Nga Albert Pali*
Si shumë shqiptarëve të tjerë, ajo që më ka bërë një përshtypje të madhe këto javë të grevës së ish- të përndjekurve politikë, është indiferenca e mbarë shoqërisë shqiptare ndaj vetëflijimit të tyre.
Nga emrat dhe nga historitë e tyre kuptohet se mes tyre ka katolikë, myslimanë dhe ortodoksë. Duke parë sesi këto njerëz po bënin edhe hapin më ekstrem, duke treguar një “përbuzje” ndaj jetës për të afirmuar të drejtat e tyre, do të kisha pritur që eksponentët e kishës katolike shqiptare të kishin shkuar për t’u ndenjur afër dhe për t’u dhënë forcë e kurajë, por kjo gjë nuk ndodhi.
Kemi parë në televizion sesi Berisha ka marrë mikrofonin brenda në kisha katolike (rasti i rivarrimit të eshtrave të mons. Nikollë Kaçorrit në Durrës) si dhe në mbledhjen e konferencës së ipeshkvinjve të Shqipërisë për të shpalosur si gjithmonë sukseset e qeverisë së tij dhe askush nuk ka reaguar, ndërsa sot kisha katolike nuk prononcohet për vetëflijimin e bijve të saj.
Nga ana tjetër një hap i tillë nuk u krye as nga drejtuesit e komunitetit mysliman dhe ortodoks. Është shumë e trishtë po të mendojmë se disa komunitete fetare në Shqipëri ngrenë zërin vetëm kur bëhet fjalë për marrjen e pronave të tyre, apo janë të gatshme të reagojnë për ngjarje që ndodhin në Palestinë apo në Amerikë, ndërsa për njerëz që digjen në mes të Tiranës nuk kanë asnjë fjalë të vetme.
Lexova këto ditë në gazeta sesi njerëz të afërt me pushtetin e Berishës bërtisnin me të madhe se ish- të burgosurit nuk përfunduan në burgjet e Enver Hoxhës për të marrë sot shpërblime dhe para.
Këta zotërinj që mundohen me retorikën e tyre të demaskojnë veprimin politik të grupit të grevistëve injorojnë faktin që ligji kudo në botën e qytetëruar parashikon për çdo sasi dëmi që pëson një individ një dënim dhe një dëmshpërblim. Fajtorët duhet të paguajnë shpenzimet e procesit gjyqësor dhe njëkohësisht ndodh që duhet të dëmshpërblejnë medoemos të dëmtuarin. Në rastin e ish të burgosurve politikë kemi jo vetëm dëmshpërblimin për privacionin e padrejtë të lirisë nga ana e një partie/shtet por edhe shpërblimin e viteve të punës së detyrueshme që kanë bërë. Dëmshpërblimin e parashikon ligji dhe jo ana subjektive e individit, prandaj dhënia e tij është krejtësisht e pavarur nga vullneti i të dëmtuarve. Kërkesat e tyre janë plotësisht të drejta, në linjë me ligjin në fuqi dhe me të gjitha konventat ndërkombëtare.
Nga ana tjetër këto dëmshpërblime nuk mund të dilacionohen pafundësisht në kohë, pse arsyeja e legjislatorit ka parasysh kufizimet kohore brenda të cilave i dëmtuari duhet të zhdëmtohet, duke qenë se është e drejta e tij të gëzojë në këtë jetë atë që i takon me ligj.
Kujtoj sesi para disa muajsh brenda një nate u sajua një grup intelektualësh, mes tyre edhe ndonjë nëntëdhjetëvjeçar që zor se kupton se në ç’botë ndodhet, dhe u firmos një peticion që kërkonte Fatos Nanon si president të Shqipërisë. Sot në Tiranë nuk është e mundur që elitat shqiptare të firmosin një peticion për të drejtat e grevistëve? Vallë ata njerëz që prej javësh vuajnë në tenda dhe durojnë talljet e fyerjet e makinës propagandistike të Berishës kanë më pak dinjitet se Nanoja?
E gjithë kjo nuk e nderon shoqërinë shqiptare, pse tymi i atyre njerëzve që digjen në Tiranë tashmë ka nisur të shihet edhe në Bruxelles e gjetkë e kjo gjë nuk sjell asnjë shpresë të mirë për ne.
*Autori është cand. jur. në Universitetin e Kopenhagenit
Amand mos i permendni me rrogetaro-intelektualet e pushtetit se mos i rreh Saliu te firmosin ndonje peticion tjeter anti-greve.
Shoqeri barbare. Nuk ka asnje reagim, njerzor jo e jo, por as nje reagim cfaredo.
Thjesht po i lene te vdesin.
Kjo shoqeri tregon shenjat e nje primitivizmi dhe egersie te pashoq, e cila do te shkaktoje shume vuajtje, prej seciles ne menyre te pashmangshme do te vuajme te gjithe nje dite, secili nga ne, une, ti ai tjetri, te gjithe. Edhe ata qe sot jane ne pushtet.
Perkunder deshperimit per nje mungese totale te cfaredo ndjesie njerzore, do te doja te pakten te dilnin dy burra te mencem qe te benin nje peticion apo nje dreq propozimi qe te ofronte nje zgjidhje per keta greviste, qe fati i paska mallkuar kaq rende.
Me vetflijimin e tyre, keta njerez te thjeshte u bene kryelajmi ne Shqiperi dhe ne mbare boten
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/10/f-r-i-k-e.html
I uroj gjithe te mirat e kesaj bote ketij zoteriu qe e ka shkruajtur kete tekst apo qe ka dhen mendimin e tij .*Autori është cand. jur. në Universitetin e Kopenhagenit.
Jam i sigurte qe nuk do te behemi asnjehere per shume arsye arsyeja kryesore eshte se populli shqipetar eshte i copetuar ne parti ,i intereson vetem ineteresat e partise,jemi nje popull ku nje shumice eshte e pa shkolluar presim pune nga partia apo ndonje dallavere qe te perfitojme nga x parti ,shumica e shoqerise jane mashturesa ,dallaverexhinje,njerez te pa bese qe sot hajn bashk e neser ta fusin mbrapa kraheve e pasneser te thojne vella,kjo eshte shoqeria shqipetare,kur komshiu apo shoku ta inat pse ke nje pune te mire me zotesi e pse i ke kushtet me te mira se ai,kur dikush qe te respekton te jep kurajon ne sy dhe nga mrbapa lut zotin qe te hash koken.kjo eshte shoqeria shqipetare qe nuk kemi per tu bere asnjehere,shesin dinjitetin duke u bere servila e lypsa per interes nuk kan seder nuk kan ndergjegje,skemi per tu bere ndonjehere jo.
Ju pershendes tema !
Greva e te perndjekurve i nxori “lakrat” lakrorit qe gatuajne PS dhe PD 22 vite.Ajo deshmoi:
1- Qeveria s’ka para per te gjitha c’kerkon Saliu te realizoje.
2- Saliu eshte nje i pa afte per drejtim shteti.
3- Saliu nga ekonomia eshte profan.
4- Saliu ka shtrire kembet jashte jorganit.
5- Saliu ka perkedhelur bythelepiresat e tij per ti mbajtur prane me roga mbi aftesite e tyre.
6- Saliu me fjalet po shqyrtojme dosjet tuaja, kerkon te vere ne gjume te perndjekurit deri sa te vdesin.
7- Saliu urgjantisht duhet tu shkurtoje rogat gjithe vipave qe nga vetja e tij,duke prere edhe salltanetet,qylet,e politikaneve dhe me keto para tu siguroje nje pension mujor urgjentisht grevisteve.
8- Pa dialoguar Saliu me grvistet mos prisni status per kandidat.
9- Saliun grevistet e rezuan ne gjithe boten per denglat qe shet me pseudodemokracine e tij.
10- Saliu ne se nuk jep doreheqien shqiptaret do shkojne drejt gremines me kerleshje fizike midis borgjezeve te rinj dhe popullit fukara.
11-PS dhe PD ja kane pasur dhe ende ja kane me hile njera tjetres demshperblimin e te perndjekurve,
12- Konkluzion:Shqiperia kerkon pa tjeter zgjedhje te para koheshme,per te shmangur kerleshjen qe po zjen.
Nuk eshte aspak i fajshem indiferentizmi, ndreqni gojen! Kjo ju takon votuesve te salqen berishes!!!. Nga kush presin reagim ish te burgosurit? Shoqeria shqiptare eshte e ndare ne dy pjese: o me Salqenin o kunder. Ata qe jane kunder salqenit, keta ish te burgosur as denjojne qe tju afrohen se quhen komuniste. Athere nga kush presin mbeshtetje keta njerez? mos vall nga Nishani, mesila e palmes, tritani i shehut? e shifni pra qe ketyre ju ka pjerdhur truri.
Shikoje çfar do ndodhi http://bit.ly/jAL5ep
Une nuk e kuptoj, mbase nga qe jam larg. Grevistet thone se nuk eshte greve politike dhe shprehen nuk duan mbeshtetje politike, por vetem ekonomike, njerezore, etj. Nga ana tjeter, ka zoterinj si ky qe shkruan kete artikull qe eshte i indinjuar me politiken (opoziten) qe nuk e mbeshtet. Dhe ky zotri shan vetem opoziten pse nuk e mbeshtet greven. Nuk eshte i shqetesuar fare qe as PD, as FRPD, LSI,as BalliKombetar demokrat dhe jo demokrat, as Legaliteti, as Partia Comuniste, as partia …,as kleri katolik, as ai kleri islamik, as kleri bektashi, as Komiteti i helsinkit te Tiranes ku di une nuk e mbeshtesin. Kjo eshte per ti qare hallin shoqerise shqipetare, nga nje ane ka ca qe duan para, demshperblime qe mbase u takojne, dhe ka ca anal-iste si ky zotria qe ja kerkojne Edi Rames parate e burgut sipas ligjit qe ka bere saliu , por saliu i ka bere parate rrush e kumbulla. Ka njeri qe te me sqaroje mua njeçike. Cheers!
NE QOFTE SE DIKUSH NGA SHQIPTARET KERKON TE PREZANTOHET ME NJE TE
ZGJUAR TE KETIJ POPULLI,JU A REKOMANDOJ UNE GJIROKASTRITI,LEXONI PAK
ME LARTE DHE SHIKONI ME VEMENDJE,SHQIPTARIN JACK DHE DO TE GJENI NJE TE
ZGJUAR,PER TE MESUAR NE KETE MESELE,PERSHENDETJE JACK
NO SURRENDER