjegur dhe kokëprerë,palo demokracia e surrogatos Berisha).Asgje nuk i mungon shkrimit,dhe brilanteca e gjetur me faktin e siperpermendur duket tmerron këtë zotri me emrin Mentor qe qëllimisht sposton idenë gjer tek “pagesa”(?!)E drejt e tij,natyrisht,si e drejta ime tani të shkruaj se debile të tillë të pështirë,injorantë me kulturë,i bëjnë sherbesën funebre regjimit!Pisanjos të tillë të mendimit,kanë në brendësi të vetvetes,vizionin dashamirës të vetdjegieve njerzore dhe kokprerjeve të vajzave shqiptare;madje duket qartë,nuk i shikojnë këto fenomene si tragjizem politiko-qeverises që kërkon jo vetëm analizë por edhe ndëshkim qeverisje gjer me dorheqje të parevokueshme!Cili vend europian ku kerkoni te vini ju plehra mentorësh nuk do te ngrihej të vetgjykohej në koshjencë,nga këto tragjedi të sketerrshme?Cili vend i BE,nuk do t’i kerkonte kryeministrit të tij dorheqjen?Malarikë të pështirë që ende mbroni zezonën kombetare me emrin Berishë!Jeni padyshim pjestarë të pandarë në krimet e ndodhura përditë!E drejta e kritikës nuk do të thotë gjithsesi,të mbrosh surrogaton duargjakosur dhe mendim cakërdisur,Berishën dhe puthadorët kriminelë rreth tij!Ah,po,ju shfaqeni një puthadorë i hapur,si ky mjerani “mburojë shpelle”,me “emërgimin, E verteta!Pra,shkurt,jeni po aq bashkpërgjegjës,sa surrogatua shpellar,Berisha!Natyrisht e drejta juaj,si e drejta ime t’ju ndërhyjë,sepse kuptoj thellimin tuaj ideor,në krimin e madh ndaj shqiptarëve!Pershëndetje autorit për realizimin perfekt të shkrimit!
te lumte, te lumte te lumte
L.Itali,
c’pate qe u nevrikose ashtu,zoteri?Tu riaktivizua ndergjegja komuniste?Une thashe vetem te verteta dhe asgje te sajuar e te “zbukuruar” me shaje,ashtu sic beni ju.Sepse une shaje e ti shaje asgje nuk nxjerrim ne drite.Une vetem thashe ate qe e dine shumica e shqipetareve,se krahu juaj i vajton hipokrizisht keta fatkeqe?Ve bast qe kjo esht qindperqind e vertete.Sepse bazohem nga qendrimi tradicionalisht armiqsor i krahut tuaj ndaj kesaj shtrese.Une thashe se eshte e pandershme te shfytezohen ata fatkeqe per qellime politike e personale,nuk eshte e drejte kjo? Une thashe se z.Yzeiri i ka derguar vjet nje leter zonjes Kliton,ku e ka nxire mjaft mire vendin e tij,por s’na tha se c’pergjigje mori prej saje.Edhe kjo s’eshte e vrtete?Ndersa ju zoteri,qe mundoheni te shfytzoni edhe cdo krim ordiner ne interesin tuaj politik,paskeni te drejte?C’duhet te benin qeverite e botes,gjere edhe ajo e Gjermanise,e Frances,Norvegjise,Austrise apo e Amerikes ku gjithashtu,sic lexojme ne lame,ndodhin krime akoma me makabre nga individe te c’ekujlibruar,duhet te japin dorheqen per cdo rast te tille?Me e bukura eshte se ne cdo rast flisni ne emer te gjithe popullit,edhe kjo nje tradite e paharruar nga ju, qe nga koha kur ndonjerin nga keta te persekuruarit qe sot po i vajtoni,e arrastonit “ne emer te popullit”…