Një natë në “Kampusin Brovina”

15 Tetor 2012, 19:43Blog TEMA

Nga Flogert Muça

Në hyrje shkruhet: Qyteti Studenti. Vazhdon pak më lart dhe mu aty te kinemaja, që e dini të gjithë, në një baner të madh shkruhej: Mirësevini në Kampusin Brovina – 44 kafe,0 dushe! Këtu mora shkas të bëj një “investigim” mbi atë që ndodh në këtë “qytet-shtet” privat.

Baneri ishte një thirrje e fortë e drejtuar nga disa të rinj të indinjuar socialistë që tregonte gjendjen tragjike ku jetonin mijëra studente e studentë. Baneri, me aq sa kuptova unë, ishte një ironizim i raportit të kafeneve me dushet që mesa kuptova, s’funksiononin. Ishte një thirrje për “kryengritje” kundrejt çdo padrejtësie që ju bëhet studentëve të “Ish Qytetit Studenti”.

Shtyrë fort nga ky baner që për nga simbolika ishte një “goditje” kundër klientelizmit, hajdutërisë, keqjetesës e injorancës që tenton të mbillet, nisa të “gërmoj” për të parë se si në të vërtetë është gjendja në këtë “Qytet”. E vërteta e madhe ishte se:

1-Tarifa dhe investimi ishin në raport të zhdrejtë me njëri-tjetrin

Tarifa për 9 muaj që një student do qëndrojë në një dhomë të ndarë në 3-sh ishte plot 420 mijë lekë të vjetra, që për një familje normale shqiptare s’është aspak normale. Pra, 3 studentë nga 420 mijë lekë (të vjetra) i bie plot 1 milionë e 600 mijë lekë vetëm për një dhomë. Por gjer këtu tragjizmi është thjesht ekonomik, pasi më poshtë do flasim për investimet e bëra me këto para dhe do tronditemi akoma më tej. Sa i përket tarifës siç po thonim, është stratosferike e kjo krahasuar me gjendjen ekonomike tonën, por dhe me tarifën e para vitit 2005. Asokohe tarifa ishte rreth 150 mije lekë a më pak dhe kushtet ishin këto që janë sot. Duke mos qenë matematicien, por thjesht llogaritar i xhepit tonë, kuptoj që tarifa është rritur me mbi 200%. Mos është kjo një kupolë mafioze që na zhvat sa më shumë mundet e mbështetur dhe nga shteti? Mos klientelizmi është ulur këmbëkryq dhe në qytetin e revolucionit të para 2 dekadave? Fatkeqësisht gjithçka ndodh në këtë makineri parangrënëse pohon se krimi sundon.

2- Kushtet dhe investimi në biblioteka e ambiente për studentët:

Tarifat tavan e investimet dysheme. Ky është peizazhi gri që mbizotëron në këtë “qytet” ku gjithçka duket kaq gri. Në dhomat me lagështirë studentët kalojnë dimër të madh, në tualetet pa ujë studentët lahen e pastrohen, në dushet pa ujë ata tentojnë të bëjnë një dush çlodhës. Çdo gjë brenda godinave është gri. Jeta studentore është e pështirë në këtë “qytet”. Investimet në kushtet minimale mungojnë për të mos folur për investime me të mëdha. Ku shkojnë të gjitha këto para; paratë tona? Them se të gjitha në gojë të “ujkut” pasi, nga ana tjetër kemi lokale luksoze, loto, bilardo, veçse biblioteka jo. Kjo është absurde. Gjithçka është kthyer në një kompleks biznesi nën sundimin e një grupi njerëzish, të kapur me pushtetin lobues të tij sigurisht.

Baneri i të rinjve socialistë ishte një ide brilante për të filluar një tjetër revolucion kundër zhvatjes e plaçkitjes së popullit nga një grup klientësh që dihet kush janë, dihet si janë por, s’dihet gjer ku do arrijnë. Një natë në këtë “kampus” është e vështirë për tu shtyrë. Po 3 vjet?

30 komente në “Një natë në “Kampusin Brovina””

  1. lali says:

    I nderuar gazetar!Ka nje sektor ne Drejtorine e Shendetit Publik ne Tirane qe mbulon Qytetin Studenti.N.q.se keto qe ju shkruani jane te verteta,duhet pare raportimi i tyre mbi gjendjen.Por mendoj qe me keta specialiste ju duhet te shkoni ne vend dhe te verifikoni gjendjen.Do te ishte shume i dobishem shkrimi juaj n.q.se keto te meta konstatohen ne prezence te atyre qe paguhen per kete pune.Me kete rast gjejme saktesisht pergjegjesite e problemeve ,dhe ju do te merrnit me merite titullin:”Gazetar investigativ”.Pa asnje lloj paragjykimi,ju lutem qe te meritoni kete titull,duke i shkuar problemit deri ne fund.

    1. isufi says:

      lali, ky qe ka shkruar shkrimin eshte student kuptoje ..dhe ka thene ate qe perjetohet aty,,pjesen tjeter beje ti me shoke qe dini me mire kto drejtorite

    2. Belaja says:

      Deputetja Lajla Pernaska po nderon ne krah te godines 13 nje lokal dy katesh mu ne zemer te lulishtes dhe me peme dekorative te cilat i ka prere.
      Me vjen keq se keta medjat prane opozites (top -chanell, shekulli por edhe Tema) sic duket jane paguar nga Brovina sepse i kane te filmuar me kasete korrupsionin e drejtorit se bashku me deputeten Lajla Pernaska dhe nuk e publikojne.

  2. studenti says:

    uje ska naten..banjot jane te kohes se xhaxhit…ngrohje jo..dollapet cope cope.

  3. vini says:

    y eshte realiteti…plot me lokale e biznese e kushtet ne konvikte jane si salle derrash

  4. era says:

    si kampet e aushvicit jane eja shihini

  5. vini says:

    cdo gje e vertete,,kto jane kushtet dhe ai qe e ka shkruar shkrimin ska bere investigim por thjeshte ka thene ca te verteta te medha,..ku ka drejtori qe funksiono ktu mer

  6. iiiii sa ndyr says:

    realitet i frikshem por,realitet ama

  7. bjondja says:

    eshet nje e vertete qe ska drejtori qe mund te flasi per te..eshte turp qe gjithe ata studenta skane me cfare lahen..gjithandej lokale,gjithandej mbeturina,gjithandej hajduteri

  8. tigri14 says:

    ngrihuni e bjerini o studente,.,,jeni te rinj,jeni fuqi e madhe..bashkohuni jo per kauza partish por per kauza tuajat

  9. drejtori says:

    Po brovina po mbush xhepat.. i plas atij se lene lesht populli tu pagujt

  10. turpi vazhdon says:

    Cfare ben klientela e saliut eeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeej…

  11. katunari says:

    e rropen kete popull bre…po vu shume ky popull

  12. Lalai says:

    O lali me gjithe mend e ke?ky sektori qe eshte ne Drejtorine e Shendetit Publik e di ti qe varet nga kush varet? opo varet nga ata qe jane ne pushtet a derebardhe,e qe jane te verteta keto qe po lexon jane si drita e diellit,po atyre studenteve mire tu behet e ashtu i pafsha ne lageshtire,le te kujtohen se ishin studentet ata qe u ngriten te paret kundra regjimit komunist,dhe pikerisht per te njejtat kushte qe kane tani por me ndryshimin se ne ate kohe nuk paguanin asnje leke dhe arsimi ishte falas.Prandaj ketyre shume mire tu behet dhe ashtu i pafshim gjithmone neqoftese rrine dhe nuk protestojne.

  13. wow says:

    per mesjten flitet keshtu…jo mer jo se duhet te kene kondicioner..hahahah mizerje shtet

  14. era e re says:

    duhet te bashkohen studentet te gjithe..sic thuhet dhe te ky shkrim,duhet nje kryengritje..

  15. emigranti says:

    akoma keshtu..mjer shqiperia..pergezime studentit qe ka shkruar

  16. vera says:

    cfare makabriteti…

  17. blerimi says:

    studentet jane pjesa me e diskriminuar ne shoqerine tone

  18. berti says:

    o mero Baze, ke qene student dhe te kesh banuar ne kete qytet me pyet mua, qe kam jetuar 365 dite ne vit per 5 vjet. E di kush eshte Bujar Brovina? sigurisht qe jo eshte marangozi i qytetit studenti i cili, riparonte dritare dhe dyert e konvikteve dhe nuk ka me shume se 8 klase shkolle, dhe qe shtepine e ka ngjitur me qytetin studenti, ku ka qene ish dispanceria, e vjeter dhe sot eshte bere pallat, eshte i perkedheluri i Ylli Pangos i cili e beri drejtor,kur u be deputet, dhe minister i kultures, per te thene qe zoti Pango ka nje lokal ngjitur me drejtorine e qytetit studenti me emrin e tij si investim i tij per kete qytet,si dhe nje dhome salle si deputet i zones dhe sot nje ambjent per llogari te tij (zotit Pango ) ne aktivitetin privat ne ambjentet e qytetit studenti , sot reparti i zdrukthtarise qe dikur prodhonte dritare , dyer per qytetin studenti mbas postes policise dhe ngjitur me godinen nr 2 po ndertohet nje pallat , a hotel privat per llogari te tij, dhe asnje nuk guxon te vije dhe te thote se cbehet me kete prone, etj….etj…

    1. flogert says:

      pra, ja dhe investigimi qe deshti Lali…

  19. lini says:

    o lela ca flet mor drejtoria e leshit,kush ti ka msu kto ty,dil mor der aty e shif cbohet,dushe jo e jo po turp me thon 4 banjo per 100 veta,po hajd se na i ka zevendsu me basnjo lokalesh.

  20. sui says:

    KAM JETUAR NJE VIT NE KONVIKT NE 2007 DHE SU LAVA NJEHERE SI NJERI NE DYSH, KAM MARRE PLEVITIN NE DIMER DUKE U LARE ME KANACE, S EKUR HAPESHIN DUHSHET DY ORE NE DITE, ZIHEJ RRADHA QE NE OREN 4 TE MENGJEZIT…..ZHURMAT SKISHIN FUND, DYSHEQET TE NEVERITESHIN, SKISHTE DOLLAPE DHE NE DIMER ISHTE AKULL NE TE KATERT ANET…SIGURISHT DHOMAT E MIRA , ME PAMJE, TE PASTERTA DHE ME KUSHTE MODESTE, JEPESHIN ME MIK……CA RRIN DYSHE NE DHOME, KURSE PJESA TJETER NGJESHEJ NE DHOMA KATERSHE…NE BIBLIOTEK MERRJE PNEUMONI, DHE INTERNETI FALAS I pANGOS NUK HAPTE A SGOOGLE

  21. amarildo says:

    e ka nisur sikur do bente 7 faqe reportazh dhe e mbylli me dy paragrafe…

    1. tili says:

      o amarildo djali, ai qe ka bere shkrimin ka prekur nje teme reale pastaj per te pershkruar gjendjen atje duhet nje roman i tere ndaj le te heshtim ne qe s shkruajme per asgje e te mbeshtesim kete kauze te drejte…korrupsioni e klientelizmi ka thithur gjithcka ndaj, te jemi realiste e te mendojme per veten pertej partive..ku eshte e drejta ti japim te drejte

  22. albani says:

    Shkrimi i sakte! Por nuk duhet te shqetesoheni shume per studentet dhe studentet. Po te ishin keta me te vertete studente, te civilizuar, njerez me tendence liberale dhe demokratike, do ta kishin ngritur zerin, te pakten vetem nje here, per cka ka ndodhur keta 22 vjet. A i keni pare apo degjuar ndonjehere te flasin dhe te ngrihen kuynder qeverise? Jo! Ja perse: Z. Brovina nuk eshte vene kot drejtor i Qytetit Studenti, 1) Per te vjedhur dhe per te fituar bashke me Ylli Pangon, mikun dhe ortakun e tij; dhe 2) per te kontrolluar studentet. Ka edhe polici, por policet, nuk merren me punet e policise, ne dukje po, por kryesisht kujdesen per shperndarjen e droges ne qytetin studenti nga disa djem nga Tropoja e Kukesi, se edhe keta kane fitimin e tyre. A keni pare qe droga te shperndahet ne sy te policeve? Ja, ne qytetin studenti behet kjo, dhe Z. Brovina, qe eshte me i madh dhe me kompetenca te pakufishme ne krahasim me Komisarin e Policise, i di keto gjera, por atij i intereson qe studentet te merren me droge, me kurveri, ta kalojne diten dhe naten neper klubet e qytetit “studenti” (vetem Qytet Studenti” nuk eshte) qe te mos merren me politike. Dhe kesaj ia kane arritur, bashke me Z. Ylli Kurvar Pango. Por, ama qe te dy jane besnike te partise dhe te shokut Sali Berisha.

  23. ILIRET says:

    Hej cuni! Te kam cuar ne shkolle per te mesuar ! Nuk ke pse ngaterrohesh ti me konviktet. Po Bujari, ate pune ka. Dhe pak dhe hyn ne listen e miliardereve. Do ta ndryshosh ti sistemin. He meso aty, se te mora ne shtepi…

  24. Hallexhiu says:

    Heh!! Brovina eshte nje maskara ja cfare eshte…te pakten u shkruajt njehere dicka reale mbi konvikte se shume fluturojne me presh ne b….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje