Nga Albana Hodaj
Jetojmë në një vend ku të gjithë jemi kush protagonist e kush viktimë e papunësisë, varfërisë, pasigurisë dhe kërcënimit të jetës, padrejtësisë dhe mungesës së besimit, shpërfilljes dhe indiferencës, mes një vorbulle ideologjike që na ndan si dikur në aktorë të luftës së klasave në “Ne dhe Ata”. Nuk kemi dinjitet para zyrave të shtetit, heshtim para nëpërkëmbjes që na bëhet çdo ditë. Heshtim për çmimet, heshtim për paratë nën dorë në sportelet që secilit prej nesh i rastis të paguajë për të marrë shërbime. Të gjithë i dimë, ashtu sikundër të gjithë heshtim pa mundur të bëhemi ai zë i fortë që në shoqëritë e vërteta demokratike quhet “Shoqëri civile”.
Heshtim dhe në mbrëmje kujtojmë hesapet e ditës dhe ankohemi me njëri-tjetrin për borxhet, për dritat, për bukën dhe për shumë e shumë halle që na lënë pa gjumë. Pak kush e di jetën e një gruaje që s’i dalin llogaritë e ditës, që i vë fëmijët pa ngrënë në gjumë, që ka shkruar emrin në listën e dyqanit poshtë pallatit…
Heshtim për lekët e librave që s’i paguajmë dot. Fëmijën e dytë, vajzën 12 vjeçare fqinji im s’mundi ta çojë në shkollë këtë vit. Po, po! E mban në shtëpi pasi s’ka lekë për libra, s’ka lekë për rojën e shkollës dhe as për t’i blerë çantën nuk ka. As unë me gjithë keqardhjen time nuk e ndihmova dot. Heshtim për Elën e vogël, heshtim për Nazimen, heshtim për Gërdecin, për 21 Janarin dhe 4 të rënët e saj, heshtim për Ndrecën … sepse kemi ulur kokën para dhimbjeve dhe mundimeve tona. I jemi nënshtruar një qeverisjeje që s’e meritojmë. I jemi nënshtruar heshtjes, që do të thotë të jesh nënshtetas i padrejtësisë, mashtrimit dhe hajdutërisë, nënshtetas i mjerimit!
Nuk ka më greva, nuk ka më protesta për punë, për ngritje rrogash apo pushime nga puna. Nuk ka sindikata që të diktojnë tek qeveria të drejta të mohuara të mësuesve që kanë frikë të flasin, të mjekëve dhe infermierëve ,të minatorëve që shuhen nën gërmadha, të policëve që mposhten nga krimi dhe mbrohen pas vdekjes me dekoratat e kryeministrit. Kryeministrit që garon me veten dhe ne që s’arrijmë dot kurrë të bëjmë jetën e fëmijëve të tij.
Kryeparlamentarja bën fushatë kundër kancerit të gjirit duke harruar se gratë e prekura, në spitalet e shtetit kurohen me ilaçet që i blejnë vetë. Le të shkojë të bëjë skanerin në urgjencën që vetë e ka inauguruar dhe që mban mbi aparate foton e kryeministrit që patjetër ka parë sesi paguhet padrejtësisht skaneri edhe për të sëmurët e spitalit… ose të shesë për bamirësi garderobën e saj shumëngjyrëshe. E çka të re këtu? Po! Të gjithë i dimë, i vuajmë dhe heshtim!
Dëgjojmë ndonjëherë të flitet nëpër media për gjoja shoqëri civile. Shoqëria civile ka në thelb të saj pjesëmarrjen e individit, angazhimin e tij në organizata dhe institucione në mbrojtje të lirive dhe të drejtave të veta. Në një shoqëri demokratike këto organizata janë një zë i fuqishëm për më shumë dinjitet, për më shumë respekt dhe harmoni sociale. Po ne duket se jemi shumë larg këtij termi. Kjo qeveri ka mundur të bëjë shumë gjëra që na kanë nxirë jetën ne njerëzve të ndershëm, por një gjë e ka bërë shumë mirë: ka mundur të vrasë shpirtin e revoltës! Sepse 8 vite kjo qeveri ka punuar jo për sloganin e fushatës “Qytetarët janë të parët!”, por për të na harruar, përbuzur e poshtëruar e të gjitha i ka bërë në emër të “Integrimit”. Unë dhe Ndreca nuk ndajmë të njëjtat bindje politike, por Ndreca dhe unë jemi bashkë në flakën e revoltës kundër mohimit të lirive dhe të drejtave njerëzore. Flaka duhet të na ndezë shpirtin, jo trupin! Me zjarrin e shpirtit që klith ndaj këtij realiteti migjenian, le të ndezim shpresën që flet me zërin e Nolit: “Dhe një zë vëngon nga lumi, Më bucet, më zgjon nga gjumi”… Zgjim, rilindje, shpresë. Atë që s’mundëm dot për vete, e kemi detyrim ta rilindim për fëmijët tanë. Heshtja është varri ynë i përbashkët!
Ke te drejte,Albana kur ankohesh kunder HESHTJES,por harron te thuash se edhe ti me shoket e shoqet e tua te idealit,heshtet kur Berisha VRAU GERDECIN,VRAU 4 PROTESTUESIT NE BULEVARD,KUR VODHI VOTAT,KUR ILIR META DOLI ME BLLOKUN E KORRUPSIONIT NE DORE DHE GJYKATA E NXORRI TE PA FAJSHEM!!!
Ju te perndjekurit keni FAJ TE MADH,se kekeni rritur nje KUCEDER TE RREZIKSHME,qe po na ha te gjitheve!!
Kemi 22 vjet,qe shqiptaret NGRYSEN DHE GDHIHEN ME KRIMET MONSTRUOZE TE BERISHERS ,ndersa ju keni heshtur!!!
Edhe tani keni frike te pohoni se GREVA JUAJ ESHTE POLITIKE!!!
JENI FRIKACAKE NE PALCE DHE PARAGJYKONI MBRAPSHT POLITIKEN!!!
Ju ka ngelur ora ne 1990-ten dhe vazhdoni me LUFTEN FANTAZEM KUNDER KOMUNIZMIT!!!
FASHIZMI BERISHIAN PO SHET SHQIPERINE,NDERSA JU MERRENI ME TE VDEKURIT!!!
Eshte poltika KRIMINALE e Berishes,ajo,qe ju ka lene juve dhe neve ne MJERIM DHE TE PERCARE!!!
PRANOJENI DHE ULURINI FORT:GREVA JONE ESHTE POLITIKE E JO EKONOMIKE!!!
Vetem atehere do te DRIDHET VERTET BERISDHA!!!
Deri atehere,Berisha as ne varrimin tuaj nje nga nje nuk do lejoje njeri te marre pjese!!!
feniks keni te drejte..
shqiperia filloi poshtrimin qe kur erdhi bejkeri dhe disa filluan te puthinin rrotat e makine dhe ti lepinin bythen..
pastaj vazhdoi me pucin serbo-tropojan te 2 prillit 1991 dhe kulmi arriti kur u prish qeveria panshqiptare e stabilitetit e ylli bufit ne dhjetor 1991 qe eshte dita e shembjes se shtetit shqiptar njelloj si 7 prilli 1939..cfare ndodhi me vone e deri tani eshte rrjedhim llogjik ne nje vend gjysem te pushtuar dhe gjysem te perdhunuar…
shqiptaret e ndershem dhe te drejte jane nje rrace drejt zhdukjes..
vetem emigrantet ngelin nje shprese per te sotmen dhe per te ardhmen
Albana:- Shkrimi Juaj me provokoi te bej kete koment. Dikush ka thene:-Po te shkruaj Gjate se nuk kam kohe te te shkruaj Shkurt. Fill mbas Clirimit, babai im u nda nga Jeta. Ishim 5 femije.Nena,shtepijake,morri persiper barren e familjes. Akoma pa mbaruar shkollen 7 vjecare nisa LARTE nje leter per t’u punesuar, te ndihmoja Nenen. Shefi i Kuadrit ne Miniere,ne pushim te ores se mesimit,me morri ne zyre e me komunikoi te filloja pune e te kthente prgjigje LARTE! Ne moshe 15 vjecare fillova pune,pa e nderprere shkollen. Mjafte nga shoket e shoqet e klases fituan burse nga shteti te vazhdonin Shkollen e Mesme. Une deri sa mbusha moshen 16 vjec punoja 6 ore e paguhesha per 8 ore. Endra ime per shkolle u plotesua pas 5 vjetesh pune,kur edhe ishja kualifikuar. Shteti atehere hapi nje Shkolle 2 Vjecare prane Politeknikumit ‘7Nentori’, ku puntoret te merrnin Arsimin e Mesem duke perfituar pagen, qe merrnim nga nd-jet ku kishim punuar! Ne Korrik ’60, per shkak te rezultateve te Mira, Fitova te Drejten te vazhdoje Universitetin e Tiranes, por tashme me rroge me te larte, ate te Teknikut te Mesem! Ne Shtator ’65 me emeruan Inxhinier Elektrik ne nje Objekt te Industrise Ushtarake. Brenda 15 ditesh me siguruan banese (2+1) ku u sistemova me familjen time te re:Nenen,bashkeshorten dhe 3 femije. Femijen e 4-t e lindem atje. Ne kete objekt te Ri, vec puntoreve te kualifikuar te ardhur nga qytete te ndryshme, u grumbulluan edhe 200 te rinj e te reja,per te cilet u hapen kurse 6 mujor dhe fill pas kesaj u hap Shkolle e Mesme Profesionale. Ata u bene puntore te kualifikuar ne sherbim te atij Objekti. Ne vitin ’68 u shpall Vendimi per Elektrifikim e te gjithe Fshatrave te vendit. Nga Shtabi i Elektrifikimit ne Kom.Ekzek. te Rrethit u ngarkoava te Projektoje Linjat dhe Kabinat e 15 fshatrave. Jo vetem,por edhe te elektrifikoja edhe 6 fshatra te rrethit me Specialiste nga Objekti ku punoja se bashku me kooperativistet e fshatrave perkates. Elektrifikimi i Fshatrave perfundoi me 25 Tetor 1970, nje vit para afatit! Edhe ne familjen time pata gezime:Vajza e madhe fitoi burse ne shkolle te Mesme Tregetare ne nje qytet tjeter, e 2 vjete me pas edhe vajza e dyte fitoi burse,me Konkurs,ne Shkollen e Mesme te gjuheve te Huaja,ku per rezultate te Mira Perfundoi edhe Fakultetin e Gjuheve te Huaja. Sipas moshes edhe te dy djemte mbaruan Shkolat e Mesme dhe ato te Larta,per te cilat paguaja 1800 leke(te vjetra) dhe per shkollat e Larta 2400 leke. Edhe Une per punen time 45 vjecare (ne ate kohe) u Dekorova Dy here me Urdher Pune dhe nje Medalje per Sherbime te Shquara Shoqerore. (Dikush do te thote:-‘Doni me per Belulin?). JO! Me modesti pershkruajta,shkurt,jeten time. MAYA kendon ‘Moj e mjera Shqiperi, nga Dy pleq ne cdo shtepi…Ku jeni femijt emi!’ Here tjeter do te futem ne POLITIKE, me qe e ka qejf te na akuzoje Berisha dhe qe Vetem Ai bene Politike nga mengjezi ne mbremje…
i nderuar komentues.
Lexova shkrimin tuaj dhe jam plotsisht dakort me ato çfar shkruani.
Nuk e di a do ta botoj gazeta Tema ket komentin timin por un dhe pse jam lodhur prej pune po perkushtohem per te shprehur ate çfar me bren ne shpirt.
Kur u shpall Pavarsia e Shqypnis Enver Hoxha ishte 4 vjeç ne mos gaboj dhe po te jetonte ai sot me 16 tetor 2012 do te ishte 104 vjeç.
Them shyqyr qe nuk jetoi kaq gjate se do na kishte marre ne qaf me keq seç na mori nga 1972 deri ne 1985 .
Enver Hoxha duhet te kishte vdekun ne vitin 1972,pra ne moshen 68 vjeçare kur pesoi infraktin e pare.Perendia ja dergoi sinjalin e pare ne zemer por Nexhmija i qendroi prane dhe morri drejtimin e shtetit.Enveri u plak dhe pleqeria ka halle.
Dje me 15 Tetor 2012 Sali Berisha mbushi 68 vjeç,dikush thot se ai i ka mbushur me 1 korrik por kerkonte te ishte nje dit para Enverit…Sali kishte Enverin si idhullin e tij te zjarrt dhe kam te drejt te shprehem se Sali Berisha duhet te ler politiken ne moshen 68 vjeçare..pleqeria te turbullon,te shkaterron,te poshtron.
Un ne kete 100 vjetor te Pavarsis kerkoj ti jepet vendi qe meriton dhe Ahmet Zogut,dhe Enver Hoxhes,dhe Sali Berishes.
Ahmet Zogu ishte HAJDUT i vetshpallur,Enver Hoxha ishte Diktator i vetshpallur,Sali Berisha eshte TRADHTAR i vetshpallur.
Nga keta te tre und dua Diktatorin Enver Hoxha.
E dua se me shkolloi,thone se arsimimi i nje populli eshte hapja e rruges drejt demokratizimit te shoqerise,me dha drit elektrike,me jepte ujt te pishem nga mali i Dajtit drejt e ne çezme.
E dua Enver Hoxhen dhe do ta dua gjith jeten,por prap them se ai duhet te kishte vdekur kur pesoi infraktin e pare ne moshen 68 vjeçare.Nuk do kishim denim te Festivalit te 11,nuk do kishim denime te shumta te bashkluftetarve dhe bashkpuntorve te tij.Ndoshta sot do te ishim nje vend antar i Bashkimit Europian.
sa bukur e ka than atë shprehjen labidar Spartak Ngjela.
““Unë jam i bindur se një ditë njerëzit do t’i marrin vesh të gjitha. Ato do të tregohen. Dhe ne që jemi të pafajshëm, duhet të dimë mirë një gjë: duke na burgosur me vite të tëra pa asnjë faj, duke na keqtrajtuar gjer në poshtërim e uri, në të njëjtën kohë na kanë dhënë një mundësi të madhe: të drejtën për të treguar…”
Zoti Ngjela nga kjo e drejt natyrore per tu shprehur do te flas dhe un.
Enver Hoxha ishte nje DIKTATOR qe e deshte me gjak e shpirt atdheun.
Brezat qe vin duhet ta mesojn te verteten,prandaj po shkruaj dhe une.
Enver Hoxha ndertoi Shqiperin moderne.
Per te gjith ata qe e duan Sali Berishen,duhet te luten qe ai duhet te kishte vdekur pa mbushur 68 vjeç..ndoshta nje dhjetor 2012 pa Sali Berishen do na pranojn kanditat per Bashkimin Europian.
Profesor Kristo Frasheri shkruan me 22 shtator.
“Është pikërisht pamundësia për të llogaritur me shifra dhembjet që shkaktonte diktatura në ndërgjegjen e njerëzve, ajo që vështirëson përpjekjet për t’i vënë në peshore dy anët e bilancit të veprimtarisë së regjimit komunist. Në këtë rast, para se të japim vlerësimin, le të bisedojmë pak me historinë botërore. Kur sot turistët e vizitojnë Akropolin, i cili mbisundon Athinën prej 25 shekujsh dhe vëzhgojnë nga afër monumentet e pavdekshme, të cilat ruhen ende në gjirin e tij, ata i pushton admirimi ndaj veprës madhështore të krijuar në kohën e Perikliut dhe ndaj vlerave të papërsëritshme që kanë objektet artistike të krijuara nga Fidiasi dhe nga ekipi i artistëve të pavdekshëm të Antikitetit, Iktonosi, Kalikrati, Mneziklesi e të tjerë. Por, kur Akropolin e sheh së largu nga kodra e Likavitos, vizitorit i duket sikur sheh akoma të lëvizin si milingona, ata mijëra skllevër, të cilët bartin në kurrizin e tyre dhe skalitin në piskun e vapës apo në acarin e dimrit, mermerin e Pentelikut për ta bërë atë të magjepsë shekujt. Edhe sot pas 25 shekujsh Akropoli ndonëse i dëmtuar nga rrebeshet e historisë, i sjell Greqisë së re ende të ardhura të përditshme. Përkundrazi, mundi i skllevërve është harruar. Nuk është pra aspak e habitshme që përballë kësaj magjie vizitori i huaj të harrojë vuajtjet e skllevërve, të harrojë mundin dhe të çmojë vlerën.
Pavarësisht se historia kurdoherë është treguar e ftohtë ndaj dhembjeve që kanë pësuar ndër shekuj skllevërit, bujkrobërit, të burgosurit, të internuarit, të perndjekurit – historiani është detyruar të marrë në konsideratë trashëgiminë materiale dhe intelektuale që një regjim u lë brezave të ardhshëm. Nëse jemi të një mendimi me këtë logjikë, jemi detyruar të përfundojmë me konkluzionin se pavarësisht nga dhuna, pushkatimet, burgimet, internimet, përndjekjet të cilat gjithsesi duhen dënuar – regjimi komunist la në fund të fundit, një trashëgimi të pasur ekonomike, materiale dhe intelektuale për t’u përdorur nga regjimi pasardhës.
Shoqeria civile ka frike! Ashtu sic ka frike edhe vete autorja te pronuncohet qarte. Flet per protesta per papunesine, ngritje rrogash,… e ku e di une, por nuk e thote cope qe te vetmet protesta tashme duhen bere per largimin e diktaturies qe saliu eshte ne perfundim te instalimit!
Flet per nje qeveri qe “na ka harruar, poshteruar dhe perbuzur”, por perseri deshton te permende dicka qe eshte edhe me e rende: ate te vrasjeve te protestuesve paqesore me qellim mbajtjen me force te pushtetit.
Citon pjesen e fundit kushtruese nga “Anes lumenjve”, “dhe nje ze vengon nga lumi, me bucet me zgjon nga gjumi…”….”rilindje…”, “da da da…”, por, edhe njehere, duket sikur druan te shtoje ne mbyllje “…zgjohuni dhe bjeruni, katundare e punetore, qe nga Shkodra e gjer ne Vlore”!
Per nje kushtrim te tille ka nevoje sot populli shqiptar, kushtrim te cilin asnje i ashtuquajtur intelektual nuk guxon ta shqiptoje.
Kushdo qe merr mundimin te shkruaje ne lidhje me “heshtjen qe po na mbyt” duhet te leshoje nje thirrje ndaj te gjitha forcave opozitare per te ngritur njerezit ne kembe deri ne largimin e kesaj diktature fashiste.
Perndryshe, ato jane vetem fjale boshe te cilat i merr era. Nevojitet, sot me shume se kurre, te shpallet qarte dhe konkretisht rruga qe duhet ndjekur.
SHPIRTIN E REVOLTES NE SHQIPERI E VRAU EDI RAMA,JAM SOCIALIST POR DHE SHUM I BINDUR ME KTE QE PO THEM,KY MOSTER E MBAN SALI BERISHZEN NE PUSHTET PREJ TET VJETESH DHE ESHT PO KY QE E KERKONIN SHQIPTARET QE TI UDHEHIQTE KUR I VRAU SALIU DHE KUR I VODHI VOTAT ME DHUN NE TIRAN, DHE KY PLER HUMBI GJASHTE MUAJ, DHE DOLI NE CIU CIU KU E LEXON VETEM GRUAJA DHE DEPUTETET E PSse, SE TE TJERVE NUK I HA PALLA PER çFAR DERDELLIS KY IDJOT NE TUITER SE NUK USHQEJN DOT KALAMAJT ME BUK,DHE NUK JA KAN NGEN TWITERIT TE KTI SHARRLATANI MODERN ME çORAPE ME LULE.
a mundd te me treGoni sii te bejj nje slogan per ne shkoollen timmee Si:Shkolla eshte shtepia ime e dytë kthmm